Kompozitori David Tukiēi sė shpejti nė Tiranė me njė opera - "Jeta ėshtė ėndėrr" ...
Sonte, ora 19.00, nė Akademinė e Arteve, Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar luan "Koncertin e Tukiēėve". Pianisti Genc Tukiēi interpreton pjesėt "Lahuta tregon", "Koncert pėr piano dhe orkestėr nr. 2" dhe "Suitė shqiptare pėr orkestėr simfonike", krijime shqiptare kompozuar nga David Tukiēi dhe krijimin e tij "Variacione pėr piano solo mbi Bach-O sole mio". Koncerti dirigjohet nga Dominique Routis. Njė ditė pėrpara koncertit e takuam kompozitorin David Tukiēi nė Radio -Televizion, me tė cilin ai ka njė histori tė gjatė. Njė histori qė nis qė nga dalja e tij e parė nė Festivalin e dhjetorit me kėngėn "Globi rrotullohet" (14 vjeē), vijon me duetin me Nertila Kokėn nė kėngėn "Sagapo, tė dua" (Festivali i 90-tės) e me njė sėrė kompozimesh "Dy gėzime nė njė ditė", kėngė me tė cilėn Nertila Koka fitoi ēmimin e parė nė festivalin e 25 tė Kėngės (1986), "Mirėsevjen ditė e re" kėnduar nga Afėrdita Laēi, ose "Tė jesh artist" e Lindita Theodhorit. Kėto i kishte ende tė freskėta nė mendje kompozitori nė bisedėn e djeshme, e cila, mė saktė, ishte njė udhėtim i kėndshėm nga Radioja pėr tek aeroporti "Nėnė Tereza", ku Tukiēi priste tė motrėn. Njė bisedė e ngrohtė jo vetėm pėr faktin se dėgjon njė kompozitor tė tregojė pėr krijimet, historitė e festivaleve, ikjet dhe ardhjet, jetėn e tij, po edhe se ke pėrpara njė bashkėbisedues qė flet hapur, tregon bukur, ėshtė i vėmendshėm, pa harruar edhe gjuhėn e veēantė, nė tė cilėn herė ngre krye theksi francez e herė dialekti shkodran (origjina e tij). Nė kėtė bisedė pėr muzikėn, Tukiēi tregon pėr krijimet muzikore qė sjell nė koncert sonte, ato qė kanė bėrė shkėputjen me muzikėn e lehtė, nė ēfarė nivelesh zhvillohet ajo sot dhe si duhet ruajtur kjo pasuri nė arkivat e RTSH-sė.
Ai nuk ėshtė nė Tiranė vetėm pėr koncertin. Ka paraqitur nė Teatrin e Operės, krijimin e tij tė parė operistik "La vitta č sogno" (Jeta ėshtė ėndėrr), njė vepėr lirike qė ai e ka kompozuar mbi dramėn e Pedro Calderon de la Baca, dramaturg spanjoll. "Pėr kėtė vepėr i kėrkova libretistit italian Giacomo Carbone qė ta kthejė nė vargje. Ėshtė njė operė legjendė me tri akte, pėr tė cilėn punova tre vjet. Nė skenėn shqiptare mendohet tė vijė nė prill tė 2010-s", - tha kompozitori.
David Tukiēi ka studiuar nė Akademinė e Arteve piano dhe kompozicion. Nė vitin 1992 u largua nga Shqipėria pėr nė Itali ku studioi 2 vjet kompozicion. Vazhdoi studimet nė Paris, nė Akademinė "École Normale du Paris" ku u diplomua pėr kompozicion dhe dirigjim. Jeton vetėm nė Catanzaro tė Italisė, por sipas kompozitorit "asnjėherė njė artist nuk ėshtė vetėm. Unė jetoj me tingujt, mė shoqėrojnė gjatė gjithė kohės edhe kur fle".
Kur i keni shkruar veprat e koncertit tė sotėm?
