nje gje dihet qe pjesmarrja ne zgjedhjet e ardhshme dot te jet shum ma e ult
kur edhe vet votuesit e shofin se si manupulohet me vullnetin e tyre ...
nje gje dihet qe pjesmarrja ne zgjedhjet e ardhshme dot te jet shum ma e ult
kur edhe vet votuesit e shofin se si manupulohet me vullnetin e tyre ...
Kjo eshte e sigurt dhe eshte per keqardhje.nje gje dihet qe pjesmarrja ne zgjedhjet e ardhshme dot te jet shum ma e ult
kur edhe vet votuesit e shofin se si manupulohet me vullnetin e tyre ...
FLM per video "Gjakove e Kuq", nuk e kam pare kete, mu habit ...
Nese behet rivotim (balotazh n'fakt, pasi nese anulohen rreth 5000 vota shkojin balotazh) at'here un po ta garantoj se mbi 80 % do t'dalin.Shum i sigurt jom.
Ehhh nese nuk mirren parasysh ato ankesa dhe mbetet keshtu siq eshte heren tjeter ne Gjakve sdo dalin fare, spaku qytetaret po flas.
Përshndetje!
Fillimisht i uroj fitoren AAK-së dhe kryetarit te nderuar zoteri Pal Lekaj i uroj suksese te metutjeshme ne punen e madhe qe ka bere dhe vazhdon ta beje per qytetin e Gjakoves.
Un kam pasur nje respekt te veqante per Mimoza Kusarin,para se te kandidonte per kryetare ,por gjate fushtes , sidomos ne debatet me televizive asaj paksa filloi ti bie maska , e them sinqerisht se nuk e kam besuar qe nje femer te jet e kompromituar ne ate shkalle, te jet aq e etur per pushtet,te synoje pushtetin pa zgjedhur rruge dhe menyra veprimi,,,humbja ne zgjedhje (sidomos pasi nuk arriti as balotazhin)duket sikur e zbuloj te tëren se cila eshte.
Veprimet e saj jan te pafalshme ,e kthej permbys nje komune, organizoi protesta ,u mbyllen shkolla ,futi perqarjen ne qytet dhe e çoi qytetin drejt luftes civile,paguan qindra njerz te dalin ne rruge(jo mijera siq e paska cek dikush me lart),prishi imazhin e zgjedhjeve dhe te vet Kosoves,derisa gjithe bota vlersuan pozitivisht tere rrjedhen e e zgjedhjeve lokale , ajo per perfitime personale dhe per qellimet e uleta te sponzoruesve te saj i beri gjithe keto turpe..
Ata qe qendrojne prapa gjithe kesaj mjegulle nuk ia don te miren Gjakoves,nuk ia don te miren Dukagjinit,nuk ia don te miren Kosoves,prandaj jo rastesisht Mimoza Kusari u caktua kandidate per kryetare te Gjakoves,,ato funderrinat qe jane ne prapaskene e din fort mire se ku eshte bastioni i AAK dhe fillimisht inskenuan nje *sulm* mbi kryeministrin ne Deqan,pastaj keto ngjarjet e Gjakoves...Dikush ketu ne kete teme tha qe nuk qendron Mimoza prapa gjithe kesaj,,,a mos valle prisnit qe te deklarohet boterisht dhe te thot se un qendroj pas gjitha ketyre gjerave te turpshme?!!! Dikush tjeter ketu tha me dore ne zemer se duhet te vinte AKR-ja ne pushtet ne Gjakove,dhe jan bere parregullsi,por ua kujtoj se Bexhet Pacolli para se te kerkoj pushtetin ne Gjakove, dhe te derdhe para për rrëmuja,duhej tua kthente parat djemve te Gjakoves qe punuan ne Kazakistan e Rusi,para te fitueme me mund e gjak, e qe kurr nuk ua pagoi...
Se sa eshte e sakte dhe bindese Mimoza ne ato akuzat u pa qarte mbreme ne emisionin Jeta ne Kosove, ne RTK ... AAK pati ne keto zgjedhje rritje te dyfishte apo me shume,athua nga vjedhja eventuale e dhjete votave ne Damian te Hasit erdhi kjo rritje? Ju lutem te jeni sado pak realist!! Disa ketu ne postimet e tyre kur permendin Mimozen thone kryetarje e ardhshme, desha ti korigjoj pak dhe tu them se mund te thuani kandidatja eventuale e ardhshme pas 4 viteve haha.
Nuk qendron populli i Gjakoves pas gjithe kesaj ,kjo eshte akuze e rende ,eshte fyerje qe i behet qytetarit te Gjakoves,populli me voten e tij tregoi se nuk shitet per parat e pista te Bexhet Rusit as parat e pista te kryeministrit Thaqi ,populli votoi vlerën dhe injoroi antivlerën,,ata qe qendrojne prapa gjithe keti turpi nuk jan asgje tjeter veq fosile komuniste te sahanlepirsave te Beogradit, Fadil Hoxhes e Mah-*** Bakallit,qe Kosoven e shohin kudo tjeter vetem jo ne progres,mostren e tyre e kemi ketu ne forum shikone temen Raifaisen superliga e Kosoves ne futboll,3a4 postimet e fundit dhe shihet qarte se kush jan keta e qfare qellimi e vizioni kan dhe vlersone ju vet se a i duhen keta Kosoves...
Shkolla su mbyllen, kush te tha, zpo tash e kuptova, e ndegjove z.PALidhje Lekaj.
Dolen mijera, jo qindra ( , fundi i kesaj video shihet me qart, por tek kuvendi komunal qe se ka qit asnje TV, eshte shtuar gati 3-fish numri, po ske faj ti se je ne naj katun e ske pas ku mi pare).
10 votave ?? Vetem 10 i futi ne ate kameren e 20 sekonadave, por me vone qe sesht pare ?
Gjyshi i jam qe ka vdekur para 4 viteve kish votuar, n'mujshit mi dit per kon ka votu ? Ncncncncn ma bre se marre osht.
A jeton ne Gjakove apo jo, ta di me kon jom tu fol ??? Ne qytet te Gjakoves (jo n''rethina) Mimoza i ka fituar ne qdo shkolle nga 3000-4000 vota, kurse dr.PALidhje i ka fituar nga rreth 1000 vota, as ato sdo i fitonte po mos tu inkuadrihej hajni ma i madh Astrit Haraqija, qe tashme osht shprengul prej Gjakoves, pasi ska vend mo ktu.
ps. DUHET DREJTESI, ATE E PRESIM TE GJITHE KETE JAVE, NESE NUK KA MUND TE PRITET GJITHQKA, MUND TE VIJE EDHE ME E KEQJA ...
''Ku mbet vota ime'' ? ..... Qitni HEJNIN jasht.
politika e kosoves si mielli i magjupes,nuk din kush me ju ra ne fije nje diqka jam i sigurt se jam shume i lumtur qe nuk kam votua te pakten fatkeqesin nuk e kam aprovu me voten time.
Komisionarët kusarë
Disa kusarë në qendrat e votimeve ndoshta e kanë dëmtuar rëndë Mimoza Kusarin. Por, kandidatja e AKR’së për Gjakovën është fituesja morale e zgjedhjeve të 15 nëntorit. E zgjedhje tjera do të mbahen prapë
Nga Berat Buzhala më 18.11.2009 në ora 11:41
Mbiemri i vajzërisë së Mimozës, ironikisht u shkon shumë përshtati atyre kusarëve që natën e zgjedhjeve u panë duke futur vota ilegalisht në njërën prej pikave të votimit në fshatin Damjan të Komunës së Gjakovës.
Një dreq e di se çka ka ndodhur në pikat tjera të votimit, ku nuk ka pasur incizime, mirëpo këto fakte të imta, të publikuara nga kandidatja e AKR’së për Kryetare të Gjakovës, lënë të kuptojnë se kur terri ka rënë në tokë, vota e qytetarëve është zhvlerësuar si të ishte letër e WC’së.
Në të gjitha debatet televizive e kam mbështetur kandidaturën e Mimoza Kusarit për Kryetare të Gjakovës. Ajo u dëshmua si kandidatja më e suksesshme prej të gjithë kandidatëve fillestarë të këtyre zgjedhjeve. Shikoni Vegim Gashin, Astrit Salihun, Besnik Tahirin dhe disa të tjerë se çfarë fiasko pësuan kur u përballën me kandidatët seniorë të komunave. Kurse, pa asnjë mëdyshje, Mimoza Kusari për një muaj të defilimit të kandidatëve të të gjitha partive nëpër ekranet e televizioneve ka treguar se është njeriu më kompetent për ta udhëhequr një komunë. Ajo ishte shumë komode për të gjitha problemet që i ka diskutuar. Sepse i ka njohur.
Mimoza Kusari, për dallim prej kandidatëve fillestarë, arriti që ta rrisë pjesëmarrjen e votuesve të Gjakovës prej 33 për qind, sa kanë qenë në vitin 2007, në afro 50 për qind në këto zgjedhje. Mimoza ka arritur që kandidatët e dy partive të mëdha, si LDK dhe PDK, t’i shtyjë në margjina. Mimoza arriti që ta mbështesë për muri edhe kandidatin e partisë në pushtet, Pal Lekajn, për të cilin të gjithë thonë se ka punuar mirë në mandatin e kaluar. Pa asnjë paragjykim dhe shumë guximshëm, Mimoza depërtoi në atë që njihet si bastioni AAK’së, në Gjakovë, e për të cilën të gjithë e kemi ditur se kjo parti nuk do ta lëshojë lehtë. Mimoza ka dëshmuar se ka vend në politikë edhe për njerëzit e rinj, që e kanë ndërmend seriozisht të merren me përmirësimin e jetës së qytetarëve. Këtë angazhim të saj, gjakovarët ia kanë shpërblyer me notën 10.
Ajo përnjëmend nuk arriti që të shkojë në balotazh, falë edhe punës së palodhshme të komisionarëve, por ka kaluar në balotazh në sytë e gjithë popullatës së Kosovës. Ajo e ka humbur betejën në Gjakovë, në një prej fronteve më të papërshtatshme në Kosovë, por e ka fituar një betejë të madhe në nivel të shtetit tonë. Ajo tashmë i ka dyert e hapura për t’u bërë pjesë e politikës më të madhe.
Kush dyshon në këtë, le të futet në profilin e saj në Facebook. Për momentin, ajo faqe është shndërruar në forum të mbështetësve të saj, që më plot pezëm e kontestojnë procesin zgjedhor në Komunën e Gjakovës. Në ketë faqe pas saj janë rreshtuar 12 mijë persona, kurse disa mijëra të tjerë - AKR thotë 10 mijë - u mblodhën për të protestuar publikisht rrugëve të Gjakovës. Ka kaluar një kohë e gjatë që 5 mijë apo 10 mijë veta kanë protestuar për ndonjë kauzë që nuk ka të bëjë me Serbinë.
Nuk di ndonjë gjë tjetër, përveç atyre videove të turpshme që i ka prezantuar Mimoza në një konferencë për shtyp, por po ma merr mendja se diçka e çuditshme ndodhi në Gjakovë me 15 nëntor.
Teorikisht është e mundur çdo gjë, por praktikisht thuajse është e pamundur që dy kandidatë që në raundin e parë t’i marrin mbi 90 për qind të votave, duke i shkelur krejtësisht me këmbë të gjithë të tjerët. E sidomos përfaqësuesin e LDK’së, për të cilin deri një ditë para zgjedhjeve thuhej se gjithashtu është konkurrent i denjë për këto zgjedhje. E si ndodhi që Fehmi Vula, një gjakovar denbabaden, një kirurg i ndershëm, një person i respektuar nga e gjitha Gjakova, ta fitojë një përqindje skandaloze, prej 5 për qind?
Fati i keq i Mimozës është se momenti për t’i kontestuar këto zgjedhje nuk është më i miri i mundshëm. Bashkësia ndërkombëtare, më e interesuar sesa për Gjakovën si rast specifik, ka qenë e interesuar që ky proces si i tillë të kalojë pa probleme të mëdha. Për ketë arsye prej State Departament’it e deri në Bruksel kanë reaguar shpejt për ta përshëndetur procesin zgjedhor, e cila gjë i ndihmon shumë imazhit të Kosovës. Kurse Mimoza dhe AKR gjenden në mes dy dilemave, e ndoshta edhe presioneve: ta vazhdojnë betejën e tyre për të zbardhur procesin e zgjedhjeve në Gjakovë, qoftë edhe në rrugë, apo të sakrifikojnë një të drejtë të tyre, që këtij procesi t’i vihet një kapak, i cili i mbulon edhe anët e mira por edhe ato të errëta të këtij procesi.
Cilado që të jetë zgjidhja, tashmë dihet se personi më atraktiv dhe më simpatik i datës 15 nëntor është Mimoza Kusari. Aleanca për Kosovën e Re tashmë e ka në dorë një pasuri të jashtëzakonshme politike. Mimoza Kusari është fituese morale e këtyre zgjedhjeve. Kurse në Kosovë do të vijnë zgjedhje të reja.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt