Close
Faqja 39 prej 40 FillimFillim ... 2937383940 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 399
  1. #381
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin

    "Bakejetese" eshte nje kurthe per femrat ku shfryhen epshet e meshkujve !!!
    Po femrat copa druri jane sipas teje? Ato vet nuk kane ndjenja, apo vetem duan te plotesojne epshet e meshkujve?
    Ka dhe meshkuj te martuar qe i shikojne grate e tyre vetem per shfryrje. Ata qe i mbajne ne shtepi brenda 4 mureve, dhe vet rrugeve tere diten.. Nuk i lene te krijojne shoqeri, apo te punojne. I shikojne grate vetem per....nani me nje fjale.

  2. #382
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin
    E kuptoj ndryshe modernen dhe emancipimin.vazhdo ti tani.
    dhe une si ty mendoj por them qe bashkejetesa eshte hapi i pare drejt marteses .. martesa ka shume komplikacione .. kjo ska te beje fare me faktin e nje njeriu te emancipuar apo jo ..

    gezuar dhe njehere dhe na fto ne dasem ok

  3. #383
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Nje 37 vjecar ne Tirane, ka 12 vjet qe bashkejeton me nje te dashuren e tij. Kane bere edhe femije se bashku. Kostoja e bashkejeteses ishte qe te dyja familjet, si e djalit edhe e vajzes, nuk e aprovuan bashkejetesen dhe i prishen cdo lidhje me femijet e tyre. Nje dite te bukur, pas 12 vjetesh bashkejetese dhe pas lindjes se 2 femijeve, djali i propozon vajzes per martese ne nje menyre shume romantike. Ndryshe nga cfare priste, e dashura dhe nena e femijeve te tij, e refuzoi propozimin dhe filloi te qante. Kur ky u mundua te kuptonte se pse ajo qante, ajo iu pergjigj: enderroja per kete dite 14 vjet me pare, kur isha vetem 23 vjec, e jo sot qe jam 37 dhe nene e dy femijeve! Dhe burri insistoi te shfajesohej se "une kujtoja se ti ishe e lumtur me zgjidhjen e bashkejeteses", por ajo ia preu: "Bashkejetesa ishte ajo qe t'i doje dhe une pranova, si sakrifice per te qene me njeriun e zemres...". Dhe ne fund e dashura i tha fjalet qe i renduan me shume burrit: "A e imagjinon dot sa me ndryshe do te kish qene jeta jone, nese te kishim zgjedhur te martoheshim si gjithe te tjeret, e te mos zgjidhnim bashkejetesen?!" Ajo qe e tronditi burrin, nuk ishin thjeshte fjalet, por rrezimi i idese ne koken e tij se a) ai e njihte shume mire te dashuren e tij b) te dy ishin te lumtur.

    Nje episod tjeter me nje cift ketu ne Amerike, qe kishin 8 vjet qe bashkejetonin se bashku. Te dy punonin, te dy blene nje shtepi, te dy me llogari me vete bankare, hanin e pinin e benin qejfin si askush tjeter. Rregulli i vetem i bashkejeteses: Nuk duam te kemi femije, pasi femija sipas tyre do te shkaterronte marredhenien e tyre.

    Pas plot 8 vjetesh, nje dite te bukur, djaloshi meson se partneria e tij ka njohur dike tjeter, me terheqes e me interesant se ai. Detyrohet qe t'i japi fund bashkejeteses, detyrohen te shesin shtepine e perbashket e te ndahen nga njeri-tjetri pa shume fjale e pa shume zenka. Pas 8 vjetesh bashke, per cudine e te gjithe atyre qe i njihnin, te dy palet ishin ne nje mendje: "une nuk e doja ate" dhe "nuk me besohet qe kam harxhuar 8 vite te jetes sime me ate njeri...".

    Albo

  4. #384
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    ... Ajo qe e tronditi burrin, nuk ishin thjeshte fjalet, por rrezimi i idese ne koken e tij se a) ai e njihte shume mire te dashuren e tij b) te dy ishin te lumtur.
    prandaj dashurohet me zemer e jo me mendje

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nje episod tjeter me nje cift ketu ne Amerike, qe kishin 8 vjet qe bashkejetonin se bashku. Te dy punonin, te dy blene nje shtepi, te dy me llogari me vete bankare, hanin e pinin e benin qejfin si askush tjeter. Rregulli i vetem i bashkejeteses: Nuk duam te kemi femije, pasi femija sipas tyre do te shkaterronte marredhenien e tyre.

    Pas plot 8 vjetesh, nje dite te bukur, djaloshi meson se partneria e tij ka njohur dike tjeter, me terheqes e me interesant se ai. Detyrohet qe t'i japi fund bashkejeteses, detyrohen te shesin shtepine e perbashket e te ndahen nga njeri-tjetri pa shume fjale e pa shume zenka. Pas 8 vjetesh bashke, per cudine e te gjithe atyre qe i njihnin, te dy palet ishin ne nje mendje: "une nuk e doja ate" dhe "nuk me besohet qe kam harxhuar 8 vite te jetes sime me ate njeri...".

    Albo
    keta nuk jane dashur as me mendje
    Ndryshuar për herë të fundit nga uj me gaz : 12-03-2010 më 04:54
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  5. #385
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Kjo "bashkejetesa" i perngjan nje shpie publike.

    Nese me pelqen, do te te mbaj, nese nuk me pelqen , do te te le.

    Pra kjo eshte nje "treg" ku shiten femrat ne boten e "civilizuar" perendimore.

    A me tegon dikush se a ka femer ose mashkull ideal ( pa te meta)??

    Nese pergjigja eshte jo, Kush eshte qellimi i bashkejeteses??

    "Bakejetese" eshte nje kurthe per femrat ku shfryhen epshet e meshkujve !!!
    hala skam njoft nji kosovar te martum TE MARTUM TE MARTUAR qe e trajton grun ndryshe nga kjo shfryrja e epsheve qe thu ti
    te gjithe i trajtojne si kafshet biles njeri me shume del me qenin se me gruan
    ju betohem sju genjej
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #386
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624
    eshte nje prove per te dy,se sot jo vetem mashkulli por dhe femra po si pelqeu nuk rri me te, prandaj mos ti shkoje martesa kot,por le tia lejne kohes.................

  7. #387
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Ajo nuk rri vetëm brenda katër mureve. Ajo mund të dalë me fëmijët me karrocë për pazar ose të shkojë për vizita tek të afërmit. Po kështu pasditeve ose në fundjavë ajo mund të dalë bashkë me burrin dhe fëmijët.

    .

    Pastaj femra do marri vendin e pare per thashethemaxhese ku nuk shikon se ku pikon shtepia e saj por shikon shtepite e te tjereve.Ne lagjen time te vjeter pothuajse te gjitha femrat nuk punojne , jane bere si arzat qe si e si te pickojne ndonje.
    Nuk fola fare per anen ekonomike , nqs nje femer eshte e varur nga burri nga ana ekonomike do duroje dhe nervat, drurin , luften psikolgjike , tradhetine , etjjjjjjjjjjjjjj .

  8. #388
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nje 37 vjecar ne Tirane, ka 12 vjet qe bashkejeton me nje te dashuren e tij. Kane bere edhe femije se bashku. Kostoja e bashkejeteses ishte qe te dyja familjet, si e djalit edhe e vajzes, nuk e aprovuan bashkejetesen dhe i prishen cdo lidhje me femijet e tyre. Nje dite te bukur, pas 12 vjetesh bashkejetese dhe pas lindjes se 2 femijeve, djali i propozon vajzes per martese ne nje menyre shume romantike. Ndryshe nga cfare priste, e dashura dhe nena e femijeve te tij, e refuzoi propozimin dhe filloi te qante. Kur ky u mundua te kuptonte se pse ajo qante, ajo iu pergjigj: enderroja per kete dite 14 vjet me pare, kur isha vetem 23 vjec, e jo sot qe jam 37 dhe nene e dy femijeve! Dhe burri insistoi te shfajesohej se "une kujtoja se ti ishe e lumtur me zgjidhjen e bashkejeteses", por ajo ia preu: "Bashkejetesa ishte ajo qe t'i doje dhe une pranova, si sakrifice per te qene me njeriun e zemres...". Dhe ne fund e dashura i tha fjalet qe i renduan me shume burrit: "A e imagjinon dot sa me ndryshe do te kish qene jeta jone, nese te kishim zgjedhur te martoheshim si gjithe te tjeret, e te mos zgjidhnim bashkejetesen?!" Ajo qe e tronditi burrin, nuk ishin thjeshte fjalet, por rrezimi i idese ne koken e tij se a) ai e njihte shume mire te dashuren e tij b) te dy ishin te lumtur.

    Nje episod tjeter me nje cift ketu ne Amerike, qe kishin 8 vjet qe bashkejetonin se bashku. Te dy punonin, te dy blene nje shtepi, te dy me llogari me vete bankare, hanin e pinin e benin qejfin si askush tjeter. Rregulli i vetem i bashkejeteses: Nuk duam te kemi femije, pasi femija sipas tyre do te shkaterronte marredhenien e tyre.

