BE ultimatum Qeverisë së Maqedonisë
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë që të shfrytëzojë javët e ardhshme për të zgjidhur kontestin e emrit. Ky paralajmërim dhe ultimatum është lëshuar nëpërmjet zyrës së BE-së në Shkup.
Sipas vërejtjeve të zyrtarëve evropian, çështja e zgjidhjes së emrit po ndiqet me interes të madh për Maqedoninë, andaj BE ka vlerësuar se Qeveria duhet të shfrytëzojë javët në vijim për të zgjidhur këtë problem me Greqinë.
Deri tani Komisioni Evropian dhe zyra e evrokomisionerit për zgjerim Olli Rehn kanë ngelur në heshtje dhe nuk kanë bërë thirrje për të inkurajuar sërish palët për çështjen e gjetjes së një zgjidhje. /ina/telegrafi/
http://www.telegrafi.com/?id=3&a=4475#Scene_1
Krijoni Kontakt