
Postuar më parë nga
Albo
Martesa eshte si puna e nje lumi te rrembyeshem. Valet dhe rryma e forte e atij lumi, here te mban mbi uje e here te fundos, ka mundesi edhe te te mbysi fare nese nuk je notar i mire e nese nuk tregon vemendjen e duhur. Por nje gje eshte e sigurt, qe nese ia del te mbash koken mbi uje dhe te besh not, rryma e ujit ka per te te shpene ne destinacion, ne derdhjen ne det.
Bashkejetesa nga ana tjeter eshte si puna e atyre pellgjeve qe krijohen anes shtratit te lumenjve. Nuk ka vale por ka qetesi. Nuk ke perse mundohesh shume per ta mbajtur koken mbi uje e bere not. Bile edhe uji eshte me i ngrohte se uji i lumit qe rrjedh. Problemi i vetem eshte se me kalimin e kohes, uji qelbet, mban ere, bile nganjehere edhe thahet e shterron nga rrezet e diellit.
Martesa eshte institucioni me i shenjte ne nje shoqeri pasi eshte institucioni i vazhdimesise se jetes. Frytet e marteses jane femijet dhe jeta vazhdon me ta, edhe kur prinderit ti kene mbaruar ditet e tyre mbi toke. Dhe si cdo gje tjeter ne kete bote, lumturia e marteses nuk matet me kenaqesine e epsheve te mishit te njeriut apo me kenaqesine e stomakut te ushqyer mire. Lumturia ne martese matet me sakrificat qe secili bashkeshort ben per tjetrin. Per hir te dashurise per bashkeshorten, une zgjedh te sakrifikoj dicka nga jeta ime per te, ashtu si ajo per mua. Te njejten gje bejne edhe per femijet. Kjo ne vetvete eshte edhe dashuria e vertete pasi te sakrifikosh per dike do te thote ta duash ate person.
Bashkejetesa nuk eshte e ngritur mbi sakrificen ne dashuri, perkundrazi, eshte e ngritur mbi egoizmin, mbi egocentrizmin, mbi individualitetin, mbi kenaqesine e momentit pa e vrare shume mendjen per te ardhmen. Eshte fare e lehte te bashkejetosh, pasi ne cdo moment mund t'i japesh fund bashkejetesesh pa i dhene shpjegime askujt. Ne cdo moment mund te gjesh nje partner tjeter se sa ky qe ke. E nuk ke perse i jep shpjegime askujt, pasi tek e fundit nuk ishe i martuar, dhe nuk ke as femije. Ishte gje e bukur per aq kohe sa zgjati, apo jo?
Dhe me e bukura eshte ideja qe kane disa, se "por kur bashkejetesa merr fund, kjo eshte gje e mire, se nuk beme gabimin te martohemi". Ka nje gabim me te madh se sa te martohesh e te divorcohesh. Gabimi me i madh eshte te mos dashurosh dike, apo te bashkejetosh me dike qe ti e do e ai nuk te do, duke e ngushelluar veten se "nje dite do te zgjohet e do te me propozoje ne martese". Dhe ajo tjetra qe ju harroni eshte koha ben te sajen, nje bashkejetese qe zgjat me vite dhe deshton ne fund, eshte nje kohe e humbur. Sidomos per femrat qe duan qe te kene femije e te behen nena nje dite, ora biologjike do te pushoje nje dite.
Bashkejetesa zhvlereson dashurine, minon martesen, dhe me kohen vdes vitalitetin e jeten e nje shoqerie. Hidhini nje sy Evropes Perendimore se si po vdes dalengadale, pikerisht se martesat jane zevendesuar me bashkejetesa. Bashkejetesat nuk lindin femije pasi femijet u prishin rehatine partnereve. Ciftet zgjedhin ate rrugen e pseudo-dashurise egoiste, kenaqesine e trupit, vetvetes. Popuj jo vetem te plakur, por popuj qe po vdesin me cdo dekade qe shkon. Norma ne shoqerite e tyre nuk eshte me martesa, te cilen e shohin si nje "tradite te vjeter", por bashkejetesa. Dhe po korrin ate qe kane mbjelle vete.
Albo
Krijoni Kontakt