Close
Faqja 26 prej 40 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 399
  1. #251
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    hahah shqip fola...nejse


    Ti Mia, c'eshte kjo pune, dje desha te flisja ne mesazh privat po s'me lejoje te thoja i gjys fjale lol
    E kam bllokuar mp, vetem disa mund te me dergojne mp. Po te shtoj ne liste dhe mund te ma dergosh.

  2. #252
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga noel* Lexo Postimin
    Nahhh...ku krahasohem me ty une, ti je flak qe te djeg e te percellon !
    Po të nisemi nga avatarët që kemi, të dy flakë jemi, po unë jam flakë patriotike ndërsa ti je flakë e një lloji tjetër.



    Citim Postuar më parë nga noel*
    Nje pyetje seriozisht tani ...Me termend i ke ato qe shkruan?!
    Me gjithë mend i kam. Ato që them, unë i arsyetoj.

  3. #253
    ღ♥ aNtipatrea ♥ღ Maska e Albela
    Anëtarësuar
    16-05-2006
    Vendndodhja
    mEs iLuzionesh te hUmbura
    Postime
    2,718
    me llogjiken tende ok je ti
    po je 1 kundra cave ?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    La Femme est le Chef-d'0euvre de Dieu
    sur tout quand elle a
    le Diable au corps...
    ✿⊱╮✿⊱╮ ✿⊱╮

  4. #254
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    wow! me kete vure vulen ti.
    ec ore zoteri se nuk eshte ashtu si mendon ti...
    ka çifte qe nuk i kane gjithe ato para per ti hedhur ne plehra (dmth per t'u martuar).
    nese nje vajze vendose te bashkejetoje me te dashurin apo te fejuarin kjo qenka e shthurur sipas teje???
    e po jepja ti ato 10.000 - 15.000€ qe i duhen per t'u martuar...
    Po ta mendosh hollë, sot bashkëjetesa dhe martesa janë e njejta gjë, të dyja janë të shthurura.

    Sot martesës i ka humbur kuptimi, ajo është vetëm një bashkëjetesë që legalizohet.
    Fjala martesë është një fjalë e madhe dhe ajo përfshin shumë gjëra brenda, po për fat të keq ajo ka vdekur.

  5. #255
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    ke quan musliman ekstremist ti nje qe beson se familja eshte instuticion ?ndersa ate qe thote o burra neper ferra e motele qenka njeri modern. Miti virgjerise goce ne mendjen tende mund te jete deformuar ne mitin e profesionalizmit seksual qe ne gjuhen kinematografike quhet pornostar.

    Virgjeria edhe pse ajo eshte vetem nje cipe ka dhe ajo disa ceshtje qe duhet ti kesh parasysh.Se pari femrat e virgjera dashurojne me shume pasion se sa ndonjera qe ka kaluar 10 meshkuj dhe ju ka bere dashuria monotone nga ndarjet dhe rilidhjet.Dashuria e virgjereshes nuk krahasohet me dashurine e nje profesionaliste seksi.Lotet e virgjereshes nuk krahasohen me qejfin e nje profesionaliste.Dashuria e pare eshte me pasion dhe 100% e sinqerte tek nje virgjereshe kurse tek nje profesionaliste seksi behet dhe ndonjehere kameleone.

    Keshtu qe miti qe ti shpjegon nuk duhet shikuar vetem nga nje cipe por duhen shikuar dhe cipa e ndjenjave dhe dashurise, lodhja dhe ndarjet,lodhja me rilidhjet, energjia e humbur, fitimi i pasigurise ne lidhje, indetifikimi i ndryshimeve dhe imagjinimi i Ex-eve ne krahasim me partnerin aktual etj etj.
    Ke bërë një shkrim shumë të mirë dhe jam plotësisht dakord me këto që thua.
    Më pëlqen kur lexoj arsyetimet e njerëzve të shëndetshëm mendërisht, por fatkeqësisht, njerëz të tillë janë të paktë.

  6. #256
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Ke bërë një shkrim shumë të mirë dhe jam plotësisht dakord me këto që thua.
    Më pëlqen kur lexoj arsyetimet e njerëzve të shëndetshëm mendërisht, por fatkeqësisht, njerëz të tillë janë të paktë.
    hahaaahahahahahhahahahahhahahahahhaha
    hahahhahahahahahahahhahahahahahhaahhahahahahhahaha ha
    hahahhahahahhahahahahaahhahahahahahhahahahahaha
    hahahhahahhahah

    BATO me kenaqe.
    Po i mbledh postimet e tua e ti lexoj per vit te ri
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. #257
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Po ta mendosh hollë, sot bashkëjetesa dhe martesa janë e njejta gjë, të dyja janë të shthurura.

    Sot martesës i ka humbur kuptimi, ajo është vetëm një bashkëjetesë që legalizohet.
    Fjala martesë është një fjalë e madhe dhe ajo përfshin shumë gjëra brenda, po për fat të keq ajo ka vdekur.
    E vertet , martesa eshte nje bashkjetes qe legalizohet.
    Por per sa i perket "shthurjes" , per fat te mire ka vdek koha kur femra neshtrohej, ku femra per hire te opinionit veteflijohej.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #258
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Bashkejetesa eshte nje model i ri ligjerimi i dashnores ilegale, po ne vend te motelit, kane zgjedhur shtepine, ne vend te restorantit, gatuan gruaja .Nuk e di pse ndjehet kaq e hipnotizuar nje femer me bashkejetesen nderkohe duhet te ndodhe e kunderta.Femra nga natyra eshte e brishte dhe kerkon siguri ne lidhje kurse bashkejetesa jo vetem qe sti afron kete si shanc por perkundrazi sic thote dhe LONKA eshte e kunderta.

    Sa per mua ti mos vendos vula me mendjen tende se nuk ta ka dhene ndonjeri filxhanin per te shti fall edhe po na jep parashikime koti.
    Aq me keq ku ***** e filxhanit eshte shume genjeshtare.

    Per bashkejetesen time me kompjuterin!!!??

    Kam pershtypjen se e ke kuptuar se sa here luaj une mausin ti gudulisesh po inshallah nuk shkon pertej gudulisjes ... .

    Po kur po vendos ti vula per keto ceshtje kaq delikate si Martesa dhe Bashkejetesa,e s’po vendoskemi ne vula per nje si puna jote
    Ti mire e ke shkruar vendin e ke atje te “xhura” se s’je per keto tema.
    Dhe pranoji dhe mendimet te tjereve se ne flasim nga eksperienca.
    Mos na bej te “zgjutin” ktu

    E sa per ato gudulisjet me vjen keq per ty qe s’ka kush te te gudulisi
    Fantazohesh shpesh keshtu,,,,?
    Ehh ,,,,,,,,
    .................................................. ........................................

  9. #259
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Citim Postuar më parë nga SinFoni@ Lexo Postimin
    Klasifikim i thua ti kësaj? Të klasifikosh vetëm në format që ty të konvenon; Një e fejuar mund të jetë e ndershme dhe e zhgënjyer por mund të jetë edhe e kundërta e kësaj. Sot, mendoj në kohën bashkëkohore e fejuara kohën më të madhe e kalon tek i fejuari i saj, madje kalon edhe netët me të, tani lind pyetja ku qëndron dallimi mes një fejese dhe bashkëjetese përderisa hanë, pinë, rrinë, flenë bashkë...?



    Dallon qe martesa eshte diçka qe pritet te vije se shpejti , sapo kushtet ekonomike apo vendbanimi te jete siguruar . Ndryshon edhe ne konceptimin e jetes se perditshme , pasi nje femer ne bashkejetese nuk i detyrohesh asgje , as ajo ty , nuk jeni nje , por dy persona te ndryshem qe i bashkon deshira per jetese pa pergjegjsi . Edhe dy vete qe pine hashash e qe ndajne nje strehe rruge , bashkejetese bejne ne kete kuptim .



    Citim Postuar më parë nga SinFoni@ Lexo Postimin
    A ka ndonjë vulë kjo fejesa që të garanton për femrën apo mashkullin Daniel00?
    Dhe sa i përket asaj femrës që thua ti ka zgjedhur bashkëjetesën për të patur një partner seksual je krejtësisht gabim, përkundrazi, është një hap që hedh drejt martesës por me hapa të sigurta.
    P.s. të përshëndes
    Fejesa nuk praktikohet nga njerez qe nuk ja dijne rendesine , ti shume mire e sheh qe njerezit nuk e lodhin me koken me formalizma dhe as ndonje turp prej opinionit nuk ka arsye qe te kene . Nuk jam tip i apasionuar pas formalizmave por duke vleresuar nje premtim , sa me teper do ta vleresosh permbushjen e premtimit pastaj . Nese per ty ka vlere dhe eshte nje status fejesa , martesa do te jete akoma me teper e rrespektuar nga te dy si dhe e permbushur . Dhe me beri te qesh pak ky serioziteti i bashkejeteses , po mashkulli korrekt duke te fejuar te rrespekton , e duke te martuar te do me shume se veten , si qenkan keto hapa te sigurte ne bashkejetese aman . Edhe thone pastaj qe meshkujt jane tradhtare e te ligj , i duan te virgjera e vete i zhvirgjerojne femrat . Po çfare pret ti kur te jepen keshtu , pa asnje pergjegjsi ?

    U tha qe martesat nuk ekzistojne me , besoj se eshte nje çeshtje qe i perket individit dhe jo shoqerise , mjafton nje e seksit te kundert qe te jete me te njejtin mentalitet , pjekuri, dhe ja ku u be . S'ja vlen te rrime te bejme sociologji te deshperuar .
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  10. #260
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Vertet mendon se nje femer nuk do lodhej nga bashkejetesat, nuk do zhgenjehej? Ti do preferoje nje qe e di qe ka bashkejetuar me dy a tre persona, apo me nje qe nuk i dihen te dashurit qe ka patur midis ketyre dhe one night stand? Ka dhe femra qe nuk bashkejetojne jo se nuk duan por nuk arrijne te perballojne jeten vetem, apo nuk i le familja.
    Bashkejetesa nuk eshte vetem per partnere seksual, se ata mund ti kesh dhe pa bashkejetuar. Bashkejetesa eshte nje hap me serioze per mua. Ndan nje shtepi me te dashurin. Keni pergjegjesira te perbashketa, ndersa kur ke thjesht nje te dashur do i zesh motelet me radhe. E takon te dashurin vetem per te kaluar disa ore ne shoerine e njeri-tjetrit, dhe pastaj secili ne jeten e vet..
    Une sa i perket kesaj femres qe ka kaluar ne shume bashkejetese , do isha i sigurte se eshte nje femer qe nuk me perket mua dhe as qe me ngjan ne tip , pasi keto eksperiencat e saj mund ti mbledhe e ti beje nje liber roze po nuk hyjne ne pune per nje martese . Femra qe eshte serioze kerkon angazhime nga mashkulli dhe po ashtu zotohet ndaj tij . Ne bashkejetese nuk shoh asnje angazhim , secili eshte i qete te beje jetese paralele megjithese nen nje çati e ne nje shtrat . Me tu prishur humori lidhja ne bashkejetese eshte ne pikepyetje . Kjo menyre jetese per mendimin tim e ka burimin nga egoizmi ne rradhe te pare , si dhe liria per flirte e kushedi ndonje femer tjeter te rastit , siç e thua ti . Pasi sa i detyrohesh nje femre ne bashkejetese ? Cilat jane pergjegjsirat qe une nuk i kuptoj ne bashkejetese ?
    Ne martese me te cilen e krahasoj une , tradhtia do te sillte menjehere argument per ndarje . Dhe une krahasoj martesen me bashkejetesen , jo keto te dashurat qe deri sa te arrijne ne martese (i thençin) , kalojne nje skuader futbolli me gjithe stol rezervash .
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

Faqja 26 prej 40 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •