Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Britanikët, ja agjentët e parë që hynë në Shqipëri

    Britanikët, ja agjentët e parë që hynë në Shqipëri

    » Dërguar më: 01/10/2009 - 14:27

    Auron Tare

    Shqipëria e dalë nga Lufta e Parë Botërore, ishte shumë pak e njohur në arenën ndërkombëtare, megjit-hëse aktiviteti diplomatik i fuqive të mëdha ndaj Shtetit të sapokrijuar nga rrënojat e Perandorisë Otomane ishte mjaft i dendur. Një sërë palësh ndërluftuese kishin shkelur në territoret shqiptare duke lënë pas jo vetëm gjurmët e tyre, por edhe një sërë dokumentesh mbi çështjet luftarake për të cilat ato interesoheshin. Arkivat britanike, një pjesë tashmë e hapur për studiuesit e kësaj periudhe, na informojnë se shërbimet sekrete britanike gjatë periudhës së fillimit të 1900-ës e deri më 1920-ën nuk kishin aktivitet të rëndësishëm të të njëjtit nivel me shërbimin diplomatik në këtë vend të vogël ballkanik, i cili nuk paraqiste asnjë interes të mjaftueshëm për këto shërbime. MI6 apo Shërbimi Sekret anglez e ka zanafillën e tij në vitet 1909, kur dy shërbimet kryesore të inteligjencës britanike u bashkuan për të krijuar një Shërbim më efikas ndaj ndryshimeve që po ndodhnin në politikën angleze, jo vetëm në territoret koloniale por edhe në Europë. Megjithëse arkivat britanike kanë një sasi shumë të pakët dokumentacioni të kësaj kohe për Shqipërinë, mund të thuhet se ky dokumentacion është mjaft interesant. Në të ka mjaft informacione dhe raporte mbi gjendjen politike dhe ekonomike të saj, si dhe mbi përplasjet e vazhdueshme të fqinjëve për të përfituar territore apo influencë mbi politikanët shqiptarë të kohës.

    Shqipëria larg shërbimeve

    Fillimet e Shtetit Shqiptar përveç disa anglezëve ekscentrikë, të cilët dëshironin të njihnin më afër jetën e popullsisë malore, zakonet dhe kulturën e panjohur deri më atëherë, nuk kishin ndeshur akoma oficerët e Shërbimit Inteligjent anglez apo e njohur ndryshe edhe si SIS. Nga dokumentet arkivore të shfletuara deri më tani nuk kemi ndonjë provë të saktë për të na bërë të besojmë se Shërbimet Inteligjente britanike kishin ndonjë rrjet informacioni të ngritur deri në mesin e viteve 1920-të. Ky fakt tregon qartë se realiteti shqiptar nuk ofronte ndonjë pikëpyetje të madhe strategjike për politikëbërësit e Londrës, të cilët pas Luftës së Parë ishin më shumë të interesuar për të ndarë territoret e ish-Perandorisë Otomane të Lindjes së Mesme, territore të cilat sapo kishin dhënë edhe shenjat e para të pasurive të naftës. Ruajtja e rrugëve detare drejt kolonive të tyre ishte një preokupim mjaft i madh dhe konfliktet e shpeshta politike shqiptare nuk ngjallnin ndonjë interes të veçantë për diplomacinë angleze. Përveç ndonjë shkrimi të rrallë në shtypin britanik mbi Shqipërinë e asaj kohe, në përgjithësi publiku anglez nuk kishte ndonjë ide të qartë se çfarë ndodhte në vendin e shqipeve, i cili brenda disa viteve kaloi një periudhë të vështirë politike. Megjithëse britanikët ishin përfshirë në disa prej çështjeve të kufijve shqiptarë me fqinjët e tij, përsëri nuk mund të themi se interesi ishte në një shkallë të atillë sa të kthente vëmendjen e Shërbimit Inteligjent ndaj shtetit shqiptar. Po kështu mund të thuhet edhe për politikën amerikane, e cila si një shtet i cili akoma nuk e kishte vendosur veten në rolin e një mbikëqyrësi të pozicioneve strategjike globale, nuk kishte asnjë interes imediat mbi Ballkanin dhe në veçanti mbi Shqipërinë.

    Ardhja e Zogut në pushtet


    Gjithsesi, pas krijimi të një qeverie më të stabilizuar dhe me ardhjen e Zogut në pushtet, britanikët në mënyrë mjaft periferike janë interesuar edhe për një informacion më të përgjithshëm mbi Mbretërinë Shqiptare. Shikohet një volum pak më i madh i raporteve që vinë nga Shqipëria, raporte që gjithsesi vinin nga kanalet diplomatike.
    Britanikët dhe amerikanët hapën Legatat e tyre në Shqipëri në vitet 1920-të, por me sa duket nga dokumentacioni që kemi në dispozicion, personeli diplomatik nuk kishte lidhje të qëndrueshme me shërbimet sekrete dhe raportet e tyre kalonin nëpërmjet kanaleve zyrtare. Sigurisht që në këto raporte ka të dhëna mbi gjendjen politike, ushtarake por edhe thashethemet e Oborrit të Zogut që gjithsesi mbetën në kornizën e raporteve diplomatike. Ne këto raporte shpesh citohen edhe emrat e burimit të informacioneve, të cilët në përgjithësi janë persona pranë Oborrit të Zogut, e që kalonin informacion për diplomatët britanikë.

    Ndikimi italian

    Me ardhjen në fuqi të Musolinit në Itali dhe në veçanti me përpjekjen e Italisë për t’u kthyer në një superfuqi europiane, sigurisht që interesimi britanik drejt Ballkanit u rrit pasi Ballkani shikohej si një fushë logjike e ekspansionit italian. Për një periudhë kohe anglezët e shikuan Shqipërinë si një fushë logjike të influencës italiane, aq më tepër kur dihej se Mbreti Zog po binte gjithnjë e më tepër nën presionin ekonomiko-ushtarak të fashizmit. Me rritjen e influencës italiane në Shqipëri dhe penetrimit të Shërbimit Sekret italian në të gjitha sferat e shoqërisë shqiptare në vitet ‘30-të, kemi një prani të disa elementëve anglezë në shoqërinë shqiptare, elementë të cilët për rolin dhe aktivitetin e tyre në radhët e Shërbimit Inteligjent anglez lënë të kuptosh se ardhja e tyre në Shqipëri nuk ka qenë e rastësishme.

    Agjentët britanikë në Shqipëri

    Në këtë rast do të veçoja AUBREY HERBERT, një aristokrat anglez i cili ishte oficer i Shërbimit Inteligjent Ushtarak me qendër në Kajro. Herbert, djali i dytë i Erlit të 4-t Carnavon, (vëllai i tij Lordi Carnavon ishte zbuluesi i famshëm i Varrit të Faraonit egjiptian, Tutenkhamun), vinte nga një familje shumë e pasur dhe kishte një eksperiencë të madhe në Lindjen e Mesme. Oficer i Zbulimit Ushtarak fliste disa gjuhë, përfshirë këtu edhe arabisht, por edhe shqip. Herbert u angazhua shumë në fatin e Shqipërisë para dhe pas Luftës së Parë Botërore dhe dosja e tij ka një sërë raportesh shumë interesante mbi gjendjen e Shqipërisë para viteve 1920, por si mik i sinqertë i Shqipërisë ai nuk duket se ka pasur ndonjë tentativë për të krijuar një rrjet informacioni me karakter politik.
    S. Clarke, një person shumë enigmatik pasi fati i tij tragjik dhe vdekja e parakohshme na bëjnë të spekulojmë mbi qëllimin e tij të vërtetë në interesin që tregoi mbi Shqipërinë e Jugut. Arkeolog i cili sapo kishte fituar një bursë studimi në Shkollën Britanike të Athinës, kishte hyrë në Shqipëri në fund të viteve 1920. S.Clark, përveç interesimit të tij mbi arkeologjinë shqiptare mund të ketë qenë me mision zbulimi. Ditari i tij personal përmban në detaje shumë të dhëna që kanë karakter ushtarak, topografik, ekonomik të të gjithë zonës së Jugut të Shqipërisë. Në ditarin e tij personal, i panjohur për publikun deri më sot ka pasazhe të qarta, të cilat u referohen shënimeve të tij për raporte më të zgjeruara mbi viset e Jugut shqiptar. Clark vdiq mjaft i ri në një aksident në Athinë dhe shënimet e tij me sa duket janë shfrytëzuar nga një arkeolog tjetër, i cili më vonë do të bëhej një prej autoriteteve më të rëndësishme të arkeologjisë britanike, Nicholas Hamond. Nicholas Hamond, filohelen tradicional, njohës i mirë i Epirit dhe një personalitet i njohur i arkeologjisë angleze, ndjek itinerarin e Clark dhe viziton gati të njëjtat vende në fillim të 1930-ës. Shënimet e tij të hershme kanë shumë të dhëna topografike me interes ushtarak dhe siç do të shikohet edhe më vonë nga zhvillimi i ngjarjeve, Hamond është ngarkuar me mision nga Shërbimet Sekrete për të hyrë në Shqipëri gjatë periudhës së okupimit fashist. Emrin e Hamond do ta hasim më vonë në një sërë raportesh që ai i dërgonte Zbulimit anglez nga Greqia.
    Gjithsesi shërbimet angleze filluan të kishin një informacion paksa më të mirë kur në fund të viteve 1920, Mbreti Zog për të krijuar një forcë profesioniste ushtarake mori në shërbimin e tij 12 ish-ushtarakë britanikë.
    Britaniku në krye të xhandarmërisë shqiptare
    Gjeneral Majori Sir Jocelyn Percy, një ish-ushtarak karriere, pasi kishte luftuar në shumë vende të kolonive britanike ishte larguar nga ushtria për t’iu kushtuar biznesit të tij privat. Kishte jetuar për disa vjet në Kanada, ku kishte provuar pa sukses të krijonte një fermë bujqësore. I rikthyer në Londër në mesin e viteve 1920, me të marrë propozimin e Mbreti Zog për t’u vënë në krye të Xhandarmërisë Shqiptare, erdhi në Shqipëri së bashku me një dyzinë oficerësh të cilët ai i rekrutoi vetë në Angli. Sir Jocelyn Percy pati një karrierë shumë të rëndësishme në krye të xhandarmërisë së Zogut dhe ishte një figurë që megjithëse italianët nuk e donin në detyrën që kryente, gjithsesi e respektonin për profesionalizmin e tij. Sir Jocelyn Percy gjatë karrierës së tij ushtarake kishte pasur shumë kontakte me një sërë departamentesh të ushtrisë britanike. Mesa duket nga dosja e tij, ai nuk ka pasur marrëdhënie me SIS apo Shërbimin e Zbulimit ushtarak anglez gjatë ushtrimit të detyrës së tij në radhët e xhandarmërisë shqiptare. Por gjithsesi në fundin e viteve ’30-të, kur influenca italiane ishte tashmë në kulmin e saj edhe në radhët e ushtrisë shqiptare, Sir Jocely Percy ishte në kontakt të vazhdueshëm me Zyrën sekrete MIR, një degë e Shërbimit të Zbulimit Ushtarak, e cila ishte krijuar për të kryer sabotime dhe lufte jo konvencionale. Mesa duket Sir Percy kishte dhënë informacione me karakter ushtarak mbi mundësitë e italianëve për të sulmuar Jugosllavinë apo edhe Greqinë. Sir Jocelyn Percy për një farë kohe ishte konsideruar si një kandidat potencial për të drejtuar përpjekjet britanike të 1941 për të infiltruar një mori agjentësh në Shqipëri, por mosha e tij e madhe nuk e lejonte për t’i hyrë një aventure të re.
    Kolonel Dayrell Oakley-Hill, një prej zëvendësve të Gjeneral majorit Percy, në komandën e Xhandarmërisë Shqiptare do të ishte në fakt një prej kontakteve më të rëndësishme të SIS në radhët e ushtrisë shqiptare. Kolonel Oakley-Hill ishte një admirues i shqiptarëve dhe mesa duket, koha që ai kaloi në Shqipëri e kishte bërë atë më të afërt me vendin ku ai shërbeu për më se 10 vjet. Lëvizjet e tij në të gjithë Shqipërinë e bënin atë një burim të rëndësishëm për informacion me karakter ushtarak. Në ditarin e tij të botuar pas vdekjes, ai është kujdesur që rolin dhe kontaktet që ai kishte me Shërbimin Sekret anglez të lihen në një farë mënyre jashtë faqeve të ditarit, por në fakt nga dokumentet arkivore shikohet qartë se ai ka luajtur një rol parësor sidomos në fundin e ’39-ës dhe fillimin e viteve ’40-të në skemën e SIS në Shqipëri. Koloneli Oakley-Hill do të ishte në fakt një prej aktorëve kryesorë të përpjekjeve të Shërbimit Sekret britanik për të rekrutuar dhe infiltruar një numër eksponentësh anti-italianë dhe për të filluar një lëvizje anti-italiane në Prill të 1941-it. Po kështu në dosjet e shërbimit të zbulimit anglez në këtë periudhë dalin emrat edhe të dy ushtarakëve të tjerë të xhandarmërisë së Mbretit Zog, Kapiteni Robert Cripps dhe Major Barbrook, të cilët do të shërbenin edhe më vonë në planet e anglezëve në krijimin e një fronti anti italo-gjerman në Ballkan.

    Studiuesja “enigmatike”

    Megjithatë, figura më interesante e cila gjatë viteve 1920 dhe të ‘30-ta do të jetë pjesë e historisë së Shërbimit Anglez në Shqipëri, do të ishte studiuesja britanike, Margaret Hazluk. Hazlluk kishte studiuar në Akademinë Elgin si dhe Universitetin e Aberdeen dhe Kembrixh, duke qenë një prej grave të para në Angli që kalonin dyert e këtyre universiteteve prestigjioze. Gjate një udhëtimi studimi në Anatoli më 1911, kishte takuar arkeologun anglez Frederick Hasluck, i cili ishte një nga studiuesit e rëndësishëm të Shkollës Britanike në Athinë. Frederick Hasluck dhe Margaret martohen më 1912 dhe vendosen në Athinë.
    Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore çifti Hazluk përveç studimeve arkeologjike të cilat i kishin vendosur ata në një nivel të lartë profesional midis botës akademike, kishin punuar për Zbulimin Britanik duke qenë një nga pikat e ndërlidhjes dhe informacionit që kishin britanikët në Greqi. Nuk dihet se kush nga çifti Hazluk ka qenë personi i cili ka pasur kontakte i pari me Shërbimin Anglez. Dokumentacioni i zbuluar në arkivat britanike konfirmon se çifti Hazluk kishte shërbyer gjatë gjithë periudhës së luftës për shërbimet e inteligjencës britanike. Mesa duke nga këto dokumente, në mënyrë të tërthorët del se edhe lidhjet e Znj.Hazluk me Shërbimin Inteligjent Britanik kanë qenë të afërta edhe pas periudhës së Luftës së Parë. Pas vdekjes së të shoqit më 1920, Znj Hazluk iu dedikua përfundimisht punës së saj në çështjet etnografie dhe kulturore të Ballkanit duke ndërmarrë udhëtime të shumta në Maqedoni, Greqinë e Veriut dhe në veçanti Shqipëri. Në vitin 1923 ajo vendoset përfundimisht në Shqipëri dhe udhëton gati në të gjithë vendin për të mbledhur përralla, fabula, histori të vjetra apo botani. Vendoset përfundimisht në Elbasan ku edhe blen një shtëpi të vogël, e cila akoma edhe sot qëndron në këmbë shumë pranë mureve të Kalasë së Elbasanit. Është paksa e vështirë për të vërtetuar rolin e saj të vërtet për gati 16 vjetët që ajo kaloi në Shqipëri. Puna në drejtim të etnografisë, numizmatikës apo çështjeve të tjera shqiptare që ajo bëri me përkushtim për të gjithë kohën që ishte në Shqipëri, e vendosin atë në radhët e pionierëve të çështjeve albanologjike. Gjithsesi kontaktet e saja në të kaluarën me Shërbimin Inteligjent Britanik nuk kishin se si të mos lindnin dyshimet se puna e saj nuk ishte vetëm etnografia. Është e vështirë të provohet me dokumentacionin që deri më tani është në dispozicion nëse Hazluk ishte agjente aktive me mision në Shqipëri apo jo, por ne s’e marrim parasysh se Zyra Sekrete e Mbretit Zog e kishte në vëzhgim të vazhdueshëm si dhe Shërbimet Inteligjente Italiane e kishin në listat e tyre primare si një agjente aktive, atëherë mund të supozojmë se Znj.Hazluk është personi për të cilën referohet në dokumentin HS7/150 të arkivit britanik se “kontakti kryesor i SIS në Shqipëri është një grua”.

    Pushtimi italian dhe SIS

    Invazioni italian drejt Ballkanit më 7 Prill 1939 nuk e ndryshoi sadopak politikën e jashtme britanike në drejtim të Shqipërisë apo edhe vendeve të tjera rreth saj.
    Raportet e fundit të dërguara nga Legata Angleze në Shqipëri tregojnë se ushtria shqiptare bëri një rezistencë vetëm në Durrës kur një numër ushtarakësh humbën jetën në përpjekje me italianët.
    Interesant është raporti i Atasheut Ushtarak të Marinës Britanike me qendër në Romë, i cili raporton se dëshmitarët i kanë konfirmuar se “italianët kanë humbur rreth 400 vetë gjatë zbarkimit në Portin e Durrësit”. Është kjo një shifër e ekzagjeruar apo jo, akoma nuk e dimë, pasi raportet zyrtare italiane konfirmojnë humbjen e vetëm 12 ushtarakëve gjatë zbarkimit në Durrës. Gjithsesi ky Raport nuk ka përse të mos merret parasysh kur shikojmë se Atasheu Ushtarak i Marinës Britanike kishte ardhur vetë në Durrës për të mbledhur informacion menjëherë pas zbarkimit të ushtrisë italiane. Ndoshta arkivat e Shërbimit Sekret Italian do të hedhin një dritë më të qartë mbi rezistencën e vërtetë që u bë në Durrës në 7 Prill të 1939-ës.

    Forcimi i Gjermanisë

    Është e kuptueshme se në kushtet e një Gjermanie shumë të rëndësishme në planin ushtarak, askush në Europë nuk do të donte të shkonte në luftë me aleatin e saj Italinë fashiste vetëm për të mbrojtur çështjen e një vendi të vogël dhe të parëndësishëm si Shqipëria në atë periudhë. Megjithëse shtypi europian dhe ai britanik i kushtuan faqen e parë këtij pushtimi, pakkush kërkoi që Qeveria Britanike të ndërhynte ndaj këtij pushtimi. Qeveria Britanike nuk dëshironte në asnjë mënyrë të provokonte ndjenja anti-britanike nga italianët, të cilët nëpërmjet kanaleve konfidenciale kishin shpallur neutralitetin e saj ndaj një konflikti të mundshëm britaniko-gjerman. Britanikët kërkonin me çdo kusht të ruanin kontrollin e Kanalit të Suezit si dhe rrugëve të saj në kolonitë e Lindjes së Mesme dhe një konflikt me Musolinin do t’i kërcënonte seriozisht këto pika strategjike pasi Italia kontrollonte në një mënyrë apo një tjetër rrugët detare të Lindjes. Për këtë arsye Qeveria Britanike kishte dhënë urdhër specifik të gjitha agjencive të saj, përfshirë edhe Shërbimet Sekrete, se në asnjë mënyrë nuk duhej të planifikohej ndonjë ndërhyrje anti-italiane në rajonin e Ballkanit. Për sa Greqia ishte jashtë planeve pushtuese të Italisë, britanikët nuk kishin asnjë arsye për të dëmtuar neutralitetin e premtuar nga italianët. Sipas dokumentacionit të Foreign Office, letrave private dhe dëshmive të botuara nga një numër personash të përfshirë në ngjarjet e pragluftës së Dytë Botërore, kuptohet qartë se politika britanike për Ballkanin ishte ajo e ruajtjes së një neutraliteti sa më të qëndrueshëm për të mbajtur larg çdo interes gjerman në këtë rajon, si dhe mundësia e krijimit të një fronti Ballkanik i cili do t’i qëndronte invazionit të mundshëm gjerman.
    Fakti që anglezët nuk protestuan mbi pushtimin e Musolinit në Shqipëri në Prillin e 1939, tregon qartë se Foreign Office i kishte mbetur besnik kësaj politike.

    Rikthehet interesi britanik në Shqipëri

    Interesimi serioz i Shërbimeve inteligjente britanike ndaj Shqipërisë e ka fillesën e tij rreth qershorit të 1940-ës, kur Franca kapitulloi përpara armëve gjermane. Për të kuptuar interesimin e befasishëm të SIS për Shqipërinë në radhë të parë duhet kuptuar politika britanike në Balkan dhe në veçanti në Jugosllavi dhe Greqi. Anglezët e kuptuan fare mirë se tashmë situata europiane po ndryshonte me shpejtësi. Italianët sapo kishin filluar përgatitjet për të sulmuar Greqinë dhe këto përpjekje tregonin qartë se Musolini nuk do të mjaftohej vetëm me pushtimin e Shqipërisë, por me anë të forcës do të donte të ndryshonte Hartën Ballkanike. Britaniket të cilët jo më pak se një vit më parë kishin qenë për ruajtjen e një neutraliteti ballkanik, tashme po mendonin ndryshe. Në fakt, nga dokumentacionet mjaft sekrete të cilat sapo janë hapur për studiuesit, shikohet qartë se nëpërmjet përgjimeve telefonike dhe rrjetit të informimit që britanikët kishin në Romë, ishte bërë e mundur që të kuptohej qartë se Musolini ishte gati të mbështeste një konflikt të mundshëm të gjermanëve me anglezë. Për një kohë të gjatë liderët e Partisë Fashiste ishin munduar me çdo kusht që të ruanin një lloj neutraliteti ndaj angleze, duke bërë një paqe të heshtur mbi zonat e tyre të influencës. Por kapitullimi i Francës i dha të kuptojë Musolinit se ai duhej të ishte përfundimisht në krahun e Hitlerit si triumfatori i një Europe të re. Ndryshimi i politikës italiane ndaj britanikëve bëri të mundur që të ndryshonte edhe politika angleze ndaj Ballkanit. Për britanikët, ruajtja me çdo kusht e influencës së tyre në Greqi si pozita strategjike kyçe në Mesdhe, i bëri ata që ta shikonin sulmin italian si një kërcënim serioz të influencës së tyre. Po kështu planet italiane për Jugosllavinë e bënin të vështirë ruajtjen e një lloj koalicioni ballkanik midis Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë në rastin e një konflikti me gjermanët.

    Britanikët e jugosllavët

    Diplomacia britanike po punonte mjaft për të krijuar një pakt të tillë midis vendeve ballkanike, por me sa duket politika vendase e bënte këtë synim mjaft të vështirë.
    Gjithsesi një pjesë e politikës jugosllave e dinin se me pushtimin italian të Shqipërisë, dhe infiltrimin gjerman në Hungari, situata e tyre ishte mjaft e vështirë dhe për këtë arsye një pjesë e shërbimit jugosllav bashkëpunoi ngushtë me britanikët. Ky bashkëpunim do të ishte edhe një prej fillimeve të interesimit serioz te MI6 (SIS) ndaj Shqipërisë, duke shfrytëzuar rrjetin dhe kontaktet që jugosllavët kishin vendosur në Shqipëri gjatë periudhës së Mbretit Zog. Me ndryshimin radikal në politiken europiane, lidershipi anglez kuptoi qarte se një luftë me Gjermaninë naziste ishte e pashmangshme. Në këtë kohë Shërbimet Sekrete Britanike iu nënshtruan një riorganizimi për t’u përshtatur me situatën e re që pritej të ndodhte në Europë. Për këtë arsye Ministria e Ekonomisë së Luftës me dekret të posaçëm krijoi një forcë të re e cila do të përfshinte disa seksione dhe në veçanti Seksionin e Luftës jo konvencionale, e cila do të përfshinte spiunazhin, sabotimin dhe në veçanti ndihmën për popullsitë lokale në krijimin e një lufte guerile ndaj ushtrisë së rregullt gjermane. Ky shërbim i ri, i krijuar nga ministri i Ekonomisë së Luftës, Hugh Dalton do të hynte në histori si e famshmja S.O.E Operacionet Speciale Ekzekutive. SOE që në fillimet e saj do të hynte në lojë me plane gati diametralisht të kundërta me politikën tradicionale të Foreign Office. Në krye të saj u vendosën oficerë të rinj, të cilët ishin të etur për aksione në prapavijat armike. Shumica e tyre ishin të rinj, të dalë nga shkollat elitare angleze apo nga repartet speciale dhe lufta guerile ishte një tërheqje mjaft e madhe, por edhe një mundësi për t’u ngjitur në shkallet e karrierës ushtarake. Një pjesë e madhe e oficerëve të parashutuar në Ballkan, të cilët luftuan dhe jetuan me popullsinë vendase, kanë lënë kujtimet dhe ditarët e tyre, të cilët janë një dritare e shkëlqyer për të kuptuar më mirë mentalitetin e oficerëve britanikë ndaj vendeve ku ata shërbyen. Kujtimet dhe ditarët janë gjithashtu një kronikë e detajuar e jetës së oficerëve britanikë në malet e Ballkanit, si dhe detaje të rëndësishme mbi politikën e disa prej liderëve të mëvonshëm të lëvizjeve komuniste apo nacionaliste në Ballkan.
    (Vijon nesër)

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kush e financoi lëvizjen anti-italiane në Pezë » Dërguar më: 02/10/2009 - 14:18 Auron

    Kush e financoi lëvizjen anti-italiane në Pezë

    » Dërguar më: 02/10/2009 - 14:18
    Auron Tare

    (Vijon nga numri i kaluar )

    Gjithsesi, nëse do të kthehemi sërish në kohën e interesimit të zbulimit britanik ndaj Shqipërisë, do të kuptojmë qartë se ky interesim i madh ishte në kuadër të një plani sekret që SOE sapo kishte krijuar për Jugosllavinë dhe Greqinë ku Shqipëria do të luante një rol të rëndësishëm. Kumbari i SOE, Winston Churchill së bashku me një grup shumë të ngushtë bashkëpunëtorësh po përpunonin një politikë shumë sekrete, e cila kishte si synim final krijimin e një konflikti gjermano-rus në Ballkan si dhe mundësinë e angazhimit të këtyre dy forcave në teatrin ballkanik. Britanikët mendonin se përplasja e këtyre dy fuqive të mëdha ushtarake do të sillte një ndryshim në politiken europiane, duke i shndërruar ata në një faktor serioz përballë kundërshtarëve, të cilët do të kishin shpenzuar shumë energji në konfliktin e tyre.
    Ndoshta, pakti i famshëm i mos sulmimit Ribentrop-Molotov duhet parë në këtë këndvështrim të ri dhe duhet gjykuar në dritën e dokumenteve të reja. Ka shumë mundësi që shërbimet gjermane apo ato ruse janë njohur me Planin Sekret të Çurçillit, dhe për të shuar çdo iluzion anglez ndaj një përplasje të mundshme gjermano-ruse, vendosen të firmosin Traktatin e famshëm të Mossulmimit.
    Megjithatë, sipas dokumenteve të kohës, politika sekrete e Çurçillit ishte për “futjen e Jugosllavisë me çdo mënyrë në teatrin ushtarak” (A K (PRO HS5/166). Kjo politikë sekrete ishte mbajtur e tillë edhe nga një numër i anëtarëve të qeverisë dhe në veçanti nga ‘Foreign Office’. Situata në Jugosllavinë e kohës ishte shumë e ndërlikuar, ku një pjesë e politikës vendase ishte pro gjermane. Politika britanike në Jugosllavi ishte e ndarë në dysh, pasi Ministria e Jashtëm britanike nëpërmjet Legatës së saj dhe konsullatave mbante kontakte me një elitë të ngushtë të politikës jugosllave me pikëpamje pro britanike.
    Sipas dokumenteve në dispozicion, Seksioni D/SOE dhe SIS kishte krijuar një rrjet të gjerë kontaktesh në shoqërinë jugosllave, kontakte të cilat përfshinin jo vetëm një pjesë të errëta të shoqërisë jugosllave, por edhe grupe me pikëpamje të hapura pro komuniste, por që me gjithë përpjekjet e SIS, “nuk kishte zbuluar dot emrat e liderëve të tyre” (AK HS5/398). Këto kontakte shqetësonin seriozisht Legatën britanike në Beograd si dhe ambasadorin anglez, Ronald Cambell i cili nuk dëshironte që një pjesë e personelit të tij të përfshiheshin në operacione sekrete apo të mbanin kontakte me shtresa të dyshimta të shoqërisë jugosllave. Sipas dokumentacionit të SOE, në Ambasadën Britanike në Beograd kishte një tension midis SD/SOE dhe trupit diplomatik. Për këtë arsye, politika e ndjekur nga ‘Foreign Office’, e cila nxiste një politikë neutrale të Greqisë dhe Jugosllavisë, binte ndesh me përpjekjet sekrete të Ministrisë së Luftës Britanike e (frymëzuar nga Çurçilli), cila në mënyrë të fshehtë po krijonte një atmosferë lufte sekrete. Por, gjithsesi, duhet thënë se në Jugosllavinë e vitit 1940 seksioni D/SOE (Sektori D, drejtori e metodave jo konvencionale) si dhe SIS, kishin njohuri më të mira mbi gjendjen reale të politikë dhe ekonomisë së vendit. ‘Foreign Office’, ndërmjet ambasadorit Cambell udhëzonte qeverinë jugosllave për të ruajtur me sa mundeshin neutralitetin me italianët, tashmë fqinjët e rinj në Ballkan. Ndërkohë, SOE kërkonte me çdo kusht që Jugosllavia të krijonte kushtet për një sulm ndaj shpinës italiane në Shqipëri. Se çfarë mendonin oficerët e SOE mbi rolin e vendeve Ballkanike, shikohet mjaft qartë në një prej dokumenteve të drejtuar qendrës në Londër. Nga ky dokument duket qartë se vendet ballkanike, e në veçanti Jugosllavia dhe Greqia shikoheshin si një pjesë e lojës së politikës sekrete të Ministrisë së Ekonomisë së Luftës për të provokuar një konflikt ruso–gjerman. Dokument PRO HS5/938, Raporti i D/H2 nga Beogradi 2. Gusht. 1940: “SOE në Beograd beson se është e qartë që vendet ballkanike nuk duhet të kenë interesa të veçanta, por interesi i tyre duhet t’i nënshtrohet interesit të Qeverisë së Madhërisë së Tij për të provokuar një konflikt midis USSR dhe Gjermanisë”.
    Gjatë kësaj periudhe, MIR (MIR dega ushtarake e sabotimeve), nën udhëheqjen e Sir John Shea kishte studiuar në mënyrë të gjerë kapacitetet ushtarake jugosllave si dhe mundësinë e rezistencës ndaj një sulmi italian. Ndërkohë, SIS kishte një rrjet kontaktesh shumë të mira në Shtabin Jugosllav, ushtrinë, Forcat Ajrore si dhe përdorte për qëllime spiunazhi konsullatat në Zagreb, Split, Dubrovnik, Lubjane, Shkup. Kontaktet në nivele shumë të larta, në fakt inspironin jo vetëm një lloj besimi në influencën britanike të qeverisë së regjentit Paul, por në fakt shërbimet angleze po mendonin edhe për pozicionin e influencës angleze edhe pas lufte. Në një Memo Sekrete të dërguar nga George Taylor, zv/drejtori i SO/2, (SOE) në raportin e tij PRO HS57912 shkruan se: “Kontaktet e vendosura do ta vendosnin Britaninë në një pozicion shumë të favorshëm në qeveritë e pas luftës”. Ky raport i shkruar nga një funksionar i rëndësishëm i Shërbimit Sekret tregon qartë se britaniket kishin mundur të angazhonin në favor të tyre një pjesë të mirë të shoqërisë politike jugosllave. Ndërkohë, Sektori D po përgatiste planet mbi një luftë eventuale në Ballkan, duke përpunuar edhe një sërë metodash jo konvencionale të cilat do të implementoheshin nga rrjeti i agjentëve sekretë të saj. Deri në çfarë ekstremesh Sektori D ishte i gatshëm të shkonte, mund të kemi një ide nga një pasazh i shkurtër i Memorandumi Top Sekret të Nëntorit 1940 me titull: “Funksionimi dhe Organizimi i Sektorit D”.
    “Helmimi i burimeve të ujit si dhe përhapja e baktereve si mënyrë sabotazhi nuk rekomandohet, por përhapja e sëmundjeve te bagëtitë, drithërat, patatet, inkurajohet dhe natyrisht çdo mënyrë sabotazhi ndaj stacioneve elektrike, rrjetit të komunikimi si dhe qendrave të prodhimit”. PROHS5/935

    SIS dhe Shqipëria


    Infiltrimi i grupeve guerrile në Shqipëri. Kush e financoi lëvizjen anti-italiane në Pezë? Misioni Sekret i Sir Jocelyn Percy për të evakuuar Mbretin Zog nga Parisi.
    Pushtimi italian i Shqipërisë në 7 Prill 1939, kishte bërë të mundur që rrjeti modest i shërbimit sekret britanik në Shqipëri, i përbërë më së shumti nga disa anglezë që jetonin në Mbretërinë Shqiptare, të kishte ndaluar së funksionuari. Për këtë arsye, në pranverën e vitit 1940, me marrjen e vendimit politik në Londër se Shqipëria do të ishte pika e parë e goditjes ndaj interesave italiane ne Ballkan, Seksionit D i Shërbimit Sekret filloi hartimin e një plani të hollësishëm. Në Londër, jo Holandë, shefi i MIR dhe George Taylor, shefi i Zyrës për Ballkanin, Seksioni D i SIS, hartuan një plan paraprak dhe tashme fokusi i këtij plani u zhvendos nga Londra për në Beograd. Zyrës së SIS në Beograd ju dha drita jeshile për të filluar operacionin në Shqipëri, pasi mendohej se kishte kushtet e përshtatshme për të organizuar një “lëvizje anti-italiane e përbërë nga elementë shqiptarë të emigruar atje që kishin kontakte edhe me zbulimin jugosllav”. Raporti i Alexander Glen, TNA PRO HS5/912.
    Gjithsesi, plani i Seksionit D ishte koordinim edhe me një zhvillim paralel në Greqi, ku u mendua që të infiltroheshin një sërë rekrutësh të SIS për të krijuar trazira paralele me grupet guerrile që do të hynin në Veriun e Shqipërisë nga Jugosllavia. (Mbi planin e SIS në Greqi do të flasim në kapitullin e ardhshëm).
    George Taylor, shefi i rrjetit ballkanik kishte besim se personeli i tij në Jugosllavi i udhëhequr nga tregtari i armëvem Julius Hanau, një figurë e njohur në rrethet me influencë të Beogradit, do të mund të gjente personat e përshtatshëm për këtë Mision të rëndësishëm të zbulimit anglez. (Julius Hanau kishte lindur në Afrikën e Jugut, në prill të 1885. I angazhuar në SIS gjatë periudhës së të dyja luftërave botërore në Ballkan, Hanau ishte pjesëtar që në fillimet e krijimit të SOE. Hanua u evakuua nga Beogradi pasi zbulimi anglez mësoi se ai ishte në listat e ekzekutimit që shërbimi gjerman do të bënte sapo të hynte në Jugosllavi. Mbante gradën e nënkolonelit. Për punë e tij në Ballkan u dekorua me medaljen e Shërbimit të Shquar. U dërgua në Kajro më 1943, por vdiq nga një infarkt në zemër. Dosja e tij personale mban shënime interesante mbi aktivitetin e tij për SIS ne Jugosllavi dhe vetëm një foto personale). Ishte ky personazh i cili do të ishte edhe personi i parë që do të fillonte konkretisht punën në terren për organizimin e operacionit. Në dosjet e Shërbimit Sekret me arkivat britanike, ruhet edhe një prej letrave të para të dërguara nga George Taylor mbi fillimin e operacionit për Shqipërinë. Në prill të ‘40-s, në këtë letër dërguar Julius Hanau ai i bën të qartë njeriut të SIS në Beograd platformën e re të SIS për sa i përket synimeve të Italisë në Ballkan dhe nënvizon se, “masa urgjentë duhet të ndërmerren përpara se situata të përkeqësohet me tej”. Seksioni D, shpjegon në letrën e tij Taylor, do të krijojë lidhjet me grupet shqiptare të cilat janë në Jugosllavi dhe të mundohet “për të infiltruar grupe guerrile në brendësi të vendit si dhe të bëjë furnizime me armë ndërmjet kufirit greko-jugosllav për këto grupe sabotatore”. Julius Hanau kishte kontakte të mira me shërbimin jugosllav dhe me sa duket ka kërkuar ndihmën e tyre për të hartuar një listë me kandidatë potenciale për këtë mision. Gjithsesi, problemi parësor që Hanau kishte në përmbushjen e këtij misioni ishte survejimi i vazhdueshëm që shërbimet italo-gjermane i bënin atij dhe rrjetit të tij në Beograd, duke krijuar shumë problem për operacionin e Shqipërisë. Në Jugosllavi, shërbimet gjermane dhe ato italiane ishin mjaft të rëndësishme, aq më tepër kur Musolini po kërkonte të zgjeronte influencën e tij në bregun Dalmat, ndërsa gjermanët tashmë kishin dalë në Hungari. Gjermanët përdornin zyrën gjermane të turizmit në Beograd si bazë për operacionet e tyre sekrete dhe për të survejuar rrjetin ballkanik të SIS të drejtuar nga Hanau. (Raporti i DH/4 mbi aktivitetin e kundër spiunazhit italian në Jugosllavi), Ekipi i Julius Hanau në Beograd, ndërkohë kishte në radhët e tij atasheun naval Aleksander Glen, i cili do të shfaqet shpesh edhe në brigjet shqiptare gjatë viteve 1943-44, John Bennett, Julian Amery, djali i ministrit të Shtetit për Indinë si dhe korrespondenti i gazetës ‘Time’ për Ballkanin, Ralp Parker.
    Julian Amery, i cili do të luante një rol të rëndësishëm në të ardhmen e misioneve britanike në Shqipëri, e filloi karrierën e tij në radhët e SIS në një kohe mjaft të rëndësishme për misionin Shqiptar. Amery, një djalë shumë i ri në atë kohë, në fakt deri më atëherë kishte qenë më shumë i përfshirë në veprimtari ilegale dhe sipas tij, ai (Julian Ameri), “përdorte rrjetin ilegal çifut i cili merrej me nxjerrjen e vizave në Ballkan për informacion në dobi të Shërbimit Sekret Britanik”. Ndërkohë, kontaktet e Julius Hanau me shërbimet jugosllave dhanë edhe rezultatet e para. Me sa duket, shërbimet jugosllave kishin sugjeruar si kandidatë potencialë për misionin e Shqipërisë vëllezërit Kryeziu, nga Gjakova. Kryezinjtë vinin nga një familje e madhe dhe me mjaft influencë nga të dyja anët e kufirit. Vëllai i tyre i madh, Ceno Bej Kryeziu dikur kishte qenë kunati i Zogut, por me pas i vrarë në një atentat misterioz në Pragë. Me sa duket, shërbimet italiane i kanë pasur në vëzhgim familjen e Kryezinjve, pasi në dosjen e SIS ka edhe dokumente të cilat janë marrë nga dosjet sekrete të shërbimit italian dhe janë vënë në dispozicion të SIS. Sipas këtyre dokumenteve, mund të nënvizojmë disa të thëna interesante. Dosja ËO204/9559: “Gani Bej Kryeziu, ish- kapiten i ushtrisë jugosllave i kthyer në Shqipëri me 1924 me Zogun, me pas u emërua prefekt i Kukësit. Mbante lidhje të vazhdueshme me autoritetet serbe... Pas vrasjes së të vëllait, Ceno Bej rekrutohet nga shërbimet jugosllave. Gjithmonë një pro serb ka dëmtuar interesat shqiptare me aktivitetin e tij. Është rekrutuar nga ‘Inteligjent Service’ anglez dhe ka organizuar një bandë prej 300 vetash në bashkëpunim me një oficer anglez duke penetruar ne Shqipëri, deri në Shalë. Ka informacion se për këtë aktivitet ka marrë 12 milionë dinarë... Jeton tashmë në Beograd me të vëllanë, Hasanin dhe me vëllanë e vogël, Said një komunist i ri që ka studiuar në Paris”. Në fakt, familja Kryeziu do të luante një rol të rëndësishëm në planet e aleatëve kundra pushtimit gjerman në Kosovë dhe të dhënat e Shërbimit Italian se Kryezinjtë ishin të implikuar me shërbimet serbe, duhen marrë me rezerva. Kryezinjtë, sigurisht kërkonin që ta shtrinin influencën e tyre sa më gjerë dhe do të kërkoni të bënin aleanca në interes të tyre. Fakti se ata njiheshin si një forcë krahinore anti-italiane, do t’i rreshtonte ata natyrshëm në krahun e fuqive anti-italiane, por me sa duket nga rekomandimet jugosllave për shërbimin anglez, mendohej se ardhja në pushtet e një lideri i cili kishte marrëdhënie të mira me ta do të kishte mjaft interes për politikën jugosllave. Megjithatë, burimet angleze kishin informacionin e tyre, dhe për Kryezinjtë ata kishin edhe referencat e tyre të cilat të bën të mendosh se Kryezinjtë kishin marrëdhënie mjaft të mira me Qeverinë Jugosllave dhe bashkëpunimi i tyre ishte më i thellë se sa mund të pranohej nga të dyja palët. (Arkivi Britanik, TNA Dosja HS 7/212), thuhet se: “Sipas burimeve tona në Ministrinë e Jashtme Jugosllave, Gani Beu merrte 10 mijë dinarë në muaj nga burime sekrete të kësaj Ministrie”.
    Ndërkohë, jugosllavet ju ofrojnë anglezëve një listë me emra për Zyrën e SIS, e cila mundohet të përzgjedhë personat më të përshtatshëm. Kuptohet qartë nga dokumentet e kësaj periudhe se askush nga ekipi i SIS ne Beograd nuk kishte ndonjë njohje të mirë mbi Shqipërinë. Disa ekspertëve anglezë ju ishte kërkuar ndihme për të përpunuar një sërë dokumentesh mbi çështjet shqiptare, gjithsesi ekspertiza nuk ishte e mjaftueshme për një mision kaq të veçantë. Përveç disa prej ish- oficerëve të Xhandarmërisë së Zogut, kishte shumë pak ekspertë të mirëfilltë të çështjeve shqiptare. Emri i një Dr. Malcom Burr del për një periudhë kohe në disa prej dokumenteve të kohës. Ai ka përgatitur disa prej memorandumeve mbi Shqipërinë, por gjithsesi jo të ndonjë niveli të lartë, dhe kjo tregon se SIS nuk kishte një informacion shumë korrekt mbi gjendjen aktuale mbi këtë vend.
    Probleme të tilla që në fillimin e operacionit mbi Shqipërinë tregojnë qartë se SIS nuk ka pasur ndonjë rrjet të fortë në Shqipëri përpara pushtimit italian. Në këtë kohë, grupit të Kryezinjve i bashkëngjiten si person mjaft i rëndësishëm me funksionet e këshilltarit edhe Mustafa Gjinishi, një i ri me bindje komuniste, i cili gjithsesi vinte me rekomandimin e Kryezinjve në këtë mision. Mustafa Gjinishi, i cili në atë kohë jetonte si emigrant politik në Jugosllavi, më vonë do të bëhej një nga liderët e rëndësishëm të lëvizjes komuniste, por edhe një figurë e komplikuar për historinë e asaj periudhe. E fillon kështu aktivitetin e tij politik në një mision të përgatitur dhe financuar nga Shërbimi Sekret Britanik. I rekomanduar nga Shërbimi Jugosllav apo jo, deri me tani nuk del qartë përfshirja e tij në këtë shërbim, por nëse kemi parasysh se përgatitja e misionit të SIS bëhej me mbështetjen dhe dijeninë e plotë të jugosllavëve, nënkupton se roli i Gjinishit në këtë mision nuk ishte i panjohur për Jugosllavet. Mustafa Gjinishi, edhe pas kësaj orvatje për t’u implikuar në këtë mision delikat do të mbante lidhje me oficerët britanikë në Shqipëri. I dyshuar gjithmonë prej Enver Hoxhës si njëri i Shërbimit Anglez, Gjinishi do të vuante kështu faktin se përfshirja e tij në tentativën e dështuar të prillit të 1941 për një rebelim anti-italian në Shqipëri, ishte kryer me mbështetjen e SIS dhe aprovimin e Shërbimeve Jugosllave. Ky fakt me siguri i është përcjellë Enver Hoxhës nga emisarët jugosllavë, të cilët ndoshta kishin dijeni për rolin e tij në dobi të SIS, dhe për këtë arsye Hoxha dhe njerëzit e tij e shikuan atë gjithmonë me dyshim duke e mbajtur në distancë të ngjarjeve të rëndësishme të asaj periudhe. Në fillimin e vitit 1940, SIS po përparonte në misionin për përgatitjen e krijimit të grupeve dhe tashmë kishin në dispozicion tre grupe kryesore, të cilët kishin filluar edhe kontaktet e tyre në Shqipëri. Një informacion mbi gjendjen reale të Shqipërisë tashme po vinte në tavolinën e SIS në Beograd ndërmjet rrjetit të krijuar nga lista e përzgjedhur nga SIS. Në dimrin e 1940, SIS sipas një dokumentacioni të rezervuar, dërgon nëpërmjet një agjenti të saj shumën prej 500 paund në flori në Pezë. Nga dokumenti që regjistron këtë dërgesë me firmën e Petër Boughey financieri i SD/SOE për Ballkanin, thuhet se: “K/ 76 një person i njohur i kësaj zone i cili ishte tashmë në listën e SIS/SOE si një prej rekrutëve të ardhur nga Jugosllavia, e mori shumën e dërguar në adresë të tij”. Sipas dokumenteve, në këtë dosje shumë interesante të fillimit të lëvizjes anti-italiane në Shqipëri, një personazh shumë i njohur në zonën e Pezës ishte infiltruar nga shërbimet angleze dhe i financuar nga këto shërbime, i ishte caktuar detyra për të krijuar probleme për italianet. Dokumentet në vazhdim do të hedhin dritë mbi personazhin misterioz i njohur si K/76, i cili i financuar nga Shërbimet Sekrete Britanike dhe i aprovuar nga jugosllavët, do të fillonte një nga lëvizjet e para anti- italiane në Shqipëri. Ka një sasi të madhe dokumentacioni ku agjentët në terren informonin mbi aktivitetin e K/76 dhe përpjekjet e tij për të krijuar probleme në zonën e Pezës. Interesant është fakti se disa prej liderëve të hershëm të lëvizjes anti- italiane e kanë origjinën e tyre në operacionin e organizuar nga SIS gjatë pjesës më të madhe të 1940 dhe tentativës së dështuar të lëvizjes së prillit 1941. Deri në verën e 1940, SIS/SOE mendonte se shpërndarja e një shume prej 40 mijë paund flori për kapedanet e Veriut do t’i bënte ata mbështetës të planit për krijimin e trazirave në shpinë të italianëve. Jugosllavët kishin premtuar mbështetje në armë dhe municion dhe kushtet dukeshin se ishin pjekur. Por, operacioni nuk do të fillonte dot, pasi gjermanët, pasi kishin sulmuar Norvegjinë dhe Danimarkën, tashmë po marshonin drejt Parisit. Në panikun që i kapi trupat britanike pas pushtimit të Francës, operacioni shqiptar nuk pati mundësi të konkretizohej. Gjithsesi, edhe në këto momente ankthi britanikët u munduan që në shërbim të planit të tyre të përfshinin edhe Mbretin Zog, i cili qëndronte në një vilë të madhe shumë pranë Parisit. Sipas kujtimeve të një prej protagonistëve të atyre ditëve, Peter Wilkins, Dega MIR e zbulimit ushtarak u mundua që ta tërhiqte Zogun në Angli. Sipas kujtimeve të shefit të Zyrës Sekrete të SIS të Parisit, Peter Wilkinson, Drejtoria e Zbulimit Ushtarak Britanik MIR, u përpoq që të evakuonte Mbretin Zog nga Parisi, por pa sukses. Petër Wilkinson shkruan: “Në datën 9 qershor, Sir Jocelyn Percy kishte ardhur me një mision sekret i dërguar nga Zyra MIR, për të përgatitur evakuimin e Mbretit të Shqipërisë Zog. Meqenëse nuk kishte mbetur më askush në Zyrën tonë të Parisit, mu desh mua që ta shoqëroja gati gjithë ditës nga Parisi në Versaje, ku Mbreti kishte një vilë të madhe. Mbreti ishte i përzemërt, por refuzonte të largohej nga Franca, por nëse britanikët do t’i dërgonin një anije ushtarake, ai e konsideronte këtë mundësi, sigurisht i shoqëruar nga personeli i tij i shumtë si dhe nga familja e tij e madhe. Pasi u përpoq gjatë gjithë ditës për t’i mbushur mendjen Mbretit, Sir Jocelin Percy u largua i zemëruar nga dështimi i misionit të tij. Unë i sigurova një vend në avionin e fundit për në Angli, i cili u largua në mbrëmjen e datës 11 qershor nga Bucque”
    aurontare@gmail.com

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Përgatitja për fillimin e kryengritjes anti-italiane

    Përgatitja për fillimin e kryengritjes anti-italiane

    » Dërguar më: 08/10/2009 - 09:27

    Nga Auron Tare

    Në dokumentet e botuara në dy numrat e kaluar botuam për herë të parë një seri faktesh të dala për herë të parë nga arkivat britanike mbi përgatitjet e Shërbimit Anglez për të krijuar një bazë, nga ku të filloheshin operacionet anti-italiane në Shqipëri
    Sipas burimeve të arkivave të SOE, viti 1940 dhe fillimi i pranverës së 1941 u shfrytëzua nga ekspertët britanikë të zyrës së Beogradit (të cilët ishin në prag të kalimit përfundimtar në bazën e re në Stamboll për të paraprirë një pushtim eventual të Jugosllavisë nga gjermanët) për të filtruar diasporën shqiptare e cila qëndronte në territorin jugosllav. Ndërkohe zyra e Beogradit kishte kërkuar disa ekspertë të tjerë të cilët sapo kishin ardhur për të mbështetur operacionin shqiptar i cili mendohej se do të fillonte në pranverë.
    Ndërkohë me ndihmën e Shërbimit Jugosllav u hartuan listat paraprake të cilat do të merrnin pjesë në kryengritjen anti italiane në Shqipëri. Sipas Raportit të hartuar në atë kohë midis një mori emrash potencialë të ofruar në Shërbimin Jugosllav ishin vëllezërit Kryeziu, i riu me pikëpamje komuniste Mustafa Gjinishi, A/H 76 një njeri me mjaft influencë në zonën e Pezës, i cili sapo ishte infiltruar në Pezë për të filluar një aksion anti italian, A. Lleshi si dhe Zyra e Stambollit ofroi majorin Abaz Kupi. Ndërkohe një sërë shqiptarëve të tjerë të rekrutuar nga Shërbimi jugosllav apo ai anglez iu ngarkuan detyra më të thjeshta për të krijuar një rrjet korrierësh, të cilët sillnin informacion nga disa burime.
    Si rrjedhim i kësaj përgatitjeje disa grupe guerile ishin të gatshme për t’u futur në territorin shqiptar me mbështetjen financiare dhe ushtarake angleze dhe miratimin e Shërbimit Jugosllav. Në dokumentet britanike del qartë se burimet angleze të spiunazhit i kishin premtuar Gani Kryeziut, i cili konsiderohej edhe lideri i ardhshëm i një Shqipërie pro-britanike dhe pro-jugosllave, një shumë financiare prej “3.000 sterlinash për t’iu shpërndarë Bajraktarëve të Veriut në fillim të kryengritjes dhe rreth 40.000 sterlina flori pasi revolucioni të fillonte”. Ndërkohë në dokument citohet një burim shumë i lartë i ushtrisë jugosllave, se ushtria do të furnizonte “rebelet me 5 mijë pushkë me bajoneta, 10 milionë fishekë si dhe 25 mitraloza të lehtë”. Furnizuesi do të paguhej nga anglezët pasi materialet ushtarake të kishin kaluar kufirin. (arkivi britanik H/PRO 300)
    Ndërkohë situata politike në Europë kishte percipituar shumë shpejt dhe fuqitë gjermane tashme po marshonin në disa prej kryeqyteteve europiane duke përmbysur shumë prej planeve të Shërbimit britanik në Ballkan. Gjithsesi dokumentet arkivale të lënë të kuptosh se politika britanike nuk ishte shumë e koordinuar në lidhje me Ballkanin. Komanda Ushtarake e Mesdheut nga ku vareshin edhe operacionet luftarake në një situatë lufte në Ballkan i mbeteshin besnik politikave të përcaktuara nga Ministria e Jashtme, ndërkohë që Shërbimi Sekret si dhe disa prej degëve të zbulimit ushtarak po krijonin grupet para ushtarake për një kryengritje të armatosur në Shqipëri. Kuptohet qartë se Shërbimi Sekret mendonte se diplomatët britanikë nuk mund të përfshiheshin në planet e hartuara nga SOE tashmë një prej shërbimeve ultra sekrete të sapokrijuar. SOE ishte e varur nga Ministri i Ekonomisë së Luftës, drejtuar nga Hugh Dalton dhe krijimi i saj ishte një çështje që shumë pak vetë e dinin dhe aq më pak njiheshin pjesëtarët e saj. Duke mos iu dhënë asnjë detaj Shërbimit Diplomatik mbi ekzistencën e këtij grupi ultra sekret, sigurisht që kishte një problem të madh mbi koordinimin e një politike të përbashkët të institucioneve kryesore britanike në Ballkan. SOE operonte në një autonomi të plote, me burime financiare të pavarura dhe në shumë vende oficerët e saj ishin burimi kryesor i të dhënave mbi realitetin. Si rrjedhim SOE kishte një influencë shumë të madhe në tavolinat e politikbërësve në Londër, duke zëvendësuar kështu shpeshherë opinionin diplomatik për një seri çështjesh.
    Ndërkohë gjatë periudhës disamujore të transformimit të SOE në grupin më të rëndësishëm të zbulimit dhe inteligjencës britanike në Ballkan, çështja e operacionit shqiptar kishte mbetur pezull pasi Komanda e Mesdheut nuk e kishte aprovuar fillimin e kryengritjes anti-italiane në Shqipëri. Megjithëse SIS kishte krijuar bazën e grupeve të guerilëve të armatosur, do të ishte tashmë grupi i ri SOE, të cilët do të fillonin zbatimin e operacionit. SOE solli në krye të këtij plani një prej oficerëve të saj më të njohur, legjendarin W.F.Stirling, një person i famshëm për luftërat e tij në kryengritjen arabe gjate Luftës së Parë Botërore. Koloneli Stirling gjatë kësaj kryengritjeje kishte qenë krahu i djathtë i Lorencit të Arabisë dhe ishte futur në Damask përkrah tij. Për tre vjet kishte luajtur rolin e Guvernatorit të Palestinës dhe në rrethana akoma të panjohura deri më sot kishte punuar për 8 vjet si Këshilltar i Qeverisë Shqiptare dhe i Mbretit Zog në veçanti. Ishte Koloneli Sterling, i cili i kishte sugjeruar Presidentit dhe më vone Mbretit Zog që të sillte në krye të xhandarmërisë së tij Gjeneralin Percy si dhe një duzinë oficerësh britanikë. Koloneli Sterling e njihte mjaft mirë Shqipërinë dhe propozimit të SOE për t’u vënë në krye të operacionit shqiptar ishte një zgjedhje e mrekullueshme. Sterling jo vetëm njihte vendin dhe aktorët e kryesorë të kryengritjes, por kishte mjaft miq me influencë në qarqet ushtarake dhe diplomatike angleze. Sterling pasi u njoh me detajet e Operacionit të hartuar më parë nga agjentët e SIS, Shërbimit Inteligjent Britanik, e gjeti këtë plan operacional jo në nivelin e duhur dhe sipas dokumentit H/PRO 670) propozoi hapat e mëposhtme
    Faza 1. Një sasi municionesh dhe armatimesh duheshin futur legalisht në Shqipëri dhe të fshiheshin në baza të sigurta për t’u përdorur në çastin e duhur. Faza 2. Një Komitet shqiptarësh në emigracion duhej krijuar sa më parë për të koordinuar përpjekjet politike të këtij Operacioni. Faza 3: Në momentin kur Italia të sulmonte Jugosllavinë dhe Greqinë, akte sabotazhi duheshin të ndërmerreshin në territorin shqiptar në shpinë të italianëve. Faza finale: Revolucioni do të fillonte në momentin kur do t’i shërbente politikës britanike në rajon për të siguruar mbështetje nga kjo e fundit.”
    Ky plan operacional mori bekimin e Komandës së Mesdheut, duke marrë parasysh se Sterling ishte një figurë shumë e njohur për këtë Komande. Ministri i Ekonomisë së Luftës Dalton, i cili ishte edhe personi përgjegjës për të gjitha operacionet e SOE me anë të një Memo Top -Sekret vuri në dijeni Kryeministrin Churcill mbi planin e Kolonelit Sterling dhe mori miratimin e këtij të fundit.
    Ndërkohë Italia e cila sipas informacionit të siguruar nga Roma pritej të fillonte një sulm mbi Greqinë në pranverën e 1941, në fakt e filloi këtë sulm në vjeshtën e 1940. SOE e cila kishte filluar para përgatitjet për një sulm të tille duke përgatitur disa grupe guerilje në brendësi të Greqisë me ndihmën e disa ekspertëve të SOE, si arkeologu Hamond apo Majori Barbrook, i cili kishte shërbyer në xhandarmërinë shqiptare. Këto grupe guerile në fakt nuk luajtën ndonjë rol të rëndësishëm në avancimin italian. Disa elementë të minoritetit grek në Jug të Shqipërisë ishin pjesë e këtyre grupeve sabotatore, por nuk patën ndonjë efekt të dukshëm. Emri i një Spiro Milo përmendet në raportet e SOE që vijnë nga Greqia, por më shumë ky emër përmendet mbi historitë e familjes së tij e cila kishte luftuar për ushtrinë greke gjatë luftës turko – greke se sa mbi rëndësinë e tij në operacionet ushtarake. Gjithsesi Koloneli Sterling mbeti i fokusuar mbi operacionin kryesor, i cili duhej të fillonte nga Veriu i Shqipërisë nën udhëheqjen e Gani Kryeziut.
    Sipas një dokumenti të hartuar në Maj të 1940 për Seksionin D, të SIS, drejtori i kësaj Zyre, Julius Hannau i përmendur në shkrimet e mëparshme, shkruante se sipas informacionit që kishte shqiptarët ishin ndarë në tri grupime. Pro Zogistët, anti Zogistët dhe komunistët. Seksioni D me ndihmën e Shërbimit Jugosllav ishte munduar që të mbante kontakte me të gjitha këto grupime, por tashmë Sterling ishte i mendimit se “megjithëse mbreti Zog nuk ishte i dashur për të gjithë shqiptarët, roli i tij në këtë ndërmarrje ishte kryesor”, përfundimi i Sterling mbi rolin e Zogut në këtë kryengritje ndoshta ishte influencuar edhe nga njohja e tij personale me Mbretin.
    Ndoshta ka qenë influencë e Sterling, e cila i dha Mbretit Zog një vëmendje të madhe në këtë periudhë nga SOE, e cila gjithsesi u sabotua si nga qeveria greke në Mërgim si nga ana e jugosllavëve, të cilët e dinin mirë se tashme ata nuk e kontrollonin dot me Zogun dhe në një Shqipëri të pas luftës do të duhej që të mbështesnin Gani Kryeziun. Me kërkesën e Shërbimit Sekret, në Paris u dërgua Gjenerali Percy për të shpëtuar Zogun nga ndërhyrja gjermane. Ndërkohë në Londër, SOE i kërkoi Zogut bashkëpunim, i cili e pranoi dhe ishte i gatshëm për t’u parashutuar në Greqi. Tashmë nëse i lidh të gjitha ngjarjet me njëra-tjetrën, duket se koloneli Sterling ka qenë një forcë e rëndësishme në ndihmë të Zogut, i cili për ironi të fatit nuk mundi të përfshihej në këto operacione të drejtuara nga ish- Këshilltari i tij i dikurshëm.
    Por nëse Sterling nuk mundi të tërhiqte Zogun në planet e tij, ai pa më të voglën vështirësi mundi të sillte në ekipin e tij një tjetër personazh të ish-Mbretërisë Shqiptare. Kolonelin Oakley Hill, ish-nën komandat i Xhandarmërisë së Zogut. Oakley Hill i cili ka lënë edhe një ditar mbi jetën e tij në Shqipëri, gjatë kohës së tij në shërbim të xhandarmarisë shqiptare u vu menjëherë në shërbim të SOE dhe ishte i gatshëm për të udhëhequr fillimin e kryengritjes në shpine të italianve. Por Oakley Hill i cili kishte kaluar një pjesë të mirë të jetës në Shqipëri dhe kishte një njohje personale me vendin dhe njerëzit, kërkonte nga pala britanike që aspiratat e shqiptarëve për pavarësi të merreshin në konsideratë nga politika britanike dhe Shqipëria të mos shihej thjesht si një fushë beteje për shërbimet sekrete. “Një premtim për restaurimin e pavarësisë së Shqipërisë do t’i bënte liderët e saj në emigracion të riktheheshin dhe të përfshiheshin në këtë kryengritje të mbështetur nga britanikët”, - shkruante ai në Memot e dërguara Londrës. Ky mendim ndahej edhe nga një tjetër njohës i thellë i Shqipërisë,
    Gjenerali Sir Jocelyn Percy, i cili i shkruante SOE.
    “Ne kemi deklaruar kohëe pas kohe se po luftojmë kundër Fuqive të Boshtit me qëllim për të shpëtuar vendet e pushtuara prej tyre. Ne i kemi përmendur këto vende por kurrë nuk kemi folur për Shqipërinë. Përse shqiptarët mos kenë lirinë e tyre? ….
    Një tjetër qëllim i ynë është thyerja e ushtrive italiane në Shqipëri dhe kjo mund të bëhet me ndihmën e shqiptarëve dhe premtimi për pavarësinë e tyre është një çmim shumë i vogël për ne. Nëse ne do të premtojmë pavarësinë, lajmi duhet të shkojë tek ta si një vendim i Qeverisë Britanike dhe duhet të vijë nga një person tek i cili ata kanë besim. Mbreti Zog me gjithë gabimet e tij, është i vetmi që mund të ketë autoritet mbi të gjithë Shqipërinë”.
    Koloneli Edmond de Renzy Martin, i cili kishte shërbyer për Xhandarmërinë Shqiptare, mbështeste ish-eprorët e tij mbi situatën politike shqiptare duke shtuar se “vetëm fjalët nuk mjaftojnë për shqiptaret, askush nuk do të na ndjekë nëse Qeveria britanike nuk është e qartë se do të mbështesë pavarësinë e Shqipërisë. Shqiptarët nuk e çajnë kokën fare as për grekët e as për italianët, por ata duhet të kenë një ide të qarte se përse do të çohen në revoltë pasi një revoltë e tillë sigurisht që nënkupton vdekjen e sigurt për shumë prej tyre”, - do të shkruante ai.
    Interesant është ky moment mjaft kyç për fatet e Shqipërisë. SOE organizata më e fuqishme sekrete britanike ishte e dominuar nga ish-këshilltarë apo miq të Zogut, të cilët nuk kishin influencë për të garantuar pavarësinë e Shqipërisë, por kishin influencën e duhur për të përfshirë Mbretin Zog në planet e një Shqipërie pro britanike. Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja përse Zogu vendosi të qëndronte në Londër shumë pranë qarqeve britanike, të cilat ai mendonte se mund t’i influenconte nëpërmjet miqve të tij. Personalisht mendoj se kjo ka qenë një strategji mjaft e mençur e Zogut, i cili mund të mbështetej në influencën e miqve të tij britanike të cilët ishin në kontroll të organizatës e cila do të influenconte mjaft skenën e luftës së dytë botërore. Por për ironi të fatit, SOE e sapokrijuar akoma nuk e kishte arritur fuqinë e saj të vërtetë dhe shpesh në këtë periudhe i duhej të ecte me kujdes në një fushë të minuar të politikës angleze. SOE me këshillën e këtij grupi pro Zog iu drejtua Ministrisë së Jashtme për të marrë prej saj një premtim për një Shqipëri të pavarur. Sigurisht nëse duam të krijojmë një ide të qartë të politikes britanike të asaj periudhe duhet të shikojmë arkivin e Ministrisë së Jashtme, gjithsesi dihet mirë se diplomatët e kësaj ministrie ishin mjaft të influencuar nga ndjenjat pro greke dhe pro jugosllave dhe në asnjë mënyrë nuk lejuan që Mbretit Zog t’i jepej një rol në kryengritjen e përgatitur nga Shërbimet Angleze. SOE këmbënguli për një kohë të gjatë në qarqet e larta diplomatike për t’i dhënë një status të qartë Zogut dhe për t’i lejuar atij një rol në këto operacione, por diplomatët britanikë duke dashur që të mbajnë marrëdhënie sa më të mira me Greqinë, nuk donin në asnjë mënyrë të krijonin konflikt me qeverinë greke në mërgim. Diplomatët britanikë i dinin mjaft mirë qëllimet greke mbi Jugun e Shqipërisë dhe me qëllim kërkonin mbajtjen e një statusi të paqartë mbi të ardhmen e Shqipërisë, duke dashur që në këtë mënyrë të garantonin një mbështetje greke në shkëmbim të pretendimeve territorial të tyre. E vetmja deklarate që SOE mundi t’u shkëpuste diplomatëve britanikë ishte se “Qeveria Mbretërore e kishte çështjen shqiptare në zemër” një deklaratë shumë e ngjashme kjo me atë të Musolinit. Kur SOE propozoi se Zogu mund të mblidhte në Ballkan mbështetës të shumtë për të luftuar italianët, diplomatët britanikë e refuzuan kategorikisht këtë ide duke bllokuar çdo iniciativë të SOE. SOE e kuptoi qartë se çdo përpjekje e miqve të Zogut për ta përfshirë atë në lojërat politike të Ballkanit kundërshtoheshin fuqimisht nga grekët, të cilët kërkonin rivendikime territorial të Jugut. Në këtë moment kemi edhe deklaratën e Kryeministrit Metaksa, i cili i bëri të ditur Ministrisë së Jashtme Britanike se ‘Zogu ishte aq i urryer nga shqiptarët sa prezenca e tij në Ballkan do të ndihmonte italianët” Sigurisht, ushtria greke sapo ishte futur në Gjirokastër dhe nuk ishte e përgatitur që këto territore të pretenduara prej vitesh t’ia dorëzonte një force të udhëhequr nga Mbreti Zog.
    aurontare@gmail.com
    (vijon nesër)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Qeveria britanike favorizon Greqinë në dëmin tonë

    Qeveria britanike favorizon Greqinë në dëmin tonë

    » Dërguar më: 23/10/2009 - 12:49

    Auron Tare

    Në numrin e kaluar botuam një dokument me mjaft vlera historike, i cili vjen nga arkivat e Shërbimit Sekret Anglez në Londër dhe për herë të parë kemi një pohim zyrtar mbi një Marrëveshje që mund të ketë ekzistuar midis qeverisë angleze dhe asaj greke në emigrim, mbi fatin e Jugut të Shqipërisë.
    Dokumenti është mjaft interesant, pasi në një mënyrë apo tjetër konfirmon dyshimet dhe përpjekjen e Mbretit Zog për të bindur qeverinë angleze mbi ruajtjen territoriale të Jugut shqiptar mbas lufte, por ky dokument konfirmon gjithashtu edhe dyshimin e madh që ka pasur Enver Hoxha mbi një plan për ndarjen e Jugut nga anglezët.
    Ndoshta mosbesimi i Enver Hoxhës ndaj ushtarakëve anglezë të dërguar më vonë në Shqipëri e ka zanafillën e vet në një marrëveshje, që në një farë mënyre për ekzistencën e saj na e konfirmon dokumenti i sapobotuar. Fakti që zhvillimet e mëvonshme do ta linin Shqipërinë jashtë sferës së influencës angleze në Ballkan në favor të Greqisë, tregon gjithashtu për një rëndësi shumë të madhe që qeveria britanike i jepte Greqisë.
    Dokumenti i botuar sot për lexuesin, sjell përveç një pasqyrë të situatës politike dhe interesimit të Shërbimit Anglez, edhe një dëshmi shumë interesante ndoshta të panjohur më parë. Zyra e Shërbimit Sekret Anglez në Stamboll raporton se një grup shqiptarësh janë rekrutuar vullnetarisht për të luftuar në Palestinë me forcat e gjeneralit francez, De Gol. Deri më tani një fakt i tillë ka qenë i panjohur nga historiografia shqiptare. Dokumenti që mban datën 15.Korrik 1942, tregon se një grup shqiptarësh jo vetëm ishte dërguar në Palestinë për të luftuar kundër forcave italo–gjermane, por se këta vullnetare kërkonin që të luftonin nën shenjat e tyre dalluese, të cilat për fat të keq me sa duket nuk janë respektuar nga autoritetet ushtarake angleze. Dokumenti i Zyrës së Shërbimit Anglez në Stamboll është mjaft interesant, pasi tregon se vullnetarët shqiptarë kanë dërguar letra pranë Konsullatës Shqiptare të Stambollit, duke i kërkuar të vetmit autoritet zyrtar shqiptar, i cili nuk ishte nën kontrollin italian për të ndërhyrë që këta vullnetarë të mos ishin pjesë e reparteve greke dhe të mos mbanin uniforma dhe shenja të ushtrisë helene. Se cilët kanë qenë këta vullnetarë dhe roli i tyre në luftën e Palestinës, do të botohet në numrat e ardhshëm të këtij Dossieri.
    Një tjetër informacion që del nga ky dokument është fakti se ka pasur një plan operacional për të promovuar gjeneralin Drazha Mihailoviç, një figurë e krijuar dhe e financuar nga Shërbimet Angleze si negociatori kryesor i zhvillimeve në Shqipëri. Fakti që gazeta të botuara me financime angleze shkruanin artikujt të servirur nga Zyra e Shërbimit në Stamboll për ta promovuar këtë figurë si njeriun kryesor për kontaktet shqiptare, tregon se anglezët e kanë mbështetur këtë plan në shumë drejtime. Hipoteza e hedhur në disa nga shkrimet e kaluara se roli i Mihailoviç në Shqipërinë e viteve 1940-‘42 ka qenë shumë më i madh se sa njihet deri më sot, nuk është pa baza.
    Që në zhvillimet politike të Shqipërisë së 1940-‘42 ka pasur një përplasje të dy rrymave të influencës jugosllave pro monarkiste dhe pro komuniste, kjo bëhet akoma më e qartë nga dokumentet e dala nga arkivi i Shërbimit Sekret Anglez.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dokumenti i marrë nga arkivat e Shërbimit Britanik

    Dokumenti i marrë nga arkivat e Shërbimit Britanik

    » Dërguar më: 23/10/2009 - 12:44



    Situata në Shqipëri, – E përgjithshme
    257/29/25 Stamboll
    To: S.O.E Cairo (DPAb) 15. Korrik. 1942
    Copy S.O.E London Nga: D/H 29

    1. A/H 74 ka zbuluar se letra e përmendur në Memon time të 252/29/25 të 8-të Korrikut është shkruar në Skrapar, në Jug-perëndim të Shqipërisë. Ai thekson se 9 klasat e thërritura nën armë i korrespondojnë moshave 22 deri në 30. Ndërkohë që ai raporton se një person i ardhur nga Korça në Stamboll, thotë se në zonën e Korçës janë thërritur nën armë vetëm tri klasa.
    2. A/H 74 raporton se po pret një person nga Tirana, i cili do të vijë këtu (në Stamboll) për dhjetë ditë apo maksimumi dy javë, i cili ka shumë informacion mbi nën/kolonel Bilal Nivica.
    A/ 74 thotë se ajo që dihet deri më tani është se Nivica ka gati 40 deri në 50 vetë me vete, por ai nuk është shumë i sigurt nëse ne duhet t’i besojmë shumë atij. Nivica, - thotë ai, – ka qenë gjithmonë një mik i mirë i italianëve. Gjithsesi presim më shumë informacion nga personi që vjen nga Tirana.
    3. A/H 74 raporton se një student me origjinë shqiptare por nënshtetas turk, do të shkojë në Prizren në 16 korrik. Atij i është dhënë detyra që të zbulojë sa më shumë të jetë e mundur mbi A/H 75, si dhe të kontaktojë me të nëse është kjo mundësi. Ai duhet t’i shkruajë A/H 74 me kod, ku do ta pyesë që ‘ai duhet të dërgojë një person” i cili do të kthehet këtu bashkë me Raportin apo të dërgojë një korrier këtu. Sipas A/H 74, ky person është gati për t’u thirrur nën armë nga ushtria turke në shtator, por ka marrë leje për dy muaj. A/H 74 thotë se megjithëse obligimit të tij ushtarak ai nuk dëshiron të kthehet. Megjithatë, dyshoj mbi këtë informacion pasi kur A/H 74 më foli për këtë student po i njëjti informacion më erdhi edhe nga A/H 78, i cili më foli për një kontakt të tijin i kërkuar për shërbim ushtarak por që do të largohej për në Prizren.
    4. Duke e pranuar se ndoshta flasim për të njëjtin person, është mjaft e qartë për mua se A/H 78 nuk i di planet e A/H 74. Unë nuk e përmenda këtë informacion tek A/H 74 pasi nuk e di se çfarë marrëdhëniesh mbajnë ata të dy me njëri-tjetrin . Megjithatë A/H 78 më tha se i kishte dhënë këtij personi një Listë me pyetje mbi çështje të ndryshme duke përfshirë edhe vend ndodhjen, resurset si dhe kërkesat e A/H 75. Për mua, ajo që më duket më e rëndësishme është se ne një apo dy muaj kemi një shans për të mësuar për A/H 75 pavarësisht se ky i ri punon për njërin apo tjetrin kontakt tonin.
    5. A/H 74 më tregoi sot dy letra që kanë mbërritur në Stamboll nga familjarët e vullnetarëve Shqiptarë që tani janë në Legjionin Grek. Ata kanë shkruar nga Barakat Penisula në Haifa dhe mbajnë datat 20 dhe 23 Qershor. Të dy personat që kanë dërguar letrat ankohen pasi janë transferuar nga trupat e Gjeneralit De Gol ku ata kanë shkuar si vullnetarë për tek trupat Greke ku janë të detyruar të veshin dhe të mbajnë simbole Greke. Ata kërkoni ndihmë nga A/H 74 që të ndërhynte për t’i transferuar në çfarëdolloj force tjetër ushtarake përveç se greke apo serbe. A/H 74 më tha se kishte para tre letra të tjera shumë të ngjashme dhe Shqiptarët këtu e dinin se vullnetarët ishin transferuar në regjimentin Grek. Kjo gjë - më tha ai- ishte një propagandë shumë e keqe për ne britanikët dhe nëse do të kërkonim përsëri vullnetarë do ta kishim shumë të vështirë pikërisht për këtë arsye. Unë i thashë atij që ky transferim ishte bërë vetëm me qëllim teknik për arsye të gjuhës dhe nuk kishte asnjë paramendim politik. Sigurisht që këtë justifikim ai e ka dëgjuar edhe herë tjetër por gjithsesi më tha që ankesat e vullnetarëve Shqiptarë duheshin adresuar tek autoritetet përkatëse.
    6. A/H 74 shprehu kënaqësi shumë të madhe mbi refuzimin kategorik të BBC mbi Hartën e botuar në Gazetën Tomori (referuar kjo në memon time të 250/29/25 të 8-të korrikut).
    7. A/H 74 shprehu gjithashtu kënaqësi mbi artikullin kryesor në “La Turquie” të 13 korrikut, të cilën po e dërgoj të bashkangjitur. Ai nuk e dinte dhe sigurisht që unë nuk i tregova që gazeta financohet kryesisht nga burime Britanike. Unë po përpiqem që të zbuloj se si gazetari i këtij artikulli, i cili është edhe Drejtori i Gazetës ka arritur që të prodhojë kaq argumente standarde, në veçanti inkurajimin që një deklarim anglo-amerikan do t’i jepte Shqiptarëve për të bashkëpunuar me Mihailoviç (Gjenerali Serb Drazha Mihailoviç). Ky artikull mund të jetë shkruar nga A/H 74? Gjithsesi me sa duket ka bërë një efekt shumë të mirë në moralin e shqiptarëve në Stamboll të cilët ndihen të braktisur. Në këndvështrim të përgjithshëm në se është një propaganda shumë e mirë pro Britanike apo jo nuk jam në gjendje të shprehem.
    PS. 16. Korrik.
    Tashmë jam informuar nga D/Q 2 se artikulli është shkruar nga Vedat Baykurt, me material të servirur nga D/H 274

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    Proud 2 b Albanian Maska e Linda-uk
    Anëtarësuar
    10-08-2009
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    298
    nje gje nuk e kuptova kurre, cfare deshen ata nga shqiperia apo shqiptaret ? Anglezi ka pushtuar 3 qerekun e botes e ka plackitur po ashtu, po ne shqiperi ca do mernin?
    U cant judge a book by its cover but you can tell its price

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Leo_uk
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Postime
    159
    Citim Postuar më parë nga Linda-uk Lexo Postimin
    nje gje nuk e kuptova kurre, cfare deshen ata nga shqiperia apo shqiptaret ? Anglezi ka pushtuar 3 qerekun e botes e ka plackitur po ashtu, po ne shqiperi ca do mernin?
    e para ishin aleate me shqiperine gjate WW2 dhe me pas kur komunistet erdhen ne pushtet ju kthyhen atyre me qellim qe te rrezonin pushtetin.
    Sigurisht qe mos te harrojme qe ishte lufta e ftohte ku evropa pa ndahej ne dysh.
    I want to know God's thoughts...the rest are details.

  8. #8
    Proud 2 b Albanian Maska e Linda-uk
    Anëtarësuar
    10-08-2009
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    298
    Citim Postuar më parë nga Leo_uk Lexo Postimin
    e para ishin aleate me shqiperine gjate WW2 dhe me pas kur komunistet erdhen ne pushtet ju kthyhen atyre me qellim qe te rrezonin pushtetin.
    Sigurisht qe mos te harrojme qe ishte lufta e ftohte ku evropa pa ndahej ne dysh.
    prape nuk ju pergjigje pyetjes time
    U cant judge a book by its cover but you can tell its price

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Leo_uk
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Postime
    159
    Citim Postuar më parë nga Linda-uk Lexo Postimin
    prape nuk ju pergjigje pyetjes time
    Ok Linda since you ask..

    Behet fjale per vite te largeta dhe tjeter kohe/situate. Ti pyet cfare do merrnin?
    Shqiperia ka pozicion te mire gjeografik dhe ne kohet qe po flasim lindja ishte ne dore te Ruseve. Shtete si Jugosllavia, Rumania apo bullgaria qe nuk jane shume larg nga Shqiperia.
    Nje sistem western ne shqiperi ne ato vite do hapte rruge per bazat ushtarake anglo-amerikane. Edhe kjo kishte me shume rendesi ato kohe sesa c'mund te perfitoje materialisht ne shqiperi. Pra edhe nje here pozicioni gjeografik i shqiperise eshte kyc ne ballkan dhe ishte teper i favorshem.

    Besoj se tu pergjigja.. me lodhe..
    I want to know God's thoughts...the rest are details.

  10. #10
    Proud 2 b Albanian Maska e Linda-uk
    Anëtarësuar
    10-08-2009
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    298
    Leo, po mire, me fal per injorancen time, po pse pikerisht shqiperine? e jo nje vend tjeter ballkanik apo europian? e per me teper beson ti qe po te kishte dashur vertete britania te perdorte shqiperine per bazat ushtarake, cfare e ndaloi ta bente ate gje?
    U cant judge a book by its cover but you can tell its price

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •