Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Abuzimet seksuale te britanikut Robin Arnold.

    Londėr, gjykata lejon ekstradimin nė Shqipėri tė dy "pedofilėve" britanikė

    Christodolou dhe Arnold akuzohen pėr abuzime me jetimėt shqiptarė

    Nga "City of Westminster Magistrate Court"
    Muhamed Veliu

    Gjykata e ekstradimeve "City of Westminster Magistrate Court" nė Londėr e ka quajtur tė drejtė kėrkesėn e drejtėsisė shqiptare pėr tė ekstraduar nga Anglia dy shtetas britanikė, tė akuzuar se kanė abuzuar seksualisht me tė mitur. Gjykatėsi Anthony Evans, nė vendimin e tij prej 10 faqesh, ka hedhur poshtė pretendimet e avokatėve mbrojtės, qė deklaronin se Dino Christodolou, 44 vjeē, dhe Robin Arnold, 55 vjeē, nuk janė shpallur qartėsisht si persona tė kėrkuar nga Prokuroria shqiptare. Edhe pretendimi i avokatėve, Ben Cooper dhe Rachel Scott, se gjatė procesit gjyqėsor mund tė ketė abuzime ndaj klientėve tė tyre, nuk ėshtė gjetur i bazuar nga gjykatėsi Evans. Tė njėjtin fat ka pasur edhe njė raport nė favor tė mbrojtjes, i hartuar nga ekspertja e ēėshtjeve ligjore, Arta Vorpsi, tė cilin gjykatėsi e cilėsoi si njė raport aspak tė ngjashėm me formatin e tė tilla raporteve tė pranueshme pėr njė gjykatė britanike.

    Mbrojtja

    Ben Cooper, avokati i Christodolout, gjatė seancave tė mėparshme ėshtė shprehur se klienti i tij nuk mund tė ekstradohet, pasi krimi qė akuzohet ka ndodhur shumė kohė mė parė, duke pėrdorur termin "Passage of Time" dhe kjo e bėn tė pajustifikuar juridikisht ekstradimin. "Krimi ka ndodhur nė vitin 2004, por dėshmia e fėmijėve tė "abuzuar" ėshtė marrė nė vitin 2006, bashkė me provat e ekzaminimeve tė mjekėve ligjorė. Shumė prova shkencore me rėndėsi nė kėtė krim nuk janė siguruar, qė mund tė mė ndihmonin me mbrojtjen time", ka thėnė avokati Cooper. Nė pėrgjigje tė kėtij pretendimi, gjykatėsi Evans thotė se "nuk ka asnjė lloj indikacioni qė tė na jetė paraqitur ne. Akuza tė kėsaj natyre shpeshherė kryhen shumė vite pasi tė ketė ndodhur krimi, ku provat shkencore apo mjekėsore mungojnė, pasi ėshtė e pamundur tė mblidhen. Nė kėtė ēėshtje, Prokuroria shqiptare ka siguruar prova tė tilla, tė cilat mund tė testohen nga mbrojtja gjatė procesit".

    Vendimi

    Nė pėrfundim tė vendimit, gjykatėsi konsideroi se nuk ka asnjė shkelje nėse ata do tė ekstradohen siē e kėrkon drejtėsia shqiptare. "Jam i kėnaqur nga kėrkesa e palės shqiptare, se Cristodolou dhe Arnold janė persona tė akuzuar dhe se nuk ka asnjė arsye pėr tė dyshuar se ata do tė ballafaqohen nė Shqipėri me njė proces tė parregullt. Ia dėrgoj ēėshtjen pėr ta konsideruar sekretares sė Shtetit", shprehet nė fund tė vendimit gjykatėsi britanik, Anthony Evans, i cili pėr shtatė seanca e shqyrtoi kėtė proces ekstradimi.

    Ēėshtja e ekstradimit tė dy britanikėve nuk merr fund kėtu. Avokatėt mbrojtės kanė tė drejtėn e apelit nė Gjykatėn e Lartė, ku sipas tė gjitha gjasave, ata do ta apelojnė vendimin, pasi sekretarja e Shtetit tė ketė firmosur certifikatėn e ekstradimit brenda afatit kohor tė tetė javėve. Tė dy britanikėt e kanė pritur me qetėsi vendimin. Ata akuzohen nga Prokuroria e Tiranės pėr abuzime me tė mitur tė moshės 4 deri 14 vjeē nė vitin 2004 nė jetimoren "Fėmijėt e Tij". Pėr kėtė krim janė arrestuar edhe themeluesit e kėsaj jetimoreje, skocezi David Broun dhe shqiptari Janaq Papleka, ku ky i fundit ka pranuar akuzat pėr moskallėzim krimi. Cristodolou, disa muaj mė parė ėshtė shprehur se nėse vendimi do tė ishte pėr t‘u ekstraduar, ai do tė hynte nė grevė urie nė burgun londinez, ku qė prej gati njė viti ndodhet i izoluar.

  2. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Tani ta marrin vesh ata Mostra cfare eshte Pedofilia.

    Ne Burg Shqiptar kane per ta kuptuar se kane zgjedhur rrugen e gabuar.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  3. #3
    Ishalla jep te njejtin vendim dhe Gjykata e Apelit dhe te ekstradohen per te marre vendimin qe u takon ne Shqiperi.

    Ishalla e marrin seriozisht gjyqin kta tanet qe qe nxjerrin gjithe provat e mundshme e tu japin denimin maksimal.

  4. #4
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anėtarėsuar
    18-04-2005
    Postime
    887

    Jetimi rrėfen pėr abuzimet seksuale e britanikut Robin Arnold.

    Jetimi rrėfen pėr abuzimet seksuale
    Fėmija tmerron gjykatėn, tregon perversitetet seksuale qė vuajti te jetimorja e misionarėve anglezė.
    E mėrkurė, 18 Nėntor 2009 14:52
    Reklam
    Tiranė - Njė jetim i mitur ka treguar sot se ėshtė detyruar tė kryejė seks oral nga Robin Arnold, duke tronditr gjykatėsit me rrėfimin e tij rrėnqethės.

    Gazmend B. 17-vjeē ka deklaruar para gjykatės me videokonferencė se i pandehuri e ka detyruar qė tė kryejė marrėdhėnie homoseksuale me tė.

    "Robin Arnold mė merrte dhe lahej nė dush me mua. Gjatė momentin qė ne laheshim ai mė... (jetimi pėrshkruan nė detaje veprimet ēnjerėzore ...) Pas dushit mė shpinte nė krevat. Pasi shtriheshim nė krevat ai kryente marrėdhėnie homoseksuale me mua. Ka pasur raste qė nė njė krevat kam fjetur edhe me Deivid Braun dhe Robin Arnold, tė cilėt mė pas kanė kryer me mua marrėdhėnie. Robin abuzonte me mua ēdo natė dhe mė ka detyruar qė tė mos tregoja asnjė gjė", ka treguar sot dėshmitari.

    Pėr katėr orė me radhė i mituri i ka shpjeguar gjykatės atė ēfarė i kishte ndodhur gjatė kohės qė kishte qėndruar nė qendrėn e misionarėve "His Children" (Fėmijėt e tij) nė Tiranė, pėrpara se tė birėsohej nga njė ēift anglez.

    Dėshmitari i dytė qė ka dhėnė sot shpjegime para trupit gjykues tė kryesuar nga gjyqtarja Shefkie Demiraj ishte Xhon Pankrast, i cili ka birėsuar fėmijėn 17-vjeēar.

    "Gazmendi mė ka treguar se ėshtė abuzuar seksualisht nga Robin Arnold, ndėrkohė qė nuk ka pasur shenja abuzimi seksual nė trup, por ka pasur vetėm shenja tė dhunės fizike. Unė e kam birėsuar atė mė 20 maj tė vitit 2008, ndėrkohė qė e kam njohur nė tetor tė vitit 2005. Kur kam marrė vesh pėr abuzimet kam shkuar tek Deivid Braun dhe i kam treguar pėr ngjarjen. E kam pyetur pėr Robin dhe ai mė ėshtė pėrgjigjur qė ishte larguar para 6 muajsh nga qendra", - ka treguar sot dėshmitari.

    Mė tej ai ka shpjeguar se i ka ndenjur afėr djalit tė tij pasi ėshtė vėnė nė dijeni pėr tė gjitha ato qė i kanė ndodhur.

    Dy tė pandehurit e kėtij procesi janė Ronin Arnold dhe Dino Kristodoulu, tė cilėt akuzohen nga prokuroria e Tiranės pėr veprėn penale tė "marrėdhėnie homoseksuale me dhunė me tė mitur". /noa/mesazhi/

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Andej nga toleranca fetare po behet nami, pse arabet po na japin buke veshmbathje moral e edukat jetimeve duke i share e kerdisur, vetem e vetem pse jane arab, kurse ketij britaniku edhe pse me kete akt krimineli, qe meriton varjen ne mes te tiranes, nuk dolen ta denojne kete akt, vetem e vetem se eshte britanik.

    Sa popull i ulet, e pabesueshme

    Eshte haram ne Islam te mohosh origjinen, sikur te lejohej un do ta kisha mohur me kohe. me cpo me shofin syte me keta njerez, eshte e pabesueshme shume njerez te ulet paskeni qene.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •