Pèrshendetje perju gjithè antar te forumit shqiptar,temen qe ekeni hapur rreth rezultateve te publikuara,me 16nentor ,deshmojnè mjaft mir se Pal lekaj èshtè ni personalitet shumè injohur jo vetem ne Gjakov por nè tèr kosoven,dhe fitorja eti deshmon kjart se èshtè ni personalitet qe kapunu dhe po punon qe gjakoven me rrethinè te ket ni ndryshim ashtu siq ika hije,mendoj se pal lekaj eshtè ni person ifjales,iguximit dhe mbi gjitha i veprimit,pal lekaj injef problemet egjakoves èshtè ni person qe ka provoj ne zhvillimin dhe ndertimin e gjakoves, sa iperket mimoza kusarit eshtè ni femer qe ka ni karrjer te bujshme shkencore, por vetem njè gjè po ethem se nuk duhèt tè vi nè gjakov vetem kur jan zgjedhjet por duhet te jepte kontribut edhe parazgjedhjeve.
Ramushi u bo mik me Menduh Thacin e Maqedonis (eksperti i mbushjes se kutive), ndoshta ai i ka tregu ndoj trik si behet kjo pun.
Shqiperi eshte edhe Cameria
Shumica e popujve neper bot meritojn qeverisjen qe kan nje nder to eshte edhe populli i kosoves.
Per sa koh beson ky popull i mjer dhe i pa ditur ne prapaganda te komandantave te bllaces mos te prsi ndryshime. (per ata qe se din: ata qe kan qendru ne shqiperi ne koh te luftes dhe jan vesh me rroba UCK-se dhe jan fun ne Kosove kur eshte fut nato quhen Komandant e Bllaces)
Perfundimisht mendoj se ky popull meriton me keq se si eshte sot.
Me sa ndegjova KQZja, ato vendvotime ne gjakove qe dyshohen se jan manipulu i ka anulu dhe keshtu, tash do kete balotazh ndermjet AKR dhe AAKs. Sepse rezultatet preliminare qe u publikuan dje dhe pardje, tregonin se AAKja i kishte fitu zgjedhjet pa balotazh ne kete komune, mirpo pasi si duket i paskan anulu keto vendvotime dhe tash perqindja e AAKs ishte mbi 30%, ndersa AKRja rreth 18%, keshtu qe sipas kqz do te kete balotazh ne kete komune ndermjet ketyre partive.
Verejtje: qenkan rezultate per asamble komunale ato te dhena lartë.
Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 17-11-2009 më 16:13
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Mimozes,dhe jo vetem Mimozes vota i ështe vjedhur.Dhe nese heshtet për voten e vjedhur për të mos shqtësuar miqët tanë në botë,kësaj do t\i gëzohen vetëm ata që kanë vjedhur votën.
Partitë raportojnë për parregullsi
Vlerësimet për ecurinë e procesit zgjedhor në 36 komuna të Kosovës kanë qenë në masë të madhe pozitive – mirëpo ka pasur edhe reagime nga parti të ndryshme rreth parregullsive ose incidenteve të vogla.
Kështu, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, gjatë konference për media ka thënë se gjatë ditës është regjistruar një incident në Vushtrri, ku është përfshirë kandidati i AAK-së për kryetar të komunës, Muharrem Shabani – i cili sipas Kuçit – “ka cenuar të drejtën e votës”.
“Na vjen keq për një rast që ka ndodhur në Vushtrri, ku është involvuar direkt edhe kandidati i AAK-së për kryetar të komunës. Rasti është i njoftuar edhe në organet e policisë. Mendoj që policia është duke e kryer punën e vet, nuk është diçka që ka cenuar vetëm të drejtën e votës, po është diçka që ka cenuar më shumë, ndaj do ta quaja ligjin, po për këtë ne do t’ia lëmë organeve të drejtësisë që ta thonë fjalën e vet”, ka thënë Kuçi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Shtabi Qendror Zgjedhor i AAk-së e ka demantuar fuqishëm deklaratën Kuçit, duke thënë se, PDK dhe zyrtarët e saj, duke u munduar t’i maskojnë shkeljet flagrante që po i bëjnë procesit zgjedhor, përmes dhunës, ndërhyrjes direkte në vendvotime me zyrtarë, truproja dhe, madje me forca të policisë, tash duan të shpifin kundër kandidatëve potencialë të AAK-së, të cilët pritet të dalin bindshëm fitues në komunat e tyre, siç është edhe rasti i kandidatit në Vushtri, Muharrem Shabani.
Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm Zgjedhor i LDK-së, ka dërguar një ankesë në drejtim të KQZ-së për shkak të siç thuhet “disa ndërhyrjeve në proceset e votimit dhe shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me praninë e personave të paautorizuar nëpër qendrat e votimit. LDK ka kërkuar zyrtarisht që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Ndërmarrë masat e duhura për largimin e personave të paautorizuar nga qendrat e votimit anembanë Kosovës, përkatësisht të marrë vendim në lidhje me këtë çështje dhe të urdhërojë Policinë e Kosovës që të zbatojë këtë urdhër.
“Kjo ankesë/kërkesë bëhet me vullnetin për të siguruar një ambient sa më të qetë që qytetarët të votojnë në këtë orë të fundit, pasi vërehet një dalje masive e popullsisë, si dhe procesi i numërimit të votave të garantohet pa praninë e personave të paautorizuar. Në të njëjtën kohë, i kërkojmë KQZ-së që në qendrat ku ka votues edhe pas orës së mbylljes së kutive, përtej orës 19:00, qendrat të qëndrojnë hapur, ashtu siç e parashikon edhe ligji”, thuhet në ankesë.
Ndërkaq Lidhja Demokratike e Dardanisë ka reaguar ndaj parregullsive që, sipas kësaj partie, kanë ngjarë në komunën e Skenderajt.
Sipas kësaj partie, në fshatin Prekaz i Epërm, Partia Demokratike e Kosovës së bashku me Haxhi Bejten kanë mbushur me fletëvotime kutitë që gjendeshin në vendvotimin në Prekaz, e që është në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet.
Gjithashtu – sipas degës së LDD-së në Skenderaj, në fshatrat: Qirezë, Turiçevc, Burojë, Açarevë, Kllodernicë, Runik, Vojnikë dhe fshatra të tjerë, vjedhjet kanë qenë shumë të mëdha. /Telegrafi
kur populli perqahet per disa hajna n`qeveri at`her qka me prit prej atij populli..populli qe mbron sistemin e enver hoxhes,populli qe mbron politikajt e jo qytetarin qe osht pjese e tij,qka me prit prej ktij populli?.popull qe mbron hajnin,krimin,kercnimet dhe gjithqka negative...jena tu e qart boten qe edhe qit pavarsi qe na dhan me na mar kadal dale .qeveria nuk mbahet me kallasha kercnime,por mbahet me tru, veq truni duhet me kon n`qeveri..kur u kan koha kallashit gjysa kan pushu neper tirane neper hotela e tash nuk pritojn mi kap kallashat vlla me vlla.
Edhe une si nje a partiak e perkrahi mimoza kusarin ne kete proteste ,,,se ka te drejt ne kete...
Po po me vjen keq prej disa antarev te keti forumi kur ramushin eqojeshin ne hen se vertet eshte i drejt ne disa ....
Po mire jemi deshmitar te asj se qka ka ndodhur edhe ne vushtrri kur disa 4 simpatizan te AAK,jam zen me areme ne vende votimet ku me gjdo kushte u mundojeshin me i shti votusit te votojen aak,ne mesin e tyre edhe vet kandidati i aak,se per vush,,
se ramushi eshte ka mundohet me kushet edhe me arem em marr pushtetin ,,se eshte mesuar ne qeverisje te ti per kater vite ne hajni...
edhe nwe gjakove jemi deshmitar se kusari edhe ne baz te sondazheve ka pasur nje eprsi te mire ne krahasim me leken,,,po ja qka eshte hajnija,,,
dhe vjedhja e votes se qytetarit,,po une shpresoj qe GZAPI do ti anuloj disa vende votime,,po edhe nje une nuk pajtohna me mimozen aty ku i ka pasur komisioneret e vet ata nuk eshte deshtur ti nenshkruajen parregullsit,,po edhe ata jan kan te shitur per ramushin,,
Edhe nje AKR eshte humbesi i ketyre zgjedhjeve vetem e vetem si ka hyre ne kualicion me LDD, kete le ta vlersojen edhe analistet e akr,se
Krijoni Kontakt