Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 72
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    politika e kosoves si mielli i magjupes,nuk din kush me ju ra ne fije nje diqka jam i sigurt se jam shume i lumtur qe nuk kam votua te pakten fatkeqesin nuk e kam aprovu me voten time.
    Po Deri tani ishin te vetmit serbet qe nuk deshten te votojnê , tani ju kemi juve ne vende te tyre nuk eshte çudi se ka shum si ju ihaaaaaa nuk ka mbet kosova ne votat e juaja .

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    108
    Citim Postuar më parë nga Flora82 Lexo Postimin
    i perqeshuri i porsa ardhur ktheje ka zagrebi ta rrok bablokoooo
    Mos fol kur s'din oj ti.Kur sja ki haberin ma mir mos fol hiq se sa mi dh* temen palidhje.

  3. #63
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Bile, bile qysh s'ju erdhi turp qe ta fajesojne PK !!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Flora82 Lexo Postimin
    Po Deri tani ishin te vetmit serbet qe nuk deshten te votojnê , tani ju kemi juve ne vende te tyre nuk eshte çudi se ka shum si ju ihaaaaaa nuk ka mbet kosova ne votat e juaja .
    Qa bane qik,a je mire nania qysh eshte ani paq nafak se qenke bij e hajrit ti

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    108
    Ku shkoj ai qe thojke ''jo me 10 vota sun fiton'', qe katunari i Deqanit qysh u shpallen t'pavleshme shum vota, dhee sipas gjitha gjasave shkohet n'balotazh n'Gjakove

    Forca MIMO Olle.

  6. #66

    Pershndetje!

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Komisionarët kusarë

    Disa kusarë në qendrat e votimeve ndoshta e kanë dëmtuar rëndë Mimoza Kusarin. Por, kandidatja e AKR’së për Gjakovën është fituesja morale e zgjedhjeve të 15 nëntorit. E zgjedhje tjera do të mbahen prapë

    Nga Berat Buzhala më 18.11.2009 në ora 11:41
    Mbiemri i vajzërisë së Mimozës, ironikisht u shkon shumë përshtati atyre kusarëve që natën e zgjedhjeve u panë duke futur vota ilegalisht në njërën prej pikave të votimit në fshatin Damjan të Komunës së Gjakovës.

    Një dreq e di se çka ka ndodhur në pikat tjera të votimit, ku nuk ka pasur incizime, mirëpo këto fakte të imta, të publikuara nga kandidatja e AKR’së për Kryetare të Gjakovës, lënë të kuptojnë se kur terri ka rënë në tokë, vota e qytetarëve është zhvlerësuar si të ishte letër e WC’së.

    Në të gjitha debatet televizive e kam mbështetur kandidaturën e Mimoza Kusarit për Kryetare të Gjakovës. Ajo u dëshmua si kandidatja më e suksesshme prej të gjithë kandidatëve fillestarë të këtyre zgjedhjeve. Shikoni Vegim Gashin, Astrit Salihun, Besnik Tahirin dhe disa të tjerë se çfarë fiasko pësuan kur u përballën me kandidatët seniorë të komunave. Kurse, pa asnjë mëdyshje, Mimoza Kusari për një muaj të defilimit të kandidatëve të të gjitha partive nëpër ekranet e televizioneve ka treguar se është njeriu më kompetent për ta udhëhequr një komunë. Ajo ishte shumë komode për të gjitha problemet që i ka diskutuar. Sepse i ka njohur.

    Mimoza Kusari, për dallim prej kandidatëve fillestarë, arriti që ta rrisë pjesëmarrjen e votuesve të Gjakovës prej 33 për qind, sa kanë qenë në vitin 2007, në afro 50 për qind në këto zgjedhje. Mimoza ka arritur që kandidatët e dy partive të mëdha, si LDK dhe PDK, t’i shtyjë në margjina. Mimoza arriti që ta mbështesë për muri edhe kandidatin e partisë në pushtet, Pal Lekajn, për të cilin të gjithë thonë se ka punuar mirë në mandatin e kaluar. Pa asnjë paragjykim dhe shumë guximshëm, Mimoza depërtoi në atë që njihet si bastioni AAK’së, në Gjakovë, e për të cilën të gjithë e kemi ditur se kjo parti nuk do ta lëshojë lehtë. Mimoza ka dëshmuar se ka vend në politikë edhe për njerëzit e rinj, që e kanë ndërmend seriozisht të merren me përmirësimin e jetës së qytetarëve. Këtë angazhim të saj, gjakovarët ia kanë shpërblyer me notën 10.