I kam shkruar vite pėrpara. Kur i dėgjoj, mė duket sikur i kam shkruar dje. Kjo tregon se janė vepra qė i kanė rezistuar kohės. "Lahuta tregon" e kam shkruar nė vitin 2002, ėshtė njė skicė simfonike, njė vepėr e krijuar pėr lahutėn, kėtė instrument epik tė popullit tonė qė ėshtė karakteristik nė Malėsi. Edhe unė jam pak malėsor sepse nėna ime ėshtė nga Lohja e Malėsisė sė Shkodrės. Nė vitet 2000, Shqipėria jetonte ngjarjet e Kosovės, ngjarjet qė ndodhnin nė mbarė territoret shqiptare. Unė jam frymėzuar nga kėto ngjarje dhe mendoj se gjėja mė e mirė ėshtė t'i tregoja me njė instrument si Lahuta. "Koncerti pėr piano dhe orkestėr nr. 2" (2000) ėshtė shkruar vite pėrpara, por unė jam i kėnaqur kur e dėgjoj edhe sot. Mė duket sikur ėshtė njė vepėr aktuale. "Suita Albanese" (1995) ėshtė njė shkrirje e dy - tre krijimeve dhe prezantohet sot pėr herė tė parė. Gjithashtu edhe "Lahuta tregon" dhe improvizimi i Gencit, vėllait, luhet pėr herė tė parė sonte.
Kėto vepra e bėnė shkėputjen me muzikėn e lehtė?
Karriera ime ka filluar si kėngėtar i muzikės sė lehtė. Nė vitet '70, kur isha 14 vjeē, kam kėnduar kėngėn "Globi rrotullohet" me tė cilėn mė njohin tė gjithė, kompozim i Nikolla Zoraqit. Ėshtė njė gjė e mrekullueshme kur policėt e aeroportit mė thonė: "David mirėserdhe, globi rrotullohet". Kėnga qė ndiej unė se i duan njerėzit janė "Sagapo tė dua" qė e kam kėnduar me Nertila Kokėn. Ose krijimet "Dy gėzime nė njė ditė", "Tė jesh artist" kėnduar nga Lindita Theodhori dhe "Mirėsevjen ditė e re" e Afėrdita Laēit. Tė gjitha kėto kėngė janė shkruar pėrpara vitit '92, pasi pas kėtij viti unė u largova pėr nė Itali dhe tani jetoj nė Catanzaro (Itali). Pėr mendimin tim, muzika e lehtė ėshtė njė gazetė e ditės, ajo jep ngjarjet qė ndodhin ēdo ditė. Edhe kėnga e muzikės sė lehtė jeton me atė moment qė jeton vendi. Kompozitori qė shkruan atė kėngė, sjell nė mėnyrė artistike emocionet e njė dite, a ngjarjes sė njė viti. Kurse, muzika simfonike tė jep mė shumė hapėsirė. Ti mund tė tregosh diēka mė shumė, mė thellė. Pėr shembull, tek "Suita Albanese" unė pėrshkruaj Shqipėrinė nė vitet pas '92-shit, ēfarė ėshtė bėrė. Kur vjen tani nuk e njeh mė Shqipėrinė. Ja tani, nė kėtė udhėtim qė po bėjmė bashkė, shoh qė kanė ndryshuar shumė gjėra, rrugėt, aeroporti, gjithēka ėshtė transformuar.
Kjo ėshtė edhe arsyeja pse filluat tė krijonit muzikė klasike?
Me intuitė e kuptova qė kam njė mashė mė shumė sesa ata qė shkruajnė vetėm kėngėt, pra mund tė bėja edhe muzikėn shqiptare tė kultivuar. Mund tė shkruaja muzikė simfonike, apo muzikė operistike, gjė qė vlerėsohet mė shumė. Tashmė kėnga e muzikės sė lehtė ėshtė siē ka qenė folklori dikur. Tashmė kėngėn e lehtė e shkruan kushdo dhe mjaft tė kesh njė kitarė dhe bėn kėngė shumė tė bukura, por pėr njė opera, apo simfoni, nuk mjafton kitara. Gjithashtu, mė kanė ndihmuar shumė studimet qė kam bėrė. Pėr fatin tim, kam hedhur njė bazė tė mirė me shkollėn shqiptare dhe kam mbaruar me njė profesor tė madh, Ēesk Zadenė, i cili vetė kishte studiuar nė Moskė, shkollėn mė tė fortė nė botė nė muzikė, nė shkollėn ruse. Vetė ai ka studiuar me njė nga kompozitorėt mė tė mėdhenj nė botė, Dimitri Shostakoviē. Nėse do tė bėja njė lidhje tė tillė, them se kam pasur fatin "tė jem nip" i Shostakoviēit, se babai im nė muzikė ėshtė Ēesk Zadeja. Nė krahun tjetėr, pata fatin qė studiova nė Francė me Mishel Merlenė.
Ē'mendoni pėr muzikėn e sotme shqiptare?
Nė Shqipėri, krahas ndėrtimeve, krahas hapjeve tė rrugėve, edhe muzika, edhe gjithēka ėshtė transformuar. Radiotelevizionin shqiptar unė e gjej mė mirė se ē'ka qenė dhe e drejton njė njeri qė e do shumė muzikėn. Nė momente tė vėshtira, Petrit Beci ėshtė kapacitet pėr mendimin tim sepse ai e ka shpėtuar kėtė orkestėr. Orkestra Simfonike e RTSH-sė ka avancuar shumė. Unė vij pas shumė kohėsh, kam punuar nė Radiotelevizion dhe i njoh instrumentistėt. Ka instrumentistė shumė tė mirė brenda saj dhe nė pėrgjithėsi ėshtė njė kompleks kompakt. Pėr sa i pėrket muzikės, them qė emėrtimi "Muzika e Re Shqiptare" nuk ėshtė shumė i saktė, nuk ekziston muzikė e re apo e vjetėr. Muzika ėshtė ose e bukur ose e shėmtuar, ky ėshtė njė problem estetik. Nėse do tė mendonim se ka njė muzikė tė re, atėherė nuk do tė donim tė dėgjonim Bahun, Bethovenin dhe tė gjithė ata qė konsiderohen tė vjetėr.
Po muzika e lehtė?
Para dy vitesh unė kam qenė nė jurinė e Festivalit tė 46-tė tė Kėngės. Mbaj mend qė Edmond Zhulali ka qenė nė konkurrencė me Adrian Hilėn. Zhulali kishte kompozuar kėngėn "Jeta kėrkon dashuri" e Flaka Krelanit dhe Doruntina Dishės, kurse Adrian Hila kishte "Zemrėn e lamė peng" me tė cilėn kėngėtarja e re Olta Boka shkoi edhe nė festivalin Evropian. Mbaj mend qė ne muzikantėt e jurisė, ishim pėr kėngėn e Edmond Zhulalit sepse ishte njė kėngė me tė vėrtetė shqiptare. Nė juri u bėnė disa kompromise pėr tė cilat ne na erdhi keq. Kur fton njė muzikant nė juri duhet ta dėgjosh fjalėn e tij, sepse ne nuk mendojmė kush e ka bėrė kėngėn. Mua mė intereson vetėm kėnga qė do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė. Pėr mua ajo shkon nė Festivalin Evropian, nuk shkon vetėm njė kompozitor. Ne ishim tė gjithė unanim pėr atė fakt, por ja qė nė juri bėnin pjesė edhe jomuzikantė. Aty duhet tė jenė njerėz kompetentė qė tė ēojnė kėngėn mė tė bukur nėpėr festivale. Sot kėnga ėshtė transformuar shumė, nga vitet qė kam shkruar unė.
Tani kemi tė gjitha rrymat rock, rap, tė gjitha rrymat qė bėhen nė botė, pasqyrohen edhe nė muzikėn shqiptare. Kompozitorėt shqiptarė janė tė lirė tė shkruajnė atė qė mendojnė, kurse ne ishim tė detyruar tė ishim "brenda rregullave". Kurse, pėr sa i pėrket cilėsisė, unė do tė jepja njė kėshillė, ose mendim. Pėr mua, gjithmonė kėnga duhet tė ngelet kėngė, tjetėr ėshtė njė kėngė e kėrcyer dhe tjetėr ėshtė njė kėngė e kėnduar. Duhet tė jetė njė kėngė qė kėngėtari tė arrijė ta kėndojė, jo tė jetė e pamundur. Nė atė festival qė isha unė, ndjeva njė tendencė pėr tė bėrtitur. Duhet tė ketė njė vijė melodike qė emocioni tė mos shprehet me tė bėrtitur.
Ēfarė mendimi keni pėr pasurinė muzikore qė ka Radiotelevizioni Shqiptar, si duhet tė ripėrtėrihet ajo, pėr tė mos u fshirė nga harresa?
Mė parė ka ekzistuar njė festival i ri-interpretimeve tė kėngėve. Mendoj se si ai festival tė ketė edhe tė tjerė sot, nė mėnyrė qė kėngėt tė rinovohen me kėngėtarė tė rinj.
Jorida Pasku - Shekulli
Ruaj Lidhjet