Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 35
  1. #21
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Bretkosa qė do te trashet sa njė ka

    Bretkosa sa njė ve,
    pa nje ka sa njė deve
    dhe nakari nuk' e la,
    desh tė trashet sa njė ka.
    Kur vu kėtė gjė ndėr mėnd,
    vate u shtri ndė njė vėnd
    duke ngrėn e duke pirė,
    qė tė fryhet sa mė mirė.
    — Shihni, shihni, sa u rrita, —
    thėrrit e thoshte pėrdita.
    — Mos u mburr' e mos u mbaj, -
    i thoshnė shoqet e saj.
    — Shihni, nukė jam sa demi?
    — Jo! — Shikoni. — Jo, tė themi.
    — Pa shikoni kėtė bark
    si tė kaut. — Jo, je lark! —
    Bretkosa, nga marasi,
    u fry, u fry gjersa plasi.
    Shumė njerėz ndė kėtė botė
    thone se janė te zote;
    si bretkosa mendohen
    mburren e lėvdohen.

  2. #22
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Cinxeri dhe milingona

    Cinxer' i marre
    gjithe behare
    e shkoi duke kenduar
    nde kopshte te lulezuar
    Po behari shkoi,
    cinxeri pushoi
    dhe zuri tė qajė
    se s'kish se ē'tė hajė.
    T'i mos vdesė nga uria
    njė ditė del nga shtėpia,
    dhe miligonės i thotė:

    -.Zonjė, sot bėn shumė ftohtė.
    s'ka ē'tė ha dhe jam sėmurė,
    po nėmė dy **** grurė,
    ta kthej prapė nė korrik.
    nė mė ke gjiton dhe mik
    Tė tė vijė keq pėr mua.
    Po milingona s'ep hua
    se ėshtė fort e shtrėnguar
    — Nė behar s'paske punu
    Thotė zonja milingonė.

    — Kendova, pėr zonė,
    beharė tė terė
    ndė fush' e ndė male,

    — Fort mirė ke bėrė,
    tani hidhu valle!

  3. #23
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Lopa, dhia, delja dhe luani

    Ndė kohė tė vjetėr,
    njė lop' e njė dhi
    dhe njė dele tjetėr
    bėnė shoqėri
    bashkė me luanė
    dhe pėr gja tok vanė.
    Njė ditė tė shtunė,
    njė zorkadhe zunė
    brėnda nė njė ferrė.
    Luani, sakaqėherė,
    e mori e ēau,
    me thonj vet' e ndau.
    Bėri katėr copa,
    ashtu si desh lopa:
    «Cop' e madhe, tha, pėr mua,
    se jam luan dhe kshtu dua,
    Cop' e dytė, besa-besė,
    mė bie vetė nė pjesė,
    doni, s'doni, do ta marr,
    se sot s'jemi barabar.
    Dhe kėtė copėn e tretė
    jam i zoti e marr vptė,
    si kam gjithnjė zakonė,
    Cop' e katrėtė, pėr zonė,
    imja qoftė, pa dyshim,
    se jam trim.

  4. #24
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Luani dhe miu

    Nė kėtė botė sa rrojmė
    njėri-tjetrin tė ndihmojmė:
    i math, i vogėl, tė tėre ē'jemi,
    pėr njėri-tjetrin nevojė kemi
    nė kėtė jetė.
    Pėr kėtė gjė tė vėrtetė
    dy pėrralla do tė themi.
    Njė mi kur doli nga dheu,
    ndė thonj tė luanit ra;
    po luani kur e pa,
    zemėr tė madhe rrėfeu,
    se minė tė gjall' e la.
    Po dhe miu kur shpėtoi,
    tė mirėn nuk' e harroi,
    me tė tepėr ia pagoi.
    Njė luan, njė egėrsirė,
    pa tė mirė nga njė mi,
    si s'e pandente njeri:
    Nė njė pyll nė shkretėtirė,
    i mjeri luan,
    u zu me dhokan;
    thėrret, bėrtet, qan me lot
    se nga dhokani s'del dot,
    q'e zuri nė kėmbė.
    Po miu me dhėmbė,
    ep e merr
    sa e nxjerr;
    hyn e del,
    prish njė tel,
    tė tėrė dhokanė
    dhe shpėton luanė.
    Fuqia dhe zemėrimi
    s'mbarojnė ē'mbaron durimi.

  5. #25
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Maēoku dhe miu plak

    Tregojnė se njė maēok
    ish i fortė sa s'kish shok,
    kur dilte tė gjatonte,
    asnjė mi nuk' i shpėtonte,
    minjt' e gjorė desh u shuan,
    ca tė pakėt qė shpėtuan,
    nė vrimė rrinė tė tėrė
    nga frika se mos i zėrė,
    maēi pėrgjon nat' e ditė,
    po s'dalin nga vrima rnitė,
    rrinė ndėnė prak.
    Po pėr kėtė shkak,
    maēi, njė mėngjes,
    shtiret sikur vdes
    dhe nė njė litar
    nga kėmbėt u var,
    as tundet, as flet,
    mitė, me tė parė,
    pandejnė vėrtet
    se. maēokn' e kanė vrarė,
    Nė dhomė, guxojnė
    qasen mengadale,
    nga gazi kėndojnė
    dhe kėrcejnė valle,
    i vdekuri qeshi,
    (u ngjall si Lazari)
    dhe ra nga litari,
    zuri minj sa deshi,
    ata qė shpėtuan
    me vrap u larguan.
    «Tekdo qė tė vini,
    thosh maēi me vete,
    shpėtim nukė kini
    se di marifete,
    di tė them tė rreme,
    di tė bėj llagėme.»-
    Maēi njė tė diel.
    U lye me miell.
    Minjtė kėtė dhunė,
    Nuk' e kupėtuan
    dhe ju afruan,
    njė nga njė u zunė.
    Njė mi plak me mėnd,
    i ditur, i vuar,
    s'u qas n'atė vėnd:
    «Tė kam kupėtuar,
    dhe miell nė ke
    s'tė bie nė duar
    se tė di kush je
    sot s'mė gėnjen dot, s'mė qesh
    dhe thes me miell tė jesh,
    nuk qasem, mos ki shpresė.»
    Tha miku dhe iku.
    Armikut, kush s'i vė besė,
    shpėton nga rreziku.

  6. #26
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ujku qė gjykohet me dhelprėn
    pėrpara majmunit


    Tregojnė se nje ujk plak
    zu njė dhelpėr vjedharak
    dhe nukė priti,
    ndė gjyq e ngriti.
    Njė majmun ishte kadi,
    Avokat s'vunė njeri,
    tė dy palėt vetė vanė,
    kuvenduan
    kundėrshtuan,
    tė dy shumė fjalė thanė.
    Majmuni, kur i ndėgjoi,
    kupėtoi
    atė ditė
    djallėzitė.
    «U di mir',e di,
    tha zoti kadi.
    U mora vesh ē'ini:
    qė tė dy faj kini,
    qė tė dy do t'u gjykoj
    dhe do t'u dėnoj
    Ti, ujk, qahej sot pa vrarė,
    se gjėsend s'tė kanė marrė;
    ti, dhelpėr, me kėtė kokė,
    je vjedharak qė s'ke shokė".
    Kurdoherė,
    qė keni pėr tė ,gjykuar
    njerz tė liq, s'duhet menduar
    gjat' e gjėrė.

  7. #27
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Millonai, i biri dhe njė gomar

    Njė millona me tė birė
    u nisnė pėr nė pazar,
    pėr tė shitur njė gomar.
    Qė ta shesėn ca mė mirė,
    qė tė mos lodhet gomari,
    e shpėtuan nga samari.
    Kur e lidhė mbi njė tra,
    e muar tė dy nė kra
    njėri pas, tjetri pėrpara.
    Gjenė ndėpėr ara,
    njė tjetėr udhėtar:
    Ky u tha
    kur i pa:
    — Nga kėta tė tre nuk' ėshtė gomar
    ay qė pandeni,
    ndaj mos u gėnjeni.
    Millonai, q'e ndigjoi,
    e mori vesh kėtė fjalė
    dhe me vrap, bashkė me djalė,
    nė shesh gomar' e lėshoi,
    e zgjidhi nga druri,
    pėrpara e vuri.
    Kur hipi tė birė,
    vetė, me gas
    dhe me dėshirė
    u vete pas.
    Do, s'do veshgjati shkon duke qare.
    se i pėlqente mėnyr' e parė.
    Tre njerėz q'i panė,
    djalit i thane
    — Ti s'paske turp fare, nukė paske gjak'
    Zbrit nga gomari, t'ja hypi yt' at.
    q'ėshtė shumė plak.
    Djali me inat
    zbret nga veshgjati, -
    ja hipėn i jati.
    Mė tutje gjen tri gra,
    nga tė tria njėra tha:
    — Mbyty, mbytu, millona,
    qė shkon hipur si dhespot!
    Shiko, djali s'ecėn dot.
    ndė kėtė rrėpirė.
    Millonai plak
    grave u dha hak,
    mori nė vithe tė birė.
    S'kishnė bėrė njėzet ēape,
    poqnė tė tjerė njerz prapė;
    njė nga tė tėrė kėta,
    kur i pa hipur u tha:
    — S'kini turp tė turpėroni?
    Mos ini tė dy tė marrė?
    S'u vjen rėndė qė mundoni
    kaqė shumė sot gomarė,
    — Vanė mėnd e mia, vanė,
    (thotė millonai), sot
    kurkush nukė kėnaq dot
    gjithė botėn dhe babanė!
    Ēdo njeri me mėnd tė vet...
    tani gjė tjetėr s'mė pret,
    nga gomari tė zbres,
    qė tė mos thyhet nė mes,
    Pas kėto fjalė,
    hidhet nė shesh
    bashkė me djalė.
    Gomari qesh,.
    se u lecua nga barra.
    Vunė gomare pėrpara,
    vetė pas i venė,
    Pa vatur nė trek,
    njerez tė tjerė gjenė,
    sipėr te njė brek.
    Kur u vanė pranė,
    tė tėrė tok thanė.
    — Shihni mėndjehollėt,
    shihni dy tė marrė,
    qė grisin shollėt,
    kursejnė gomarė,
    se i kanė gjarė,
    U hodh e tha millonai:
    — Vėrtet jam gomar, per zonė,
    tek un' ėshtė gjithė faji
    se kėrkoj tė bėj ē'mė thonė.
    Shani, qeshni sot me mua;
    sot e tutje kurdoherė
    do tė bėj vetėm ē'tė dua,
    jo si tė duan tė tjerė.

  8. #28
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Njeriu dhe fytyr' e vet

    Njė njeri pa mėnd nė kokė,
    mburrej e lėvdohej vetė,
    pandehte me tė vėrtetė
    q'ish i bukur e s'kish shokė,
    ndaj ishte shum' i gėzuar.
    Vėrtet pasqyra s'kishte mėshirė
    ta tregonte tė shėmtuar.
    Po thosh: pasqyra nuk' ėshtė e mirė.
    Nga kjo lajthitje qė ta kėrrejnė
    dhe tė duket e vėrteta,
    gjithė pasqyrat e shkreta
    kur i shikon, e rrėfejnė
    me njė fytyrė
    shumė tė ndyrė.
    Qė tė mos shohė kurrė pasqyrė,
    ē'punoi miku?
    U ngre dhe iku
    lark, ndėpėr ara
    Pėr fat tė keq, sheh pėrpara
    njė liqen tė pashėnuar,
    me ujė fort tė kulluar.
    Ndė kėta ujė kur u shikua
    u zemėrua,
    se prap ju duk fytyra
    si te pasqyra,
    Domethėnė, me njė fjalė,
    kjo pėrrallė
    Eshtė bėrė
    pėr tė tėrė:
    pėr veten tonė, tė gjithė ē'jemi
    kėtė mendje kemi.
    Gjithė njerztė faje kanė,
    pėr ne si pasqyrė janė:
    ky njeriu
    faqeziu
    qė qesh o mburr vetėhenė,
    ėshtė shpirti yne vetė,
    Sa pėr liqenė
    ndė vėnd tė shkrete,
    me ujėkulluar,
    tregon librat qe ke shkruar.

  9. #29
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ujku dhe qengji

    M'i forti nc kėtė jetė,
    punon dhe bėn si do vetė.
    Njė qengj i majmė ahumė
    pi ujė nė lumė.
    Njė ujk u lėshua
    dhe iu afėrua:
    Uria e kish shtrėnguar
    dhe kish dalė pėr tė gjuar.
    — Pse trumbullon ujė?, — thotė gjakėtori,
    se kur e pa gengji nga frika pėrmori.
    — Zot' i math, — tha qengj' i ngratė, —
    Ndėgjomė, jeta t'u ngjatė,
    mos u zemėro,
    tė lutem shiko.
    Zot, lumi shkon poshtė, ti pi pėrmi mua
    ujė tė kulluar,
    — Jo! U trumbullua.
    Pastaj kam ndėgjuar
    qė mė ke sharė
    njė vit mė parė.
    — Zot, s'kesha lerė.
    — Yt vėlla. — Po s'kam. — Tė tjerė,
    yt at, qentė dhe baritė
    rrin' e mė shajnė pėrditė,
    nukė kam dyshim,
    ndaj sot s'ke shpėtim,
    se pėr kėtė shkak
    dua tė marr gjak. —
    Dhe u hodh e zuri,
    ndė njė pyll e shpuri,
    e mbyti, e ēqeu,
    se kshtu i pėlqeu.

  10. #30
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Korbi dhe dhelpra

    Tek njė lis sipėr nė majė
    korbi qendroi te haje
    nje cope djathe qe mbante
    ne qeft. Kur nisi te hante,
    shkon nje dhelper' e mallekuar,
    se i ra ere djathe i vjeshtuar.
    Deshiron ta haje vete;
    «Mirėdita mik i vjetre,
    bukurinė tėnde nuk e ha zog tjetre
    me pende te bardhe; ne di te kendosh
    permbi zogjte e tjere do te mbreterrosh"
    Te tregoje zene zoti korb gerrhiti
    dhe leshoi djathne po dhelpra ja priti
    dhe korbit i tha:
    «Ndėgjo, budalla:
    ata qė lėvdojnė,
    me gje te botės duan te rrojne.
    Zot, kjo kėshillė qė tė rrefeva,
    sot vlen me teper
    se kjo cope e djathit qe te rrembeva"
    Tha zonja dhelper
    dhe iku me bisht perpjete.
    Korb' i shkretė,
    korb' i mjerė,
    u turpėrua
    dhe u betua
    tė mos gėnjenet dhe tjeter here.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prof. Dr. Ylli Popa pėr Kryepeshkopin Anastas Janullatos
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-10-2014, 03:11
  2. Poezitė mė tė mira tė shqipes
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 172
    Postimi i Fundit: 15-07-2012, 11:21
  3. Centum primus singuli semel
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 12-03-2005, 20:16
  4. Treni Bllaces
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-02-2004, 08:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •