Analistët, nuk ka mirëkuptim brenda koalicionit qeveritar
Koalicioni qeveritar VMRO-DPMNE – BDI nuk funksionon në bazë të partneritetit dhe mirëkuptimit. Kështu shprehen analistët Mersel Bilalli dhe Zharko Trajanovski, pas publikimit në ALSAT të lajmit se partneri i koalicionit VMRO-DPMNE, projektin qeveritar e ka përvetësuar për motive partiake, duke anashkaluar BDI-së.
“Objektivisht pra njëra parti është violina e parë kurse tjerat janë vetëm truba të vazhdueshme. Jam i mendimit që BDI-ja seriozisht këtë çështje duhet ta shtrojë dhe analizojë dhe këtë kontest aq më shumë tani kur bëhet, çështje kyçe problemi i emrit, disa pozicione artificialisht ashpërsohen në drejtim të moszgjidhjes së saj, unë mendoj, BDI bashkë me shumë parti tjera, ndoshta edhe parti opozitare duhet të ndërtojë një qëndrim të prerë se definitivisht lojërat personale për ruajtjen e rejtignut personal dhe partiak duhet ta kenë fundin”, deklaroi Mersel Bilalli, analist.
Analisti Zharko Trajanovski vlerëson se diskutimi dhe vërejtjet lidhur me spotin dhe fletushkën për punën njëvjeçare të koalicionit VMRO-DPMNE – BDI, tregon se diçka nuk funksionon në kuadër të koalicionit qeveritar.
“Partnerët e koalicionit kanë mungesë të dialogut politik dhe koncenzusit në kuadër të vet koalicionit. Simptome të krizës politike kishim në rastin e Nerezit, në rastin e Enciklopedisë, tash ja prapë paraqiten ashtu simptome, kishim edhe gjatë marrëveshjes së majit, pra ajo krizë vazhdimisht qëndron pezull dhe është normale të pritet të shtrohet pyetje, çka do të kërkonte BDI-ja në Qeveri, përderisa më 7 dhjetor Maqedonia nuk merr datë për bisedime”, u shpreh Trajanovski.
Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi në dy ditët e fundit tha se në bashkëpunim me partnerin e koalicionit do të përmirësojnë këtë spot dhe fletushkat, por reklama e njëjtë, me emblemë vetëm të VMRO-DPMNE-së edhe sot është publikuar në shtypin ditor, ndërsa spoti vazhdon të transmetohet në disa media elektronike.
Shkëlzen Aqifi
http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/20540.html
Krijoni Kontakt