Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Krijimi i PS sipas Xhelil Gjonit...

    Xhelil Gjoni: E mora pėr veshėsh Nanon dhe e vura kryetar tė PS

    » Dėrguar mė: 16/11/2009 - 07:49

    Nga Luljeta Progni

    (Pjesė e intervistės me Xhelil Gjonin, qė gjendet nė librin "Trashėgimtarėt")

    Xhelil Gjoni, ish-anėtar i Komitetit Qendror tė PPSH-sė rrėfen nė kėtė intervistė tė realizuar nė 21 janar 2009 pėr gazetaren Luljeta Progni, pėrplasjet e tij tė para me Ramiz Alinė, ardhjen si funksionar i lartė nė Tiranė dhe rolin e tij si protagonist pas rėnies sė bustit tė Enver Hoxhės deri nė themelimin e PSSH-sė, kohė pas tė cilės ai u tėrhoq totalisht nga jeta politike publike.
    Janė shumė interesante atakimet e protagonistit ndaj dyshes Ramiz e Nexhmije, tė cilėt sipas tij, vetėm sa e dėmtuan imazhin e Enver Hoxhės. Njė e vėrtetė e madhe e thėnė nė intervistė ėshtė urdhri i dhėnė nga Ramiz Alia pėr tė qėlluar turmėn e protestuese qė rrėzonin bustin e Enverit nė qendėr tė Tiranės e moszbatimin e urdhrit nga Hekuran Isai. E pas kėsaj vijnė zhvillimet e vrullshme pėr krijimin e PSSH-sė. Pse iu kėrkua Skėnder Gjinushit tė mos krijonte PSD, si refuzoi Maqo Lakrori drejtimin e PS e si u vendos nė kėtė post Fatos Nano. Cili ka qenė roli i disa prej politikanėve dhe aktualė si Ruēi, Islami, Pėllumbi e Lakrori nė ditėt e qershorit 1991, duhet tė lexoni intervistėn e Xhelil Gjonit.


    Kanė kaluar 18 vjet nga zhvillimet e vrullshme tė '90, kur u rrėzua sistemi komunist. Si e vlerėsoni rolin e Ramiz Alisė nė kėto zhvillime?

    Ramiz Alia ėshtė njė figurė e dyzuar. Natyrisht, ėshtė njė figurė e rritur nėn hije. Njėsoj si bima nėn hije. E zbehtė, pa kurajė pėr tė vendosur dhe me njė marifet pėr t'i thėnė gjėrat me dy kuptime siē e do situata. Nė njė situatė kur ja do puna qė ta kenė thėnė nė ndonjė formė deklaratėn, thotė e kam thėnė kėshtu, por edhe ndryshe. Pra, i lė fjalėt me disa kuptime pėr tė qenė i mbrojtur. Kjo ėshtė njė nga cilėsitė e tij, pėr mendimin tim cilėsi e keqe. Ai nuk kishte kurajė pėr t'i thėnė gjėrat, por edhe pėr t'i zbatuar. Nė rast se nuk i realizon, ato mbeten nė kuadrin e fjalėve dhe s'ke bėrė asgjė, vetėm nėse ke folur, dhe aq mė keq me disa kuptime.

    Ku bazoheni ju pėr kėtė pėrfundim pėr Ramiz Alinė?

    Do tė marr dy momente pėr tė argumentuar kėtė mendim. Kur isha sekretar i parė nė Krujė, Ramizi mė erdhi pėr vizitė. Erdhi tė shohė tufėzat qė i kisha ngritur atje dhe ishin kot. Ishte njėsoj si tė mos ishin fare, sepse nuk mund tė prodhohej qumėsht. Kooperativa s'e pėrballonte dot furnizimin me qumėsht. Unė i shtrova dy probleme: I thashė, t'i japim kodrės dhe malit 10 tė imta, lopėn dhe tre dynymė tokė… (vijon nė librin "Trashėgimtarėt" nė fq.102)

    Ramiz Alia ju kundėrshtoi, siē thoni ju, nė dy pika tė cilat nėse do tė gjenin mbėshtetje do tė sillnin ndryshim tė situatės. Mendoni se me refuzimin qė u bėri propozimeve tuaja deklaroi qėndrimin e tij kundėr ndryshimit dhe se po ruante pushtetin e tij nė krye, tė asaj byroje politike pėr tė cilėn tha se e donte?

    Tė jemi tė qartė qė nė fillim. Ramiz Alia nuk e deshi asnjėherė pluralizmin, edhe pse shkonte me idenė e pluralizmit tė mendimit. Por, mendoj se po tė kishte qenė Enveri gjallė do tė kishte bėrė me kohė ndryshimin dhe do tė kishte sjellė pluralizmin. Ne vėrtetė s'kishim traditė, por me kalimin e kohės do tė fitonim eksperiencė. Pra, Ramizi ishte kundėr pluralizmit. Ishte pėr pluralizėm idesh qė diskutoheshin nėpėr klube. Njė ndėr gjerat me themelore nė atė kohė do tė kishte qenė krijimi i Partisė Agrare, qė tė merrte nė mbrojtje fshatarėt. Pėr sa i pėrket kundėrshtimeve qė ėshtė thėnė se i bėnin Ramizit anėtarėt e byrosė, ėshtė tėrėsisht gėnjeshtėr. Askush nuk e kundėrshtonte. Kur erdha nė Tiranė, nė mesin e vitit '90 kuptova se anėtarėt e byrosė nuk kishin asnjė peshė nė marrjen e vendimeve…( Vazhdon nė librin "Trashėgimtarėt", fq. 105)

    Kur i keni parė ju shenjat e para tė ndryshimit te Ramiz Alia?

    Nevoja reale u ndje qė kur po dukej se gjithēka kishte mbetur nė vend. Megjithėse Ramizi vendosi tė bėnte ato mbledhje tė hapura tė partisė, ky vendim nuk ishte rezultativ, pėr mendimin tim, se ideja ishte qė tė diskutohej dhe tė rriheshin idetė. Domethėnė, tė riorganizohej partia. Dhe, nuk mė dukej se ēėshtja ishte tė hapeshin pėr publikun mbledhjet e partisė. Domethėnė, duhej bėrė rinovimi i Partisė qė nga qendra deri nė bazė, por kjo nuk ndodhi… (vijon nė librin "Trashėgimtarėt", fq. 106)

    Kur ju erdhėt nė Tiranė dhe kur bisedonit me Ramiz Alinė nė biseda jashtė forumeve, ēfarė diskutonit lidhur me ndryshimet e mundshme?

    Kishin filluar diskutimet, por ideja kishte mbėrritur deri tek pluralizmi i mendimit. Dhe, jo pluralizmi politik. Ramizi pretendonte qė gjerat do tė zbuteshin nėse lejohej pluralizmi i mendimit dhe se do tė sheshohej situata, gjė e cila shpėtonte mė pas sistemin e atėhershėm nga rėnia, sipas mendimit qė kishte Ramizi. Por, situata po vinte e bėhej pėrditė e mė e ashpėr, dhe nė momentin e protestave tė studentėve Ramizi u detyrua tė shpallė pluralizmin... (vijon nė librin "Trashėgimtarėt" fq. 107).

    Si e gjykuat ju shkarkimin nga detyra tė funksionarėve tė lartė tė Byrosė pas protestave tė studentėve?

    Ai (Ramizi) i hoqi nga postet drejtuese, por i la anėtarė tė Komitetit Qendror tė Partisė. Rita Marko ishte nėnkryetar kuvendi dhe si i tillė ai u shkarkua, por mbeti anėtar i KQ.

    A kėrkuan shpjegime pėr shkarkimin?

    Nuk ishin tė kėnaqur, kuptohet, se ata kishin parashikuar se do tė vdisnin nė ato poste, domethėnė se do tė qėndronin deri nė fund. Hoqi dhe Manush Myftiun, qė pėr mendimin tim ishte i aftė, por duhet tė drejtonin tė rinjtė. Megjithatė, ata u mėrzitėn. Por, kjo nuk kishte fare rėndėsi, sepse ata nuk kishin peshė nė KQ.

    Thatė se nė Byro Ramizi nuk haste kundėrshtime, po nė KQ?

    Nuk e kundėrshtoi kurrė njeri Ramiz Alinė as nė KQ, sepse gjithnjė ishte besimi dhe shpresa qė Ramizi do t'i evoluonte gjėrat, do t'i zhvillonte, dhe ne kishim besim absolut qė do tė ishte kėshtu. Por, kjo ishte njė pėrshtypje e rreme pėr mendimin tim, ndaj mendoj se duhet tė kishte pasur nė Komitetin Qendror njerėz jo nė moshė tė plakur qė nuk kishin mendime. Gjithashtu, kishte tė rinj nė moshė dhe nuk kishte mendim…
    Paradoksi apo gjėja mė e shėmtuar ishte se u veprua nė kundėrshtim me gjėrat e shkruara tė Enver Hoxhės nga Ramizi dhe Nexhmija. Ata e pėrdorėn emrin e Enverit jashtėzakonisht shumė. Nė emėrtimet e emrit tė Enverit nė ēdo vepėr shesh, universitet, rrugė, hidrocentral apo shkollė. Ishte tepri. Monumentet nė Tiranė, Korēė, Gjirokastėr etj, buste pa fund. Ndėrkohė qė ėshtė e shkruar nė vėllimet e Enver Hoxhės. Atje ku vihej monumenti, ai kishte lėnė porosi qė tė vihej njė kolonė me figura partizanėsh dhe nė atė kolonė tė ishte dhe portreti i tij, pasi ishte komandat i asaj lufte. U bė e kundėrta e asaj qė ai kishte lėnė porosi. Ramizi dhe Nexhmija bėnė tėrėsisht tė kundėrtat qė ai vetė kishte porositur, dhe u bė njėlloj si Hrushovi dhe Stalinin qė e ngritėn nė qiell kur vdiq dhe pastaj ia bėnė gropėn nė njė mėnyrė tjetėr. E njėjta praktikė siē u bė me Enverin nė Shqipėri. E bėri Ramizi kėtė, se s'kishte peshė nė parti pėr tė ngritur veten nė emėr tė Enverit. Ramizi e dėmtoi mė shumė nga sa mendohej. Pra, nė KQ kishin njė besim absolut te Ramizi. Por, mendoj se Ramizi ishte njė figurė qė ishte rritur si bima nėn hije dhe e zėnė nga bryma. Ai ishte rritur si figurė nėn hijen e Enverit, nėn hijen e Mehmetit dhe nėn hijen e Hysni Kapos.

    Ē'ngjarje ju ka mbetur nė mend nga zhvillimet brenda PPSH-sė nė '90-91?


    U mblodh aktivi i gushtit i vitit 1990 ku u mendua tė riorganizohet KQ pėr tė vajtur drejt Kongresit, i cili u shty nė qershor pėr shkak tė zgjedhjeve tė shkurtit, qė u shtynė pėr nė mars. Aktivi ishte pleniumi i zgjedhur dhe u bė nė sallėn e Kuvendit Popullor... (vijon te libri "Trashėgimtarėt", fq. 109).

    Po pėr Enverin?

    Jo, nuk u mor asnjė vendim. Nė pėrgjithėsi KQ ishte kundėr heqjes sė emrit nė vepra, dhe pėr momentin ishte plotėsisht kundėr. Vijmė mė pas nė momentin e heqjes sė monumentit tė Enver Hoxhės. Nė kėtė rast tė dy palėt, si Ramizi si Hekuran Isai qė ishte ministėr i Brendshėm gėnjejnė, pra nuk thonė tė vėrtetėn. Kjo, sepse lajmi qė u pėrmbys monumenti erdhi nė momentin kur ne ishim nė mbledhje tė plenumit tė anėtarėve tė komitetit tė partisė sė Tiranės. Mbledhja ishte pėr tė vendosur pėr situatėn, dhe Ramizi pyeti pak ditė mė parė: "ku janė njerėzit? Janė fshehur skutave. Pse s'dalin?". E kishte fjalėn pėr njerėzit e partisė. Mblodha pleniumin dhe i thashė: "njerėzit janė nė sallė. Po tė presin dhe duhet tė vish tė flasėsh ti". Erdhi Ramizi. Ishte nė presidium bashkė me Adil Ēarēanin. Edhe unė isha atje. Ramizi po u fliste njerėzve tė pleniumit. Nė kėtė kohė, sekretari i Ramizit sjell njė letėr qė na e lexon neve: Shoku Hekuran thotė se ėshtė rrėzuar busti i Enver Hoxhės nė shesh. Dhe, lexoi letrėn Ramizi. "Ja, - tha, - se dhe monumenti u pėrmbys". Pas kėsaj, Ramizi akuzoi Hekuran Isain se nuk kishte zbatuar urdhrin qė i paskėsh dhėnė Ramizi: qė tė gjuhej turma qė prekte bustin e Enver Hoxhės. Ai tha se i kishte dhėnė urdhėr Hekuran Isait tė gjuhej turma, por tė gjuhej te kėmbėt. Po si mund tė komandohej ushtari qė tė gjuante te kėmbėt e njerėzve nė ato momente nė shesh? Ishte njė budallallėk i madh dhe situata ishte shumė e tensionuar. Ndėrsa, Hekurani qė tė dilte i mirė nė tė ardhmen me demokratėt tha se shoku Ramizi vėrtetė mė tha tė qėlloj turmėn dhe tė mbroj bustin, por unė nuk desha dhe nuk dhashė urdhrin qė tė qėllohej...(vijon te libri "Trashėgimtarėt", fq. 110)

    A keni dijeni pėr krijimin e njė partie tė majtė nga figura tė rėndėsishme tė kėsaj partie, bėhet fjalė pėr pranverėn e vitit 1991?

    Nuk ėshtė kėshtu. Kongresi ishte njė katrahurė e vėrtetė... Ismaili (Lleshi) shkonte pėrditė te Skėnder Gjinushi qė ta bindte atė tė kthehej nė PPSH ose tė vinte nė PS, dhe tė mos krijonte PSD. Kurse ky, Fatos Nano qė e kam marrė pėr veshi e pėr dore, donte tė bėhej ministėr dhe jo tė merrte post partiak. Nano kishte dėshirė tė bėhej ministėr i Jashtėm. E vendosėn sekretar nė Ministrinė e Jashtme, po ai s'pranoi. Dhe, mė pas iu dha posti i ministrit tė Tregtisė sė Jashtme. Fatosi donte tė kishte marrėdhėnie me jashtė, ndėrsa Maqo (Lakrori), u propozua si sekretar i parė i partisė, domethėnė kryetar. E thėrret Maqon nė presidium Ramizi dhe i thotė: do bėhesh kryetar. Dhe, Maqo pranoi. Nga Ramizi qė ishte nė presidium tė Kuvendit Popullor, vjen te zyra ime nė KQ. Me thotė mua: "shoku Xhelil isha te shoku Ramiz. Mė propozoi kėtė gjė dhe unė e pranova se nuk ia ktheja dot fjalėn". I thashė se ēfarė kėrkon nga unė. Mė tha: "tė lutem ma zgjidh kėtė punė, se nuk dua tė bėhem sekretar i parė". Pastaj mora nė telefon Ramizin dhe i thashė qė Maqo nuk do tė bėhet sekretar i parė se mė erdhi nė zyrė. Po mirė, mė tha ai, e pranoi kur e propozova. I thashė, nuk e di si ėshtė puna, por ai erdhi nė zyrė dhe ma la mua nė derė ta zgjidh kėtė punė. Kėshtu ishte kjo punė, nuk ishte vendosur deri nė kongres se cili do tė ishte emri qė do tė drejtonte partinė. Mendimet ishin qė tė ishte Ismail Lleshi, dhe Ismaili e do pushtetin po t'ia japin... Iu propozua Servet Pėllumbit qė tė bėhej nėnkryetar me Ismailin kryetar, por ai tha se nuk e pranoj se jam plak. Mirėpo, shkoi disa vite dhe ju lezetua politika. U pasurua dhe qėndroi gjatė nė politikė. Kurse, Kastriot Islami s'ka qenė kėrkushi fare qė tė dalė sot dhe tė thotė se ka bėrė histori atėherė. Ai ishte njė beniamin i Ramizit, tė cilin e njihte nėpėrmjet Semiramit qė ishte dekane nė Fakultetin e Shkencave. Maqo dhe Kastrioti njiheshin me Ramizin prej Semiranit, tė shoqes. Pastaj, kam marrė Fatosin dhe i kam thėnė: do jesh ti sekretar i parė i partisė. E kemi thirrur bashkė me Ramizin dhe i kemi thėnė si do marrėsh partinė. U bind dhe i thamė tė zgjidhte kė do tė merrte nėnkryetar. Mori Ismailin (Lleshin), Spiron (Dede) dhe Servetin (Pėllumbi). E shpallėn nė kongres, kjo ėshtė historia. Sepse, unė i kam drejtuar kėto gjėra. Unė kam drejtuar pėrfaqėsinė e kongresit dhe i di mirė kėto. Pėr shembull, Dritėroin nuk e pranonte pėrfaqėsia tė hynte nė forumet qė do zgjidheshin. Ai kishte mbajtur njė diskutim kundėr Enverit. Po ashtu, dhe Moikom Zeqon. Disa njerėz janė propozuar jashtė listės sė pėrfaqėsisė. Bile, edhe votimet atė ditė ishin me njė farė marifeti, me njė farė manipulimi. Kjo, sepse nuk e pranonin dhe ai nuk fitoi votat pėr tė qenė nė forumet e partisė sė re qė po zgjidheshin nė atė kongres. Spiro Deden e kam ēuar te Dritėroi dhe i kam thėnė: Pyete Dritėroin, a do tė jesh nė pleniumin e ardhshėm. Ai kishte thėnė: thuaj Xhelilit, aty e kam vendin. Aty unė u sigurova dhe bėmė pėrpjekjet pėr ta futur nė forume.

    Nga seanca e "gjyqit" ndaj byrosė politike, ēfarė mban mend?

    Atė seancė e drejtova, unė dhe jo Gramozi. Ai sa kishte ardhur nga Tepelena dhe nuk kishte pėrvojė. Thoshte ngrihu ti, ulu ti, por vetėm kaq. Nė atė seancė u fol pėr gabimet qė kishin sjellė atė situatė... (Vijon te libri "Trashėgimtaret", fq. 111). U shtrua ēėshtja qė tė mos prekej Ramizi, me mendimin qė ishte iniciator i demokracisė.

    Ju ishit dakord qė Ramizi tė mos penalizohej?

    Po.

    Pse?

    Qė tė drejtonte Ramizi dhe tė mos pėrmbysej dhe me tė, duke forcuar KQ me elementė tė rinj tė avancuar dhe duke vendosur rregull e duke pastruar partinė, ne mund tė vazhdonim si parti mė vete... (vijon nė librin "Trashėgimtarėt")

    U pėrjashtua byroja nė atė kongres?

    Po, u pėrjashtua.

    Po ju?

    Pėr mua nuk u mor asnjė vendim.

    Po ju vendosėt vetė tė largoheshit?

    Unė u tėrhoqa.

    Po Ramizi si reagoi?

    Ramizi u prek qė kur e kritikova nė raport. Nė vend qė tė prekeshim ne, u prek Ramizi... (Vijon te libri "Trashėgimtarėt", fq. 114)

    Ēfarė mendoni se mbeti nga PPSH nė PS dhe ēfarė u largua prej saj?

    Pėr mua mbeti pjesa e madhe e komunistėve qė u transformuan nė socialistė, por duke ndėrruar vetėm emrin. Kurse ndėrrimi i pikėpamjeve erdhi gradualisht. Pra, anėtarėsia mbeti nė PS, por programi ndryshoi. Si fizik mbeti e gjithė PPSH-ja.

    A bėri Ramiz Alia kėrkesė pėr t'u anėtarėsuar nė PS?

    Po, bėri kėrkesė, por nuk e pranuan nė parti. Ata shpirtėrisht aty e kishin Ramizin, por pėr t'u justifikuar se janė moderuar nuk e pranuan Ramizin anėtar tė PS-sė. (vijon nė librin "Trashėgimtarėt", fq. 115)

    GSH
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Trashėgimtarėt”, skaneri i njė partie

    “Trashėgimtarėt”, skaneri i njė partie

    » Vendosur: 16/11/2009 - 08:48
    •

    “Kush kontrollon tė kaluarėn, kontrollon tė ardhmen, kush kontrollon tė tashmen, kontrollon tė kaluarėn”. Me kėtė citat tė George Orwell Luljeta Progni tė fton tė ndėrmarrėsh njė aventurė leximi, nė librin e saj “Trashėgimtarėt”. Libri i munguar pėr historinė e partisė mė jetėgjatė nė Shqipėri, Partisė Socialiste. Njė e vėrtetė pėr tė kaluarėn dhe tė tashmen tonė, e ndoshta njė parashikim i mirė pėr tė ardhmen. Luljeta Progni, pasi ka ushtruar pėr njė kohė tė gjatė profesionin e gazetares, reporteres sė politikės, ka vendosur tė shkojė mė tej duke u dhėnė pėrgjigje pikėpyetjeve qė mund t’i kenė lindur asaj fillimisht nė kokė, por nė kėtė mėnyrė rreket t’u japė pėrgjigje dhe pikėpyetjeve tona. Historia e njė partie qė mbart nė vetvete historinė e Shqipėrisė. Tė pathėnat dhe kontradiktat qė kanė shėnuar mbijetesėn e njė krijese politike, ndoshta mė jetėgjata e kėtij lloji, qė mbart nė vetvete tė pathėnat e historisė sonė tė pėrbashkėt. Me redaktim tė Lutfi Dervishit dhe me njė parathėnie tė ndierė tė prof.Artan Fugės, libri “Trashėgimtarėt” ėshtė njė udhėrrėfyes i mirė dhe pėr tė rinjtė qė ndoshta s’kanė pas lindur nė ato kohė tė trazuara, por qė duan tė njohin fillesat e kėtij sistemi, i cili nuk mund tė kuptohet pa njohjen e fillesės sė PS-sė. Plot informacione, dėshmi tė rralla tė protagonistėve dhe njė kėndvėshtrim analitik pėr Partinė Socialiste, rrėnjėt e saj nė Partinė e Punės. Mbi dyzimin qė karakterizon kėtė parti, e cila ishte e vetmja qė i mbijetoi shembjes sė murit komunist nga simotrat e saj nė Evropėn Juglindore. Nė librin e Prognit, PS na shfaqet si njė parti kontroverse, qė shpesh herė i bie tė udhėhiqet dhe nga liderė tė tillė. Autorja jo pa dashje thekson disa herė se kjo parti nuk u distancua kurrė nga e kaluara e saj, nga PPSH-ja, e cila mban pėrgjegjėsinė pėr krimet e komunizmit e vuajtjet qė i shkaktoi kėtij vendi. Megjithėse nė krye tė saj mė sė fundmi ka ardhur njeriu qė ndoshta nė vitin 1991 do tė dukej mė i papėrshtatshmi pėr kėtė punė, pėrsėri PS vazhdon tė jetė trashėgimtarja e partisė mėmė nė njė mėnyrė a njė tjetėr. Ata qė presin tė lexojnė njė analizė politike me tė cilat jemi mėsuar, plot me mendime personale e subjektivizėm do tė zhgėnjehen. Luljeta Progni nuk rreket t’i fusė nė kokė askujt asnjė mendim personal tė sajin politik, ajo sjell vetėm fakte, dėshmi dhe ndėrton njė histori qė ka munguar, por qė duket se ka qenė e nevojshme. Nė kėtė libėr studimor, me guxim ajo hedh poshtė tezėn e dy prej historianėve me famė botėrore qė janė marrė veēanėrisht me Shqipėrinė, James Pettifer dhe Miranda Vickers, sipas tė cilėve Ramiz Alia e dėshironte mė herėt pluralizmin, por Byroja politike e kundėrshtoi nė bllok.

    PANORAMA
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    ................
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Moikom Zeqo: Unė propozova emrin PS, Nexhmija iku nga mbledhja

    Moikom Zeqo: Unė propozova emrin PS, Nexhmija iku nga mbledhja

    » Dėrguar mė: 18/11/2009 - 10:40
    Darina Tanushi

    Moikom Zeqo, ish-themelues i PS tregon pėr “GSH”, disa nga tė vėrtetat e takimeve nė zyrėn e Ramiz Alisė, para themelimit tė kėsaj partie nė 12 qershor 1991. Janė debate brenda mbledhjeve tė mbyllura, ku merrnin pjesė veē Ramizit edhe personazhe tė tjerė, si Namik Dokle apo Maqo Lakrori, debate tė cilat nė fakt nuk janė tė protokolluara, por kanė vlerė historike pėr themelimin e PS. Moikom Zeqo i jep tė drejtė fjalėve tė Xhelil Gjonit, ish-anėtarit tė KQ, i larguar pėrfundimisht nga politika, dhe qė foli publikisht vetėm nė librin "Trashėgimtarėt" tė gazetares Luljeta Progni.


    Eshtė rikthyer edhe njėherė debati i krijimit tė PS. Si njė ndėr themeluesit e saj, cilėt ishin njerėzit qė kontribuuan nė krijimin e Partisė Socialiste nė 12 qershor 1991?

    Ēėshtja e krijimit tė PS tani i takon historisė. Ėshtė njė ēėshtje qė duhet folur me objektivitet, pa pasion dhe pa pėrvetėsim tė ngjarjeve historike nga persona, tė cilėt nuk kanė dhėnė asnjė kontribut nė kėtė ngjarje. Dua tė pėrmend njė gjė qė nuk e pėrmendin. Shkrimi i parė pėr idenė e pluralizmit politik ėshtė shkruar nga akademiku, Ylli Popa. Ky shkrim ngjalli entuziazėm tė madh, sidomos tek unė. I kam telefonuar po atė ditė qė u botua ky shkrim tek "Zėri i Popullit" dhe qė nga ai moment kam qenė me mish e me shpirt pėr institucionalizimin e pluralizmit politik, ēka do tė thotė prishjen e monopolit tė njė partie tė vetme siē ishte PPSH. Unė gjatė kėsaj periudhe kam botuar disa shkrime ku kam pėrkrahur idenė e pluralizmit, por ende nuk ishte e qartė nė mendjen time si duhet tė procedohej pėr tė ardhmen, pėr Partinė e Punės. Dalja nė skenė e Partisė Demokratike qe njė ngjarje epokale. Kėshtu u instalua pluralizmi politik dhe kjo ka ndikuar tek njerėzit duke pėrfshirė edhe veten time. Qė nga ai moment unė kam qenė kriticist ndaj praktikave vegjetuese, retrograte tė PPSH dhe kam qenė i bindur qė duhet tė ndryshojė situata. Por duhet folur me dokumente. Shumė njerėz kanė fantazi dhe pas themelimit tė PS, janė treguar edhe mburravecė, edhe pėrvetėsues pėr shkak tė mėtimit tė meritave qė nuk i meritojnė. Unė nuk dua as merita dhe as tė mburrem. Jam njė qytetar, i cili mendon qė historia ėshtė histori, nuk u pėrket dy-tre personave, por nuk mund tė bėj histori edhe jashtė personave qė sinqerisht kanė dhėnė njė kontribut.

    Si ėshtė e vėrteta atėherė? Kush e shtrembėron?

    Nė 20 shkurt tė vitit 1991, unė kam qenė i ftuar nė zyrėn e Ramiz Alisė nga Spiro Dede. Diskutohej ēėshtja e grevės sė studentėve tė UT, tė cilėt kėrkonin heqjen e emrit tė diktatorit Hoxha nga Universiteti. Nė atė mbledhje, ku kishte disa nga figurat politike tė asaj kohe, kam qenė i vetmi qė jam ngritur dhe i kam thėnė Ramiz Alisė qė, emri Enver Hoxha duhet t'i hiqet Universitetit. Jo vetėm pse studentėt kanė tė drejtė, por ēėshtja e Shqipėrisė ėshtė mė e rėndėsishme se sa emri i Enver Hoxhės apo edhe i vetė Partisė sė Punės. Ka reaguar me emocion nė atė kohė Nexhmije Hoxha. Ėshtė larguar nga ajo mbledhje ku ishim. Pranė meje ka qenė Namik Dokle dhe mbaj mend qė Namiku mė tha: "Moikom, ndoshta Nexhmija do vrasė veten tani". Ndėrsa unė i thashė: "Nuk do ta vrasė veten". Pas kėsaj, kemi dėgjuar lajmin qė pikėrisht, pasi unė diskutova, qė populli kishte rrėzuar statujėn e Enver Hoxhės nė sheshin qendror tė Tiranės. Mbaj mend qė nė atė mbledhje mė ka pėrkrahur nė mėnyrė diplomatike, vetėm ish-ministri i jashtėm i asaj kohe Reis Malile, i cili ka thėnė se Moikomi ka tė drejtė. Ishte hera e parė qė nė njė mbledhje tė nivelit kaq tė lartė, pikėrisht nė zyrėn e Ramiz Alisė kėrkohej tė hiqej emri i Enver Hoxhės.

    Ēfarė ka ndodhur mė pas?

    Dėshmia e dytė bėn fjalė pėr datėn 13 prill 1991. Na mbledh Ramiz Alia nė zyrėn e tij pėr tė diskutuar pėr njė projekt-program tė PPSH-sė nė Kongresin e saj tė 10-tė. Ramizi kryesonte mbledhjen. Aty kemi qenė tė ftuar unė, Artan Fuga dhe Maqo Lakrori. Projekt-programi u paraqit nė emėr tė Byrosė politike, tashmė fantazmė dhe tė vdekur, por qe tipik njė program konservator, dogmatik dhe pėr pasojė absolutisht i papranueshėm. Unė diskutova dhe dola kundėr programit dhe konkretisht pėr disa teza kryesore. Unė dola me tezėn se duhet hequr formula e marksizėm-leninizmit, sepse nuk ėshtė shkencore. E dyta, duhet rikonceptuar figura e Enver Hoxhės, pra tė mos ishte ajo figurė qė tradicionalisht nga komunistėt konsiderohej si njė idhull dhe elementė tė tjerė kriticistė tė sistemit qė u quajt socialist, tė gabimeve nė ekonomi, tė qėndrimit ndaj intelektualėve dhe tė ēėshtjes kombėtare.

    Si u prit ky fjalim?

    Fjalimi u prit gati nė heshtje. Nuk u morėm parasysh kėto vėrejtje, ndonėse Ramizi tha qė le tė rishikohet projekt-programi. Kjo ka ndodhur para Kongresit, i cili u bė nė qershor tė vitit 1991. Dokumenti i tretė ėshtė njė ditė para Kongresit, nė njė mbledhje, prapė e kam ngritur ēėshtjen se duhet tė ndryshojė emri i Partisė sė Punės. Duhet tė ketė njė emėr tjetėr, e tipit socialdemokrat, Parti Socialiste.

    Pra, ju ishit ideatori i kėtij emri tė ri?

    Po, madje kam pasur njė debat me Ramizin, sepse ai tha qė "ky ėshtė njė emėr i bukur". Ndėrsa unė i thashė qė "ky nuk ėshtė njė emėr i caktuar nga shqiptarėt, por ėshtė sugjeruar nga Stalini, pavarėsisht se emrin e Partisė sė Punės mund ta kishin edhe parti tė tjera, p.sh, Partia Laburiste, por jo me konotacionet historike dhe ideologjike qė patėm ne. Kur unė u pėrgatita pėr Kongresin, me diskutimin tim qė tashmė ėshtė i njohur publikisht, nuk dija asgjė. Nuk ėshtė se jam konsultuar nga ndonjė njeri. Nuk ka pasur asnjė konsultim as me mikun tim tė ngushtė tė asaj kohe, Spiro Dede, i cili ishte kryesor nė kėtė rol, as me Ramiz Alinė, as me Xhelil Gjonin dhe as me ndonjė njeri tjetėr. Domethėnė kam vepruar nė mėnyrė vetjake, i bindur se duheshin ndryshuar gjėrat
    Kisha njė vizion pėr njė parti socialdemokrate tė majtė dhe demokratike, ē'ka duket qartė nė konstruktimin dhe konceptimin e fjalės qė mbajta nė Kongres. Dua tė them qė unė e kam kėrkuar fjalėn qė nė fillim tė Kongresit. Por gjithmonė kryesia e Kongresit ma vononte fjalėn. Nuk kam biseduar as me Dritėronė nė atė kohė. Nuk e dija ē'qėndrim do tė mbante Dritėroi. Dritėroi foli pak pėrpara meje, kurse fjala qė mbajta unė ka qenė mė e penguara nė Kongres. Kryesuesi i seancės gjithmonė donte tė ma ndėrpriste fjalėn, por unė kisha vendosur ta mbaja deri nė fund fjalėn time. Fjala ime ėshtė pritur jo mirė nga kongresistėt e asaj kohe. Menjėherė e ndjeva distancimin e tyre, kur shkuam pėr tė pirė kafe. Nuk pata ndonjė pėrgėzim tė veēantė nga njerėz qė njihja. Mbaj mend vetėm njė gazetar italian nė kafe, i cili erdhi dhe mė tha qė "kjo ishte njė fjalė e rrezikshme".

    A kishit frikė nė atė kohė?

    Jo, nuk mund tė them qė kisha frikė, sepse situata kishte degraduar shumė dhe mendoj qė kriticizmi i fjalimit tim nė atė kongres ishte njė lloj programi konceptual pėr qė mendoja unė, pėr njė tė majtė demokratike, tė tipit evropian. Kaq i madh qe reagimi negativ ndaj meje, sa qė ndonėse u vura qė tė zgjidhesha nė forum sė bashku me Dritėro Agollin, Dritėro Agolli u rizgjodh, por duke manipuluar votat, siē dėshmon Xhelil Gjoni, kurse emri im u fshi menjėherė. Nuk fitova fare. Pas kėsaj mund tė themi qė u pranua ndryshimi i emrit nga Partia e Punės nė Parti Socialiste tė Shqipėrisė. Nė njė farė mėnyre ky ishte njė lloj trashėgimi nė njė kohė tjetėr, nė njė epokė tė re qė do hapet tė Partisė sė Punės. Pati ndryshime nė program. U bė njė program deri diku socialdemokrat. U zgjodh nė krye tė partisė, kryetar Fatos Nano, i cili pėr njė kohė rezistoi qė tė mos zgjidhej.

    A mbani mend si erdhėn deri tek emri i Fatos Nanos, sepse me sa ėshtė thėnė, i pari ėshtė propozuar Maqo Lakrori?


