Sipas Alan Dershowitz, njerit nder avokateve me te degjuar ne SHBA dhe petagog i te drejtes penale ne Harvard, eshte e pa rendesishme te besh hetime mbi arsyet e thella, historiko-politike, ekonomike, shoqerore e kulturore te terrorizmit. Madje, keto hetime mund te jene edhe te rrezikshme. Gamibi me i madh qe kundershtaret e terrorizmit mund te kryejne eshte humbja e kohes duke menda per shkaqet e tij. Ndaj terrorizmit, eshte e nevojshme te perdoret nje strategji e under: eshte e domosdoshme mos kerkosh kurre te kuptosh apo te eliminosh shkaqet paresore, por madje ti refuzosh direkt, pa asnje dialog e kompromis (Dershowitz, 2002).
Mesazhi qe i duhet derguar terroristeve, nuk duhet te kete lidhje me arsyet apo qellimet e tyre: edhe nqs arsyet te jene te shkelqyera dhe qellimet te ligjshme, duhet te refuzohen dhe mohoen si te papranueshme. Mos berja do te thote, ti cojme te gjitha ate qe ndihen viktima te padrejtesise, te shtypjes dhe te shfrytezimit, te perdorin terrorizmin ne menyre qe ti vleje sakrifica.
Gjithnje sipas Dershowitz, ne 30 vitet e fundit, komuniteti nderkombetar i ka rikompensuar terroristet. Ne menyre te vecante, thote e kane bere disa qeveri evropiane Franca, Gjermania, Italia - organet e Kombeve te bashkuara, Vatikani. Tragjedia e 11 shtatorit nuk do kishte ndodhur, pa bashkepunimin e atyre qe lejuan qe toleranca te keqinterpretohej si inkurajim. Nqs kjo menyre do kthehej, atehere grupet terroriste e sidomos ato islamike do te eliminoheshin nje here e pergjithmone.
Dershowitz i drejtohet ne menyre direkte regimi iraken, me Sadam Husein ne krye, por ne menyre te qarte ai e ka per Al qaeda e, mbi te gjitha, per Organizaten mbi Lirine e Palestines dhe Autoritetit Kombetar palestinez. Sipas Dershowitz, eshte e pamundur te shpjegosh ngjarjen e 11 shtatorit, nqs nuk i referohemi edhe suksesit te terrorizmit palestinez. Kundershtimi palestinez ndaj marre me forcen e armeve te territorit, sipas Dershowitz shihet vetem ne menyre terroristike, e pikerisht kjo gje na lejon sipas autorit ti mohojme qe ne rrenje popullit te Palestines te drejten ne token e vet edhe per te pasur nje fat te vetin. Por jo vetem kaq, sepse per keto arsye ketij populli i shtohen edhe fajet si origjine e terrorizmit vetevrases qe sollin ne tragjedine e Manhatanit. NUk jane te rastesishme edhe vendosja e Bin la Den dhe Yasser Arafat, ne kopertinen e librit Why terrorism works (Perse funksionon terrorizmi).
Vete njohja nderkombetare e OLP klasifikohet nga Dershowitz si ulje ndaj terrorizmit: denimi dhe refuzimi i OLP, pa dyshim, do te kishin zgjidhur konfliktin arabo-izraelian dhe bllokuar terrorizmin qe ne lindje te tij.
Teza qendrore e Dershowitz qendron ne faktin qe, terrorizmi palestinez perfaqeson nje shembull paradigmatik/te pakuptueshem te terrorizmit, por qe ka funksionuar. Fale suksesit te palestinezeve terrorizmi ka infektuar popuj te tjere duke u kthyer ne internacional. Populli palestines eshte fitimtar dhe e ka kete fale perdorimit te pameshirshem te armes se terrorizmit. Liderat palestinez, e sidomos Yasser Arafat, ia dolen, duke gershetuar per mrekulli armen e terrorizmit me ate te diplomacise, te arrijne nga administrimi Klinton akorde konkrete, si ai i krijimit te nje shteti palestinez, fundin e pushtimit izraelian te Cisjordanise dhe te Gazes, rikthimin e refugjateve. Por keto leshime te bollshme nuk i mjaftuan. Pas falimentimit te Camp David, objektivi i Palestines eshte te marre akoma me shume nga Izraeli duke e bere jeten e popullit hebre gjithnje e me pak te pajetueshme. Ne fund, ka per tia arritur ti realizoje qellimet e veta.
Normalisht, behet fjale per nje teze anomale ( jo te sakte). E gjithe ngjarja tregon ne fakt te kunderten: tregon humbjen e rende te popullit palestinez, humbje qe u arrit edhe nepermjet perdorimit te terrorizmit. Terrorizmi i ofroi qeverise Sharon dhe sponsorave te kesaj qeverie, qe ishin amerikane, mundesine e realizimit te projektit, gjithmone te perndjekur, nga ekstremizmi sionist: ate te mohimit te ekzistences se popullit palestinez duke i eliminuar identitetin historik. Politika sioniste ka pas gjithnje koerenc (vazhdimesi) ne kete aspekt. Ka shkaterruar, edhe me mjete terroristike, nje numer te madh fshatrash palestinese, duke hedhur ne ere qindra mijera shtepi, duke perzene nje numer jo te vogel palestinezesh nga shtepite e tyre; ka zaptuar pa te drejte toka te mbjellura; mori ne menyre te paligjshme Jeruzalemin; ka zaptuar madje edhe ate 22% thuajse pa rendesi qe i mbetet palestinezeve te shkrete; ka eliminuar autoritetin kombetar palestinez, duke i detyruar liderat e tij te qendrojne e udheheqin nje kafaz rremuje; ka detyruar te vuajne per buken (e pas ca kohesh te vuajne edhe etjen) qindra-mije civile; ka mbyllur shkollat dhe universitetet palestinese, madje edhe Al Quid dhe Birzeit; po nderton pergjate kufirit ndermjet Israelit dhe Cisjordanise nje mur ndarjeje qe i heq edhe nje 20% tjeter tokash pjellore. Ku qendron ketu fitorja e terrorizmit?
Edward Said, na ndihmon me sakte, te kuptojme thellesine e arsyeve historike te asaj qe po ndodh sot ne Palestine: falimentimi definitiv i akordeve te Oslo-s dhe te nderhyrjes per marreveshje te amerikes, shperthimi i nje lufte te re qe ka si objektiv pavaresine e te gjithe popullit palestinez, shkaterrimi e gjithckaje qe mbtetet nga Cisjordania, Gaza dhe Jeruzalemi-lindor pas tridhjete e pese vjetesh pushtimi militar, shperberjen e autoritetit nacional palestinez, gjakderdhejn pa fund te shume izraelianeve e palestinezeve te pafajshem.
Sipas mendimit tim, ajo qe i jep vlere kontributit te Said-it eshte perpjekja per te rikrijuar ceshtjen palestinese nga nje pikepamje palestinese jo ne pergjithsi arabe apo myslimane duke e bere kete qe nga fillimi i te gjithe ngjarjeve: lindja e levizjes sioniste, suksesi i ideologjise se saj neper culture evropiane te fundit te 800, fillimi i fenomenit migrator drejt palestines. Ne paralel Said tregon edhe historine e popullit palestinez, duke paraqitur edhe nje profil te plote demografik dhe sociologjik.
Nga keto elemente duhet nisur, thote Said, nqs deshirohet te kuptohet ceshtja e Palestines, qe me pak fjale, do te thote te gjesh vazhdimesine ideologjike dhe historike qe lidh ndermjet tyre nje sere ngjarjesh dhe elementesh: fillimet e migracioneve te shumta ne Palestine, krijimin e shtetit izraelian, zmadhimin e tij progresiv territorial, shperndarjen me dhune te popullit palestinez, mohimin (jo vetem izraelian, por edhe arab) te identitetit kolektiv te Palestines, marrjen me force e me arme te te gjitha territoreve te saj, ballafaqimin e pare dhe e dyte, terrorizmin vetevrases te Hamas-it dhe te grupeve te tjera kombetare estremiste palestinese.
Said insiston sidomos ne nje teme themelore, duke e intepretuar dhe dokumentuar mire. Ne fund te 800 dhe fillim te 900, periudhe ne te cilen, Fuqite e medha evropiane, me ne krye Angline, vendosnin fatin e Palestines dhe inkurajonin levizjen sioniste qe te futej e ta pushtonte, Palestina nuk ishte nje shkretetire. Ne te under, ishte, nje vend ku ekzistonte nje komunitet politik dhe civil i perbere prej me teper se 600.000 personash, te cilet i jepnin edhe emrin ketij territori te banuar prej tyre prej shekujsh.
Palestinezet flisnim arabisht e ishin per me teper myslimane synite, me prezencen e disa pakicave te krishtera, druze dhe shiite, te cilat perdornin qe te gjitha gjuhen arabe. Fale shkalles se larte te arsimit, perbente nje élite ne Boten arabe: intelektuale, banikere dhe imprenditore palestinese kishin nje vend te rendesishem ne politiken arabe, ne burokraci dhe ne industrite e Naftes se Gjirit Persik. Kjo ishte gjendja shoqerore dhe demografike e Palestines ne dhjetevjecaret e pare te 900 e keshtu mbeti deri nje jave perpara se te spalle Shteti i Izraelit ne pranvere te vitit 1948: ne ate moment ne Palestine ishte prezente nje popullsi autoktone e perbere nga perafersisht 1 milion e gjysem persona (ndersa hebrenjte, pavaresisht fluksit te madh migrator te pasluftes, mezi e kalonin gjysem milionin).
Krijoni Kontakt