Bashkejetesa eshte e bukur,eshte si ylberi ne stuhi....po kujdes se ne stuhi,mjafton nje moment rrufe,qe ta hash...si nuk ta ka pritur mendja.....
Bashkejetesa eshte e bukur,eshte si ylberi ne stuhi....po kujdes se ne stuhi,mjafton nje moment rrufe,qe ta hash...si nuk ta ka pritur mendja.....
Secili qe shkruan pro apo kunder bashkjeteses duhet te qartesoje se per qfare menyre te bashkejeteses e ka fjalen. Disa po e marrin bashkejetesen si te perhershme ndersa disa te tjere si te perkohshme.
Une personalisht jam pro bashkejeteses se perkohshme. Une kam bashkejetuar disa vite, te cilat me ndihmuan shume per tu njohur me parteren dhe se shpejti planifikoj te martohem ( nese nuk ndodh ndonje termet me i madh se ai i para disa diteve.
Shembujt qe i merr Albo me bashkejetesa 12 viteshe e me nga 2 femije, jane komplet ne kundershtim me bashkejetesen qe une e praktikoj dhe e perkrahe.
I qendroj mendimit qe bashkejtesa kontribon ne njohjen sa me te mire te qifteve, si dhe te ndihmon qe te kesh nje ide me te qarte se qfar te pret ne martese.
Nq se i vetmi ndryshim midis martesës dhe bashkëjetesës do të ishte një copë letër, atëherë të dyja do të ishin shkrirë në 'një' me kohë.
Mendoj se çdo gjë vjen me përvojë. Nuk ka rregull të prerë kur vjen fjala në zgjedhje kaq të rëndësishme të jetës. Bashkëjetesa nuk është për të gjithë, ashtu si nuk është dhe martesa për të gjithë. Jam pro ekzistencës së të dyjave, sepse njeriu duhet të jetë i lirë dhe të ketë mundësinë të marri këto vendime për jetën personale.
Unë i kam kaluar shkallët e ndryshme në një lidhje dhe mendoj se martesa është vërtet një nga fazat më të mbrekullueshme të jetës atëherë kur bëhet në kohën e duhur dhe me njeriun e duhur. Jo të gjithë kemi 'fatin' të zgjedhim personin e përshtashëm për të kaluar një jetë e për tu martuar, dhe nga eksperienca mendoj se bashkëjetesa nuk është një faktor 'kulminant'/kryesor për një martesë apo lidhje të shëndetçme.
Rëndësi ka që kur hyni në një lidhje të gjatë si bashkëjetësë ashtu dhe martesë, të dy palët duhet të kenë një ide të gjartë çfarë presin nga kjo lidhje dhe nga njëri tjetri. Komunikimi me njëri tjetrin, është ilaçi i gjithë problemeve![]()
Jeni lodhur shume , e shof !
Gjithe keto komente e lagu s'e lagu.
E rendesihsme eshte qe dy njerez te duhen dhe t'ja kalojne mire me njeri-tjetrin.
Mund te bashkejetojne me letra dhe pa letra pak rendesi ka.
Une mendoj se me mire dhe me lehte do te ishte te ndaheshe nga nje bashkejetese se nga nje martese.
Me mire do t'a provoje njeriun e zemres ne bashkejetese e me pas te kaloje ne martese,se sa t'a provosh ne martese e ndoshta te kalosh ne divorc pastaj.
Ju lutem shume mos e idealizoni kaq shume martesen dhe bashkejetesen.
Ideali kryesor eshte qe te dyja palet te ndihen mire e bukur, si ne martese ashtu edhe ne bashkejetese.
Nese mendoni qe me martesen cdo gje stabilizohet dhe ato vese apo gabime qe ka bere i/e dashuri/a juaj nuk do te ndodhin me ,e keni shume gabim.
As bashkejetesa e sidomos as martesa nuk ndryshojne karakterin e njeriut.
.................................................. ........................................
nje burre shiste duhan ne pazar..te njejtin duhan e kishte ndare ne tre pjese dhe ju kishte vene cmime te ndryshme...kalon njeri aty pari dhe e pyet cili eshte me i mire...e sheh nje here ky burri dhe vendos ti tregoje te drejten...i thote '' merr nje m.u.t e ndaje ne trish , zgjidh e merr at qe t'dish ''....
E ke thene drejten njerzit e pafate ia vene fajin mynyres se lidhjes dhe jo indivit me te cilin jetojne.Psh nese nje rast martese deshton nuk e ka fajin lidhja martesore por e kane fajin partneret.Pra nuk eshte e deshtuar lidhja por jane njerzit ato qe e bejne lidhjen te deshtuar.Martesa eshte me e forte dhe e qendrueshme per nje lidhjeje se bashkejetesa.Fakti qe bashkejetesa vonon procesin e te berit prind i humb vleren lidhjes.Shume nejrez jetojne bashke per vite te tera ne bashkejetese dhe kur e shikojne qe dashuria u venit dhe u be monotone zgjedhin ndarjen.Mirepo ne fakt nese ne fillim te lidhjes njerzit duhen sepse dashurohen me figurat dhe tiparet e te dashuruve te tyre me vone dashurohen me sjelljet dhe me vone dashuria kthehet ne nje motiv dashurie per hire te frytave te kesaj dashurie qe jane femijet.Kur kalon nje kohe te gjate ne lidhje mos mendoni se do jeni akoma ne romancen e pare, jo dashuria eshte relative dhe ka kohet dhe ndryshimet e saj.Dashuria mbas nje lidhjeje te gjate kerkon nje shkak per tu forcuar sepse eshte konsumuar shume romanca dhe tiparet dhe sjellja eshte kthyer ne dicka normale qe nuk jep me efektin e saj mahnites te zemres.Ky shkak pa dyshim jane femijet frytet e dashurise.Kur i shikon femijet se si lozin me njeri tjetrin atehere e kupton se lidhja jote bashkeshortore e ka arritur frytet e dashurise dhe ekzistenca e ketyre fryteve eshte nje shkak me shume per tu dashur me njeri tjetrin pasi i keni dhuruar njeri tjetrin dhuraten me te mrekullueshme te vazhdimit te jetes.A nuk shtohet dashuria me dhurata?
Mirepo te bashkejetuarit e heqin kete proces nga lidhja e tyre dhe ngelin te zhgenjyer edhe pse kane kaluar kohe te gjata derisa u vjen plakja dhe e kuptojne se kane humbur kohe duke kerkuar romanca te reja ne vend qe te kerkonin frytet e dashurise(femijet) se tyre te paren ose te dyten sipas rastit.
Ndryshuar për herë të fundit nga _Mersin_ : 13-03-2010 më 03:00
"Shoku Mjekesise"
gjerat ne jete jane shume relative, shembujt qe permendi ndodhin edhe tek ata qe jane te martuar dhe tek ata qe bashkejetojne
mos kaloni ne ekstreme
Ne te shumten e rasteve njeriu e bene vet fatin
Naten ne gjume , me tha shpirti : - Pi !
Ne gjum dhe ne varr ka qetesi
Sa je i ri zbraz kupa e puth cupa.
Ke shekuj te flesh ne vetmi
OMAR KHAJAM
Lexoni e mesoni nga me te vjetrit lol![]()
Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
Krijoni Kontakt