Nexhmija pėr Nako Spirun: Deti ka shejtanllėqe dhe hedh fjalė qė smė pėlqejnė
04/11/2009
Letra informuese e Nexhmijes dėrguar Enverit mbi veprimtarinė e Nako Spirut dhe Ymer Dishnica
Pėr sa i pėrket Qarkorit komunist tė Tiranės, qė ishte dhe mė i madhi nė vend gjatė luftės, duket se Enver Hoxha nuk kishte besim tek askėnd, pėrveē se tek Delegati, pseudonimi i Nexhmijes, e cila i transmetonte tė gjitha ēka ndodhte nė kėtė qarkor. Ishte delegati ai qė i dėrgonte procesverbalet e mbledhjeve, tė dhėna mbi aktivitetin dhe karakterin e gjithsecilit. Nga ana tjetėr duket se Enver Hoxha deri nė kėtė moment nuk pyetej shumė nga ana e komunistėve tė qarkorit, pėr dhe vetė faktin qė ishte i detyruar tė infiltronte Delegatin pėr tė marrė tė dhėna.
Letra e datės 14.10 1043 ėshtė vetėm njė nga letrat informuese qė Nexhmije Hoxha, asokohe Xhuglini, i dėrgonte Enverit qė nga bazat nė Tiranė. Jepen me detaje tė dhėna mbi karakterin e gjithėsejcilit, natyrisht me pseudonime. Pėrmenden nė kėtė letėr, Koszma Nushi, Nako Spiru, Ymer Dishnica e tė tjerė. Letra ėshtė e gjatė, dhe nė tė pėrmenden aktivitetet qė zhvillohen nė Tiranė. Megjithatė, bie nė sy fakti se komunistėt e Tiranės, mundoheshin ti shmangeshin Nexhmijes, ndoshta pėr vetė faktin se e dinin qė raportonte tek i fejuari i saj, i cili nuk ėshtė se shihej me sy tė mirė nga qarkori i Tiranės. Nė letėr, shpjegohet dhe kundėrshtimi i komunistėve tė Tiranės pėr tė vrarė Anastas Palsarin. Nga ana tjetėr tė bie nė sy dhe fakti se Nako Spiru, i flet Nexhmijes siē thotė ajo me ka ca shejtanllėqe dhe fjalė qė smė pėlqejnė. Mė poshtė po japim tė plotė transkriptimin e letrės qė Nexhmija i dėrgon Enverit.
Disa nga pseudonimet
Iso Kozma Nushi
Deti Nako Spiru
Doktori Ymer Dishnica
Hyseni - Gogo Nushi
I dashur shok,
Duke dashur tė tė shkruhej gjatė e gjerė mbi sa mė kėrkon nuk po mund tė tė shkruaj as shkurt. Prap sot nuk po mundem tė tė raportoj gjatė pse, edhe ne kemi patur punė (ashtu nga ato punėt tona ma) dhe kemi qenė tė zėnė ditėn e natėn. Ditėn qė mora letrėn tėnde, porsa kisha ardhur nga Durrėsi. Ndenja atje 2 net dhe mblodha Qarkorin e rinis, njė konferencė tė gjerė me pėrgjegjėsit e rinis tė qarkut tė Durrėsit dhe mblodha dhe njė kėshill grash qė qe atje. Shokėt e qarkorit tė rinisė atje qenė tė mirė, por me pikėpamje organizative tė dobta. Sekretari politik i ngjathėt dhe nuk e drejtonte dot mbledhjen. Ishte dhe shoku Iso por nuk morri pjesė nė diskutime si edhe shokėt e tjerė tė qarkorit. Gati sa smė ēoi nė celulėn e shoqeve, pse unė i kisha thėnė tė pėrgatiste mbledhjen e kėshillit qė tė mos vonohesha, aj e kishte marrė vesh gabim. Njė pjesė e madhe e rinisė asht larguue nga Durrėsi nė rrethe dhe nuk kishin mundur ta organizonin akoma. Por shpėrndarja e lėndės propagandistike dhe puna nat pak popullsi qė ka mbetur nuk asht lanė. Gjithashtu janė largue edhe gratė, prandaj paraqitet e zorshme dhe e pamundshme formimi i kėshillave antifashiste tė gruas dhe rinisė nė bazė tė mėhallėve. Tė rinjtė e konferencės dukeshin tė gjallė, megjithėse sfolėn shumė. Shokėt kanė vullnet dhe po tė drejtohen mirė dhe tu ndahen detyrat mirė mund tė shkojmė mė pėrpara. Kuadrot janė tė pakta. Lidhjet me Partinė kanė qenė mirė. Kontaktet kanė qenė tė shpeshta. Shoku Iso ka marrė pjesė shpesh nė qarkor tė rinisė. Qėndrimi i rinisė nė ditėt e kapitullimit tė Italisė ka qenė shumė i mirė dhe aktive. Ka marrė nja 200 pushkė, 300000 mijė fishekė dhe ca mitraloza. Isha njė darkė te Dr. Zazani, mikut tėnd. Kish ndėgjuar qė ti ishe fejuar dhe u interesua nė isha unė shoqja tėnde. U gėzua dhe mė foli mbi jetėn tuaj nė Francė. Tė bėn tė fala bashkė me Leostėn.
Kėtė javė kemi pasur mjaft mbledhje e konferenca dhe mbledhje e pėrgatitje natėn, prandaj nuk kam mundur tė tė raportoj, pse sigurisht nato orė tė lira nuk isha nė gjendje tė bėj ty njė raport pse duhet ta mendosh mirė njėherė. Dhe pėrgjumėsh sguxoja tė tė shkruaj, pastaj kam qenė edhe pak e pamundur, pasi kam pasur dhimbje koke si njė vjet mė parė. Kėtė nuk ta them qė tė mė falėsh ose tė mė mishėrosh pse un jam si thanė, e fortė (megjithėse nuk ėshtė e bukur) dhe jo gjithmonė e marrė qė tė mėrzitem. Po ta them qė tashti se qė tė tė shkruaj njėherė nė tre ditė do tė mundohem por nuk tė siguroj se mė duket zor. Pastaj ētaksirat tė inatosesh ēdo tre ditė vetėm nga unė. Ma mirė tė mos i dish disa gjėra. (Kėt mos e merr seriozisht se unė do tė shkruaj gjithė sukseset dhe budallallėqet tona, unė si trembem kritikave sido qė tė jenė, nė daē kalibrit tė rėndė, ndaē tė lehtė).
Po ti dėrgoj dy proces-verbale te mbledhjeve tė fundit tė qarkoreve tė partisė. Po ti dėrgoj pse mi kėrkon, po nuk mund tė kuptosh shumė gjėra pse gjatė mbledhjeve seksioni organizativ ban mbledhje dhe neve e vizitojmė nė Shtėpinė e bardhė. Veē ngjet njė gjė, mbasi janė kėtu shoku Deti e Doktori., shumė herė sna pyesin shumė, dua tė them bisedojnė e marrim vendime e kėshtu mbetemi jashtė. Prandaj po su solle rreth bazės ku janė ata tė dy, ose tė mos pyesėsh smerr vesh se ēbėhet brenda nė organizatė
Mbledhjet e qarkorit janė bėrė nė 10 ditė. Kanė marrė pjesė dhe shoku Deti ose Dr. ku janė punue dhe qarkoret qė ka dėrguar K.Q. i P. Jashtė mbledhjeve me kontakte tė veēanta asht bisedue mjaft pėr ēėshtje tė organizatės dhe tė qėndrimit tė situatės. Sigurisht Deti tė ka shkruar mbi zhvillimin e gjendjen politike kėtu. Dallavere po luan shumė, por me sa shoh unė nuk jemi mbytur. Deri tashti e kemi timonin mirė nė dorė, duhet veē tashti e gjithmonė mė shumė tė qėndrojmė nė kėmbė qė fronti i jonė dhe organizata e partisė tė rritet gjithmonė, tė duket gjithmonė forca e saj. Duhet vazhduar sistematikisht demaskimi i Ballit dhe i partive tė tjera qė po lindin dhe gjithmonė mė i fortė deri sa tė ēahet. Me gjithė se njė pjesė e popullit, ose qė mos tė akuzojmė popullin, njė pjesė e intelektualėve spektatorė po na e heqin veshin ose po na e thonė me ngadlė qė tė na zbusim, duhet tė vazhdojmė gjithnjė dhe mė fortė ndėrmarrjen qė muerėn pse Balli e ndjeu veten shumė tė tronditur dhe nga ana tjetėr populli duhet njė ēikė tė mėsohet me qėndrimin e kėtyre kalbėsirave. Duket pėrfituar nga kontradiksionet e tyre brenda pėr ti ndarė si p.sh ata tė Vlorės janė tindinjuar pėr lidhjen e Lurės, pse janė demek antizogista; rinia e Ballit qenka e dėshpėruar nga kompromosi ose e dėshpėruar nga vėllavrasje etj. dhe bėjnė sikur janė gati pėr tu ndarė, pėr tė formuar Partia Social Demokratike biēim, dhe qė do tė bashkohen me ne. Por ne njė gjė dimė qė e mėsuam, qė ata janė gjithnjė dakord tė na luftojnė ne, qoftė pse janė reaksionarė, qoftė pse po u ikin kolltukėt.
Po mundohem tė na kopjojnė ne, kanė plan tė formojnė njėsite qyteti dhe po mundohen tė formojnė dhe kėshillat e mėhallave pse e kanė ndjerė humbjen nė mėhalla. Por nuk do tė kenė sukses. U bėmė pėr tu ruajtur edhe nga Balli se nga agjentėt e kuesturės dhe spiunėt skemi frikė mė se na ndjekin, u ka hyrė tartakuti.
Me formimin e seksioneve sigurisht do tė mund ta sundojmė gjendjen mė mirė, pse puna asht zgjeruar shumė dhe spo i bėnim ballė dot. Tashti jo vetėm sna del mė koha tė kėndojmė raportet nė qarkor si pėrpara, me gjithė se seksioni organizativ i shqyrton ato shumė mė parė prapė mbledhja e qarkorit nuk na mjafton ti rrahim gjithė ēėshtjet gjatė dhe ashtu siē duhet. Siē do ta shikosh dhe nė procesverbale pikat e fundit shkurtohen, propozimet sjanė tė shumta dhe disa herė mungojnė, pse nga mėngjesi na kėput gjumi. Tashti po e ndjejmė se ēdon me thėnė me drejtue. Shokėt e qarkorit kanė kuptue rolin e drejtimit tė sektorit qė u ėshtė caktuar dhe po mundohen ta organizojnė sa mė gjerė e mė fort. Shoku Hysen e ndjen pulsin e organizatės dhe asht i vetmi qė e ndjek organizatėn nė gjithė sektorėt. Drejton mirė mbledhjen e qarkorit, veēse ngul shpesh kėmbė nė menedimet e tija. Sigurisht edhe punėn e hamallėkut nuk e ka lėnė fare. Sikur Hyseni tė fliste pak dhe tė lidhte mejtimet do tė qe mė i mirė, dua tė them mė i vlefshėm. Nuk hap dot gojėn nė konferenca si mbledhja e aktivit tė partisė qė bėmė kėtu, kurse nė qarkor flet.
Rosho ka marrė pėrgjegjėsi ushtarake , prandaj efektifisht aj si sekretar organizativ nuk asht se i ka lėnė celulat dhe nuk i kontrollon, as celulė tė tijėn ska. Nė mbledhjen e qarkorit ndėrhyn fare pak dhe disa herė e ze gjumi qė nė fillim. Duket i lodhur, mbase vjen pse ka qenė dhe i sėmurė disa kohė. Ka njė tė metė qė e dėmton mjaft. Ėshtė konfuz dhe ngatėrrohet, shpesh herė nė punė e humb mendjen, dua tė them se nuk e ka mendjen fare nė atė qė i thua ose qė e pyet. Unė nuk kam besim shumė tė kėshillohem ose tė marr njė vendim bashkė me tė. Pse ai nė fillim ėshtė nė kulm tė entuziazmit e pas pak tė jep pėrshtypjen e njė tė dėshpėruari. Nė njė moment thotė ia thyem surratin Ballit Kombėtar, nė njė tjetėr thotė Balli Kombėtar ka 200 tė rinj nė Tiranė. Nė njė kohė thotė se ėshtė i mbaruar ky ose ai atentat, kurse ai vonon njė javė 10 ditė ose dėshton fare. Mbase ska faj aj dhe e vėrteta asht se ska shumė, por faji ėshtė se e bėn punėn tė mbaruar. Veēe kur i bėhet kritikė e pranon.
Faktikisht punėn e sekretarit organizativ e bėn shoku Kila dhe punon mirė dhe pa u lodhur. Mban lidhje vazhdimisht me celulat dhe i kontrollon ato. Bashkė mė Hysenin pothuajse pėr ēdo javė u bėn celulave qarkore dhe komunikime me shkrim. Besoj se tė ka dėrguar ndonjė. Dyli punon me nacionalistėt dhe sipas raporteve tė shokėve punon mirė dhe u rri pranė. Dyli ėshtė shok i besuar dhe serioz nė punė. Kam besim se do tė bėhet shok i mirė. Skėnderi ėshtė pak skolastik dhe frazeolog. Ka teknikė dhe nuk po e vėrtit dot mirė dhe pėrsosur. Ka jashtė qarkorit shok qė mund ta bėnin mė mirė punėn e tij si anėtar qarkori. Vetėm ka vullnet pėr punė, por sdi tė rregullohet mirė. Shahini ėshtė shok punėtor dhe i heshtur. Veē ėshtė shumė pesimist, pėr njėsitet aj mbase na transmeton pesimizmin. Sa pėr Delegaten, mbasi mė nė fund mezi ju mbush mėndja se duhet tė ngrerė njė ēikė zėrin mė shumė nė qarkore, ka filluar tė flasė pak mė shumė. Mbase se ndjen vetėn nė naltėsin e pėrgjegjėsive qė i ka ngarkuar partia, po mundohet ti arrijė dhe ka besim se do tia arrijė, pse vullneti nuk i mungon, ashtu siē nuk mund ti mungojė ēdo komunisti. Mundohet shoqja Delegate tė nxjerri shumė, pse sektorėt janė shumė tė gjerė, po mbase i mungon taktika pėr ta zgjidhur mė lehtė ēėshtjen. Shėnohen disa pėrparime alla volturua dhe ka shpresa, sidomos nėse do tė ketė sulme tė vazhdueshme nga fronti i Arbanės.
Seksionet qė kemi ndarė sigurisht kanė filluar punėn disi dhe besoj se do tė ndihen edhe pėrfundimet. Organizata shtohet pėrditė dhe megjithėse janė larguar shokė nanė tė ndryshme, kemi 18 celula me 120 anėtarė. Ēdo javė paraqiten shokė pėr parti, sigurisht jo me dhjetėra. Shokėt e partisė politikisht qėndrojnė fare mirė dhe gjithė direktivat e KQP janė pritur mirė dhe i kanė hyrė kuptimit tė tyre. Mbi qėndrimin me Ballin asnjė dyshim ose hezitim nė radhėt e partisė, jo vetėm, por nė radhėt e simpatizantėve tė partisė, grupeve edukative, si edhe nė rini. Sigurisht, dy a tre simpatizantė, ose tė rinj nuk ngrenė kundra. Tė pazhvilluar mjaft politikisht, kuadro shumė tė reja, por ka vendosje dhe dashuri pėr parti. Elementi i ri qė ka hyrė nė parti ėshtė shumė entuziast pėr punėn e partisė dhe mundohet tė krijojė punė. Ėshtė zgjerue agjitacioni, por organizativisht nuk asht ba aq sa mundet tė bėhet. Ka mundėsi tė pėrparosh me 100 km nė orė, ne ecim me 50. Kėtė e them pėr sa i pėrket brenda organizatės sonė. Ka njė lėvizje tė gjerė masash. Shokėt e partisė punojnė dhe e vėnė nė lėvizje kėtė masė. Janė pothue tė gjithė tė okupuar nė punė. Ka 60 njėsite qė i mbledhin shokėt. Kanė organizuar konferencat e mėhallave. Kanė ndihmuar lėvizjen e shpėrndarjen e lėndės propagandistike, mbledhin nė rregull grupet e edukative dhe disa kanė dhe punė tė tyre. 50 prej shokėve janė shumė tė mirė dhe dijnė tė komunikojnė mirė. Njėherė tjetėr mund tė bėj tabelėn pėr gjithė shokėt, cilėsitė e tyre dhe punėn. Gjithashtu dhe klasėn e tyre se sot nuk jam nė gjendje tė ta bėj.
U formua KNĒL i Tiranės me njė kryesi prej 9 veta dhe dy janė pėrfaqėsues tė gruas dhe tė rinisė. Janė 4 anėtarė partie, 3 deri nė 4 grupista dhe tė tjerėt nacionalēlirimtarė tė mirė. Konferenca qe prej 39 veta dhe u bė gjithė ditėn. Janė tė entuziazmuar dhe kanė filluar tė punojnė. Ndjehet njė lėvizje e gjerė nė mėhalla. Ndjehet puna e jona. Nga konferenca tė gjera janė zgjedhė 29 kėshilla mėhallash dhe zyrash. Janė bėrė dhe konferenca me element neutralė pėr tu skjaruar. U formua K antifashist i B tė G (K Antifashist i Bashkimit tė Rinisė sė grave) prej njė konference prej 58 veta, u zgjodh njė kėshill i gjerė prej 25 veta qė do tė zgjedhė dhe kryesinė prej 9 veta. Janė zgjedh 5 anėtarė partie, tė tjerėt janė grupistė shumica, njė pjesė n-ēlirimtare tė mira dhe tre katėr pak tė lėkundshme pėr qėndrimin tonė tė ashpėr. Janė caktuar seksionet. Ndihmat kėtė muaj janė trefishuar, por fushata e leshit dhe ushqimit nuk ka shumė sukses.
U formua Komiteti Antifashist i Rinisė sė Tiranės. Njė konferencė delegatėsh tė rinj prej 36 veta zgjodhi komitetin prej 9 veta dhe dy ndihmsa-katėr anėtarė tė qarkorit tė rinisė, tre tė rinisė sonė dhe dy antifashistė, tre e katėr vajza dhe 5 djem. Janė formuar 22 kėshilla rinie nė mėhalla. Janė ba dy konferenca tė gjera pėr forminin e shoqnisė sė dhe prej njėrės doli dhe kėshilli qė mori pjesė nė konferencė. Jemi nė formin tė shoqėrisė sportive. Maksimumi i konferencės ka arritur nė 100 zgjedhės. Kanė marrė pjesė nė zgjedhje 1600 e ca tė rinj e tė reja. Por, mund fare mirė qė organizata e B tė R . K P tė pėrmbledhė 3 mijė tė rinj, por tė rinjtė tonė nuk e kanė kuptuar mirė qė duhet tė marrin pjesė tė gjithė nė konferenca, njė pjesė tjetėr nuk kanė mundur qė tė vinė. Tashti kėshillat do tė regjistrojnė si me thėnė tė rinjtė e mėhallave dhe tė zhvillojnė vazhdimisht konferenca nėse armiku do tė na lejė rehat. Janė formuar kurse tė ndryshme nė mėhalla dhe kanė filluar funksionimin, sidomos ato tė infermierisė e analfabetizmit. Kanė dezertuar nga Balli nja 6-7 tė rinj dhe tė reja dhe kanė marrė pjesė nė mbledhjet e mėhallės, bile njė grup kanė bėrė njė deklaratė tė ashpėr kundėr Ballit Kombėtar. Bile dhe nė kėshilla kanė marrė pjesė elementė qė tė paktėn favorizonin parullat e Ballit.
Rinia komuniste sigurisht ka qenė zjarri i mėhallės. Edhe qarkori i rinisė ka qenė nė lėvizje. Tashti qė rinia asht me 9 pse Zeqiu qė shkoi nė Dibėr bashkė me dy shokė tė tjerė, u larguan. Efektivisht tashti jemi 8, se Liria (Liri Belishova) asht e sėmurė nga syri. Jemi mbledhur rregullisht dhe kemi pasur mjaft gjėra pėr tė organizuar. Shokėt dhe shoqet punojnė mirė. Shoku Niko, sekretari organizativ ėshtė aktiv dhe i rri afėr rinisė dhe e kontrollon dhe e drejton atė. Veē ka disa pikėpamje tė ngushta organizative, por ka fituar eksperiencė tė mirė nė rini dhe e njeh tė tėrė rininė. Ka maninė tė monopolizojė punėn dhe po sja kujtove qė duhet tė kėshillohet dhe tė vendosi bashkė mė mua tė rrėshqet, hap letra dhe u pėrgjigjet pa u kujtuar tė mi pėrcjelli mua. Shoku Driti asht shok i mirė qė punon pa llafe shumė. Interesohet shumė pėr rininė. Shoku Qazim ( Qazim Vaqarri) asht pak dembel dhe i rėndė. Smerr pjesė nė bisedime nė qarkor dhe sėshtė shumė i lidhur. Nuk e di se pse dhe si u fut nė KQ tė rinisė dhe bile unė skisha dijeninė mė tė vogėl, vec kur erdh nė mbledhjen qė kishim, ku qe Xhakua. Pieroja gjithashtu interesohet dhe punon me sa i mundet. Asht shok i ri dhe do bėhet i mirė. Shoqet dhe ato punojnė mirė. Sektorėt e vajzave kanė pasur mjaft pėrparime dhe ecėn nė rregull. Shoqja Hatixhe D qė punon me vajzat e institutit kupton shpejt atė qė i thua. Ndihet te ajo zhvillimi qė ka bėrė nga hyrja nė parti. Do bėhet njė shoqe e mirė, veē asht e penguar sot pėr sot nga familja. Fatbardha T gjirokastritja punon pareshtur me vajzat e shtėpisė, megjithėse e sėmurė. Ka vullnet nė punė dhe aftėsia sidomos pėr rininė nuk i mungon. Liria ėshtė njė nga shoqet dhe shokėt mė tė kjartė dhe tė zgjuar. Ajo shoqe rritet ēdo ditė dhe do bėhet njė shoqe e vlefshme pėr partinė. Punon mirė mė pionierė dhe merr pjesė aktive nė diskutimet e qarkorit. Harrova edhe shokun Lola, punėtorin, jo pse asht punėtor, po mbasi ky asht pak i shkėputur nga rinia pse asht shumė i zėnė nga partia. Asht shok i mirė dhe punėtor, i kuptuar, por i pazhvilluar mirė, jep shpresa tė mira. Unė nuk kam shumė kohė ti kushtoj rinisė. Vetėm kam shkuar nė konferencat qė kemi zhvilluar, kam lidhje me edukatoret dhe tashmė sė fundi dhe me bėrthamėn e studentėve. Deti jep mendimin qė unė tė largohem nga qarkori i rinisė qė tė mund ti kushtohem mė shumė sektorit tė grave. Por mua smė vjen mirė, pse mėsht e dashur puna me rininė dhe efektivisht unė shkėputem nga rinia pse si anėtare e KD tė rinisė unė spo bėj asgjė.
Rinia kėtu i ka shtuar radhėt dhe po i shton vazhdimisht, por jo aq sa tė mund tė shtoheshin kėtu nė Tiranė. Duke llogaritur rininė qė asht larguar nė gjithė qytetet e tjera e ēeta, rinia komuniste e organizuar kėtu e ka kaluar 1000. Ka pėrgatitur kuadro tė rinjsh dhe pothuaj nė gjithė qarkoret e rinisė nė Shqipėri ka anėtarė dhe sekretarė organizativė tė rinisė tė Tiranės. Kėto kohėt e fundit nga largimi i elementit tė mirė nė qytetet e tjera, Dibėr e ēeta asht ndje dobėsia e kuadrove, sidomos nė rininė studenteske. Ka njė tė mirė rinia e kėtushme, pse ka mundėsi tė zėvendėsojė punėn e atyre qė largohen dhe ka mundėsi tė ngrihen kuadrot e reja. Qė nga konferenca e Vendit e aktivit tė partisė, i kemi dhėnė partisė 38-40 anėtarė. Qė tė gjithė, vetėm me njė pėrjashtim, janė ngritur mjaft, janė aktiv dhe janė shumė tė vendosur. Vetėm rinia punėtore ėshtė mjaft ulėt politikisht dhe organizativisht. Janė tė zėnė me punė private, u mungon zhvillimi qė tė ngrihen shpejt dhe ne kemi bėrė gabimin qė nė kėtė sektor kemi lėnė tė punojnė shokėt mė tė dobėt tė qarkorit, punėtorėt, dhe ata nuk e kanė vėrtitur dot. Kemi bėrė ndonjė tė re tė punės dhe besojmė se do tė ketė pėrfundime tė mira. Rinia asht agjitatore e mirė dhe e palodhur. Asht halė nė sy pėr Ballin dhe armikun. Ta marrėsh nė pėrgjithėsi bėhet mjaft punė....
Po tė shohėsh norganizatė gjen mjaft gjėra qė secin. Ka mungea nė mbledhjet e aktivit, nuk punohet ashtu siē duhet nė rini dhe ajo qė ēalon mė shumė janė grupet edukative qė si mbledhin nė rregull. Tashi kemi formuar 6 kurse teorike me nga 13 veta nė ēdo sektor dhe do ti drejtojnė 6 shokė partie. Pėrfundimet do tua komunikojmė. Tirana ka 27 njėsite, disa prej tyre janė shtuar, por nuk janė tė gjithė aktivė siē duhet. Nejse, jemi duke formuar bindje se do tė shkojmė mirė. Mobilizimi nė rini, mbasi janė pėrjashtuar ato tė njėsiteve, nuk ka pasur sukses shumė as nė rininė e organizuar as nė rininė antifashiste. Fushata po vazhdon. Rinis kėtu i pėlqen tė rrijė nė Tiranė pse ska hėngėr dru tė fortė prej shumė kohe.
Tash para disa ditė bėmė njė konferencė prej 50 e ca tė rinj pėrgjegjės tė organizatės sė rinisė kėtu dhe erdhi shoku Deti qė zhvilloi konferencės dhe shoku Dr. Tė tilla konferenca i vlejnė rinisė. Organizuam teknikėn e rinisė. Kemi dy poligrafe e 6 makina daktilografike. Janė rregulluar dhe ekipet e teknikės. Tė shohim si do tė punojė. Kemi lėndė tė gatshme nė letra dylli si gruaja sovjetike, socializmi nė shoqnin e re, pėrmbledhja e librit nėna. Punė ka mjaft pėr tė bėrė. Financa e rinisė asht shtuar pėr ēdo muaj. Arrin nė 16000 fr.
Pėr rrethet po mendojmė pak mė shumė tashti. Janė dėrguar si nga rinia skuadra si dhe shokė partie pėr tė organizuar kėshillat. Nė fund tė kėtij muaji rinia ka mundėsi torganizojė kėshillat antifashistė tė saj dhe mė 5 nėntor kemi lėnė tė zgjidhet komiteti i qarkut nga njė konferencė prej 100 e ca delegatė. Nuk janė plane kėto se e kemi punėn nė terezi. Terreni pėr organizimin e rinisė antifashiste ish i pėrgatitur.
Mė thonje tė tė shkruaj gjerė e gjatė pėr punėn nė parti e rini me sukseset e tė metat. Gjatė tė shkruajta, po gjithė tė metat e sukseset nuk ti thashė. U lodha dhe smund tė tė shkruaj mbase gjėra tė kjarta. Tė shkruaj herė tjetėr.
Pyet pėr marėdhėniet e shokėve kėtu me njėri tjetrin. Un nuk jam nė gjendje tė tė jap gjėra tė sakta dhe tė drejta. Un vėrtet kam qenė shpesh nga baza e tyre, por kam kaluar andej pėr punė qė kam pasur dhe nuk kam mundur tė vė re shumė gjėra dhe nuk kam qenė prezent gjithmonė nė bisedimet qė bėjnė ata. Skam gjėra konkrete, por kam pėrshtypje. Pėr sa i pėrket marrėdhėnieve tė Roshos me Detin un nuk kam vėnė re. Nė qoftė se harron dishka qė i porositet se besoj ta bėj me ndonjė prapamejtim. Por qė lidhjet e Roshos me Dr janė mė koridale si tė thuash, mė shumė me shaka se punė, kjo duket. Si Roshua dhe Hyseni vijėn bisedojnė me Detin, kėshillohen dhe Hyseni mė shumė me Detin. Deti me punėn e tij ka mundur ta fitojė autoritetin qė i mungonte te Hyseni e Rosho ti e mban mėnd opinionin e Hysenit pėr Detin kur doli nga burgu, tashti e tutje poi hap sytė mė shumė.
Deti punon mjaft. Bėn mbledhje vazhdimisht me shokė torganizatės dhe ka shkruar. Ai ėshtė i zgjuar dhe shikon mirė pėrpara dhe nuk ashtė aq pesimist si mė pėrpara. Tjetėr punė se ka disa shejtanllėqe e fjalė tė ēuditēme qė smė pėlqejnė. Bashkėpunimi i Detit me Dr. asht i mirė. Un ska vu re gjė.
Dr. ka bėrė mbledhje me nacionalistėt por nuk e ēan kokėn shumė mė duket. E shoh shpesh tė rrijė pa punė, pa shkruar. I a pėrton mė shumė tė shkruarit se sa tė folurit.. Nė konferenca ka folur gjatė dhe mirė dhe simpatia e tij kėtu po shtohet. Asht popullarizue shumė nė rini e nė popull si orator i mirė. Dhe si kokė. Me gjithė se siē mendoj unė, pozita e tij tashti asht e vėshtirė pak, pse raportet, letrat i drejtohen Detit, nė aktivin e Partisė kėtu drejtimi qe i Detit, prap ai nuk e bėn veten, kam bindjen se e ēmon atė dhe kėshillohet. Kam pėrshtypjen se ka mė shumė konsideracion pėr gjykimin e Detit se sa tėndin.. Aj ēmon vullnetin tėnd, por psh. Kur ti dėrgove qarkoren e KQ tė P. pėr dezaprovimin e Konferencėn e Mukjes nė muhabet e sipėr mė tha: Duhet studiuar mė mirė rrethanat nė tė cilat u zhvillua, sigurisht po tė jesha atje d.m.th. sė bashku me shokė, nė KQ nuk do tė gaboja dhe unė. D.m.th. atė qė bėri ai mund ta bėje edhe ti. Pastaj tha edhe atė qė tė thashė nė Labinot, qė nuk ėshtė njė gabim i madh fort etj., por edhe u tha shokėve qė un do ti jap hesap K.Q dhe ju, me lidhjen tuaj, jepni mendimin tuaj.
E vėrteta ėshtė se para se tė nisesh Dr. pėr nė Mukje, kur unė i thashė tė mos e marrė Hysenin, aj mė tha: Duhet ta dish shoqe, kėtu ėshtė punė koke, pėrgjegjėsia ėshtė e madhe. Dua tė kem 2 a 3 shokė tė kėshillohem. Ēe do se edhe kėshilltarėt ranė brenda. Aj e ndjen tashti gabimin qė ka bėrė e qė na ka kushtuar mjaft. Por Dr. ėshtė njė natyrė qė nuk e mėrzit veten shumė, tė paktėn kėshtu len me kuptue nga jashtė. Nė kohėt e para qe shumė i mėrzitur, sigurisht Dr. asht njė shok qė ska se si tė mos e ndjejė pėrgjegjėsinė e tij. Pėr sa i pėrket konspiracionit asht lėshuar fare. Un kam frikėn se do ta pėsojmė me kaq lėvizje qė bajnė nė shtėpitė ku vemė. Mė shumė se nga vėzhgimi i policisė, mė shumė nga kontaktet e ndryshme dhe njerėz qė sdinė se ēdo me thėnė konspiracion. Mė shumė se nga spiunazhi, nga naiviteti mund qė tė zbulohen bazat.. Por bereqatvesėn qė ska reaksion, por edhe me kėtė e kemi lėshuar shumė litarin.
Pėr gjitha ato qė mė porositėt, pėr kontrollin dhe spastrimin e disave un ua komunikova shokėve. Siē tė ka shkruar Deti ata nuk janė tė mendimit qė vendosėm atje. Ata skanė besim qė ta kem raportuar drejt ēėshtjen e A. P. e tė tjerėve, prandaj hezitojnė se mos bėjnė njė veprim tė pa drejtė., me gjithė se un ua parashtrova atė qė u raportova juve. Me gjithė se smė pėlqen tė pėrgjigjem pėr akuza tė vogla, por nuk kam qenė un qė u thashė qė ta sjellin A. P. atje, por un thashė atė qė mė thatė, por pasi nuk pranuan unė bėra gabimin qė aprovova mendimin qė mund tė vijė A. P. tek ju. Me gjithė atė mua smė vjen keq, mund tė thuash ētė duash pėr mua.
A u lodhe duke lexuar gjithė kėtė gazetė, mos mė mallko veē, sa pėr tė sharė sa tė duash. Dhe njė gjė qė duhesh nė fillim, por isha duke shkruar kur morra vesh se Qazim Ēakėrri u plagos rėndė. Kish 4-5 ditė qė e ruanim. Mbasdite afėr shtėpisė tėnde dhe nė rrugė, mund te shkolla kur qe me 3 vetė tue shkue, e qėlluan, ēedo qė ska vdekur ala. Edhe Mustafa Kruja na shpėtoi. Atentati ka bėrė shumė pėrshtypje.
Tė fala shoqnore
Delegati
14/10/43
metropol
Krijoni Kontakt