    Pas plot 8 vjetesh, nje dite te bukur, djaloshi meson se partneria e tij ka njohur dike tjeter, me terheqes e me interesant se ai. Detyrohet qe t'i japi fund bashkejeteses, detyrohen te shesin shtepine e perbashket e te ndahen nga njeri-tjetri pa shume fjale e pa shume zenka. Pas 8 vjetesh bashke, per cudine e te gjithe atyre qe i njihnin, te dy palet ishin ne nje mendje: "une nuk e doja ate" dhe "nuk me besohet qe kam harxhuar 8 vite te jetes sime me ate njeri...".

    Albo
    Keto rastet qe ke treguar ti nuk tregojne asgje. Mos duhet te rendisim dhe ne rastet e martesave qe kane deshtuar, apo jane te kalbura nga brenda dhe te bukura nga jashte?
    Kam degjuar njerez si femra e meshkuj te flasin me fjalet me ofenduese per bashkeshortet e tyre. Varet nga njeriu. Nuk e percakton as martesa, as bashkejetesa jetegjatesine apo lumturine e ciftit.
    Kam degjuar dhe une raste ku pasi kane bashkejetuar prej 10 vjetesh, dhe vendosin te martohen, qe vitin e pare te marteses shkojne drejt divorcit. Ja qe martesa nuk i pengoi te ndahen.

  9. #389
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Keto rastet qe ke treguar ti nuk tregojne asgje. Mos duhet te rendisim dhe ne rastet e martesave qe kane deshtuar, apo jane te kalbura nga brenda dhe te bukura nga jashte?
    Kam degjuar njerez si femra e meshkuj te flasin me fjalet me ofenduese per bashkeshortet e tyre. Varet nga njeriu. Nuk e percakton as martesa, as bashkejetesa jetegjatesine apo lumturine e ciftit.
    Kam degjuar dhe une raste ku pasi kane bashkejetuar prej 10 vjetesh, dhe vendosin te martohen, qe vitin e pare te marteses shkojne drejt divorcit. Ja qe martesa nuk i pengoi te ndahen.
    Martesa eshte si puna e nje lumi te rrembyeshem. Valet dhe rryma e forte e atij lumi, here te mban mbi uje e here te fundos, ka mundesi edhe te te mbysi fare nese nuk je notar i mire e nese nuk tregon vemendjen e duhur. Por nje gje eshte e sigurt, qe nese ia del te mbash koken mbi uje dhe te besh not, rryma e ujit ka per te te shpene ne destinacion, ne derdhjen ne det.

    Bashkejetesa nga ana tjeter eshte si puna e atyre pellgjeve qe krijohen anes shtratit te lumenjve. Nuk ka vale por ka qetesi. Nuk ke perse mundohesh shume per ta mbajtur koken mbi uje e bere not. Bile edhe uji eshte me i ngrohte se uji i lumit qe rrjedh. Problemi i vetem eshte se me kalimin e kohes, uji qelbet, mban ere, bile nganjehere edhe thahet e shterron nga rrezet e diellit.

    Martesa eshte institucioni me i shenjte ne nje shoqeri pasi eshte institucioni i vazhdimesise se jetes. Frytet e marteses jane femijet dhe jeta vazhdon me ta, edhe kur prinderit ti kene mbaruar ditet e tyre mbi toke. Dhe si cdo gje tjeter ne kete bote, lumturia e marteses nuk matet me kenaqesine e epsheve te mishit te njeriut apo me kenaqesine e stomakut te ushqyer mire. Lumturia ne martese matet me sakrificat qe secili bashkeshort ben per tjetrin. Per hir te dashurise per bashkeshorten, une zgjedh te sakrifikoj dicka nga jeta ime per te, ashtu si ajo per mua. Te njejten gje bejne edhe per femijet. Kjo ne vetvete eshte edhe dashuria e vertete pasi te sakrifikosh per dike do te thote ta duash ate person.

    Bashkejetesa nuk eshte e ngritur mbi sakrificen ne dashuri, perkundrazi, eshte e ngritur mbi egoizmin, mbi egocentrizmin, mbi individualitetin, mbi kenaqesine e momentit pa e vrare shume mendjen per te ardhmen. Eshte fare e lehte te bashkejetosh, pasi ne cdo moment mund t'i japesh fund bashkejetesesh pa i dhene shpjegime askujt. Ne cdo moment mund te gjesh nje partner tjeter se sa ky qe ke. E nuk ke perse i jep shpjegime askujt, pasi tek e fundit nuk ishe i martuar, dhe nuk ke as femije. Ishte gje e bukur per aq kohe sa zgjati, apo jo?

    Dhe me e bukura eshte ideja qe kane disa, se "por kur bashkejetesa merr fund, kjo eshte gje e mire, se nuk beme gabimin te martohemi". Ka nje gabim me te madh se sa te martohesh e te divorcohesh. Gabimi me i madh eshte te mos dashurosh dike, apo te bashkejetosh me dike qe ti e do e ai nuk te do, duke e ngushelluar veten se "nje dite do te zgjohet e do te me propozoje ne martese". Dhe ajo tjetra qe ju harroni eshte koha ben te sajen, nje bashkejetese qe zgjat me vite dhe deshton ne fund, eshte nje kohe e humbur. Sidomos per femrat qe duan qe te kene femije e te behen nena nje dite, ora biologjike do te pushoje nje dite.

    Bashkejetesa zhvlereson dashurine, minon martesen, dhe me kohen vdes vitalitetin e jeten e nje shoqerie. Hidhini nje sy Evropes Perendimore se si po vdes dalengadale, pikerisht se martesat jane zevendesuar me bashkejetesa. Bashkejetesat nuk lindin femije pasi femijet u prishin rehatine partnereve. Ciftet zgjedhin ate rrugen e pseudo-dashurise egoiste, kenaqesine e trupit, vetvetes. Popuj jo vetem te plakur, por popuj qe po vdesin me cdo dekade qe shkon. Norma ne shoqerite e tyre nuk eshte me martesa, te cilen e shohin si nje "tradite te vjeter", por bashkejetesa. Dhe po korrin ate qe kane mbjelle vete.

    Albo

  10. #390

    Keshtu me fjale te bukura mund te flasim te gjithe.
    Behet premtimi para priftit per dashuri , respekt, ne te mire e ne te keq, por shpejt harrohet kur ndeshen me jeten reale.
    Kam pershtypjen qe une kjo do isha si ne martese ashtu dhe ne bashkejetese. Keto sakrifica qe kam bere per martesen do i beja dhe bashkejetesen me njeriun qe dua. Nuk e zhvlefteson bashkejetesa dashurine, aspak. Dashuria nuk jeton pergjithnje e zjarrte si ne fillim. Ndryshon e merr forma te tjera. Kete njerezit e kane te veshtire ta pranojne, e fillojne e vene lidhjen ne pikepyetje.
    A e kam dashur me pare?. Njerezit behen pishman edhe qe kane lindur, por kush eshte fajtori ne kete rast? Nena qe i solli ne jete?
    Pse nuk lindin femije ne bashkejetesa? Varet me cfare synimi futesh ne bashkejetese. Nese futesh vetem per maredhenie seksuale ajo se ka te gjate, ashtu si dhe martesat. Nuk jam per bashkejetese per me shume se 2-3 vite.
    Ka njerez qe jane divorcuar brenda vitit te pare te marteses, sepse nuk kane mundur ti perballojne veshtiresite, pergjegjesite qe vijne nga jetesa me nje person tjeter. Dashuria eshte kushti kryesor, por jo i vetmi qe mban ciftin ne nje lidhje.
    Edhe te sjellesh femije ne nje martese te deshtuar qe ne fillim eshte gabimi me i madh. Femija as nuk te bashkon, e as nuk te ndan, vetem te mban lidhur per interesa, nese ka interesa. Martesa ne kete rast e ka humbur funksionin e saj. .

    Sipas teje nje martese e deshtuar prej vitesh nuk quhet humbje kohe per ciftin?
    Edhe ne martese nuk eshte e thene qe bashkohen dy njerez qe duhen. Martohen plot njerez per interes, dhe mund te rrine te martuar tere jeten vetem per interes. Cfare martese eshte kjo? Ka qe martohen vetem me synim per tu ndare e fituar ndonje leke nga pasuria e partnerit.
    Kjo eshte arsyeja pse njerezit po preferojne me mire te bashkejetojne. Procesi i divorcit, ndarja e pasurise ne menyre te padrejte, i ben njerezit ti shmangen marteses.
    Njerezit e varfer, apo me te ardhura mesatare kane me shume mundesi te kene nje jetegjatesi martese, jo nga dashuria e madhe, por nuk mund te perballojne jeten vetem. Jane keta qe sakrifikojne me shume ne martese.
    Martesa nuk ka fuqi te shpetoje nje lidhje, jane njerezit ata qe i japin kuptim asaj.
    Per mua martesa dhe bashkejetesa jane njesoj. Ndryshojne vetem nga nje cope leter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 12-03-2010 më 12:26

Faqja 39 prej 40 FillimFillim ... 2937383940 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •