Ismailroman
» Vendosur: 16/11/2009 - 08:58
Edison Ypi
Sapo e merr dhe nis e shfleton, ndjen menjėherė se nė dorė ke diēka shumė mė tepėr se libėr - njė kadarelibėr diēka shumė mė tepėr se roman - njė ismailroman.
Ėshtė E penguara, perla e fundit dalė nga dora e Mjeshtrit.
Nuk kuptova nėse e lexova apo e piva. Sidoqoftė, edhe nėse e lexova edhe nėse e pėrpiva, me njė frymė e lexova, me njė tė kthyer e rrėkėlleva.
Nuk ishte lexim. Ishte, ekstazė, ishte delir, ishte fėrgėllimė.
E penguara, apo Ismailromani, kjo rrėqethje estetike e pashoqe, mė e bukur se e dobishme dhe mė e dobishme se e bukur, nuk mund tė ishte ndryshe.
E penguara ėshtė njė libėr pafundėsisht i bukur dhe pambarimisht prekės. Totalisht koherent sa i pėrket zhvillimit tė ngjarjeve. Pėrsosmėrisht simetrik si i ndėrtuar nė kompjuter, megjithėse thurur me shpirt dhe zemėr. Kryekrejt integral nė pikėpamje tė interaktivitetit tė pjesėve, fakteve, dromcave, rrethanave.
Ismailromani E penguara ėshtė njė konstruksion madhėshtor si njė grataēiel. I pėrpiktė si njė kronometėr. Uluritės si njė turbinė. Klithės si njė sirenė.
Por E penguara ėshtė edhe mė tepėr se sa mė sipėr.
E penguara ėshtė njė Katedrale qiellore. Njė katedrale e paprekshme dhe e pa shkatėrrueshme si diamanti. E pandryshkshme dhe e pavjetėrueshme si ari. Ndėrtuar me mure tė qelqta, me tjegulla kristali, me sheshe tė gjera, parcela tė blerta, portale gjigande, harqe madhėshtore, kupola me afreske, altarw tė praruar, kambanė bronzi, kambanare e lartė, ikona tė trishta, dhe ah, Murgeshė brenda.
E penguara ėshtė njė galaktikė, yjtė e ndritshėm dhe qiejt e zymtė tė sė cilės nuk mund tė vėshtrohen ndryshe veēse me sy tė lagur.
Murgu e ka gdhendur atė galaktikė dhimbjesh dhe rėnkimesh nė tė gjitha hollėsitė e tyre. Nė njė mėnyrė tė paparė, tė padėgjuar, tė pa filmuar, tė pashkruar, kurrė mė parė. Duke arritur tė pamundurėn; harmonizimin e pėrsosur tė rrėqethjeve estetike fiksionare me rrjedhėn prozaike tė jetės. Duke i bėrė ata, fiksionin dhe realitetin, tė jenė gjithaq tė besueshėm, sa njėri edhe tjetri, nė njė zėvendėsim reciprok marramendės mes tė dyve.
E penguara ėshtė shembull i pėrsosur i harmonisė kohė-hapėsirė. I secilės veē e veē dhe i tė dyjave bashkė.
Si e tillė, E penguara ėshtė njė strukturė shprehėse e harmonisė sė hapėsirės. E marrėdhėnies sė grimcės me tė tėrėn. Ku grimca dhe e tėra alternohen aq magjishėm, duke u bėrė, her e tėra grimcė, dhe her grimca e tėrė.
E penguara, qė do tu kishte vlejtur njėlloj, si atyre qė sjanė mė, atyre qė janė dhe atyre qė do jenė, ka gjithashtu njė kuptim dhe vlerė tė padyshimtė eternale.
Por, pėrtej mahnitjes estetike, pabesueshmėrisė sė inginieringut tė hatashėm tė thurjes, kėmbana gjėmimtare e katedrales madhėshtore tė ismailromanit, kumbon pėr tjetėr gjė.
Shqiptarėt e sotėm po pasurohen. Po, por pse spo ndjehen tė lumtur?! Po hanė e po pinė, po vishen e po mbathen, por pse as po ngopen, as etja po u shuhet?! Po janė oratorė, po flasin bukur, me fjalė dhe fraza tė zgjedhura, por pse edhe fjalėt edhe frazat edhe oratoritė u mbeten pezull nė tavan me tė vetmit dėgjues muret?! Shkruajnė libra, i promovojnė ato libra nėpėr ceremonira me Coca-Cola dhe kikirika, por pse, pse si zė njeri me dorė ato kryevepra, dhe autori i zhurmshėm i promovimeve me kikirika, nga zori, ua dhuron miqve ato libra?! Shkollohen nėpėr universitete, thonė jam intelektual, por pse tyēa se tyēa, gjydyryma se gjydyryma mbeten, dhe zėnė e dridhen kur skuptojnė ca gjėra fare tė thjeshta, dhe nuk thonė dot as dy fjalė pėr tė shprehur ca gjėra tė tjera edhe mė tė thjeshta?! Bombardohen pa mėshirė ditė e natė me filma nga e kaluara bėrė nga plehra regjisorė, bastardė skenaristė, krimba aktorė, por pse pėr qamet spo kuptojnė se po mbeten skllevėr tė propagandės sė larvave komuniste?! Mezi presin tė votojnė pėr partinė e zemrės, bėjnė dhe u bėhet propagandė, ndjekin me kujdes tė madh numėrimin e votave, por pse mbeten tė habitur kur rezultati i zgjedhjeve qė aq me ankth e patėn pritur del gjithmonė i pėrmbysur? Udhėtojnė afėr dhe larg, me makina, tragete, aviona, dhe shpenzojnė shumė pėr karburant dhe bileta, por a smė thua, pse sndjehen qė sndjehen tė lirė?! Ė, pse ndodhin tė gjitha kėto?!
Pėr kėto e tė tjera mynxyra, pėrgjigjen dhe pėrgjigjet i ka tė tėra tek E penguara.
Kėmbana E penguara, kambana e madhe mbi kumbanaren e lartė qė dėgjohet larg, ku veshėt mezi dėgjojnė, sytė mezi shohin, shqisat janė mpirė, gjymtyrėt janė ngathtėsuar, bie pėr njė kumt tė frikshėm.
Ju qė pasuroheni por nuk lumturoheni, ju qė visheni por mbėrdhifni, ju qė zhvisheni por djersitni, ju qė flisni por sdėgjoheni, ju qė bėni shkolla dhe mbeteni trungje, ju qė shkruani libra dhe ngaqė sju shiten i dhuroni, ju qė shihni filma vrroma dhe skuptoni, ju qė votoni dhe habiteni nga rezultati, ju qė udhėtoni por lirinė dot se shtoni, lexojeni E penguara. Aty do kuptoni se tė gjithė jeni peng i njė mėkati tepėr tė madh qė sshlyhet lehtė; Egėrsisė sė pashembullt tė historisė sė afėrt kriminale kur shqiptarėt persekutuan, internuan, burgosėn, pėrgjakėn, vranė njėri - tjetrin. Ska rėndėsi nėse je i ri apo i vjetėr, i sėmurė apo i shėndetshėm, i shkolluar apo i pa shkolluar. Mjaft tė mos jesh analfabet. Se pėr tė tjerat ka menduar autori, domethėnė gjeniu.
A ėshtė e mundur brenda njė libri tė vetėm, Ismailromanit, shqiptarėt tė marrin pėrgjigjet e pyetjeve, ndriēimin e mistereve, qartėsimin e paradokseve ?!
Po !
Sepse ismailromani nuk ėshtė libėr i ēfarėdoshėm. Ismailromani ėshtė njė kryevepėr. Gdhendur nė njė mėnyrė qė sngjan me asnjė, qė skrahasohet me asgjė. Mjeshtri, pėrgjigjet e pyetjeve, i ka gjetur pėrmes njė rruge tė skėterrshme. Rrugės sė dhimbjes nėn qiellin e errėt tė dashurisė sė fshehtė tė hėnės sė zbehtė pėr diellin e zjarrtė. Gjatė kohės kur hėna e trishtė, ngaqė nuk mund ti afrohej, dashurinė pėr diellin e zjarrtė, e shprehu duke prekur gjoksin dhe duke puthur buzėt e tokės sė vakėt.
edisonypi@gmail.com
panorama
..
Krijoni Kontakt