Rrëfimi i 18-vjeçares nga FIERI e cila pohon se nëna e saj e ka detyruar të bëhej punonjëse seksi që 13 vjeçe. Punonim bashkë
Unë nuk jam si të gjitha moshataret e mia dhe kjo më bën të vuaj. Kështu e nis rrëfimin e saj para psikologes dhe gazetës 18-vjeçarja N.F., e cila ndihet e diskriminuar nga të gjithë për profesionin që ka ushtruar e detyruar që kur ishte minorene dhe kërkon të japë mesazhin e saj. Ajo pohon se jeton me nënën e saj, e cila është gjithashtu një punonjëse seksi. Ajo nuk ka frekuentuar shkollën asnjëherë, nuk di të shkruaj e të lexojë.
"Jemi shumë të varfër dhe jemi 4 fëmijë që jetojmë vetëm me nënën. Fillova të punoj si punonjëse seksi kur isha vetëm 13 vjeçe, sepse mendova se ishte e vetmja rrugë për të fituar para për bukën e gojës, pasi nëna po sillte gjithmonë e më pak para në shtëpi dhe ishte ajo që kërkoi të bëjë edhe unë punën e saj", - rrëfen 18 vjeçarja, duke shtuar se nuk do t'i harrojë kurrë fyerjet, përbuzjet që ka marrë që 13 vjeçe nga klientët pervers që ia gjente e ëma.
Adoleshentja pohon se klientët e saj ishin të moshave të ndryshme, duke filluar nga adoleshentët e deri te mosha 50-vjeçare. Sipas saj, tani klientët e saj janë ata që e kërkojnë këtë rregullisht dhe se punon gjithnjë me të ëmën në vende me dritë, në mënyrë që të mos lëndohet apo dhunohet nga maniakët. "Punoj nga ora 10 deri pas mesnate dhe rri gjithmonë në vendet ku klientët e dinë dhe pres çdo ditë për të fituar bukën e gojës për vete dhe familjen.
Do dëshiroja të isha në shkollë, si të gjithë moshatarët e mi", - pohon adoleshentja. Ajo ëndërron ta lerë një ditë këtë profesion dhe të bëjë një jetë normale të qetë me familjen e saj. Por, kur vallë, kësaj pyetje nuk mundet t'i japë përgjigje.
Krijoni Kontakt