    Ajo përnjëmend nuk arriti që të shkojë në balotazh, falë edhe punës së palodhshme të komisionarëve, por ka kaluar në balotazh në sytë e gjithë popullatës së Kosovës. Ajo e ka humbur betejën në Gjakovë, në një prej fronteve më të papërshtatshme në Kosovë, por e ka fituar një betejë të madhe në nivel të shtetit tonë. Ajo tashmë i ka dyert e hapura për t’u bërë pjesë e politikës më të madhe.
    Kush dyshon në këtë, le të futet në profilin e saj në Facebook. Për momentin, ajo faqe është shndërruar në forum të mbështetësve të saj, që më plot pezëm e kontestojnë procesin zgjedhor në Komunën e Gjakovës. Në ketë faqe pas saj janë rreshtuar 12 mijë persona, kurse disa mijëra të tjerë - AKR thotë 10 mijë - u mblodhën për të protestuar publikisht rrugëve të Gjakovës. Ka kaluar një kohë e gjatë që 5 mijë apo 10 mijë veta kanë protestuar për ndonjë kauzë që nuk ka të bëjë me Serbinë.

    Nuk di ndonjë gjë tjetër, përveç atyre videove të turpshme që i ka prezantuar Mimoza në një konferencë për shtyp, por po ma merr mendja se diçka e çuditshme ndodhi në Gjakovë me 15 nëntor.

    Teorikisht është e mundur çdo gjë, por praktikisht thuajse është e pamundur që dy kandidatë që në raundin e parë t’i marrin mbi 90 për qind të votave, duke i shkelur krejtësisht me këmbë të gjithë të tjerët. E sidomos përfaqësuesin e LDK’së, për të cilin deri një ditë para zgjedhjeve thuhej se gjithashtu është konkurrent i denjë për këto zgjedhje. E si ndodhi që Fehmi Vula, një gjakovar denbabaden, një kirurg i ndershëm, një person i respektuar nga e gjitha Gjakova, ta fitojë një përqindje skandaloze, prej 5 për qind?

    Fati i keq i Mimozës është se momenti për t’i kontestuar këto zgjedhje nuk është më i miri i mundshëm. Bashkësia ndërkombëtare, më e interesuar sesa për Gjakovën si rast specifik, ka qenë e interesuar që ky proces si i tillë të kalojë pa probleme të mëdha. Për ketë arsye prej State Departament’it e deri në Bruksel kanë reaguar shpejt për ta përshëndetur procesin zgjedhor, e cila gjë i ndihmon shumë imazhit të Kosovës. Kurse Mimoza dhe AKR gjenden në mes dy dilemave, e ndoshta edhe presioneve: ta vazhdojnë betejën e tyre për të zbardhur procesin e zgjedhjeve në Gjakovë, qoftë edhe në rrugë, apo të sakrifikojnë një të drejtë të tyre, që këtij procesi t’i vihet një kapak, i cili i mbulon edhe anët e mira por edhe ato të errëta të këtij procesi.

    Cilado që të jetë zgjidhja, tashmë dihet se personi më atraktiv dhe më simpatik i datës 15 nëntor është Mimoza Kusari. Aleanca për Kosovën e Re tashmë e ka në dorë një pasuri të jashtëzakonshme politike. Mimoza Kusari është fituese morale e këtyre zgjedhjeve. Kurse në Kosovë do të vijnë zgjedhje të reja.

    LLapi të urojme kalimin nga zedhënsi i Pdk, në zëdhënes të Akr-se se Bexhet Pacollit,gjithnje me shpresen qe te mos jesh i merzitshem sikur ishe deri tani me ato postimet tua lodhshme,edhe pse ky postimi yt na jep te kuptojme se nuk ke dalë nga ajo linja e kopjimeve dhe citimeve te gazetave,,,.nuk je aspak vetvetja...
    Sa per z. Berat Buzhala,ai edhe pse nuk eshte hapatzi ne strukturat udheheqese te ndonje partie,dihet se eshte i afert me pdk,dhe njerzit e gjakut te ti jane aktivist te pdk, njeri eshte në udheheqësin e deges se pdk ne Kline,prandaj nuk na befason aspak ky artikull i pa vlere i tij,,është pjes e luftes speciale qe bëhet kunder AAK,e paska pranuar edhe vet se gjate komentimit te debateve televizive anonte ka z.Mimoza,kete e kemi vrejtur edhe ne qe nuk jemi analist politik.
    Jo vetëm qe nuk ka fitu asgje moralisht Mimoza,perkundrazi ka humb shume reputacionin e saje,,,, ngjarjet e fundit tregojn me se miri se mbiemri Kusari i
    pershtatet Mimozes,,kusar jan ata qe nuk i njohin institucionet e qeverise se shtetit te Kosoves dhe vendimet qe i marrin ato institucione i kontestojnë,kusare jan ata qe per qellime te errëta te nje rrethi vicioz, shkatojne permbysje totale te jetes ne nje komune,kusare jan ata qe me AK47 sulmoin institucionet e republikes se Kosoves, kuvendin komunal te Gjakoves,,ndjekin me precizitet shembujt e Edi Rames duke bojkotuar gjdo gjë,kusare jan ata qe me gjdo kusht e pa zgjedhur menyra e rrugë veprimi synojne pushtetin...
    Keto veprime te Kusares gjakovare jan te turpshme ,te ngjajshme me veprimet e strukturave paralele serbe ne veri te Kosoves...
    Nuk po zgjatem me shume kete here... degjohemi ateher kur kusaret do te gjeje forcen e ta pranoj humbjen...

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    108
    Sa interesant osht mi sulmu kuvendin vet ata qe po i akuzojin tjert ahahahaah, kuvendi osht sulmu prej katunarve t'AAK, po jom msu me ksi sene ata, ''kishe'' po bojin diqka.

    Edhe 130 vota duhen me ju anulu z.P(K)ALidhje Lekaj, qe te shkohet ne ballotazh, gje qe pritet te ndodhe sot, pasi te merret vendimi per 7 qendra te votusesve, ku nese anulohet vetem nje at'here ka balotazh !!!

    Nese keni pa Jeta ne Kosove para 1 jave, z.P(K)ALidhje Lekaj ka deklaru , ''nese vetem nje flete e votuesve eshte e parregult un do te jap dorheqje dhe sdo jem kryetar i komunes se Gjakoves'', ta shohim tash qka po thot kur me shume se 1500 vota jane shpallur te pavleshme.

    Forca MIMO.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-07-2007
    Postime
    128
    Citim Postuar më parë nga Skifter Bjeshke Lexo Postimin
    LLapi të urojme kalimin nga zedhënsi i Pdk, në zëdhënes të Akr-se se Bexhet Pacollit,gjithnje me shpresen qe te mos jesh i merzitshem sikur ishe deri tani me ato postimet tua lodhshme,edhe pse ky postimi yt na jep te kuptojme se nuk ke dalë nga ajo linja e kopjimeve dhe citimeve te gazetave,,,.nuk je aspak vetvetja...

    [I]Arësyen e plasimit të këtij postimi,e di Llapi...[/I]
    Sa per z. Berat Buzhala,ai edhe pse nuk eshte hapatzi ne strukturat udheheqese te ndonje partie,dihet se eshte i afert me pdk,dhe njerzit e gjakut te ti jane aktivist te pdk, njeri eshte në udheheqësin e deges se pdk ne Kline,prandaj nuk na befason aspak ky artikull i pa vlere i tij,,
    [
    [I]I]...e ç\ka të keq nëse dikush është i afërt me një parti më shumë se me një tjetër.Dhe kjo që ti thua se ky artikull i Beratit është i pavlerë,harroje ti këtë.Sigurisht se vogël shumë i vogël je ti për të vlerësuar artikujt e Beratit.[/[
    /I]I]është pjes e luftes speciale qe bëhet kunder AAK,e paska pranuar edhe vet se gjate komentimit te debateve televizive anonte ka z.Mimoza,kete e kemi vrejtur edhe ne qe nuk jemi analist politik.

    Ky anim për Mimozën sigurisht se është anim për vlerat e reja dhe është i frymëzuar nga programi i Mimozës,si dhe nga potencialet kulturore dhe intelektuale të saj.


    Jo vetëm qe nuk ka fitu asgje moralisht Mimoza,perkundrazi ka humb shume reputacionin e saje,

    po,a?...hhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,,,

    ngjarjet e fundit tregojn me se miri se mbiemri Kusari i
    pershtatet Mimozes,

    Mbase ke dashur të thuash se kusar janë ata që vodhën votën e Mimozës(kjo e dokumentuar nga Mimoza).


    ,kusar jan ata qe nuk i njohin institucionet e qeverise se shtetit te Kosoves dhe vendimet qe i marrin ato institucione i kontestojnë,kusare jan ata qe per qellime te errëta te nje rrethi vicioz, shkatojne permbysje totale te jetes ne nje komune,

    edhe këto nuk vlejnë për Mimozën.



    kusare jan ata qe me AK47 sulmoin institucionet e republikes se Kosoves, kuvendin komunal te Gjakoves,

    [I]mos je ti ai kusari që gjuan gurin dhe e mësheh dorën,për ta hedhur dyshimin në Mimozën?

    ,ndjekin me precizitet shembujt e Edi Rames duke bojkotuar gjdo gjë


    dhe ti mendoke se u dashka të heshtet edhe atëherë kur më se ashiqare shihet vjedhja e votës?!
    ,
    kusare jan ata qe me gjdo kusht e pa zgjedhur menyra e rrugë veprimi synojne pushtetin...
    Keto veprime te Kusares gjakovare jan te turpshme ,te ngjajshme me veprimet e strukturave paralele serbe ne veri te Kosoves...

    DHE KËSHTU SI TI FLASIN VETËM NJERËZIT E PATURP


    Nuk po zgjatem me shume kete here... degjohemi ateher kur kusaret do te gjeje forcen e ta pranoj humbjen...
    JO,JO,KUSARËT E TU NUK DO TË GJEJNË FORCË PËR TA PRANUAR HUMBJEN.
    Ndryshuar për herë të fundit nga veletini : 25-11-2009 më 09:25

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Zgjedhjet çfarëdo qofshin ato, janë për të zgjedhur njerzia,jo për të vjedhur votën kushdo qoftë ai.
    Nëse duam të bëhemi shtet demokratik me institucione të pavarura,liri qytetare e komb prosperues,duhet të gjithë njëzëri të denojmë ata që keqperdorin edhe një vot të një qytetari tonë.
    Në rastin konkret,komisionerët e koalicionit AKR-LDD janë treguar patriotë të vërtetë,sepse kanë dhënë alarmin për një hajdutri, që është edhe më e rrezikshme se ajo hajnia ordinere,ndaj të cilës si duket kemi filluar të bëhemi imun.
    Një popull që pranon ti vidhet vullneti politik i shprehur me votë,në mënyrë demokratike,ai pranon që neser ti vidhet edhe liria e shteti i tij.
    Institucioni kushtetues i përcaktuar me kushtettë e ligj KZAP-i,është duke bërë punën e vet dhe neve si njerzë të etshëm për drejtësi e rend ,duhet ta pranojmë verdiktin e tij,pa marrë parasyshë preferencat politike të çdonjërit prej nesh.
    Në këtë rast dhe të ngjajshme,që pritet të vendoset sot e nesër,shihet pjekuria dhe serioziteti i një partie politike dhe i sipmatizuesve të saj.
    Besoj se ndajmë të njejtin përkushtim e vullnet,që edhe në rastet tjera ku ka dyshime të bazuara për një diçka të ngjajshme,të reagojmë si qytetarë,por edhe të pranoijmë rrugen institucionale e ligjore të zgjidhjes së kontesteve të kësaj natyre.
    Çdo rrugë tjetër është e jashtligjshme, dhe si e këtillë vetëm se do ta ngatrrojë lëmshin tonë,edhe ashtu të ngatrruar në raport me botën,fqinjët dhe me neve ndër vete.
    Prandaj,të jemi të durueshëm e të vendosur për një proces demokratik edhe më cilësor e transparent, nëse vie deri te balotazhi në Gjakovë e kudo tjetër.
    Le të fitojë ai që ka voten e qytetarit,kushdo qoftë ai !

  10. #70

    Talking

    Citim Postuar më parë nga 21' Lexo Postimin
    Sa interesant osht mi sulmu kuvendin vet ata qe po i akuzojin tjert ahahahaah, kuvendi osht sulmu prej katunarve t'AAK, po jom msu me ksi sene ata, ''kishe'' po bojin diqka.

    Edhe 130 vota duhen me ju anulu z.P(K)ALidhje Lekaj, qe te shkohet ne ballotazh, gje qe pritet te ndodhe sot, pasi te merret vendimi per 7 qendra te votusesve, ku nese anulohet vetem nje at'here ka balotazh !!!

    Nese keni pa Jeta ne Kosove para 1 jave, z.P(K)ALidhje Lekaj ka deklaru , ''nese vetem nje flete e votuesve eshte e parregult un do te jap dorheqje dhe sdo jem kryetar i komunes se Gjakoves'', ta shohim tash qka po thot kur me shume se 1500 vota jane shpallur te pavleshme.

    Forca MIMO.
    Citim Postuar më parë nga Gjakova e Kuqe Lexo Postimin
    Kjo sepse televizonet e kan transmetu incizimin prej nje kameres se dyte dhe jo direkt.
    Shiko kete video, eshte me e qarte http://www.youtube.com/watch?v=idojIjkQK5U


    Ndoshta ne Viti nuk eshte bere aq vjedhje masive sa ne Gjakove. Ne Gjakove eshte vjedhe me shumice me se paku ne 5 fshatra. Dhe kjo nuk eshte vetem ne keto zgjedhje, por edhe ne zgjedhjet e 2007 po ne te njejtit fshatra.
    Populli i Gjakoves nuk ka faj qe ne Viti nuk po behet kaq zhurme si ne Gjakove, askush nuk e ndalon popullin e Vitis te dal dhe te protestoj per voten e vjedhur.
    Plus pse zhurma ma e madhe qe eshte bere ne Gjakove nuk eshte se ka vetem ni video, por tek KZAP-i kane shkuar me dhjetera ankesa dhe me fakte dhe me incizime filmike.
    Dje ne lajmet e mbremjes nga RTK-ja kane deshmuar para atij televizioni te maskuar 2 persona, ku kane treguar se si jane kercenuar, i jane kerkuar telefonat mobil e gjera tjera te kesij lloj.
    Kta dy po deshmonin per vjedhjet e votave ne Gjakove.
    Nese e ke degju ne Klan Kosova ne emisionin e Baton Haxhiut me Mimoza Kusari, ajo thoshte se ka deshmi nga pleqt qe kane ardhur nga fshatrat per te deshmuar qe vetem pse ka thene kam votu per Mimoza Kusarin eshte rraf me shuplaka.
    Ajo tregonte pastaj dhe nje rast tjeter ku eshte denoncuar nga nje i moshuar tjeter i cili kishte denocuar vet nipin e vet.

    Gjithe kto vjedhje me se miri i di populli i Gjakoves, dhe eshte e padrejte te thuhet nga dikush qe nuk eshte pjese e komune se Gjakoves pse po behet kaq shume zhurme ne Gjakove.
    Citim Postuar më parë nga veletini Lexo Postimin
    JO,JO,KUSARËT E TU NUK DO TË GJEJNË FORCË PËR TA PRANUAR HUMBJEN.

    Prape jeni humbes, pas gjithe atyre trazirave qe i shkaktuat!!!
    Keni per te shtuar diçka?
    Po tash pse nuk na uroni fitoren?

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •