Xhelil Gjoni: E mora pėr veshėsh Nanon dhe e vura kryetar tė PS
» Dėrguar mė: 16/11/2009 - 07:49
Nga Luljeta Progni
(Pjesė e intervistės me Xhelil Gjonin, qė gjendet nė librin "Trashėgimtarėt")
Xhelil Gjoni, ish-anėtar i Komitetit Qendror tė PPSH-sė rrėfen nė kėtė intervistė tė realizuar nė 21 janar 2009 pėr gazetaren Luljeta Progni, pėrplasjet e tij tė para me Ramiz Alinė, ardhjen si funksionar i lartė nė Tiranė dhe rolin e tij si protagonist pas rėnies sė bustit tė Enver Hoxhės deri nė themelimin e PSSH-sė, kohė pas tė cilės ai u tėrhoq totalisht nga jeta politike publike.
Janė shumė interesante atakimet e protagonistit ndaj dyshes Ramiz e Nexhmije, tė cilėt sipas tij, vetėm sa e dėmtuan imazhin e Enver Hoxhės. Njė e vėrtetė e madhe e thėnė nė intervistė ėshtė urdhri i dhėnė nga Ramiz Alia pėr tė qėlluar turmėn e protestuese qė rrėzonin bustin e Enverit nė qendėr tė Tiranės e moszbatimin e urdhrit nga Hekuran Isai. E pas kėsaj vijnė zhvillimet e vrullshme pėr krijimin e PSSH-sė. Pse iu kėrkua Skėnder Gjinushit tė mos krijonte PSD, si refuzoi Maqo Lakrori drejtimin e PS e si u vendos nė kėtė post Fatos Nano. Cili ka qenė roli i disa prej politikanėve dhe aktualė si Ruēi, Islami, Pėllumbi e Lakrori nė ditėt e qershorit 1991, duhet tė lexoni intervistėn e Xhelil Gjonit.
Kanė kaluar 18 vjet nga zhvillimet e vrullshme tė '90, kur u rrėzua sistemi komunist. Si e vlerėsoni rolin e Ramiz Alisė nė kėto zhvillime?
Ramiz Alia ėshtė njė figurė e dyzuar. Natyrisht, ėshtė njė figurė e rritur nėn hije. Njėsoj si bima nėn hije. E zbehtė, pa kurajė pėr tė vendosur dhe me njė marifet pėr t'i thėnė gjėrat me dy kuptime siē e do situata. Nė njė situatė kur ja do puna qė ta kenė thėnė nė ndonjė formė deklaratėn, thotė e kam thėnė kėshtu, por edhe ndryshe. Pra, i lė fjalėt me disa kuptime pėr tė qenė i mbrojtur. Kjo ėshtė njė nga cilėsitė e tij, pėr mendimin tim cilėsi e keqe. Ai nuk kishte kurajė pėr t'i thėnė gjėrat, por edhe pėr t'i zbatuar. Nė rast se nuk i realizon, ato mbeten nė kuadrin e fjalėve dhe s'ke bėrė asgjė, vetėm nėse ke folur, dhe aq mė keq me disa kuptime.
Ku bazoheni ju pėr kėtė pėrfundim pėr Ramiz Alinė?
Do tė marr dy momente pėr tė argumentuar kėtė mendim. Kur isha sekretar i parė nė Krujė, Ramizi mė erdhi pėr vizitė. Erdhi tė shohė tufėzat qė i kisha ngritur atje dhe ishin kot. Ishte njėsoj si tė mos ishin fare, sepse nuk mund tė prodhohej qumėsht. Kooperativa s'e pėrballonte dot furnizimin me qumėsht. Unė i shtrova dy probleme: I thashė, t'i japim kodrės dhe malit 10 tė imta, lopėn dhe tre dynymė tokė… (vijon nė librin "Trashėgimtarėt" nė fq.102)
Ramiz Alia ju kundėrshtoi, siē thoni ju, nė dy pika tė cilat nėse do tė gjenin mbėshtetje do tė sillnin ndryshim tė situatės. Mendoni se me refuzimin qė u bėri propozimeve tuaja deklaroi qėndrimin e tij kundėr ndryshimit dhe se po ruante pushtetin e tij nė krye, tė asaj byroje politike pėr tė cilėn tha se e donte?
Tė jemi tė qartė qė nė fillim. Ramiz Alia nuk e deshi asnjėherė pluralizmin, edhe pse shkonte me idenė e pluralizmit tė mendimit. Por, mendoj se po tė kishte qenė Enveri gjallė do tė kishte bėrė me kohė ndryshimin dhe do tė kishte sjellė pluralizmin. Ne vėrtetė s'kishim traditė, por me kalimin e kohės do tė fitonim eksperiencė. Pra, Ramizi ishte kundėr pluralizmit. Ishte pėr pluralizėm idesh qė diskutoheshin nėpėr klube. Njė ndėr gjerat me themelore nė atė kohė do tė kishte qenė krijimi i Partisė Agrare, qė tė merrte nė mbrojtje fshatarėt. Pėr sa i pėrket kundėrshtimeve qė ėshtė thėnė se i bėnin Ramizit anėtarėt e byrosė, ėshtė tėrėsisht gėnjeshtėr. Askush nuk e kundėrshtonte. Kur erdha nė Tiranė, nė mesin e vitit '90 kuptova se anėtarėt e byrosė nuk kishin asnjė peshė nė marrjen e vendimeve…( Vazhdon nė librin "Trashėgimtarėt", fq. 105)
Kur i keni parė ju shenjat e para tė ndryshimit te Ramiz Alia?
Nevoja reale u ndje qė kur po dukej se gjithēka kishte mbetur nė vend. Megjithėse Ramizi vendosi tė bėnte ato mbledhje tė hapura tė partisė, ky vendim nuk ishte rezultativ, pėr mendimin tim, se ideja ishte qė tė diskutohej dhe tė rriheshin idetė. Domethėnė, tė riorganizohej partia. Dhe, nuk mė dukej se ēėshtja ishte tė hapeshin pėr publikun mbledhjet e partisė. Domethėnė, duhej bėrė rinovimi i Partisė qė nga qendra deri nė bazė, por kjo nuk ndodhi… (vijon nė librin "Trashėgimtarėt", fq. 106)
Kur ju erdhėt nė Tiranė dhe kur bisedonit me Ramiz Alinė nė biseda jashtė forumeve, ēfarė diskutonit lidhur me ndryshimet e mundshme?
Kishin filluar diskutimet, por ideja kishte mbėrritur deri tek pluralizmi i mendimit. Dhe, jo pluralizmi politik. Ramizi pretendonte qė gjerat do tė zbuteshin nėse lejohej pluralizmi i mendimit dhe se do tė sheshohej situata, gjė e cila shpėtonte mė pas sistemin e atėhershėm nga rėnia, sipas mendimit qė kishte Ramizi. Por, situata po vinte e bėhej pėrditė e mė e ashpėr, dhe nė momentin e protestave tė studentėve Ramizi u detyrua tė shpallė pluralizmin... (vijon nė librin "Trashėgimtarėt" fq. 107).
Si e gjykuat ju shkarkimin nga detyra tė funksionarėve tė lartė tė Byrosė pas protestave tė studentėve?
Ai (Ramizi) i hoqi nga postet drejtuese, por i la anėtarė tė Komitetit Qendror tė Partisė. Rita Marko ishte nėnkryetar kuvendi dhe si i tillė ai u shkarkua, por mbeti anėtar i KQ.
A kėrkuan shpjegime pėr shkarkimin?
Nuk ishin tė kėnaqur, kuptohet, se ata kishin parashikuar se do tė vdisnin nė ato poste, domethėnė se do tė qėndronin deri nė fund. Hoqi dhe Manush Myftiun, qė pėr mendimin tim ishte i aftė, por duhet tė drejtonin tė rinjtė. Megjithatė, ata u mėrzitėn. Por, kjo nuk kishte fare rėndėsi, sepse ata nuk kishin peshė nė KQ.
Thatė se nė Byro Ramizi nuk haste kundėrshtime, po nė KQ?
Nuk e kundėrshtoi kurrė njeri Ramiz Alinė as nė KQ, sepse gjithnjė ishte besimi dhe shpresa qė Ramizi do t'i evoluonte gjėrat, do t'i zhvillonte, dhe ne kishim besim absolut qė do tė ishte kėshtu. Por, kjo ishte njė pėrshtypje e rreme pėr mendimin tim, ndaj mendoj se duhet tė kishte pasur nė Komitetin Qendror njerėz jo nė moshė tė plakur qė nuk kishin mendime. Gjithashtu, kishte tė rinj nė moshė dhe nuk kishte mendim…
Paradoksi apo gjėja mė e shėmtuar ishte se u veprua nė kundėrshtim me gjėrat e shkruara tė Enver Hoxhės nga Ramizi dhe Nexhmija. Ata e pėrdorėn emrin e Enverit jashtėzakonisht shumė. Nė emėrtimet e emrit tė Enverit nė ēdo vepėr shesh, universitet, rrugė, hidrocentral apo shkollė. Ishte tepri. Monumentet nė Tiranė, Korēė, Gjirokastėr etj, buste pa fund. Ndėrkohė qė ėshtė e shkruar nė vėllimet e Enver Hoxhės. Atje ku vihej monumenti, ai kishte lėnė porosi qė tė vihej njė kolonė me figura partizanėsh dhe nė atė kolonė tė ishte dhe portreti i tij, pasi ishte komandat i asaj lufte. U bė e kundėrta e asaj qė ai kishte lėnė porosi. Ramizi dhe Nexhmija bėnė tėrėsisht tė kundėrtat qė ai vetė kishte porositur, dhe u bė njėlloj si Hrushovi dhe Stalinin qė e ngritėn nė qiell kur vdiq dhe pastaj ia bėnė gropėn nė njė mėnyrė tjetėr. E njėjta praktikė siē u bė me Enverin nė Shqipėri. E bėri Ramizi kėtė, se s'kishte peshė nė parti pėr tė ngritur veten nė emėr tė Enverit. Ramizi e dėmtoi mė shumė nga sa mendohej. Pra, nė KQ kishin njė besim absolut te Ramizi. Por, mendoj se Ramizi ishte njė figurė qė ishte rritur si bima nėn hije dhe e zėnė nga bryma. Ai ishte rritur si figurė nėn hijen e Enverit, nėn hijen e Mehmetit dhe nėn hijen e Hysni Kapos.
Ē'ngjarje ju ka mbetur nė mend nga zhvillimet brenda PPSH-sė nė '90-91?
U mblodh aktivi i gushtit i vitit 1990 ku u mendua tė riorganizohet KQ pėr tė vajtur drejt Kongresit, i cili u shty nė qershor pėr shkak tė zgjedhjeve tė shkurtit, qė u shtynė pėr nė mars. Aktivi ishte pleniumi i zgjedhur dhe u bė nė sallėn e Kuvendit Popullor... (vijon te libri "Trashėgimtarėt", fq. 109).
Po pėr Enverin?
Jo, nuk u mor asnjė vendim. Nė pėrgjithėsi KQ ishte kundėr heqjes sė emrit nė vepra, dhe pėr momentin ishte plotėsisht kundėr. Vijmė mė pas nė momentin e heqjes sė monumentit tė Enver Hoxhės. Nė kėtė rast tė dy palėt, si Ramizi si Hekuran Isai qė ishte ministėr i Brendshėm gėnjejnė, pra nuk thonė tė vėrtetėn. Kjo, sepse lajmi qė u pėrmbys monumenti erdhi nė momentin kur ne ishim nė mbledhje tė plenumit tė anėtarėve tė komitetit tė partisė sė Tiranės. Mbledhja ishte pėr tė vendosur pėr situatėn, dhe Ramizi pyeti pak ditė mė parė: "ku janė njerėzit? Janė fshehur skutave. Pse s'dalin?". E kishte fjalėn pėr njerėzit e partisė. Mblodha pleniumin dhe i thashė: "njerėzit janė nė sallė. Po tė presin dhe duhet tė vish tė flasėsh ti". Erdhi Ramizi. Ishte nė presidium bashkė me Adil Ēarēanin. Edhe unė isha atje. Ramizi po u fliste njerėzve tė pleniumit. Nė kėtė kohė, sekretari i Ramizit sjell njė letėr qė na e lexon neve: Shoku Hekuran thotė se ėshtė rrėzuar busti i Enver Hoxhės nė shesh. Dhe, lexoi letrėn Ramizi. "Ja, - tha, - se dhe monumenti u pėrmbys". Pas kėsaj, Ramizi akuzoi Hekuran Isain se nuk kishte zbatuar urdhrin qė i paskėsh dhėnė Ramizi: qė tė gjuhej turma qė prekte bustin e Enver Hoxhės. Ai tha se i kishte dhėnė urdhėr Hekuran Isait tė gjuhej turma, por tė gjuhej te kėmbėt. Po si mund tė komandohej ushtari qė tė gjuante te kėmbėt e njerėzve nė ato momente nė shesh? Ishte njė budallallėk i madh dhe situata ishte shumė e tensionuar. Ndėrsa, Hekurani qė tė dilte i mirė nė tė ardhmen me demokratėt tha se shoku Ramizi vėrtetė mė tha tė qėlloj turmėn dhe tė mbroj bustin, por unė nuk desha dhe nuk dhashė urdhrin qė tė qėllohej...(vijon te libri "Trashėgimtarėt", fq. 110)
A keni dijeni pėr krijimin e njė partie tė majtė nga figura tė rėndėsishme tė kėsaj partie, bėhet fjalė pėr pranverėn e vitit 1991?
Nuk ėshtė kėshtu. Kongresi ishte njė katrahurė e vėrtetė... Ismaili (Lleshi) shkonte pėrditė te Skėnder Gjinushi qė ta bindte atė tė kthehej nė PPSH ose tė vinte nė PS, dhe tė mos krijonte PSD. Kurse ky, Fatos Nano qė e kam marrė pėr veshi e pėr dore, donte tė bėhej ministėr dhe jo tė merrte post partiak. Nano kishte dėshirė tė bėhej ministėr i Jashtėm. E vendosėn sekretar nė Ministrinė e Jashtme, po ai s'pranoi. Dhe, mė pas iu dha posti i ministrit tė Tregtisė sė Jashtme. Fatosi donte tė kishte marrėdhėnie me jashtė, ndėrsa Maqo (Lakrori), u propozua si sekretar i parė i partisė, domethėnė kryetar. E thėrret Maqon nė presidium Ramizi dhe i thotė: do bėhesh kryetar. Dhe, Maqo pranoi. Nga Ramizi qė ishte nė presidium tė Kuvendit Popullor, vjen te zyra ime nė KQ. Me thotė mua: "shoku Xhelil isha te shoku Ramiz. Mė propozoi kėtė gjė dhe unė e pranova se nuk ia ktheja dot fjalėn". I thashė se ēfarė kėrkon nga unė. Mė tha: "tė lutem ma zgjidh kėtė punė, se nuk dua tė bėhem sekretar i parė". Pastaj mora nė telefon Ramizin dhe i thashė qė Maqo nuk do tė bėhet sekretar i parė se mė erdhi nė zyrė. Po mirė, mė tha ai, e pranoi kur e propozova. I thashė, nuk e di si ėshtė puna, por ai erdhi nė zyrė dhe ma la mua nė derė ta zgjidh kėtė punė. Kėshtu ishte kjo punė, nuk ishte vendosur deri nė kongres se cili do tė ishte emri qė do tė drejtonte partinė. Mendimet ishin qė tė ishte Ismail Lleshi, dhe Ismaili e do pushtetin po t'ia japin... Iu propozua Servet Pėllumbit qė tė bėhej nėnkryetar me Ismailin kryetar, por ai tha se nuk e pranoj se jam plak. Mirėpo, shkoi disa vite dhe ju lezetua politika. U pasurua dhe qėndroi gjatė nė politikė. Kurse, Kastriot Islami s'ka qenė kėrkushi fare qė tė dalė sot dhe tė thotė se ka bėrė histori atėherė. Ai ishte njė beniamin i Ramizit, tė cilin e njihte nėpėrmjet Semiramit qė ishte dekane nė Fakultetin e Shkencave. Maqo dhe Kastrioti njiheshin me Ramizin prej Semiranit, tė shoqes. Pastaj, kam marrė Fatosin dhe i kam thėnė: do jesh ti sekretar i parė i partisė. E kemi thirrur bashkė me Ramizin dhe i kemi thėnė si do marrėsh partinė. U bind dhe i thamė tė zgjidhte kė do tė merrte nėnkryetar. Mori Ismailin (Lleshin), Spiron (Dede) dhe Servetin (Pėllumbi). E shpallėn nė kongres, kjo ėshtė historia. Sepse, unė i kam drejtuar kėto gjėra. Unė kam drejtuar pėrfaqėsinė e kongresit dhe i di mirė kėto. Pėr shembull, Dritėroin nuk e pranonte pėrfaqėsia tė hynte nė forumet qė do zgjidheshin. Ai kishte mbajtur njė diskutim kundėr Enverit. Po ashtu, dhe Moikom Zeqon. Disa njerėz janė propozuar jashtė listės sė pėrfaqėsisė. Bile, edhe votimet atė ditė ishin me njė farė marifeti, me njė farė manipulimi. Kjo, sepse nuk e pranonin dhe ai nuk fitoi votat pėr tė qenė nė forumet e partisė sė re qė po zgjidheshin nė atė kongres. Spiro Deden e kam ēuar te Dritėroi dhe i kam thėnė: Pyete Dritėroin, a do tė jesh nė pleniumin e ardhshėm. Ai kishte thėnė: thuaj Xhelilit, aty e kam vendin. Aty unė u sigurova dhe bėmė pėrpjekjet pėr ta futur nė forume.
Nga seanca e "gjyqit" ndaj byrosė politike, ēfarė mban mend?
Atė seancė e drejtova, unė dhe jo Gramozi. Ai sa kishte ardhur nga Tepelena dhe nuk kishte pėrvojė. Thoshte ngrihu ti, ulu ti, por vetėm kaq. Nė atė seancė u fol pėr gabimet qė kishin sjellė atė situatė... (Vijon te libri "Trashėgimtaret", fq. 111). U shtrua ēėshtja qė tė mos prekej Ramizi, me mendimin qė ishte iniciator i demokracisė.
Ju ishit dakord qė Ramizi tė mos penalizohej?
Po.
Pse?
Qė tė drejtonte Ramizi dhe tė mos pėrmbysej dhe me tė, duke forcuar KQ me elementė tė rinj tė avancuar dhe duke vendosur rregull e duke pastruar partinė, ne mund tė vazhdonim si parti mė vete... (vijon nė librin "Trashėgimtarėt")
U pėrjashtua byroja nė atė kongres?
Po, u pėrjashtua.
Po ju?
Pėr mua nuk u mor asnjė vendim.
Po ju vendosėt vetė tė largoheshit?
Unė u tėrhoqa.
Po Ramizi si reagoi?
Ramizi u prek qė kur e kritikova nė raport. Nė vend qė tė prekeshim ne, u prek Ramizi... (Vijon te libri "Trashėgimtarėt", fq. 114)
Ēfarė mendoni se mbeti nga PPSH nė PS dhe ēfarė u largua prej saj?
Pėr mua mbeti pjesa e madhe e komunistėve qė u transformuan nė socialistė, por duke ndėrruar vetėm emrin. Kurse ndėrrimi i pikėpamjeve erdhi gradualisht. Pra, anėtarėsia mbeti nė PS, por programi ndryshoi. Si fizik mbeti e gjithė PPSH-ja.
A bėri Ramiz Alia kėrkesė pėr t'u anėtarėsuar nė PS?
Po, bėri kėrkesė, por nuk e pranuan nė parti. Ata shpirtėrisht aty e kishin Ramizin, por pėr t'u justifikuar se janė moderuar nuk e pranuan Ramizin anėtar tė PS-sė. (vijon nė librin "Trashėgimtarėt", fq. 115)
GSH
Krijoni Kontakt