Përshëndetje antarë të nderuar,
Unë (ILMGAP) më herët kisha hapur një temë të thjeshtë e cila quhej: "Në kërkim të fjalëve që vodhëm", ku në një postim u mundova që të vë posht vlerat e një feje tjetër e cila ishte Krishtërizmi, e ajo pjesë ishte ky postim : http://www.forumishqiptar.com/showpo...2&postcount=28
Siq e shihni në atë temë kam përdorur fjalën: "ndoshta pse Ilirët ishin të ndikuar nga Vatikani etj.", kjo fjalë nuk ishte e arsyeshme, aspak me argumente dhe tejet e pakuptimtë. Problemi ishte se unë doja të ulja akuzoja një fe tjetër, gjë që shumë njerëz e cilësojnë si gabim, fatbardhësisht dhe unë. Dhe si rrezulltat i kësaj fjale ajo temë u mbyll (por kjo gjë më ndihmoi). Dhe me këtë që unë kam bërë : 1 kam ulur vlerat e Muslimanëve, 2 Kam ulur vlerat e mia dhe 3 Kam vepruar gabimisht.
Ndërsa dy këshillat e mia do të ishin:
1.) Një fe (pamarrëparasysh cila është ajo) nuk përfaqësohet nga një Individ. Pra mos gjykoni simbas veprimit të një individi aq më pak prej nga një i cili nuk gëzon kopetenca për atë që potencon (siq isha unë në këtë rastë).
2.) Jo të gjitha temat, diskutimet, shkrimet etj., kanë të bëjnë me fenë dhe jo për cdo gjë duhet të vihet fajtor një fe.
Ju Falendëroj.
Krijoni Kontakt