Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Artisti i kundėrt i artit totalitar

    Artisti i kundėrt i artit totalitar

    » Dėrguar mė: 16/11/2009 - 13:08

    Suzana Varvarica Kuka

    Alush Shima prej disa kohe, dhe natyrisht pas viteve `90

    mendoi t`i rikthehej me kujdesin e artistit pėr tė dokumentuar nė njė botim serioz arsyen e krijimtarisė sė tij tė kryer gjatė periudhės sė komunizmit. Kjo krijimtari u realizua nė fshehtėsi ndaj familjes dhe tė tjerėve. Ai i besoi vetėm gruas sė tij Zanės, e cila e kuptoi edhe pse nėn trysninė e ankthit. Krijimtaria e ballafaquar nė librin "SHIMA" ėshtė e pėrbėrė nga tema, subjekte dhe trajta artistike tė pamundura tė ekspozoheshin pėr publikun e asaj kohe. Nga fillimi i nėntorit tė vitit 2009, pas njė pune dyvjeēare, tė filluar nė fillim tė vitit 2008 dhe tė pėrbėrė nga njė grup specialistėsh tė fushave pėrkatėse, puna e tė cilėve bėnė tė mundur daljen nė dritė tė njė botimi tė tillė, u arrit tė realizohej libri "SHIMA", i cili tashmė ėshtė prezent nė mjedisin artistik shqiptar. Tėrėsia e librit ėshtė paraqitja e mendimeve teorike mbi vizatimet dhe pikturat nė letėr qė u krijuan si pamflete figurative tė kundėrshtisė sė piktorit Shima ndaj sistemit, diktatorit komunist, metodės sė realizmit socialist dhe frymės figurative kritike, ndaj asaj qė piktori e cilėson shkakun e apokalipsit tė njė populli. Pesha mė e madhe e librit i takon paraqitjes sė vizatimeve dhe pikturave, tė cilat janė pėrafėrsisht rreth 500. Teksti studimor ėshtė i shtrirė nė tė 376 faqet e librit voluminoz, tė kushtueshėm dhe tė realizuar me parametra artistik, tekniko-profesional. Njė nga specialistet qė i ka dhėnė librit frymėmarrjen e njė libri arti ėshtė Elzana Agolli, e cila punoi pėr dizajnin e tij. Gjerėsia figurative i pėrket ndjesisė foviste dhe ekspresive. Ajo ėshtė shprehje, nė njėrėn anė e elementit figurativ pasqyrues, kritik dhe tė qartė, dhe nė anėn tjetėr e atij pasqyrues stilistik mbi objektin. Shtresa e gjerėsisė figurative zhvillohet dhe merr pamje tė ndryshme nė kohė tė ndryshme, por thellėsisht ajo mbetet njė pėrvojė eksperimentale individuale e Alush Shimės, e mbėshtetur fuqimisht nė pasqyrimin e madh tė artit pas-impresionist dhe modern tė nisur nė mesin e shekullit XIX e tė vijuar deri nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shekullit XX. Puna pėr realizimin e botimit, i cili ėshtė i tipit tė librit tė artit kushtuar njė pjese tė krijimtarisė sė artistit, ka filluar nė ēastin kur u vura nė kontakt me tė gjitha punimet qė pėrshijnė temat e paraqitura nė faqet e tij. I pashė me interesin e studiuesit, i preka me interesin e emocionit dhe tė vlerės artistike dhe u njoha me historikun e krijimit tė tyre nėpėrmjet bashkėbisedimeve me piktorin Shima, i cili kishte njė bagazh faktesh tė ndryshme rreth situatave artistike tė krijuara. Nėpėrmjet kontaktit bisedues dhe me veprat e shumta nė numėr, nė subjekte artistike dhe tė pasura me situata tė shumėllojshme emocionale tė piktorit, u nxita tė konkludoj idetė e mia rreth kėsaj krijimtarie. Gjatė punės studimore zgjerova gamėn e njohjeve me perceptimin e drejtpėrdrejtė, u thellova nė kėrkimin e arsyeve qė kanė nxitur piktorin tė krijojė kėtė atmosferė artistike dhe sė fundmi arrita nė pėrfundimin se, elementėt simbolikė tė eksperiencave tė tij dhe atyre botėrore kanė ndihmuar Shimėn tė shprehė veten si njė artist i kundėrt i artit totalitar. Dhe, kėtė e ka arritur me imazhe qė zhvillohen nė diagramėn e post-impresionizmit dhe kryesisht fovizmit vetjak. Libri i artit "SHIMA" pėrbėhet nga njė strukturė leximi, nė tė cilėn pėrfshihen disa elemente tė rėndėsishėm nė krijimtarinė e njė piktori. Kėta elemente janė tė renditur njė e nga njė dhe i japin mundėsi lexuesit dhe admiruesit tė pikturės tė njihet me arsyet e krijimit dhe me preferencat artistike tė piktorit. Arsyet dhe preferencat janė dy themele, tė cilat qėndrojnė nė njė nivel dhe shėrbejnė si bazament informimi, vlerėsimi dhe kritike. Duke u njohur me situatėn e imazheve artistike, duke i dhėnė rėndėsi tė njėjtė arsyeve dhe preferencave tė piktorit, duke i krahasuar ato me situatėn e pėrgjithshme politike dhe sociale tė kohės kur ato u krijuan, dhe duke gjykuar se paekspozimi i tyre ka ardhur si rezultat i diferencės sė piktorit ndaj situatės sė pėrgjithshme ekspozuese tė viteve nė komunizėm, arrita nė pėrfundimin se Alush Shima ėshtė njė piktor i kundėrt i artit totalitar apo realizmit socialist. Nė kėtė meditim teorik vijova tė grupoj idetė nė sistemin e lėndės qė shtrihet nė tė gjithė librin. Nė kėtė synim, libri pėrbėhet nga kapituj qė udhėhiqen nga tituj, tė cilėt nisin me njė hyrje pėrgjithėsuese, por me nivel njohės dhe domethėnės rreth Shimės dhe pikturės sė tij. Hyrja ėshtė shkruar me profesionalizėm nga studiuesi Ylli Drishti. Mė pas tekstet studimore tė realizuara dhe tė argumentuara si elementi arsye, i titulluar "Alush Shima, artist i kundėrt i artit totalitar", zė njė vend burimor dhe pėrbėhet nga ide qė justifikojnė kontekstin politik dhe social tė preferencave artistike tė piktorit. Mė tej i gjithė libri jep informacion dyanėsor qė mbėshtetet mbi temėn nxitėse dhe elementet shprehėse figurative. Ata bėjnė tė mundur tė perceptohet imazhi artistik figurativ i referuar. Nė kėtė mėnyrė, kapitujt "Arti i Shimės" dhe "Stili" ndihmojnė nė njohjen dhe pėrshkrimin e gjithė krijimtarisė sė ekspozuar nė botim. Ajo ndahet, pėr lehtėsi shijimi dhe njohje graduale, nė tituj tėrheqės. Titujt janė orientimi mbi grupet e vizatimeve dhe pikturave mbi letėr, qė u kuruan si pėrfaqėsuese tė arketipave tė gjetura nė krijimtarinė e shumtė, e cila ruhet nė studion e Alush Shimės. Botimi "SHIMA" ėshtė sot njė fakt i cili pėrmban ilustrimin e veprės sė artit, fakte tė rrjedhojės sė tyre, ide vlerėsuese, tė cilat tė gjitha sė bashku do t'i japin shkas studimit, kritikės artistike dhe kritikės sociale tė shprehet rreth Alush Shimės, rreth argumentit dhe veprimtarisė ART. Ēdo argument qė do tė ketė mbi kėtė botim sugjeroj qė tė nisė duke mos harruar shprehjen e artistit gjermano-francez Hans Hastung (1904-1989) e shkruar nė vitin 1962 se: "…Pėr mua realiteti i njė vepre ėshtė njė manifestim paralel me jetėn e artistit, njė shprehje e forcės qė ėshtė brenda tij, ėshtė gjithēka qė vė nė lėvizje impulset, frymėzimet dhe eksperiencat e tij…si dhe ajo manifeston tėrthorazi forcėn, shpejtėsinė, ashpėrsinė dhe zhdėrvjelltėsinė e gjestit…" Kur nisa punėn pėr kėtė botim, e rilexova shprehjen e lartpėrmendur.
    13 nėntor 2009

    GSH
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Alush Shima: Pikturat kundėr diktaturės qė i fsheha nė tavanin e shtėpisė

    Alush Shima: Pikturat kundėr diktaturės qė i fsheha nė tavanin e shtėpisė

    » Dėrguar mė: 16/11/2009 - 13:25


    Admirina Peēi

    Pėr tė kuptuar se sa shumė krijim tari realizoi Alush Shima nė vitet e diktaturės, nė fshehtėsi tė plotė, pa e marrė vesh askush veē gruas sė tij, mjafton tė themi se nė vitet '90, kur ai i nxori punimet nga aty ku i kishte fshehur, vetėm grafikat kapnin shifrėn 5-6 mijė copė. Ishte njė thesar qė ai e kishte maskuar pėr bukuri, pėr vite me radhė, nė tavanin e shtėpisė sė tij, brenda njė arke tė drunjtė mbuluar me batanije. Ato vepra janė ende sot, krejt tė panjohura pėr publikun. Nuk janė ekspozuar kurrė, dhe as botuar... Kontakti i parė i publikut me kėtė krijimtari tė pazakontė tė piktorit Alush Shima ėshtė ky album voluminoz prej 380 faqesh, me vepra nga viti 1960-1990, pėrgatitur nga studiuesja Suzana Varvarica Kuka dhe botuar nga "Toena". Me rastin e kėtij botimi bėjmė njė bisedė me piktorin Shima, i cili na zbulon fakte interesante nga ajo kohė kur i duhej tė jetonte i dyzuar, mes pėrjetimeve tė pazakonta artistike, qė duhet t'i maskonte e t'i mbante larg ēdo syri dyshues, dhe njė jete tė varfėr shpirtėrore, me kufij e liri tė dhunuar nė ēdo aspekt...

    Z.Shima, ē'do tė thotė pėr ju ky botim?

    Realizimi i kėtij albumi ka qenė njė qėllim i kahershėm. U bėnė vite qė e mendoj. Por, mund tė them se vetėm kėto 3 vitet e fundit jemi marrė konkretisht me realizimin e tij. Ka qenė njė ndėrmarrje e vėshtirė, jo thjesht te puna qė kam grumbulluar, se ato kanė qenė, por nė detajet e tjera tė pėrgatitjes pėr botim. Ishte njė pėrvojė e re pėr mua.

    Dimė janė vepra tė panjohura pėr publikun. Ēfarė idesh pėrcjellin?

    Janė tė gjitha vepra tė papublikuara, dhe janė punime qė kryesisht flasin pėr lirinė e individit, pėr shtypjen nė kohėn e diktaturės, pėr regjimin e egėr komunist qė nuk jepte hapėsira lirie. Nė kėtė sens ėshtė i ndėrtuar i gjithė libri.

    Si nisi rruga juaj drejt kėtij arti qė ishte krejt i kundėrt me ideologjinė e kohės, e rrjedhimisht njė art i rrezikshėm...?

    Me mbarimin e Institutit tė Lartė tė Arteve mu krijua bindja se ai lloj arti qė shteti e pėrkrahte nuk ishte njė lloj i veēantė arti, nuk pasqyronte atė realitet qė jetonim. Ekzistonte njė paragjykim tek ai art, ekzistonin privime qė kishin artistėt, tė cilėt duhet t'i pėrmbaheshin disa kėrkesave qė e ngushtonin vizionin artistik tek piktori. Nė kėto kushte, ishte mė e udhės qė artisti tė tėrhiqej e tė punonte pėr vete nė studion e tij se sa tė punonte atė lloj pikture qė sot konsiderohet shpesh si njė referencė e keqe pėr ata artistė. Unė zgjodha tė punoja nė fshehtėsi, tė mos ekspozoja thuajse asnjėherė, dhe tė mos i tregoja askujt pėr idetė dhe artin tim.

    Thjesht nuk pikturonit dot ndryshe, apo ai lloj arti qė bėhej ishte kundėr ideve tuaja?

    Sigurisht, ishin edhe bindjet e mia. Unė nuk e kam dashur atė sistem dhe nuk kam dashur tė kontribuoj aspak pėr tė. Sigurisht, kjo situatė nuk u krijua pėrnjėherėsh. Vetė jeta qė bėnim, gjithēka shihnim e dėgjonim, ishin nė kundėrshtim me atė qė pushteti donte tė paraqisnin artistėt nė art. Dhe, ai ishte njė art krejt i gėnjeshtėrt, gati njė art kriminal. Pėr mua, mė e udhės ishte tė tėrhiqesha dhe tė punoja nė studion time, me idenė se njė ditė ato punime do t'i nxirrja nė dritė e do t'i bėja tė njohura pėr publikun. Megjithėse, kjo ishte njė ide fare e mjegullt. Thuajse nuk kishte fare shenja se ai sistem do tė shembej…

    Nė ē'kushte punonit? A kishte zėnė frika e kudogjendur njė strehėz edhe tek ju? Si e justifikonit prezencėn tuja si piktor?

    Punoja vetė nė studio, nė fshehtėsi tė plotė. Ndėrkohė, pėr tė bėrė tė njohur pėr publikun, punoja vetėm ndonjė peizazh apo natyrė tė qetė. Pjesa tjetėr ishte njė pjesė e errėt, krejtėsisht e fshehtė dhe e panjohur. A ishte e rrezikshme? Ishte tepėr e rrezikshme, nėse dikush mund t'i shihte ato punė. Ato kritikonin ashpėr sistemin, e nė veēanti diktatorin Enver Hoxha. Figura e tij pėr tė tjerėt ishte idhull, ndėrsa nė veprat e mia paraqitej nė atė formė, sa... po ta dinte dikush rrezik mė digjnin tė gjallė para Pallatit tė Kulturės.

    Pse e thoni kėtė?

    Sepse, unė e shikoja fshatarin krejt kundėr me atė qė e pranonte diktatura dhe piktorėt oborrtarė. Shihja njeriun nė veēanti, krejt nė mėnyrė tė kundėrt me ē'paraqitej. Pėr mua njeriu nė diktaturė ishte i shtypur, i uritur, krejt pa liri e tė drejta, veēse njė fasadė false. Nė Shqipėri kanė hyrė shumė njerėz nė burg, shumė artistė, por asnjėherė nuk janė dėnuar pėr kėto ide. Janė dėnuar pėr formėn e tyre nė art, pėr ngjyrėn a ndonjė vizatim ekspresiv, por jo pėr anėn ideologjike.

    Liria ėshtė njė lajtmotiv nė tė gjithė punimet tuaja...


    Unė mbajta qėndrim ndaj atij sistemi, dhe jo mė kot. Ishin gjithė ato privime qė mė shtynė tė pozicionohesha kėshtu. Mund tė thonė shumė njerėz sot se pse jam kaq i egėr dhe i prerė, por tė gjithė e harrojnė atė mė kryesoren, lirinė e individit, atė liri, pėr tė cilėn shumė kombe derdhėn lumenj gjaku... Ndėrsa tek ne njerėzit nuk e mendojnė kėtė, sepse e kanė humbur atė pjesė skllavėrie me tė cilėn ishin mėsuar tė jetonin… Sepse, skllavi mėsohet aq shumė me atė dhunė sa mė pas kur nuk ėshtė mė nėn shtypjen e saj, i mungon. Shtypja e deformon njeriun...

    Si do ta pėrshkruanit botėn tuaj rrethuar me gjithė detajet e momenteve tė krijimit, atje nė studion tuaj, nė fshehtėsi?

    Isha si njė ishull. I ndėrpreva lidhjet me tė gjithė ata njerėz qė njihja. Punoja nė kushtet e njė sigurie tė plotė dhe i ruaja punėt me rigorozitet. Askush nuk dinte ēfarė punoja, as fėmijėt e mi. Vetėm ime shoqe ka ditur diēka rreth tyre, askush tjetėr. Nuk kisha frikė pėr veten, por pėr familjen… Ime shoqe ka vuajtur po aq sa unė. Te ajo frika ishte edhe mė e madhe. Babai i saj ishte dėnuar me 101 vjet burg nga komunizmi. Sidoqoftė, ajo mė ka pranuar dhe kuptuar...

    Nė kėtė kohė nisėn tė marrin formė pėrbindėshat nė pikturat tuaja, figurat gjysmė kafshė e gjysmė njeri?

    Po, unė pasqyroja nė to gjithė vuajtjet e ditėve, radhėt e gjata tė qumėshtit e tė mishit, qė nė mesnatė… njerėzit si skelete…

    Thatė se krijonit ēdo natė, fill pasi familja juaj binte tė flinte. Ishin mbledhur shumė punė? Kishit kureshtjen t'i rihapnit, t'i nxirrnit nga atje ku i kishit fshehur?

    Nė tė vėrtetė, po bėheshin aq shumė punė sa nuk dija mė ku t'i vendosja. Kėsisoj, gjeta zgjidhjen te formati. Nė fillim mė ka pėlqyer shumė tė punoj nė format tė madh. Por, nė kėto kushte nisa tė zvogėlohesha nė format dhe sapo i mbaroja, ngjitesha lart nė tavanin e shtėpisė. Pėr fat kam jetuar nė njė shtėpi private. Atje lart kisha vendosur njė arkė druri. Ende e kam atė arkė me pėrmasa 1,5m X 1 m dhe 45 cm e lartė. E kisha veshur me batanije qė t'i mbroja. I ēoja punėt natėn, pasi i kisha mbaruar dhe pastaj bėja gati vendin pėr tė nesėrmen. Ato mijėra punime i kam zbritur nga vendi i fshehtė ku i kisha vėnė vetėm nė vitin 1990, pasi ra regjimi i Hoxhės. Atėherė i kam parė edhe vetė pėr herė tė parė. Sepse, unė kurrė nuk iu rikthehesha, nuk i hapja pėr t'i parė. Pasi i mbaroja dhe i vendosja nė atė arkė, as mė shkonte ndėrmend t'i zbrisja poshtė e t'i hapja… Por, kur i pashė nė '90 u befasova edhe vetė me kurajėn qė kisha pasur.

    GSH
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shima: Si krijova 30 vjet nė fshehtėsi nėn diktaturė » Vendosur: 16/11/2009 - 08:48 •

    Shima: Si krijova 30 vjet nė fshehtėsi nėn diktaturė

    » Vendosur: 16/11/2009 - 08:48
    •

    Alma Mile

    Diku na paraqitet si pėrbindėsh, diku si njė gjysmė kafshė e gjysmė njeri. Me kokė gomari e sy tė dalė… Ai ishte diktatori i pėrthyer nė imagjinatat krijuese tė piktorit Alush Shima dhe ishin vitet ’70-’80, kur u krijuan. Pėr tė tilla gjėra atėherė tė ikte koka. “Shima-artist i kundėrt”. Kėshtu titullohet albumi me vepra tė piktorit Alush Shima, tė krijuara gjatė viteve tė diktaturės, i cili u prezantua dje nė Panairin e Librit “Tirana 2009”, nė stendėn e shtėpisė botuese “Toena”. Pas gati 20 vitesh nga rėnia e diktaturės, autori vendos t’i botojė, nėn kurimin e studiueses sė artit, Suzana Varvarica Kuka. Janė vizatime, grafika dhe piktura mbi letėr, pjesė e njė “ditari” sa politik aq dhe social, qė Shima e mbajti nė fshehtėsi gjatė viteve tė diktaturės. Ai pranon se ajo ēka ai bėnte ishte e rrezikshme, por nė tė njėjtėn kohė, ndėrgjegjja e tij prej krijuesi e qytetari e shtynte qė nė mos tė ekspozonte, tė fiksonte pėrshtypjet nga ajo periudhė e errėt. Autori tregon se si krijonte nė atė kohė, si hoqi dorė nga ekspozimi, cilat ishin punėt qė i vunė vulėn e “dekadentit”, si i fshihte veprat e “rrezikshme”… Ekspozimi i vėllimit tė parė do tė shoqėrohet edhe me dy vėllime tė tjera, ku do tė paraqiten edhe punėt bashkėkohėse, tė krijuara pas viteve ’90.

    Z. Shima, pas 20 vjetėsh nga rėnia e komunizmit, ju i sillni publikut vepra tė panjohura, tė realizuara gjatė diktaturės, ē’mund tė na thoni mbi historinė e tyre?


    Janė disa vepra qė nė atė kohė ishin tmerrėsisht tė rrezikshme, por me njė kujdes dhe vėmendje tė veēantė arritėm t’i ruanim dhe sot janė para publikut. Pjesa dėrrmuese e veprave ka njė histori pas. Janė ankthet frika, tmerri, situata e pasigurisė qė ekzistonte tek tė gjithė ne. Mendoj se epiqendra e tė gjithave ėshtė diktatori dhe ėshtė pjesa qė mua mė pėlqen mė shumė, pasi ai ka qenė njeriu qė na solli gjithė ato fatkeqėsi dhe ai meriton mė shumė se kushdo tjetėr tė jetė pjesė e kėtij libri.

    A nuk ishte kjo e rrezikshme pėr kohėn kur u krijuan?

    Njeriu ka dhe kurajo, guxim, dėshirėn pėr tė thėnė gjėra qė dėshiron t’i thotė, tė thotė tė vėrtetėn ashtu si ėshtė. Janė tė shumta ato arsye qė e detyrojnė njeriun qė ta lėrė frikėn pas dhe tė paraqesė atė qė njerėzit dėshironin tė shihnin nė atė kohė. Njė mundėsi qė unė nuk e kisha atėherė dhe ua jap tani. E mira do qe qė kjo tė ishte nė atė kohė, por mendoni vetė se ēfarė mund tė ndodhte nė atė kohė me njė vepėr tė tillė.

    Nė ē’periudhė janė krijuar kėto punė dhe nė ē’rrethana?

    Ėshtė njė periudhė shumė e gjatė. Nga viti ‘73 unė e mbylla ciklin e ekspozimit tė punėve tė mia nė ekspozita. Pasi provova 4-5 vjet, gjithēka ishte e pamundur, unė quhesha njė piktor dekadent pėr kohėn, isha njė piktor qė paraqisja siklete pėr realizmin socialist dhe detyrimisht e pashė tė arsyeshme tė tėrhiqesha pa ndodhur e keqja e madhe. Dhe nisa tė punoja fshehurazi. Qė nga ai vit deri nė ‘90-ėn veprat e mia kanė qenė tė mbyllura, edhe pėr familjarėt e mi, me pėrjashtim tė gruas qė dinte gjithēka. Pas ‘90-ės fillova edhe unė vetė nisa t’i shihja si ēdo piktor veprat e veta, sepse punoheshin nė darkė dhe ngjiteshin e fshiheshin diku. Kjo ishte situata e atyre viteve.

    Megjithatė pritėt gati 2 dekada pėr t’i publikuar ato..

    Sigurisht. Pasi duhet tė themi qė vijmė nga njė diktaturė tmerrėsisht e egėr dhe ithtarėt e saj dhe tani madje, njė pjesė janė gjallė dhe ata nuk pranojnė tė trajtohet idhulli i tyre siē e kam bėrė unė. Detyrimisht duhet tė prisja njė periudhė kohe, sa tė qetėsoheshin gjėrat. Por njėkohėsisht duhet tė pranojmė se veprat e artit nuk kanė ngut, nuk kanė kohė reale, kanė njė kohė tjetėr. Ky ėshtė njė libėr qė nuk ka persona konkretė. Flet pėr diktaturėn, por nė sensin universal. Ky libėr mund tė shėrbejė edhe nė Kili, apo Kongo, sepse flet pėr diktaturėn nė pėrgjithėsi, nuk ka figura tė ngacmuara nė pamjen e tyre fizike, me ngjasime konkrete, por aludohet dhe kuptohet se pėr kė bėhet fjalė. Pėr mua dhe pėr gjithė shqiptarėt, ėshtė e sigurtė qė aty bėhet fjalė pėr Enver Hoxhėn, pa dyshim.

    Si i ruanit veprat nė atė kohė?

    Njė pjesė i kam ruajtur nė tavanin e shtėpisė, por gjithnjė nė varėsi tė ngjarjeve qė ndodhnin rrotull meje isha i detyruar t’i lėvizja. Sot duket si shaka, por atėherė pėr ato gjėra tė ikte koka dhe jo vetėm personit, por edhe familjes, fisit dhe detyrimisht duhet tė ishe tepėr i kujdesshėm.

    Nė tė gjitha punėt e kėtij albumi mbizotėrojnė ngjyrat e errėta, lidhet kjo me vetė periudhėn?

    Ėshtė e vėrtetė qė si individ, mbi tė gjitha kam preferuar lirinė dhe kur kjo liri mė mungonte, unė gjithė mllefin tim do ta derdhja kundėr atyre qė ma mohonin kėtė liri. Detyrimisht pikturat nuk mund tė ishin tė shkėlqyeshme, me dritė, me ngjyra tė pastra. Flitet pėr njė periudhė shumė tė errėt dhe ne e pamė vetė se si pėrfundoi ai sistem nė vitin 1990, kur njerėzit vriteshin nė radhė pėr tė marrė njė bukė, pra tė gjitha ato ėndrra qė ata krijuan tek njerėzit, shkuan nė njė hiē. Njė njeri qė vėzhgonte me vėmendje atė mėnyrė jetese, do tė mbante njė qėndrim dhe nuk mund ta paraqiste me ngjyra diellore, tė pastra. Nuk do tė ishte normale.
    Nėse kthehemi pas nė kohė, cilat ishin ato punė qė ju vunė “vulėn” e dekadentit?
    Janė disa punime. Unė mora pjesė 6-7 herė nėpėr ekspozita dhe shumicėn e herėve puna ime nuk u ekspozua, duke pėrjashtuar njė minator qė unė e pata bėrė pėr njė ekspozitė tė vitit 1972. Edhe ajo mu dha pėr ripunim dhe u ekspozua dhe u ble nga Galeria Kombėtare. Kjo ėshtė e vetmja punė e imja nė galeri nga ajo periudhė. Por edhe atė po ta shohėsh nė raport me punėt e tjera ka ndryshime shumė tė mėdha, nuk pėrkon me metodėn e realizmit socialist me njeriun e qeshur, optimist qė sheh tė ardhmen... Ai ishte njė punėtor qė meditonte pas pune… Por ka edhe vepra tė tjera. Kam pikturuar Naim Frashėrin, qė pati pasojat e veta, Margarita Tutulanin, e cila nuk u ekspozua fare... Madje kisha bėrė edhe njė Skėnderbe tė madh. Isha 26 vjeē nė atė kohė dhe si janė tė rinjtė qė duan tė tregojnė se ēfarė dinė tė bėjnė, realizova njė punė gosha tė madhe, njė portret 3 x 2 m, qė mbetet njė vepėr e mirė edhe sot. U refuzua sepse Skėnderbeu ishte vetėm dhe nuk kishte luftėtarėt rrotull, ishte i vetmuar, i mungonte optimizmi…, pra pėrralla tė kėsaj natyre. Madje, filluan edhe gazetat tė shkruanin dhe mendoni, nėse shkruante shtypi, pas saj do tė vinte ose burgu, ose internimi. Tė gjitha kėto mė bėnė tė mendoja se ishte mirė ta mbyllja atė cikėl, tė mos merrja pjesė mė nė ekspozita dhe tė vazhdoja tė bėja punėn time qė mori kėtė drejtim.

    Ky vėllim do tė pasohet edhe me tė tjerė, ēdo tė pėrmbajnė ata?

    Nė vėllimet e tjera. Nė vėllimin e parė janė punė qė janė krijuar nga viti 1965-1990, pra pėrfshin gjithė periudhėn e diktaturės. Nė vėllimin e dytė dua tė pėrfshij punėt nga viti 1990 deri nė ditėt tona, ku janė pėrgjithėsisht punėt ime nė vaj, ekspozitat e ndryshme qė kam bėrė nėpėr botė. Do tė zgjedh punėt mė tė mira. Mund tė jenė 200-300 punė dhe pas tij mendoj t’i rikthehem njė kombinimi tė sė dyja periudhave, pėr tė gjithė ata qė duan ta kenė nė shtėpinė e tyre tė plotė dhe pėr tė parė mė nė kompleks veprėn time. Sepse kėtu ėshtė vetėm gjysma.

    PANORAMA.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-07-2007
    Postime
    6
    _____________-

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •