Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shesim Plane Rregullues me shumicë”

    Shesim Plane Rregullues me shumicë”


    » Dërguar më: 12/11/2009 - 12:28

    naum Mara

    Ky titull qesharak për një shkrim rreth një problemi tepër serioz, më solli në mendje dy reklama shitje që kam parë në pazarin e Korçës në vitet ’90.E para ishte në një kioskë metalike dhe shkruante: “Shesim paçe koke dhe panorama”, ndërsa e dyta në një pjesë të një magazine shënonte: “Shesim rroba të përdorura belge”. Në ekonominë e tregut, për hir të fitimit mund të bëhet çdo reklamë nga më absurdet, dhe në këtë linjë edhe studioja izraelite “Lerman Arkiteks end Taun Plener” (‘Lerman Arkitektë dhe Urbanistë’), mund të hapë një dyqan në një qytet shqiptar me reklamën: “Shesim Plane Rregulluese me shumicë”.

    Po cila është kjo firmë projektimi dhe ç’lidhje ka me Shqipërinë?

    Në shtator të këtij viti, MPPTT-ja (ky shkurtim i emrit i ministrisë së ndërtimit më tingëllon më shume si markë revolveri), shpalli me bujë se do realizoheshin nga një firmë izraelite 4 plane rregullues aq te dëshiruar, të qyteteve të Beratit, Gjirokastrës, Korçës dhe Lushnjës. Ne ueb sajtin e ministrisë ende ndodhet lajmi euforik dhe plot pasaktësi, në të cilin pretendohet se tani në qytetet e mëdha të vendit do kemi “...një zhvillim të kontrolluar, të planifikuar dhe të mirëmenduar...”

    Dhe, këtë do e bëjë firma “Marmanet&Lerman arkitekts” për një shifër prej rreth 1 milion euro.

    Unë nuk e di se si punohet në MPPTT, se kam 12 vjet që jam larguar nga Shqipëria, po të tilla lajme mund të shkruhen vetëm nga njerëz në kllapi. (Për veprimet e nëpunësve delirantë do ndalem pak më poshtë). Në radhë të parë, nuk ekziston një firmë me këtë emër dhe e dyta, shifra që jepet nga ministria nuk është e saktë. Tenderin e ka fituar “Marmanet” dhe me të është lidhur dhe kontrata, por planet do i bëjë “Lerman Arkitekts”. Ne uebin e firmës izraelite “Marmanet” (që është një lloj kompanie “mbles” për të menaxhuar fonde që Banka Botërore jep për vendet në zhvillim), për të njëjtin projekt jepet shifra 2 milionë dollarë.

    Po ku është e keqja me këtë kontratë, kur fondet jepen nga Banka Botërore?
    Po i rendit më poshtë:


    · Praktika të tilla, që një studio të bëjë 4 plane rregulluese të një vendi të huaj janë të papara dhe absurde. Sidomos, kur bëhet fjalë për qytete me vlera unikale dhe tepër komplekse si Berati, Gjirokastra dhe Korça.

    · Fondi i caktuar është qesharak.

    Pas marrjes së pjesës nga “mblesët” e “Marmanet”, i bie që për çdo plan rregullues, studioja të marrë maksimumi 400 mijë dollarë. Sipas një llogaritjeje të thjeshtë me rrogat e arkitektëve në Izrael, i bie që për çdo plan të punojnë 2 veta për 6 muaj, pa llogaritur këtu kostot e udhëtimeve dhe qëndrimeve të domosdoshme në Shqipëri. Detyrimisht planet do jenë sipërfaqësorë dhe të gabuar (për më tepër me këto fonde do u bëkan edhe trajnime të punonjësve të urbanistikës në bashkitë e 4 qyteteve).

    · “Lerman Arkitektë dhe Urbanistë” nuk ka asnjë përvojë në fushën e Urbanistikës.

    Në projektet që ata kanë në uebin e tyre nuk përmendet asnjë i tillë.
    · Afati kohor është gjithashtu i pamjaftueshëm. Edhe me ndihmën e madhe të bashkive në dhënien e materialeve, plane rregulluese për vendbanime mbi 50 mijë banorë nuk mund të kryhen brenda 1 viti (për më tepër në vende të panjohura dhe në distancë).


    Pa dashur të zgjatem në komente për këtë procedurë dhe kontratë tejet të gabuar, po sugjeroj që MPPTT të ndryshojë kontratën e sipërpërmendur dhe me fondin e kryer të bëjë vetëm një qytet me firmën izraelite. Gjithashtu, të detyrojë këtë të fundit të punojë me partnerë shqiptarë. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një plan rregullues të saktë për njërin nga qytetet.
    Duhen ndaluar Banka Botërore dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare të trajtojnë vendin tonë si një vend në ndonjë humbëtirë të Azisë apo Afrikës. Edhe pas 18 vjetësh, burokratët e këtyre institucioneve na heqin për hunde në projektet dhe fondet që akordojnë.
    Në rast se Qeveria nuk ka mundësi të financojë 3 planet e tjera rregulluese, për to mund të pritet. Është më mirë me ato ekzistuese, se sa me plane të rremë dhe sipërfaqësorë që bëhen për qëllime propagandistike.
    Kryetarët e Bashkive të 4 qyteteve duhet të ndalojnë menjëherë procedurat e dhënies së materialeve për hartimin e planeve. Është e domosdoshme që atyre t’ju jepen vetë fondet dhe të organizojnë të gjithë punën.
    Për planin e qytetit te Korçës (për të cilin jam edhe më i shqetësuar), të gjitha familjet korçare në emigracion do jenë gati të kontribuojnë financiarisht për të pasur një fond të mjaftueshëm.
    Planet rregulluese të qyteteve shqiptare duhet dhe mund të bëhen nga urbanistët shqiptarë. Jo vetëm njohja e problemeve dhe prania e tyre në vend jep dorë, por edhe tarifat e projektuesve shqiptarë janë shumë më të ulëta se ato të të huajve. Në të kundërt, po qe se projekte të tilla ju jepen me shumicë studiove të huaja, urbanistëve shqiptarë s’ju mbetet gjë tjetër, vetëm të dalin në pazar e të shesin paçe koke, panorama dhe rroba të përdorura belge.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gsh-ja ka hallin se mos u iken nga dora thela e majme e ktyre punve padroneve te saje.. edvin bollinove..
    cilado qofte nje kompani e ktij lloji pune..qofte dhe me e mira e botes..perderisa mund te punoje per qeverine e berishes.. e jo te edvin bishes..ajo do sulmohet e do cvleresohet..
    per kte pune paguhet gsh-ja e per kte ajo vigjelon me me zell se zp-ja dikur per biron politike..

    ne fakt ne kemi se cmesojme nga izraelitet ne lidhjeme projektet te tilla sepse izraelitet kan pothuajse nji terren si gjirokastra apo berati.. ..pra mal e shkemb e probleme me ujin e gjelberimin.. me ullirin e portokallin me kripen e me zallin..

    gsh mbron edvin ramen ne cmendurine e tij per ta bere..e ka bere ne fakt..tiranen nje m.utsihane..

    po mir tu a beje edvin bollinua.. votuesit tiranas..

    nje dizaj kur u nxe.. se kur nuku qe i nxehur sfoli kurre zheji i gjith-ditur.. tha.. dal tha me femijen .. e sgjej dot ne gjith tiranen nje cop kend lojnash per kalamaqerit tha..

    po nuku qe i pari edvinua ne betonizim e m.utezim bloze-zim..
    kish cmesonte nga para ardhesit sali kelmend e ai m.uti tjater se ja harrova emrin.. i gjati.. kryetar bashkie..para tij.. po i pd-se..
    ata me sander meksin e filluan ta dh.jesin tiranen..e berisha tralala flinte gjume.. ose i pelqente ajo pune..

    tirana do altin goxhajn..
    vetem ai mund ta jeshiloj e oksigjenoj pak..

    po dhe ai kot lodhet..

    tirana edvinin do.. u mesuan te hane squfur e karbon e kancer me tonelata mjes drek darke.. e bile dhe mesnate..
    sdi te bjere tymi kancerogjen ndoj here nga havaja e tiranes..

    isha ne dajt lart nje dizaj..
    cte shikoje perposht..
    donbas i vertete..




    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 13-11-2009 më 04:31

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Përse hesht Petraq Kolevica?

    Përse hesht Petraq Kolevica?


    Naum Mara

    Sh p r e h j a “ S ave Our Cities”(Shpëtojini Qytetet Tanë) mbase është një perifrazim jo shumë i goditur i shprehjes ”Shpëtojini Shpirtrat Tanë”, sepse qytetet e Shqipërisë jo vetëm nuk po shkojnë nën ujë, përkundrazi po lartësohen drejt qiejve. Dhe në një shikim të parë asgjë të keqe nuk ka ngritja në lartësi.

    Po ç’e keqe po ndodh realisht në qytetet tona dhe ç’ka të bëjë me këtë heshtja e arkitektit të shquar Petraq Kolevica?

    Unë nuk i di arsyet e heshtjes së tij, bile nuk e di nëse ai vërtet nuk shpreh publikisht shqetësimin e tij profesional, intelektual dhe qytetar për mish-mashet e krijuara në qytetet e Shqipërisë. Në të vërtetë e kam fjalën për profesionalizmin dhe ndershmërinë intelektuale të arkitektëve shqiptarë, cilësi që i ka zotëruar në një shkallë të lartë arkitekt Kolevica. Ndonëse tingëllon patetike, pyetja i drejtohet asaj pjese të ndërgjegjes profesionale të arkitektit të sipërpërmendur, që duhet të jetë në ndërgjegjen e çdo projektuesi. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për rezistencë intelektuale ndaj Diktaturës (për të cilën dallohej Petraqi), por për antikonformizmin aq të domosdoshëm për zhvillimin normal të qyteteve.
    Kujt i është nënshtruar ndërgjegjja jonë profesionale.
    Shenjat e para të saj u dhanë në Tiranën e fillimit të viteve ’90, kur projektimi dhe miratimi i ndërtimeve të përkohshme (të ashtuquajturat kioska) arriti shkallë të paparë kërrkund në botë. Dhe ky ishte një nënshtrim ndaj trysnisë të elementeve të lidhur me pushtetin e asaj kohe. Por heshtja më e shëmtuar dhe nënshtrimi më total është kryer në kohën e Edi Ramës, Shpëtim Gjikës dhe kryetarëve të tjerë, që ndoqën shembullin e “kryebashkiakut model”. Tirana, Vlora, Durrësi, Elbasani etj.,si dhe plot nga qytetet e kategorive të dytë e të tretë, janë shembuj të qartë nën dritën e diellit.
    Modeli i kryebashkiakut të përsosur, konsiston në kontrollin e plotë me dorë të hekurt të të gjithë ndërtimeve të reja dhe sidomos banesave, të cilat kanë rezultuar më fitimprurëse. (Duke qeshur hidhur me një koleg në vitin 2003, e quaja modelin Rama, si ngritje e nivelit nga ryshfeti, në mënyrën e “ndershme” të kërkimit të pjesës sipas “metrove karre”). Kjo gjë flitej e flitet në të gjithë kafenetë e Tiranës, por për çudi projektuesit dhe ndërtuesit heshtin dhe nuk organizohen për t’i bërë ballë. Dhe kur them ta përballin nuk është fjala të ndalin korrupsionin, se ky i fundit nuk është dhe aq e lehtë të luftohet, por të ngadalësojnë turra-vrapin e tij drejt trajtimit të qytetit sikur të ishte dhoma e tij e ndenjes, të cilën mund ta lyejë si të dojë dhe të verë e të heqë mobiliet apo dekoret që pëlqen. Po 6 vjet më parë, gjatë vizitës në një studio të një pedagogut tim, tre arkitektë të “orientimit” të djathtë (shprehja arkitektë të majtë dhe të djathtë është kontributi më i shquar i shoqërisë sonë në historinë e arkitekturës) duke u ankuar për Ramën, uronin se kur do vinte ajo ditë që dikush të mund ta pengonte!!! Dhe ajo ditë vërtet erdhi, por pengimi u krye sipas të njëjtit model, këtë radhë nga KRRTRSH e Shqipërisë. Tani debati profesional rreth urbanistikës është katandisur në një demonstrim muskujsh midis KRT së Tiranës (Ramës) dhe asaj të Shqipërisë (Saliut).
    Po le të presupozojmë se modeli Rama, ndonëse jo i pastër, i ka sjellë zhvillim qyteteve tona. Përgjigja është JO. Edhe në demokracitë e përparuara, të cilat kanë mekanizmat e tyre mbrojtëse, kur ndërtimet kontrollohen nga një dorë e vetme, sjellin gabime të rënda në formulimin e qyteteve. Rastet e Milanos të viteve ’70-’80 apo Montrealit të viteve ’70, si edhe shumë të tjera janë të njohura mirë, ndonëse nuk kanë qenë rrjedhojë të një korrupsioni klasik. Në rastin tonë, pas pastrimit të kioskave, Rama krijoi një gjendje në Tiranë që asnjë anti-Ramë nuk do jetë në gjendje ta korrigjojë. Dhe jo se ai është injorant në punët e qyteteve dhe të arkitekturës, por se grykësia e investitorëve miopë që duan të fitojnë “shpejt, shumë dhe lehtë” e shpie në ato vendime. Unë nuk dua të hyj në parashikime katastrofike në raste tërmetesh apo zjarresh, se e gjykoj që paniku nuk ndihmon kënd. Por dua që kolegët e mi dhe sidomos ata më të diturit dhe me më shumë përvojë unë, të ngrenë zërin për t’i shpëtuar qytetet dhe njerëzit që jetojnë në to.
    Ka dy pika të cilat për mendimin janë të rëndësishme për të vënë pak rregull në ndërtimet e njësive të banimit (kryesisht qyteteve). Po i parashtroj për të ngjallur një diskutim profesional, ndonëse nuk e njoh me themel legjislacionin tonë rreth tyre:

    Eliminimi i Këshillave të Rregullimit të Territorit.

    KRT-të, ose Këshillat e Rregullimit te Territorit e kryen tashmë funksionin e tyre çrregullues. Unë nuk di se kush e kishte këtë ide ne vitin 1992 dhe se nga ç’legjislacion i huaj ishte kopjuar, por di që ato funksionuan shumë keq gati gjatë gjithë këtyre viteve. Në parim, ato kanë penguar procesin e hapur të miratimit të studimeve urbanistike dhe të lejeve të ndërtimit, që është karakteristikë në demokracitë e zhvilluara. Nga një organ kolegjial vendimor i përbërë nga specialistë dhe intelektualë (që formalisht janë) ato u kthyen në një lloj organi të fshehtë dhe misterioz, pas të cilit mbrohet pushtetari para njerëzve, që e kanë zgjedhur. Në pesë vjetët e fundit, ato në mënyrë qesharake kanë një përbërje që pasqyron rezultatin e zgjedhjeve vendore dhe të përgjithshme. Bile për shumë kryebashkiakë, është më e rëndësishme të kesh në dorë KRT-në se Këshillin Bashkiak! Kjo për arsyen e thjeshtë që ndërtimi është biznesi më fitimprurës në Shqipëri. Kështu me përfundimin e zgjedhjeve vendore bëhen hesapet se nga ç’parti do jenë arkitektët, se cilët specialistë do emërojë prefekti e marrëzira të ngjashme, me synimin final: i kemi votat e nevojshme!”
    Kështu, ky këshill misterioz specialistësh, i shërben pushtetarit për të krijuar një lloj alibie për gafat në urbanistikë dhe arkitekturë. Këtu mbaron përgjegjësia e politikanit të korruptuar dhe fillon ajo e specialistit të korruptuar. Në shumicën e rasteve, specialistët anëtarë te KRT-së janë pjesë e skemës: Investitor-Pushtetar-Arkitekt, skemë e cila i ka të përcaktuara ndarjen e fitimeve sipas Bashkisë dhe sa lakmitar është Kreu i saj. “Arkitekti me akses” (quhen arkitektët e preferuar të Kryebashkiakut) përpunon në mënyrë profesionalo-mjegullore studimin që ju duhet të miratohet dyshes grabitqare. Kur ndërtimi apo kompleksi përfundon, të gjithë janë në gjendje të konstatojnë gafën por është tepër vonë. E gjithë kjo lojë vazhdon nën pëshpëritjen e specialistëve të tjerë jashtë KRT-së, të cilët presin ditën kur t’ju vijë radha për të qenë anëtarë të Këshillit Magjik. Shoqata e Arkitektëve me siguri që i mban iso këtij procesi dhe vetëm kundërshtarët politikë ndërhyjnë rrallë herë me ndonjë gjobë hakmarrëse si ajo ndaj Biçokut dhe Eftimit. (Të më falin dy kolegët e përmendur, se të parin e presupozoj si “arkitekt me akses” pa pasur ndonjë provë, ndërsa për të dytin kam një qëndrim paragjykues, për faktin e vetëm të asaj ç’ka bërë në mënyrë sistematike njëri nga prindërit e tij në shkatërrimin e Shkollës së Arkitekturës Shqiptare).
    Po a mund të jetohet e ndërtohet pa KRT? Eshtë shumë e mundur dhe bile më e lehtë. Procesi i miratimit të lejeve të ndërtimit apo studimeve Urbanistike do jetë më i hapur dhe më i shpejtë se sa sot, kur shpesh herë nuk kryen mbledhjet e KRT-së deri sa të shiten blloqe të caktuara apartamentesh ku kryetari ka interesa të drejtpërdrejta.
    Miratimet do kenë afate të caktuara me ligj apo dispozita ligjore dhe pasi aplikimet t’i afishohen hapur në ambientet e bashkisë ose ne qytet, bashkë me materialin shoqërues (pjesët thelbësore), miratimi ose mosmiratimi do bëhet nga Këshilli Bashkiak, mbi bazën e një relacioni teknik të përgatitur nga Zyra e Urbanistikës.
    Dikush mund të thotë po ç’ndryshim është ky. Kryebashkiaku që kontrollon KRT-në kontrollon edhe Këshillin Bashkiak dhe do bëjë atë që i do qejfi.
    Ka një ndryshim thelbësor. Anëtarët e Këshillit bashkiak janë të zgjedhur dhe japin në një farë mënyre llogari para zgjedhësve ndërsa ata të KRRT-së nuk i japin askujt. Ndryshimi i dytë është që projektuesit e pavarur janë disi më të lire dhe më të barabartë për të respektuar etikën profesionale.
    I treti dhe më kryesori, është që për shkeljet flagrante përgjegjësia ligjore mund të gjendet menjëherë tek Kryetari i Bashkisë dhe vartësit e tij, pa u fshehur prapa vendimit kolegjial të KRT-së.
    E para KRT që duhet të suprimohet është ajo e Shqipërisë. Nuk ka ku të vejë një Këshill më absurd i kryesuar dhe i kontrolluar nga Kryeministri. Ekzistenca e këtij Këshilli është shprehje e hapur e centralizimit të pushtetit. Nuk e kuptoj se si mund të ketë juridiksion një Këshill mbi territoret që janë nën juridiksionin e tjetërkujt (Bashki apo Komuna). Qeveria Shqiptare vërtet ka nën juridiksion të gjithë territorin shqiptar, por këtë e ka në raport me shtetet e tjera. Në asnjë mënyrë, një vendim mbi urbanistikën e një territori të caktuar, marrë nga pushteti vendor, nuk duhet të shfuqizohet ose konfirmohet nga pushteti qendror. Kjo është në ABC-në e demokracisë.
    Miratimi i Masterplaneve ndërqytetëse, infrastrukturës kombëtare dhe çështje të tjera të ngjashme, mund dhe duhet të miratohen nga Ministria e Ndërtimit dhe më tej nga Këshilli i Ministrave.
    Hartimi i Rregulloreve Urbanistike dhe Zonimi Funksional për çdo Bashki dhe Komunë.
    Ne ato njësi vendore ku kjo nuk është bërë, duhet domosdoshmërisht të hartohen sa më parë për t’ju mbyllur rrugën abuzimeve dhe keqinterpretimeve. Sigurisht kjo mund të behet ne koordinim me pushtetin qendror dhe sidomos Ministritë e Ndërtimit dhe atë të Brendshme, të cilat duhet të mbikëqyrin, por jo të miratojnë ose ndryshojnë ato që ka propozuar, ai që ka nën juridiksion territorin. Shoqata e Urbanistëve dhe arkitektëve mund të luajë gjithashtu një rol këshillimor.
    Rregulloret e hartuara dhe të miratuara nga ata që jetojnë në atë territor do i presin rrugën abuzimeve që vijnë më lehtë nga lart dhe janë disi më të sofistikuara dhe më autoritare. Dikush mund të thotë se si mund të bëhen rregulloret pa u hartuar më parë dhe pa u miratuar Plani Rregullues. Një gjë e tillë është tërësisht e mundur edhe për ato njësi që nuk kanë sot një Plan Rregullues të miratuar. Bile edhe vetë Planet rregullues, nuk ka përse të miratohen ne KRRTSH, sa do i madh dhe i rëndësishëm të jetë territori.
    Në Korçë ose në Vlorë (mora dy shembuj krejt të rastësishëm) ka specialistë, intelektualë dhe një qytetari të aftë për të diskutuar dhe miratuar një Plan të mirë rregullues, ose për të hedhur poshtë një Plan të keq.
    Duke u zgjatur në këto dy propozime, humbi disi mes rreshtash arsyeja e përmendjes së arkitektit të madh (dhe të lënë pas dore) shqiptar, Petraq Kolevica. Si shumë arkitektë të brezit tim, kam admiruar profesionalizmin e tij por mbi të gjitha frymën e lartë të përgjegjësisë intelektuale dhe të moskonformizmit. Ju rikujtoj kolegëve më të vjetër, por dhe atyre më të rinj, se tek ne, ashtu si ka pasur arkitektë shërbëtorë të Diktaturës, ka pasur edhe arkitektë të zotë dhe trima. Eshtë koha që shembullin e Kolevicës ta ndjekin edhe të tjerë, për të korrigjuar çka ndodhur në qytetet tona dhe për të parandaluar tmerret hapësinore, ekologjike, shëndetësore dhe sizmike.

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Si i shkrova Barrosos për ligjin për planifikimin e territorit, kontrollin e territor

    Si i shkrova Barrosos për ligjin për planifikimin e territorit, kontrollin e territorit dhe korrupsionin në Shqipëri!

    Written by Gazeta SOT
    E Enjte, 19 Nentor 2009 00:00

    Nga Ilir SOPOTI

    I dashur Zoti Jose Manuel Barroso,
    Unë jam zoti Ilir Sopoti, nga Tirana, Shqipëria.
    Para së gjithash do të më pëlqente t’ju dërgoja juve përgëzimet e mija për rizgjedhjen tuaj si President i Komisionit Europian.
    Kjo është e treta herë që unë po ju shkruaj ju si President i Komisionit Europian, që nga zgjedhja juaj e parë. Herën e fundit ishte më 05.01.2009 rreth Planit Rregullues për qytetin e Tiranës.

    Unë nuk jam avokat dhe nuk kam studiuar në ndonjë universitet për drejtësi, por unë kam punuar për gati shtatë vjet në Institutin Kombëtar të Planifikimit në Tiranë dhe kam studiuar vetë ligjin disa herë. Kështu që unë mendoj se unë mund të jap opinionin tim për disa probleme në Shqipëri si më poshtë:
    Shqipëria duke qenë një vend Europian dhe duke pasur shpallur kandidaturën e saj dhe qëllimin për të qenë një anëtar i Komunitetit Europian unë mendoj se Shqipëria është shumë larg nga këto qëllime për shkak të korrupsionit kudo dhe në vend që të ishte pakësuar, ai është rritur në këto katër vjet dhe është i pranishëm kudo duke arritur në një maksimum dhe forca e ligjit është gati zero, zbatimi i ligjit është gati zero. Një shembull konkret dhe i qartë është moszbatimi i Ligjit mbi Zhurmat në 2007 dhe hyri në fuqi më 01.09.2007. Që nga Dhjetori 2004 sikurse ju kam shkruar ju më parë, vazhdon problemi i klubit pranë shtëpisë sime që me nivelin shumë të lartë të zhurmës në ambientet e brendshme dhe veçanërisht në ambientet e jashtme po shkatërron jetët dhe shëndetin e mijëra njerëzve në një rreze prej 200m përreth. Dhe ai ka qenë frekuentuar dhe frekuentohet shpesh nga politikanët si ministra, kryeministër dhe deputetë të Parlamentit. Bile ai është një lloj korrupsioni politik-ekonomik sepse ky klub sponsorizon aktivitetet politike si fushatën e zgjedhjeve të z. Sokol Olldashi për të qenë Kryetar i Bashkisë të Tiranës në 2007. Kështu është korrupsioni i qeverisë që lejon këtë klub të vazhdojë aktivitetin kriminal. Por ai është gjithashtu korrupsioni i Kryebashkiakut më të korruptuar në botë, sikurse unë mendoj, z. Edvin Rama, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, që përsëri lejon atë të ushtrojë këtë aktivitet kriminal. Kështu është bashkëpunim ndërmjet personave më të korruptuar në pushtetin qendror dhe atë vendor. Dhe ju mund të shikoni se ky bashkëpunim ka lejuar shumë klube të tjerë dhe kafe-bare kudo në Tiranë të shkatërrojnë jetët dhe shëndetin e qytetarëve të Tiranës.
    Nëse në çdo vend demokratik dhe veçanërisht në një vend Europian ligjet janë hartuar dhe aprovuar ne interes të disa grupeve shoqërore në Shqipëri këto vitet e fundit ligjet janë hartuar dhe miratuar ne interes dhe përfitim të një numri shumë të vogël personash.
    Por sidoqoftë unë do të doja që këtë herë Komisioni Europian të përqendrohej në fushën e Planifikimit të Territorit në Shqipëri dhe të ushtroni presionin tuaj mbi qeverinë qendrore dhe vendore shqiptare për ta ndryshuar gjendjen më të keqe që është për me gjendjen më të mirë qe ajo duhet të jetë.
    Unë do të doja para së gjithash të diskutoja rreth ligjit nr. 10119, datë 23.04.2009, “Mbi Planifikimin e Territorit” te miratuar nga Parlamenti Shqiptar dhe I cili hyri ne fuqi më 23.05.2009 sikurse ata shumë çuditshëm shpallën “pjesë-pjesë”.
    Sikurse unë e di, disa pjesë të ligjit (për shembull shoqata e ndërtuesve ishte kundër legalizimit të ndërtimeve pa leje që ishte vënë si pjesë e ligjit) ishin kritikuar nga palët e interesuara por qeveria e aprovoi atë fshehurazi dhe e njëjta gjë ishte bërë edhe në Parlament pa debate dhe ai kaloi tek Presidenti, i cili duket që nuk ishte i aftë të shikonte të gjitha shpalljet skandaloze dhe korruptive të këtij ligji ose nuk pëlqeu ta kthente atë prapë në Parlament.
    Sikurse unë kam lexuar më parë shumë ligje të vendeve Europiane si ligjin italian (dekreti i Presidentit të Republikës nr. 380, 2001), ligjin francez (Kodi i urbanistikës 1986) etj unë mendoj se ky ligj shqiptar është shumë larg nga ligjet e vendeve europiane mbi planifikimin urban dhe direktivat e Bashkimit Europian.
    Ju mund të shikoni se në këtë ligj ashtu si edhe më parë në ligjin e vjetër shumë parime kryesore janë lënë mënjanë për të qenë ndoshta më vonë pjesë e vendimeve të Këshillit të Ministrave si p.sh kufizimet dhe përcaktimet për ndërtimet në zonat bregdetare, ishujt, rrugët kombëtare etj ose kufizimet për të detyruar autoritetet vendore të hartojnë dhe të miratojnë sa më shpejt që të jetë e mundur planet e tyre urbane vendore etj.
    Në këtë ligj të aprovuar ju mund të shihni se janë vendosur shumë çështje abuzive që nuk ishin në draftin e ligjit e 2008-tës të shpallur në ëebsite-in e Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit për t’u diskutuar nga të gjithë njerëzit, nga të gjitha palët e interesuara (Skandal!)
    Në përputhje me të gjitha legjislacionet e vendeve të tjera legjislacioni ose plani vendor mund të jetë me strikt se legjislacioni ose plani kombëtar por jo më pak strikt sikurse ai është në këtë ligj.
    Në ligjin e aprovuar nga Parlamenti ju mund të gjeni shpalljen skandaloze, jologjike, korruptive që e bën planifikimin urban një proces pa kuptim dhe anarkik: Nëse planet vendore që do të aprovohen shkojnë kundër, janë të ndryshme, nga planet urbane kombëtare autoritet vendore bëjnë propozimin ndaj Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) për të ndryshuar planin urban kombëtar ??? dhe gjithashtu KKT ndonjëherë mund të lërë në fuqi pjesë të planit vendor dhe të rrezojë pjesë të tij ??? (neni 41/5, 45/1, 49/2/b, 45/6 etj) e cila gjithashtu shkon kundër shpalljes së dhënë në nene të tjerë : 44/1/b, 26/3/d, 14/5, 13/1,etj.
    Gjithashtu tani në këtë ligj është vendosur që planet vendore të jenë aprovuar vetëm nga autoritetet vendore dhe të mos kalojnë më tek autoriteti kombëtar për t’u aprovuar (neni 44/2). Në kushtet e një niveli kaq të lartë korrupsioni në Shqipëri dhe shpallja e ligjit se tani lejet jepen vetëm nga kryetarët e bashkive dhe jo nga këshilli i territorit i një qyteti do të sjellë shkatërrimin ë qyteteve dhe interesave të qytetarëve dhe monopolin e Kryetarit të Bashkisë për leje ndërtimi. Sikurse e di në disa vende gjendet një konferencë e lejeve për ndërtim që qëndron mbi vendimet e Kryetarit të Bashkisë.
    Ka problem gjithashtu në nenet 49/1,50,59/1, 71/3 etj.
    Shpallja më korruptive dhe skandaloze si ajo për ndryshimin e planit kombëtar për shkak të planit vendor është gjithashtu neni 83/6, 7,8,11 që integron një ligj për legalizimin ndërtimeve pa leje në ligjin e planifikimit urban. Kjo është hartuar dhe miratuar për qëllime shumë të këqija dhe djallëzore, qëllime antikombëtare, dhe për te zgjeruar anarkinë dhe korrupsionin në planifikimin urban dhe ndërtimin në Shqipëri.
    Unë mendoj se ky ligj për planifikimin urban ka kaq shumë shpallje dhe përcaktime evazive dhe të pazbatueshme. Ndoshta kjo është bërë qëllimisht që kurrë të mos vendoset kontrolli mbi territorin në Shqipëri por të vazhdojë anarshia, papërcaktueshmëria dhe ndërtimet pa leje.

    Në nenin 86/1 gjendet përsëri diçka që është kundër parimeve demokratike të çdo vendi demokratik dhe ka qenë vendosur arbitrarisht në ligjin e vjetër: refuzimi i së drejtës për të apeluar tek gjykata. Atje është shkruar se ankimi në gjykatë nuk e pezullon zbatimin e një vendimi administrativ.
    Në ligj nuk janë më sikurse ishte më parë përcaktimet dhe kufizimet për përdorimin e tokës publike për ndërtime dhe asgjë nuk mund të gjesh për rregullat dhe organizimin e konkurseve (bile ndërkombëtar) për plane urbane ose projekte të cilët janë kthyer në një proces shumë korruptiv dhe mashtrues në Tiranë dhe Shqipëri.
    Në Shqipëri vazhdon aprovimi i lejeve të ndërtimit dhe studimeve urbanistike në kundërshtim me ligjin dhe rregullat (çështjet teknike dhe juridike). Në Shqipëri është shumë e vështirë të gjesh dhe të lexosh vendimet e Këshillave të Rregullimit te Territorit vendore dhe Këshillit të Rregullimit të Territorit Kombëtar.
    Ligji për legalizimin e ndërtimeve pa leje i aprovuar në Parlament në 2006 ishte kundër interesave të popullit shqiptar dhe Shqipërisë, kundër planifikimit dhe infrastrukturës urbane, ishte një tjetër ligj për të grabitur pronat e pronareve të vërtetë te tokave dhe tani legalizimi i ndërtimeve pa leje është kthyer në një proces të madh korruptiv pa fund. Në vend që të ndalojë ndërtimet ilegale ai ka bërë efektin e kundërt, ato janë shtuar çdo ditë.
    Në Shqipëri qeveria vendore dhe qendrore ka humbur kontrollin e territorit përsa i përket ndërtimeve. Në Tiranë, Durrës etj prej disa muajsh është duke u rritur sasia e ndërtimeve pa leje duke ndërtuar kudo në qytet ose rrethina të qytetit, në rrugë kryesore dhe kudo për shkak te nivelit të lartë të korrupsionit të Inpektoriatit Urban dhe Ndërtimor vendor dhe Inpektoriatit Urban dhe Ndërtimor Kombëtar. Pranë shtëpisë sime e cila është një Monument Kulture dikush po bën zgjerime dhe shtime katesh ndaj një ndërtesë dy katëshe kundër çdo ligji dhe rregulloreje, pa asnjë leje dhe kundër planit urban vendor dhe asnjë qe prej katër muajsh nuk po e ndalon atë në kundërshtim me shumë kërkesat e mija drejtuar shumë herë institucioneve të ndryshme dhe qeveritarëve. Në një vend tjetër të lidhur me interesin tim e njëjta: ndërtim pa leje prej më shumë se një muaj. Në një vend tjetër të lidhur me interesin tim që prej dy muajsh në një sipërfaqe më shumë se 20 Ha po punon një ndërmarrje pa ndonjë leje ndërtimi por vetëm me një studim te aprovuar ne kundërshtim me ligjin nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Dhe askush nuk reagon. Bile ai është edhe vepër penale që ligji e dënon me burg.
    Kështu në Shqipëri është një mungesë totale e fuqisë së shtetit dhe zbatimit të ligjit.
    Kështu unë kërkoj ndërhyrjen tuaj me grupet tuaj të ekspertëve për të detyruar Qeverinë Shqiptare dhe Parlamentin te hartojë dhe aprovojë një ligj për planifikimin urban ne përputhje me ligjet dhe direktivat europiane, interesat e popullit shqiptar dhe Shqipërisë dhe jo një ligj korruptiv sikurse është bërë me aprovimin e ligjit Nr. 10119, date 23.04.2009, “Mbi planifikimin e Territorit”.
    Gjithashtu unë kërkoj ndërhyrjen tuaj me grupet tuaj të ekspertëve për te detyruar Qeverinë Shqiptare dhe qeveritë vendore të vendosin ne rregull kontrollin e territorit përsa i përket ndërtimeve si një vend kandidat për të qenë anëtar i Bashkimit Europian.
    Përshëndetjet më të mira,
    Ilir Sopoti
    Rruga “Xhorxhi Martini” nr.14
    Tiranë, Shqipëri
    Tiranë, më 27.09.2009

    Ngjitur me këtë janë 4 (katër) foto të shtëpisë sime, zona ku është shtëpia ime dhe foto të ndërtimit pa leje që vazhdon të ndërtohet ngjitur me shtëpinë time.


    Përgjigja e Z.Barroso, President i Komisionit Europian,

    KOMISIONI EUROPIAN
    Drejtoria e Përgjithshme e Zgjerimit
    C- Çështjet e Shqipërisë, Bosnje&Herzegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës
    C.4- Shqipëria, Mali i Zi
    Bruksel, 20 Tetor 2009
    ELARG C4 D(2009) SYB A/7613
    I dashur Z.Sopoti,
    Faleminderit për mesazhin tuaj elektronik të 29 Shtator 2009 po ashtu si për letrën tuaj te 7 Tetorit 2009 drejtuar Presidentit Barroso në të cilën ju shprehni pikëpamjet tuaja lidhur me legjislacioni e ri për planifikimin e territorit, ndërtimet pa leje dhe mbi korrupsionin në Shqipëri. Korrespondencës suaj më të hershme ( 4 Janar 2009 dhe 15 Janar 2009) i është dhënë përgjigje tashmë nga Komisioni.
    Presidenti Barroso më kërkoi mua t’i përgjigjem mesazhit tuaj më të fundit.
    Sikurse tregohet në korrespondencën e mëparshme, Komisioni Europian vazhdon te monitorojë dhe vlerësojë progresin e Shqipërisë në forcimin e rregullit të ligjit, si një e tërë.
    Ju mund të hyni në raportin e Progresit më të fundit për Shqipërinë (botuar më 14 Tetor) duke loguar në website-in Europa në http://ec.europa.eu/enlargement/press corner/key-documents/reports oct 2009 en.htm.
    Juaji sinqerisht,
    Marta Garcia Fidalgo

    g sot.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta e SODIT, ku shkruajne siccari me dhe pa pagese, paska botuar nje leter te ilir hoxhes, drejtuar krietarit te kominternit ...

    i paska derrmuar urbanistat ... kerkon nderhyrjen e barros ... i cili paskesh ngarkuar marta garsian e fidalgos ... e drejtorise se pergj te zgjerimit, departamenti i ballkanit perendimor, seksioni Shqiperi, Mal i Zi ...

    ç'ma nxorre mallne ...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Berisha legalizon ndërtimin e Jamarbërit

    dujs merru pak me berishen se ai o SHABAN QOSJA JOT,...

    Lenerehat budalliqet mbi ilirsopotin....

    Berisha legalizon ndërtimin e Jamarbërit

    » Dërguar më: 19/11/2009 - 13:16

    Genc Kondi-Gilmana Bushati

    Jamarbër Malltezi është emëruar nga shteti shqiptar për të administruar projektin e përbashkët me Bankën
    Botërore, që do të rregullojë situatën në bregdetin e Jugut dhe do të hapë perspektivën e zhvillimit legal ekonomik të kësaj zone. Madje, ai ka inicuar edhe operacionin për prishjen e banesave pa leje në Jalë, për çka BB u detyrua të pranojë se ishte kryer në kundërshtim me politikat e saj në ndihmë të komuniteteve në nevojë. Por, vendimi i
    djeshëm i qeverisë lidhur me legalizime të banesave pa leje, shtesa katesh e kalime pronësish të shumta, ka treguar se vajza e kryeministrit dhe dhëndërri i tij zotëronin prej kohësh një pronë pa leje në mes të Tiranës. Të cilën e ka kaluar
    në legalizim vetë drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-it, Shaban Memia, e jo drejtori rajonal për Tiranën. Në listën e "shtesave anësore" për kryeqytetin, vihet re se në Njësinë Bashkiake nr.5, zona kadastrale 8270, blloku 4, VKM i ka dhënë të drejtën e legalizimit çiftit Malltezi për një shtesë pallati prej 68 metrash katrorë në kat të tretë, mbi një truall me
    sipërfaqe 86.3 metra katrorë. Aty mësohet se në zonën e Tiranës së Re drejtori, që është zotuar të luftojë informalitetin në breg të Jonit, prej vitesh ka qenë vetë "ilegal". Situata, nga e cila e ka shpëtuar qeveria, e drejtuar prej vjehrrit
    të tij.
    VENDIMI I QEVERISE
    Qeveria miratoi legalizimin e 5161 ndërtimeve pa leje, të shpërndara në 12 qarqet e vendit. Këto ndërtime zënë një sipërfaqe prej 2,005,914.53 metër katrorë. Qarku i Tiranës, ndërtimet në kryeqytet dhe rrotull tij, janë zonat që kanë përfituar më shumë se qytetet e tjera. Janë 3555 legalizime në gjithë qarkun, ku përveç 11 njësive të qeverisjes vendore,
    përfitojnë nga ky proces dhe bashkia e Kamzës me zona të tilla si Laknasi, Valiasi etj. Ndërsa zona të tjera që përfitojnë
    janë dhe Shkoza, ndërsa nga Bashkia e Kavajës janë 43 qytetarë që përfitojnë nga vendimi i djeshëm i qeverisë.
    Nga sipërfaqja e përgjithshme e legalizuar, Tirana legalizon gjysmën e saj, plot 1,508,675.40 metër katrorë, pjesa tjetër mbetet për qarqet e tjera. Vendin e dytë për nga sipërfaqja dhe numri i ndërtimeve që legalizohen në këtë vendim e
    zë qarku i Elbasanit, me 403 parcela me një sipërfaqe 93,866.20 metër katrorë. Përveç bashkisë së Elbasanit,
    përfitojnë nga vendimi dhe bashkitë e Përrenjasit, Belshit dhe e Bradasheshit. Qarku i Durrësit zë vend
    menjëherë pas Elbasanit për numrin e legalizimeve me 398 banesa, me sipërfaqe 148,905.00 metër katrorë. Legalizimet më të mëdha i zë zona e ish-Kënetës, Shkozeti dhe vetë bashkia e Durrësit. Është qarku i Vlorës
    që renditet menjëherë pas Durrësit për nga numri i ndërtesave pa leje, por nga sipërfaqja e legalizuar ia kalon Elbasanit. Janë 305 ndërtime, me një sipërfaqe prej 114,669.60 metër katrorë që legalizohen dhe që prekin bashkitë e Vlorës dhe Sarandës. Pastaj, me më pak numër ndërtesash të legalizuara vijnë qarku i Lezhës, me 187 ndërtime pa leje, ku përfshihet dhe bashkia e Lezhës, ajo e Rrëshenit dhe komuna e Shëngjinit; qarku i Fierit me 151 legalizime; qarku i Beratit me 53 legalizime; qarku i Genc Kondi Gilmana Bushati Gjirokastrës me 37 legalizime, ku përfiton bashkia e
    Gjirokastrës dhe ajo e Këlcyrës; ai i Dibrës me 25 legalizime të gjitha në bashkinë e Peshkopisë; qarku Kukës me 35 legalizime dhe në fund vjen qarku i Shkodrës me 9 legalizime, të gjithë në bashkinë e këtij qyteti.

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •