Serbia mbështetë Greqinë në kontestin për emrin e Maqedonisë
Serbia mbështetë qëndrimin e Greqisë në kontestin për emrin e Maqedonisë, për të cilin konsideron se është i arsyeshëm, i baraspeshuar dhe racional.
Këtë e porositi ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq, pas takimit në Beograd me ushtruesin e detyrës ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Drucas.
Jeremiqi dje tha se Serbia ka mirëkuptim për qëndrimin e Greqisë lidhur me çështjen e emrit të shtetit kryeqytet i të cilit është Shkupi, duke marrë parasysh se kjo është çështje shumë delikate, transmetoi agjencia Fonet.
Ministri grek në kuadër të turneut ballkanik do t`i vizitojë edhe Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Shqipërinë. /makfaks/
http://alsat-m.tv/index.php/lajme/rajoni/20592.html
Krijoni Kontakt