Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post Analistët, nuk ka mirëkuptim brenda koalicionit qeveritar

    Analistët, nuk ka mirëkuptim brenda koalicionit qeveritar


    Koalicioni qeveritar VMRO-DPMNE – BDI nuk funksionon në bazë të partneritetit dhe mirëkuptimit. Kështu shprehen analistët Mersel Bilalli dhe Zharko Trajanovski, pas publikimit në ALSAT të lajmit se partneri i koalicionit VMRO-DPMNE, projektin qeveritar e ka përvetësuar për motive partiake, duke anashkaluar BDI-së.
    “Objektivisht pra njëra parti është violina e parë kurse tjerat janë vetëm truba të vazhdueshme. Jam i mendimit që BDI-ja seriozisht këtë çështje duhet ta shtrojë dhe analizojë dhe këtë kontest aq më shumë tani kur bëhet, çështje kyçe problemi i emrit, disa pozicione artificialisht ashpërsohen në drejtim të moszgjidhjes së saj, unë mendoj, BDI bashkë me shumë parti tjera, ndoshta edhe parti opozitare duhet të ndërtojë një qëndrim të prerë se definitivisht lojërat personale për ruajtjen e rejtignut personal dhe partiak duhet ta kenë fundin”, deklaroi Mersel Bilalli, analist.
    Analisti Zharko Trajanovski vlerëson se diskutimi dhe vërejtjet lidhur me spotin dhe fletushkën për punën njëvjeçare të koalicionit VMRO-DPMNE – BDI, tregon se diçka nuk funksionon në kuadër të koalicionit qeveritar.
    “Partnerët e koalicionit kanë mungesë të dialogut politik dhe koncenzusit në kuadër të vet koalicionit. Simptome të krizës politike kishim në rastin e Nerezit, në rastin e Enciklopedisë, tash ja prapë paraqiten ashtu simptome, kishim edhe gjatë marrëveshjes së majit, pra ajo krizë vazhdimisht qëndron pezull dhe është normale të pritet të shtrohet pyetje, çka do të kërkonte BDI-ja në Qeveri, përderisa më 7 dhjetor Maqedonia nuk merr datë për bisedime”, u shpreh Trajanovski.
    Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi në dy ditët e fundit tha se në bashkëpunim me partnerin e koalicionit do të përmirësojnë këtë spot dhe fletushkat, por reklama e njëjtë, me emblemë vetëm të VMRO-DPMNE-së edhe sot është publikuar në shtypin ditor, ndërsa spoti vazhdon të transmetohet në disa media elektronike.

    Shkëlzen Aqifi

    http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/20540.html
    SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

  2. #2
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193
    Po normalisht qe nuk funksionon (VMRO-DPMNE–BDI) Marveshja ohrit nuk u kry por edhe nuk do te kryhet,
    Enxiklopedija,
    ka shum arsye per te tregue se pse nuk funksionon,

    VMRO-DPMNE ose qeveria maqedone smundet te funksionon smundet te shkon ne at drejtim si shtet Maqedonia-Artificijale,

    Ne shqiptaret do te shkojm ne EU ose NATO me ose pa maqedonet artificial,

    Ne shqiptaret ne token ton DENBABADEN kemi qen pakic por do te bahet e kunderta dhe do behet realitet e verteta.
    SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •