Pershendetje,
Ky forum vizitohet nga shume anetar besimtar te feve te ndryshme. Besoj qe ketu do te gjej edhe pergjigjen e pyetjes qe dua te parashtroj.
Mbi te gjitha nuk dua te keqkuptohem, vleresoj shume tolerancen.
Cila ishte pika, casti qe ju besuat dhe vazhdoni te besoni e te mbroni interesat e nje feje te caktuar. C'ndodhi me ju, cilet jane faktet qe ju besuat ne Muhamedin apo Krishtin?
I/e lindur nga nje familje muslimane, katolike, ortodokse etj... nuk eshte nje fakt.
Besoj se ju keni nje pergjigje te bazuar ne fakte, e jo peralla sic me tregonte gjyshja ime.
Krijoni Kontakt