Pėrballen nė Gjykatė
Pėr ligjshmėrinė e vendimeve tė KQZsė dhe KZAPsė pėr procesin zgjedhor tė Gjakovės, do tė vendoset tė martėn e ardhshme nė Gjykatėn Kushtetuese. Nė seancėn dėgjimore pritet tė ballafaqohen edhe AKRja dhe AAKja.
Nga Faton Ismajli mė 03.02.2010 nė ora 8:30
Pas njė jave nė Gjykatėn Kushtetuese do tė ballafaqohen Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioni pėr Ankesa dhe Parashtresa, pėr tė sqaruar vendimet e tyre pėr procesin elektoral tė Gjakovės.
Nė kėtė seancė, qė mbahet mė 9 shkurt, pritet tė marrin pjesė edhe partia fituese nė Gjakovė, AAKja, dhe AKRja, e cila humbi garėn zgjedhore.
Kjo ėshtė bėrė e ditur nga Kryetarja e KQZsė, Nersin Lushta, e cila ka thėnė se vendimet qė do tė merren nė Gjykatėn Kushtetuese do tė respektohen.
Kjo ėshtė njė ftesė pėr njė seancė dėgjimore, ku janė tė ftuar KQZja, KZAPja, AAKja dhe AKRja. Andaj, se si do tė rrjedhin vendimet nuk mund tė prejudikoj asgjė, ka thėnė Lushta pas mbledhjes sė KQZsė.
AKRja e Behgjet Pacollit ka ngritur padi ndaj vendimit tė KQZsė pėr certifikimin e rezultateve zgjedhore pėr Komunėn e Gjakovės si dhe ndaj vendimit tė Gjykatės Supreme, e cila ka shpallur tė ligjshėm certifikimin e kėtyre rezultateve. Megjithėkėtė, kandidatja e AKRsė pėr Kryetare te Gjakovės, Mimoza Kusari-Lila ka kėrkuar edhe vėnien e masės sė pėrkohshme pėr anulimin e rezultateve zgjedhore nė Komunėn e Gjakovės.
Pėrkundėr kėtyre vendimeve, AKRja ende shpreson se nė Komunėn e Gjakovės do tė ketė pėrsėritje tė zgjedhjeve pėr shkak se dyshohet pėr parregullsi gjatė procesit zgjedhor.
Mendoj se edhe rasti i Gjakovės duhet tė shkojė nė rivotim pėr shkak se ka pasur shumė parregullsi, tė cilat i ka argumentuar AKRja, ka thėnė anėtari i KQZsė, Fadil Maloku.
Gjykata Kushtetuese do tė sjellė vendimin meritor pėr rastin e Gjakovės, pasi KZAPja nuk ka marrė vendim tė drejtė, ka shtuar ai.
Ndryshe, as tė hėnėn KQZja nuk ka diskutuar fare pėr procesin e bllokuar elektoral tė Gjilanit, por ėshtė thėnė se me kėtė ēėshtje ky institucion do tė merret nė ditėt nė vijim. Derisa pėr organizmin e zgjedhjeve nė Istog, Kryetarja Lushta tha se KQZja ėshtė duke pritur caktimin e datės nga Presidenti Fatmir Sejdiu.
KQZja ėshtė e gatshme tė organizojė zgjedhjet nė Istog, pas caktimit tė datės nga Presidenti Fatmir Sejdiu. Por, ju kisha lutur tė mos merreni me kėtė ēėshtje derisa tė kryhet varrimi i Kryetarit tė ndjerė, Fadil Ferati, ka thėnė ajo.
Zgjedhjet nė Istog pritet tė mbahen brenda 45 ditėsh, pasi Kryetari i kėsaj komune, Fadil Ferati ka ndėrruar jetė.
Krijoni Kontakt