    Me sa di unė edhe nga ajo ēfarė ka thėnė Xhelil Gjoni, pasi ai ishte mė i mirinformuari nga tė gjithė, Maqo Lakrori u propozua pėr kryetar tė partisė. Kjo ėshtė e vėrtetė. Por Maqo nuk pranoi, ndoshta kishte edhe arsyet e veta dhe u vendos Fatos Nano. Mbaj mend qė ai kėrkonte tė ishte ministėr, nuk e mbaj mend se nė ēfarė sektori. Por mė pas ai u bind, edhe me presionin e Xhelil Gjonit dhe Ramiz Alisė dhe pranoi tė bėhej kryetar i PS. 12 qershori quhet data juridike e formimit tė njė partie qė mori emrin Partia Socialiste, por qė trashėgonte shumė gjėra nga Partia e Punės. Ky akt pėr mua ėshtė historik. Ka dy teza pėr kėtė akt. Teza e parė ėshtė qė ishte thjeshtė njė konvertim mekanik qė pjesėrisht ka diēka tė vėrtetė, por nuk duhet mohuar fakti qė Partia e Punės kishte vdekur, qoftė si organizėm, qoftė si protagonizėm politik. Teza e dytė ėshtė qė disa njerėz, me njė vizion mė tė gjerė se kongresistėt, megjithėse ishin nė minorancė, kėrkuan qė tė ndryshonte konceptualisht nga njė parti komuniste nė njė parti socialdemokrate. Shpresoj qė fjalimi i Dritėroit dhe fjalimi im kanė qenė mė programorėt, nė kėtė drejtim. Fakti qė fitoi teza qė tė ndryshonte kjo parti ėshtė njė fakt pozitiv. Natyrisht kėsaj partie i duhej shumė pėr tė ndryshuar, tė kishte njė proces emancipimi qė kjo parti nga viti nė vit dhe deri mė sot e ka bėrė nė mėnyrė tė ndėrlikuar mė zigzage, por sot mund tė themi qė PS ėshtė njė parti anėtare e Internacionales Socialiste, njė parti e tipit socialdemokrat, nuk ėshtė njė parti komuniste. Dhe kjo ka qenė njė fitore e pluralizmit nė tėrėsi. Tė gjithė thonė qė tė gjithė kongresistėt qė ishin nė 12 qershor e quajnė veten themelues. Kjo ėshtė diēka virtuale, nuk ėshtė e saktė. Nuk mund tė themi as unė, as Dritėroi dhe as ndonjė tjetėr qė bėmė kriticizmin mė tė madh dhe kėrkuam qė tė ndryshohej jo thjeshtė emri i partisė, por programi i saj dhe koncepti i saj, qė jemi si tė thuash themeluesit mė autentikė. Ne ishim njerėz qė kontribuuam, padyshim shumė mė tepėr se sa tė tjerėt, kurse pjesa tjetėr, tė cilėt mburren sot si themelues janė themelues virtualė, ose si tė thuash pranuan njė gjė qė nė fillim dukej e paqartė, pranuan qė tendenca kishte ndryshuar, pranuan qė Partia e Punės kishte vdekur dhe Partia Socialiste tashmė njė parti e re, pavarėsisht se trashėgonte shumė gjėra nga partia e vdekur, mund tė mbijetonte, duke pasur parasysh koncepte dhe njė program tė ndryshėm demokratik, tė tipit evropian. Unė di qė kjo parti nė fillimet e veta pati njė pritje jo tė mirė, pati edhe kritika. Kishte njė atmosferė jo shumė pozitive, por gjatė zgjedhjeve qė u bėnė nė 22 mars 1992, ku fitoi PD-ja me tė drejtė, grupi parlamentar i PS-sė nuk qe shumė i madh dhe mund tė them me plot gojėn qė grupi parlamentar i viteve 1992-1996, ku kam bėrė pjesė edhe unė, ka qenė grupi mė i mirė, me nivel mė tė lartė intelektual dhe mė i pėrkushtuar sesa grupet e tjera parlamentare qė erdhėn mė pas. Pikėrisht mėsimi me luftėn parlamentare, mėsimi me konceptet demokratike, bėri qė ne deputetėt e PS-sė 1992-1996, jo vetėm tė kontribuonim nė konceptimin e politikės, nė rrafshin demokratik, tė pasuronim edhe veten tonė, tė kulturoheshim akoma mė shumė, por mund tė them qė pikėrisht ky grup i vogėl, kishte brenda tij autorė librash, ē'ka nuk e shohim sot me pjesėtarėt e grupeve parlamentare tė PS-sė. Nė atė kohė nė grup kam qenė unė, Fehmi Abdiu, Ermelinda Meksi, Shaqir Vukaj, Xhevat Lloshi, Servet Pėllumbi, Kastriot Islami, Pandeli Majko, Ilir Meta, Sabit Brokaj, Ethem Ruka, Maqo Lakrori, Bardhyl Agasi etj. Unė nė 1996 pata njė shkėputje nga politika. Isha njė vit, studiova nė SHBA. Nuk isha mė aktiv nė politikė, pėrveēse nė sferėn e politikės pėr Kosovėn, sepse nė vitet 1996-1999 kam marrė pjesė me shumė shkrime politike pėr ēlirimin e Kosovės, nė gazetėn "Zėri i Kosovės" qė botohej nė Zvicėr. Nė 1998, unė u caktova me fitoren e PS-sė drejtor i Muzeut Historik Kombėtar dhe pata njė shkėputje tė gjatė politike pėr shumė arsye. Ato kanė tė bėjnė edhe me njė proces qė po ndodhte nė PS, proces qė unė e kam quajtur negativ, njė proces i deintelektualizimit tė PS-sė, tė largimit tė figurave intelektuale tė vėrteta dhe ardhjes nė PS tė biznesmenėve, tė njerėzve arrivistė.

    Nė cilin vit filloi kjo?

    Pėr mua kjo ka filluar pas viteve 1998. Njė proces i cili ėshtė i dhimbshėm. Flas pėr personalitete tė vėrteta tė kulturės, jo pėr njerėz qė kanė mbaruar shkollė tė lartė. Deri nė vitin 2005 unė jam marrė me punėn time shkencore dhe letrare dhe nė 2005 mua mė ka hequr pushteti i Berishės, padrejtėsisht nga funksioni im si Drejtor i Muzeut Kombėtar, nė kulmin e karrierės time shkencore dhe njerėzore, nė njė kohė qė ish-ministri i Kulturės i asaj kohe shpalli nė gazetė qė Moikom Zeqo ėshtė njė Monument i Kulturės, unė kam qenė nga ata tė paktit figura tė kulturės qė u hoqėn politikisht. Dhe nga viti 2005 e deri mė sot jam i painkuadruar nė punė shtetėrore. Kam punuar nė punė private. Por ajo qė mė ka bėrė pėrshtypje ėshtė fakti qė kur mua mė hoqėn politikisht, nuk pati asnjė protestė nga figurat e PS-sė, deputetėt ose nga njerėzit qė mė njihnin shumė mirė. Vetėm kėtė vit unė jam angazhuar nė disa shkrime politike pėr konceptualitetin e politikės sė PS-sė, sepse e shikoj me shqetėsim. Nuk kam asnjė interes personal, as pėr tu bėrė deputet as ndonjė arsye tjetėr. Shqetėsimi im ka qenė intelektual, sepse shikoj njė diletantizėm politik nė PS. Kėrkoj qė ajo tė ketė njė kauzė tė sė majtės demokratike. Mendoj qė PS-ja ka njė pėrfaqėsim jo tė denjė tė elektoratit me figurat e saj, por kjo ėshtė njė ēėshtje nė zhvillim, nuk mė shqetėson shumė, sepse ajo ka pėr ta gjetur rrugėn, por tė thuash qė historia e PS-sė fillon nė vitin 2005 nuk ėshtė e drejtė as historikisht as konceptualisht. Historia e PS-sė fillon nė vitin 1991, pavarėsisht mungesave, paqartėsive, mendoj qė kjo parti pati njė emancipim deri sa u pranua edhe nė Internacionale. Ishte njė parti qė qeverisi pėr 8 vjet. Nuk ka bėrė vetėm gjėra negative, por edhe gjėra pozitive dhe kėto janė historikisht tė verifikueshme, por ēėshtja e lidershipit tė PS-sė ėshtė njė ēėshtje e kriticizmit tė saj tė brendshėm dhe njė emancipim pėr shumė arsye i vėshtirė. PS ka njė krizė personalitetesh, jo figurash tė njohura mediatikisht, por njerėz me vizion, kanė mendimin e tyre tė pavarur. Mendoj qė kjo mund tė arrihet sepse ka kapacitete. Por ka njė largim nga intelektualėt e vėrtetė. Ėshtė PS-ja qė ka nevojė pėr kėtė shtresė.

    A ėshtė e vėrtetė qė nė atė kohė po tentohej tė bllokohej krijimi i PSD-sė? Pse?

    Nuk jam shumė i informuar pėr kėtė gjė. Bėhet fjalė pėr Skėnder Gjinushin. E lexova tek intervista e Xhelil Gjonit. Kam idenė qė ato parti u krijuan nė fakt, sepse u krijua PSD-ja, madje u krijua edhe PR-ja, por edhe njė parti qė u bė fantazmė qė quhej Ekologjike. Nė tė vėrtetė, partitė me peshė ishin vetėm dy, PS dhe PD.

    Tė kthehemi tek ardhja nė krye tė PS-sė e Fatos Nanos. A pati ai mbėshtetje nė masėn e gjerė tė delegatėve, apo erdhi si detyrim nga ish-krerėt e Byrosė?

    Tė flasėsh pėr personalitetin e Nanos duhet tė jesh shumė objektiv. Sot ėshtė pak e vėshtirė tė flitet pėr kėtė figurė. Unė dua tė jem objektiv deri nė fund. Nano qe njė figurė liberale, i cili si sekretar i Kėshillit tė Ministrave, mė pas edhe Kryeministėr i qeverisė nė 1992, para rrėzimit nga grevat qe njeri me koncepte liberale, njė njeri me njė vizion kulturor tė mirė dhe nuk duhet mohuar roli i tij, qoftė pėr faktin qė u burgos dhe burgosja e tij u pėrdor si njė motiv, si njė atu edhe pėr rikonstruktimin e PS-sė dhe pėr emancipimin e saj, sepse ai me konceptet e tij liberale lejoi njė debat tė madh nė kėtė parti dhe padyshim qė kėto ishin meritat e tij. Nuk dua tė bie nė optikėn e atyre njerėzve qė e shikojnė Fatos Nanon sipas konceptit bardh e zi. Ai duhet parė sipas konceptit gri, siē ėshtė pėrgjithėsisht figura e ēdo politikani. Nano pėr shumė vjet qe kryetar i PS-sė e duke qenė i tillė ai ka edhe pjesėn e sukseseve qė ka PS-ja, por edhe pjesėn e gabimeve. Unė personalisht mendoj qė ai po tė kishte pasur njė vizion mė tė madh dhe njė kėmbėngulje mė tė admirueshme dhe njė ekip mė tė saktė, nuk do kishte pasur kėtė bjerrje qė pati figura e tij. Natyrisht nė politikėn e sotme qė ėshtė njė katrahurė me luftė bėrrylash, me interesa tė ēastit, tė tėrė politikanėt e kanė tė vėshtirė tė modelohen seriozisht.

    Si e kujtoni kohėn kur Nano ishte nė burg?

    Unė kam qenė deputet i PS nė atė kohė dhe kam luajtur njė rol tė madh, qoftė edhe nė forume. Nė atė kohė ne drejtoheshim nga nėnkryetari Servet Pėllumbi. Kishte njė frymė solidariteti tė madh dhe kolegjialitet. Nuk kishte njė drejtim personal, por qe njė drejtim institucional, praktikė qė rezultoi shumė e suksesshme. Me kalimin e kohės u hoq dorė nga ky drejtimi institucional dhe u kalua nė njė drejtim personal. Mendoj qė kėtu ėshtė edhe njė nga defektet e PS. Grupi parlamentar i asaj kohe ka qenė njė grup qė ndodhej nė njė trysni tė ashpėr politike. Lufta politike ka qenė mė e ashpėr nė atė kohė, mė me pasoja. Ka qenė mė e egėr lufta nė atė kohė. Natyrisht akuzat ishin mė tė mėdha ndaj deputetėve qė vinin edhe biologjikisht nga njė parti komuniste. Por niveli i debatit qė bėnin deputetėt e PS nė ato vite qe i lartė dhe me dinjitet. Ishin mė tė lidhur deputetėt nė atė kohė, edhe me elektoratin.

    Duke ju rikthyer tek fillimi, vėrtet Ramiz Alia nuk u pranua si anėtar nė PS. Por cili ishte roli? Si e keni vlerėsuar si figurė?


    Roli i Ramiz Alisė nė politikėn shqiptare kur ra muri i Berlinit ka qenė njė rol jo thjesht ekstremist, por i vonuar. Ka pasur mėdyshje, jo shumė i vendosur. Ai gjithsesi e ka pasur idenė qė mund tė kalohej drejt njė partie socialdemokrate. Domethėnė u bėnė disa pėrpjekje, por unė them qė ka pas shumė mėdyshje dhe i vonuar. Megjithatė pranimi nga Pleniumi i KQ, ėshtė njė vendim i marrė nėn drejtimin e tij dhe ky ėshtė njė fakt. S'mund ta mohojmė dot. Ai nuk ishte njė njeri i vijės sė ashpėr. Mendoj qė kjo ka qenė pozitive, por kam mendimin qė nuk ishte shumė i vendosur apo i qartė qė ngjarjet kishin marrė njė rrokopujė tė frikshme sa qė ishte nė interesin e vendit qė tė merreshin vendime mė tė qarta pėr atė qė quhej pluralizmi politik dhe pėr njė jetė demokratike.

    Po zonja Nexhmije Hoxha, pas ardhjes sė pluralizmit u distancua plotėsisht nga politika, apo pati edhe ajo tentativė pėr tė qėndruar nė PS?

    Jo. Unė kam idenė qė pjesa e Byrosė Politike, pėrfshirė edhe tė venė e Enver Hoxhės, Nexhmije Hoxhėn, u skualifikuan pėrfundimisht qė nė 12 qershor tė vitit 1991 dhe nuk patėn asnjė lidhje dhe asnjė kontakt me PS-nė. Ata ishin inekzistentė qoftė nė drejtimin e PS-sė, qoftė nė luftėn parlamentare qė bėri PS-ja nė 1992-1996. Unė mendoj qė PS nuk ėshtė njė parti komuniste. Nuk ėshtė njė parti e Punės. Ėshtė njė parti socialdemokrate. Ėshtė njė parti qė ka probleme tė mėdha si e gjithė e majta demokratike nė Perėndim. Ky ėshtė njė problem i madh qė diskutohet qoftė nė Partinė Laburiste nė Angli, qoftė nė Partinė e Veltronit nė Itali, etj. Kėto janė probleme qė kanė njė sens historik. Problemi i partive tė majta ėshtė qė ato kanė humbur njė pjesė tė identitetit demokratik tė majtė. Qėllimi i tyre kryesor ėshtė bėrė fitorja e zgjedhjeve dhe jo ndryshimi konceptual i njė programi konceptual, i njė programi qeverisės i ndryshėm nga e djathta. Janė parti tė cilat vuajnė njė gjendje kaotike pothuaj nė tė gjithė kontinentin evropian.

    Nė ē'drejtim po shkon PS-ja sot?

    Unė pas njė heshtje gati 13 vjeēare shkrova disa shkrime, sepse teoritė "pėrtej tė majtės dhe tė djathtės" ose "politika e re" janė teori tė gabuara dhe diletante. Ku po shkon PS? PS-ja po shkon drejt vetvetes, drejt njė partie moderne. Ajo ka krizėn e saj, por unė nuk mendoj qė kjo krizė ėshtė e pakapėrcyeshme. Por natyrisht, pėr ta kapėrcyer kėtė krizė duhen njerėz me vizion. Por ajo qė shoh sot nė PS, ėshtė qė shoh ose pak njerėz me vizion dhe pjesa mė e madhe bėjnė politikė tė ditės. Pėr mendimin tim, kjo parti duhet tė mos ndiqte rrugėn e bojkotit. Nė Parlament ajo duhet tė kėrkonte hapjen e kutive dhe tė kishte njė politikė institucionale dhe jo njė politikė tė rrugės. Unė tė gjitha kėto mendime i thashė jo se kam ndonjė pėrfitim politik, mund tė kem edhe zhgėnjimet e mia nga PS nė aspektin personal, por nuk flas nė kėtė aspekt. Por, historia e themelimit tė PS-sė ėshtė njė histori e njė momenti tė caktuar historik.

    Folėt pėr zhgėnjime. Ku jeni zhgėnjyer konkretisht?

    Unė kam bėrė disa libra dhe nė to, unė kam konstruktuar se ēfarė imazhi kam pėr njė tė majtė demokratike. Shikoj qė shumė nga kėto koncepte qė kam unė, nuk janė tė reflektuara tek udhėheqėsit ose tek ata qė drejtojnė PS. Ajo qė mė shqetėson mua ėshtė diletantizmi politik. Pėr 18 vjet nuk mėsuan shkencėn e politikės. Por kjo nuk mund tė ndryshojė menjėherė, por do jetė njė proces. Kėto janė zhgėnjimet e mia nė aspektin intelektual. Nuk kam pėrfituar asgjė nga ajo parti, jo si tė tjerėt qė janė bėrė nga 4 herė deputetė.

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Roli i Ramizit dhe dalja e Parė e Nanos si i Partisė nė Gjermani

    Roli i Ramizit dhe dalja e Parė e Nanos si i Partisė nė Gjermani

    24/11/2009 Kėshilltari kryezor i Alisė Guro Zeneli rikthen situatėn e krijuar prej vitit 1986

    Nė librin “Trashėgimtarėt”, i pari qė paraqet njė analizė tė thellė tė zhvillimeve nė Partinė Komuniste gjatė periudhės sė shndėrrimit nė Parti Socialiste, zbardhen njė sėrė detajesh, tė cilat qartėsojnė rrėzimin e sistemit diktatorial. Kėshtu, Guro Zeneli, kėshilltari i Ramiz Alizė nė vitet e fundit tė diktaturės, por dhe kėshilltari kryesor i grupit parlamentar tė PS-sė pas rrėzimit tė sistemit, paraqet lidhjet mes fakteve dhe personazheve tė asaj kohe.

    Guro Zeneli, kėshilltari kryesor i Ramiz Alisė nė vitet 1983–1991

    Intervistė e marrė mė 14.03.2009.

    “Ramizi i ka nisur pėrpjekjet pėr ndryshim qė nė vitin 1986, ose mė parė, por kishte njė dobėsi: nuk ishte i vendosur tė thoshte: “Tani vjen ndryshimi, bie sistemi dhe jemi nė pluralizėm”.

    - Ēfarė mbani mend nga seanca e mbyllur e Kongresit X tė PPSH-sė.


    - Dritėro Agolli foli nė kongres dhe dėnoi apo kritikoi veprimtarinė e Enverit dhe bėri thirrje qė “tė distancohemi nga figura e Enver Hoxhės”. Kjo shkaktoi reaksion te njė pjesė e mirė e sallės. Kur u bė pushimi, Dritėro Agolli shkoi nė kafene dhe po rrinte atje bashkė me Skėnder Dukėn. Kemi shkuar nė tavolinėn e Dritėroit dhe i thamė se kishte folur shumė mirė nė kongres. Dritėroi ishte vetėm dhe ne i thamė tė mos shqetėsohej. Por delegatėt e kongresit reaguan ashpėr nė kėndvėshtrimin qė “si ėshtė e mundur qė Dritėro Agolli tė flasė kėshtu pėr shokun Enver”.

    Ai ishte anėtar i KQ-sė dhe kishte tė gjitha funksionet nė parti. Nė tė vėrtetė, nė ato kohė, kur Dritėroi kishte folur mė parė, e mbrojti Ramiz Alia, sepse tha se njė Dritėro ka Shqipėria dhe nuk mundej ta cenonte njeri, ndaj ishte i lirė tė thoshte mendimin e tij nė kongres. Nė atė fjalim Agolli tha ndėr tė tjera se PPSH-ja do tė reformohej atėherė kur nuk do tė thėrriste mė: “Rroftė njėshi!”. Ai ishte kundėr reputacionit tė fortė tė kryetarit apo, siē quhej atėherė, Sekretarit tė Parė.

    Nė kongres Xhelil Gjoni mbajti raportin dhe nuk ėshtė se kishte ndonjė nėntekst tė fortė, por ishte i pėrgjithshėm. Drejtimin e seancės kur u bė ai qė u quajt “gjyqi i anėtareve tė Byrosė Politike”, e mori nė dorė Gramoz Ruēi. Pėr mendimin tim, ai mbajti njė qėndrim progresist.

    - Cili ishte reagimi i sallės kur u kėrkua shkarkimi i Byrosė Politike?

    - E gjithė salla ishte pėr largimin nga partia tė ish-byroistėve. Por e gjithė salla ishte sensibėl kur pėrmendej figura e Enver Hoxhės. Disa prej tyre ishin pro, disa kundėr, por kjo shkaktonte reaksion nė sallė. Pėr sa u pėrket pėrplasjeve mes dy grupeve, mund tė them se drejtuesi i seancės, Gramoz Ruēi, ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm ekuilibrues, duke mbajtur qėndrime ....

    - Reaguan ish-byroistėt?

    - Reaguan ish-anėtarėt e Byrosė Politike, por justifikimet ishin fare tė pavlefshme. Mbaj mend qė Rita Marko foli jo shumė saktė, ndėrsa Foto Ēami ka folur objektivisht. Ai pranoi gabimet dhe tha se ....

    - Po pėrjashtimi si erdhi?

    - Pėrjashtimi u bė me vonė. Por mbaj mend se Ramizi tha: "E shikoni me kė kam punuar? Me nivelin e tyre mediokėr". Por kjo erdhi pasi folėn anėtarėt e Byrosė.

    - Kur i keni parė shenjat e para se Ramiz Alia kėrkonte ndryshimin?

    - Nė Kongresin IX tė PPSH-sė hodhi idenė e demokratizimit tė partisė, duke ndryshuar nė kėtė mėnyrė parullėn e mėparshme se ishte "revolucionarizim i mėtejshėm i Partisė". Termi “demokratizim i Partisė” nuk ishte pėrdorur kurrė mė parė. Kjo parullė mė bėri pėrshtypje, edhe pse unė kisha kuptuar mė parė se fryma e ndryshimit kishte mbėrritur dhe Ramizi e demonstronte kėtė pėr ditė e mė shumė.

    Nė vitin 1988 doli Hajredin Ēeliku nė njė intervistė nė TVSH dhe deklaroi se “mbledhjet e Partisė do tė bėhen tė hapura”. Nė njė mbledhje tė hapur folėn disa prej anėtarėve tė Byrosė dhe nė njė prej fjalimeve Ramizi pyeti: "Keni gjė pėr tė thėnė?" Unė u ngrita dhe thashė: “Nė kėtė fjalim nuk mbetet asgjė nė kohė, tė gjitha fjalėt i mori era.” Mė tha shoku Ramiz: "Po ētė bėjmė, tu japim ...

    Atėherė doli edhe njė barsoletė pėr tė qeshur: “Del nė ...".

    - Kush ishte konservator nė Byronė Politike dhe mund tė quhej dorė e fortė?


    - Ishte njė opinion i tėrė qė ishte konservator dhe Byroja Politike pėr mua kishte krahė tė fortė konservator Xhelil Gjonin dhe Hekuran Isain. Nė Byronė Politike ata qė ishin zgjedhur qė nė kohėn e Enverit besonin se Ramizi nuk mund ti shkarkonte dhe kėtė e shprehnin. Pėr shembull, Hekuran Isai thoshte: “Mua mė ka zgjedhur Enveri dhe smė heq dot Ramizi”.

    Sa pėr luftėn kundėr Ramiz Alisė, ka filluar qysh nė kohėn e tendencės pėr liberalizėm, kur Ramizi u kritikua nė revistėn e Partisė. E akuzuan si hrushovian dhe ishte plani qė Ramiz Alia tė ekzekutohej. Por ai diti tė penetrojė, duke ndenjur mė shumė i tėrhequr sesa nė sulm, dhe ia doli.

    - Nė kongres Ramizi ka mbajtur krahun e konservatorėve apo tė liberalėve?


    - Nė tė vėrtetė, nė kongres ai ka mbajtur krahun e tė dyja palėve. Kur takonte konservatorėt, u fliste si konservator, ndėrsa kur takonte liberalėt, fliste si liberal. Ramizi organizoi takimin me intelektualėt nė fund tė vitit 1989 vetėm me idenė qė tė flisnin intelektualėt, qė tė gjente shkak pėr tė bėrė ndryshimin. Por ata nuk e kėrkuan konkretisht ndryshimin qė erdhi mė vonė. Nuk e kėrkoi ndryshimin as Ismail Kadareja, as Sali Berisha dhe askush tjetėr. Kėrkuan vetėm pluralizėm mendimesh dhe jo pluralizėm partiak. Mbaj mend qė u mėrzit e mė tha: "Po si sfoli njeri?!"

    Ai ka kėrkuar qė nė vitin 1988 nė mbledhjet e organizatave tė partisė: "A ka pikėpamje gorbaēoviane nė parti?" Nė rastin e takimit me intelektualėt Ramizi e bėri listėn e tyre vetė, duke i pėrzgjedhur me kujdes ata qė ....

    - Nė kongres Ramiz Alia nuk u pėrjashtuar nga partia, as Nexhmije Hoxha, pse?


    - Me sa di unė, Nexhmija i shkėputi tė gjitha marrėdhėniet me Ramizin qysh kur u rrėzua busti i Enver Hoxhės, sepse anėtarėt e Byrosė Politike thanė se protestuesit “duhen vrarė dhe duhen marrė zvarrė nėpėr sheshe”, ndėr ta edhe Hekuran Isai. Por Ramizi mblodhi Komitetin Qendror pėr ta ndjekur situatėn hap pas hapi, duke u kujdesur qė tė mos kishte gjakderdhje nė kėto ngjarje. Ai nuk pranoi qė tė qėllohej mbi turmat dhe situata mbeti nėn kontroll. Merita pėr kėtė mendoj se i takon mė sė shumti Ramiz Alisė. Mendoj se pėr kėtė arsye e pranoi edhe Perėndimi Ramiz Alinė.

    Unė kam punuar shumė vjet me Ramiz Alinė dhe mund tė them njė gjė me bindje: kurrė nuk e kam dėgjuar tė thotė “tė dėnohet”, “tė vritet” etj., parulla dhune tė zakonshme nė kohėn e diktaturės. Madje, dua tė pėrmend njė detaj.

    Kur Ramizi shkoi nė njė vizitė nė Tropojė dhe aty pati njė incident, qė u quajt “tentative pėr atentat”, u arrestua njė djalė i ri, qė quhej Skėnder Haluca. Ai u dėnua me vdekje, por ka ndėrhyrė Ramiz Alia dhe ka thėnė se nuk e pranon kėtė vendim tė Kuvendit Popullor, dhe kjo i shpėtoi jetėn tė riut nga Tropoja. Mė vonė Haluca e ka deklaruar vetė, kur iu desh tė gjykonte Ramiz Alinė nė rolin e gjykatėsit, por e kundėrshtoi publikisht kėtė rol, ...

    - Cilat ishin raportet e Ramiz Alisė me Sali Berishėn?

    - Skam dijeni se ka pasur ndonjė lidhje midis tyre pėrveē atyre qė janė bėrė publike. Mund tė them se pėr sa i pėrket pluralizmit i vetmi nga vendet e Lindjes ku pluralizmin e shpalli partia nė pushtet, PPSH-ja, deri atėherė parti-shtet, ishte pikėrisht Shqipėria. Dhe shpalljen e pluralizmit e bėri pikėrisht Ramiz Alia. Nė tė gjitha vendet e tjera pluralizmi u shpall nė forma tė ndryshme, duke pėrmbysur me dhunė pushtetin nė fuqi.

    - Sipas jush, sa pėrpjekje janė bėrė qė gjithēka tė mbetej brenda sistemit dhe tė mos vinte pluralizmi nė Shqipėri? Ēfarė shenjash keni parė te Ramiz Alia?

    - Ramiz Alia nuk i ēmonte dhe nuk i vlerėsonte ata qė e rrethonin, pra anėtarėt e Byrosė Politike dhe KQ. Dhe ky zhvlerėsim vinte jo pėr shkak tė luftės pėr pushtet, por pėr shkak tė nivelit tė ulėt intelektual qė kishin anėtarėt e Byrosė Politike. Pėr sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje, dua tė them se nė PPSH kanė ekzistuar dy grupe: liberalėt dhe konservatorėt. Kėta tė fundit ishin tė fuqishėm dhe sundues. Liberalėt ishin mė tė ditur, me nivel tė lartė intelektual, por ishin tė paktė nė numėr. Pastaj, janė katėr njerėz qė e kanė drejtuar shtetin nė komunizėm: Enveri, Mehmeti, Hysniu dhe Kadriu. Ramizi ishte gjithnjė nė prapavijė. Ramizi ishte minorancė. Dora mė e sertė e PPSH-sė ishte Mehmet Shehu. Kur Ramizi rrezikoi, nė kohėn e liberalizmit, i gjithė blloku e sulmoi. Ishte ideja qė Ramizi ishte kundėr linjės sė Enverit. Kjo ėshtė parė nė plenumin liberal, ku ishte kupola, Ramizi dhe ata tė tjerėt; Todi Lubonja me shokė vetėm zbatuan strategjinė e Ramizit. Dua tė tregoj disa detaje qė kanė tė bėjnė me liberalizmin e Ramizit.

    Kur u prish feja mė 1967-n, Mehmet Shehu thėrret Agim Meron dhe i thotė: “Futi kazmėn asaj Xhamisė sė Tabakėve”. Dhe Gimi i thotė Ramizit se ēfarė i kishte thėnė Mehmeti. Ramizi i thotė: ...

    - A vazhdoi Ramizi tė ndikonte nė politikė pas viteve 90?

    - Po, nė PS ka ndikuar pėr njėfarė kohe.

    - Ēraporte kishte Ramiz Alia me Fatos Nanon?

    - Nano ishte i pari nė aparatin shtetėror qė kėrkoi ekonominė e tregut. Nė vitin 1987, kur doli "Perestrojka", doli problemi tė gjendeshin mekanizmat ekonomikė. Ramizi e ka dėrguar Fatosin nė Gjermani, ndėrsa Gramoz Pashkon nė Suedi. Fatosi foli si ekspert, ndėrsa Gramozi foli si kryeministėr, ndėrkohė qė nuk ishte nė atė pozicion. Nano solli informacion nga Gjermania dhe rekomandoi ekonominė e tregut. Nė kėtė ēast duket se Ramizi e piketoi si politikan. Nano u sulmua nga anėtarėt e Byrosė Politike pėr mendimet lidhur me ekonominė e tregut, por Ramizi u tha: “Ēfarė keni me tė, ai vetėm mendim dha, sbėri gjė.” Nė atė kohė, ose mė parė, mė 1986, ka filluar njė tur i disa intelektualėve nė disa vende perėndimore. Ky ishte, siē duket, njė sinjal se po kėrkohej informacion nga jashtė dhe se po kėrkohej ndryshimi.

    Unė kam shkuar nė Zvicėr nė atė kohė, bile sapo kishte nisur marrėdhėnia ajrore me Zvicrėn. Shkuan nė disa vende shumė intelektualė. Kur shkova nė Zvicėr, unė nuk u prezantova si i partisė, por si mėsues nė njė shkollė tė mesme. Na ishte dhėnė porosi qė tė mos prezantoheshim si tė partisė. Nuk e di arsyen. Pra, Ramizi ka nisur pėrpjekjet pėr ndryshim qė nė vitin 1986, ose mė parė. Por kishte njė dobėsi: nuk ishte i vendosur, nuk kishte burrėrinė e nevojshme tė thoshte: “Tani vjen ndryshimi, bie sistemi dhe jemi nė pluralizėm.” Kėtė ndoshta duhet ta kishte bėrė mė parė dhe jo tė qėndronte hap pas hapi.

    Nė vitin 1989 Xhelil Gjoni propozoi qė tė gjithė anėtarėt e Byrosė dhe tė Komitetit Qendror tė dilnin nė pension, pėrveē Ramiz Alisė. Kjo shkaktoi debat, sepse nuk u erdhi mirė atyre qė dilnin nė pension qė tė iknin nga postet, domethėnė. Ramizi u ngrit dhe tha se “do ta shtyjmė nė njė kohė tjetėr”.

    Marrė me shkurtime nga libri “Trashėgimtarėt”

    metropol.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shume zhurme per pak gje behet ne kete mes. Pse? Tregohen e thurren te verteta e te paverteta neper intervista e libra kujtimesh nga protagoniste kryesore, me pak se kryesore, ne hije, ne gjysme hije te politikes shqiptare, qe ne thelb kane te perbashket gabimin konceptual per daljen ne skenen politike te Partise Socialiste. Qe aty ku pyetja behet me termin "krijim" dhe me pas ku pergjigja e merr te mireqene kete term veprues ne gjuhesi, pra nenkupton qe Partia Socialiste qenka krijuar vertet, vazhdon analiza sipas ketij kendveshtrimi abstrakt.
    Partia Sopcialiste nuk u krijua, nuk ka si te krijohet dicka e krijuar me pare, vec te rikonstruktohet. C'rendesi ka emri rikonstruksionist, kur themeli e gjithcka mbi te eshte i meparshmi? Na e thenkan tani kete neper libra e intervista sikur na zbulojne dicka te paditur, kur dihej qe ne ate kohe e verteta e ketij lloj rikonstruksioni te PPSH-se, apo thene me popullorce, pagezimi te nje plakusheje me emer tjeter. Jo u propozua ky, jo s'pranoi ai, jo i thashe ketij, por vume ate tjetrin. E c'e pastaj? Loje karnavalesh si ne prolog, ashtu dhe ne vazhdim. Pse cuditen keta lloj analistesh per ngercin qe ka pjella e tyre ne keto 20 vite me emrin e ri pagezues? Fare e qarte eshte e verteta, ajo e vertete qe fillon gabim me ate termin qe thashe ne fillim, "krijim". Po te ishte krijuar vertet nje Parti Socialiste, nuk do ekzistonte ky ngerc sot, pasi ajo do ishte krijese e re qe do dinte te hynte e denje ne politiken pluraliste shqiptare. Ne fakt ajo ishte plakushja e njohur e pagezuar dhe kozmetikuar ndryshe, por kellqet e saj ishin prej plakusheje. Dhe na dalin tani shkrues e shkrues te historise se kesaj plakusheje, duke na e paraqitur si krijese te re. C'te bejne te gjoret, nuk kane faj perderisa tek ta kishte mbaruar plotesisht klonozimi ne qenien aq te trumbetuar te atij sistemi, "Njeriu i ri". Si te tille kujtojne qe e njejta gje ndodhi dhe me "krijimin" e PS, nga klonozimi i PPSH-se. Te mjeret e mjere!!!
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    un mendoj se jan me vlera keto qe thot xhelili..
    mire eshte te sillni dhe cka thene kto dite moikom zeqo..
    te dy kan cfare thone..e ne ..pra mileti qe kemi qene larg ketyre zonave.. kemi se cte mesojme prej tyre per cka ka ndodhur ne birone e komitetin misterioz qendror te ppsh-se..

    eshte fakt se xhelil gjoni ne kuvendin e pare pluralist.. si deputet i dibres.. pra i ppsh-se ose i ps-se..ska rendesi.. ka treguar disa here seriozitet e kombetarizem.. ne diskutimet apo nderhyrjet e tije me vend..

    mua me duken shum te verteta shum nga ato qe thot ai..
    mirpo nuk jam dakort me ate qe thote se.. ppsh e beri vete pluralizmin..jo si vendet e tjera qe u be me dhune..

    te ish per vetė e kishin bere qe me 48 -tė..
    pra duhet ta thone..se ppsh nuk mundi tja lulezoje jeten shqiptareve..perkundrazi ja nxiu..
    kte nuk e thone..
    dhe tjetren se.. erdhen amerikanet.. dhe i thane beje.. e pastaj ne do te te mbajme.. dhe ai e beri.. dhe amerikanet dhe sot e ksaj dite..e kan xhan ramizin e gjithe ramize-xhijte e tjere..

    jo me kot xhaxhi ramiz vajti ne amerik ti beje opracionet.. dhe duall me sukses..
    pra spati frike se imperializmi pra mjeksia amerikane.. do tja heqe gabim ndonje zorre ..

    jo me kot dhe lino-ja.. ne 97 te.. u dha mbeshtje luizo causheve..
    jo me kot dhe widhers vithja u jep tani mbeshtetje klos edvin ruco bazeve..


    jan ca cudira qe nuku shpjegonen lehte..

    po mir eshte ti themi..



    ..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •