Te mos harrojme, se ne Europe dhe ne Amerike. qe njerezit kur mbushin moshen 18vjecare dalin nga shpia dhe jetojne duke u bazuar ne forcen e tyre, ka aspektet e saja negative dhe pozitive ( nderkohe qe per mendimin tim negativet jane me teper se pozitivet)
Ne ato vendet te cilat behet kjo lloj jetese, njerezit jane rritur me nje psikologji te vecante, e cila i ka shtyre te ndermarrin keto veprime. Jane rritur ne nje ambjent te tille qe ky veprim u duket shume normal, madje, ata qe nuk e bejne kete veprim etiketohen si "deshtake". Ne ato vende njerezit jane mesuar me ate lloj jetese, dhe ne kete lloj jetese, njeriu behet me shume individualist, me ambicioz. Aq sa ambicja kthehet ne dicka te demshme per ta dhe per shoqerine. Nderkohe ketyre personave tashme u duket vetja te rritur, nderkohe qe jane akoma adoleshent, njerez te cilet kane akoma luhatje karakteri, te cilet, ne disa raste, nuk mund te dallojne te miren nga e keqa. Dhe njekohesisht ngurrojne te pyesin me te medhenjte, prinderit, per arsye se krenaria e tyre pre te "rrituri" lendohet, dhe kete gje ata e shikojne si perulje, perulje te cilen duhet ta shmangin patjeter. Prandaj, keta persona jane me te prirur drejt gabimit, drejt demtimit te vetvetes dhe te njerezve te cilet e rrethojne.
Njekohesisht ka edhe aspektetr pozitive, sic i the edhe ti, behen me te forte per te perballuar jeten. Marrin me shume eksperience nga jeta. Dhe, normalisht, jane me te lire, shume te lire ne vendimarrjet e tyre. Por gabimi qendron se njerezit duan te dalin sa me shpejt nga shtepia e prinderve, te perjetojne sa me pare ate liri. Dhe pikerisht, deshira per pershpejtimin e ketij frnomeni sjell edhe padurimin e tyre. Per mendimin tim, mosha ideale per tu larguar nga shtepia dhe per te formuar nje jete duke u bazuar ne komplet forcat e tua, eshte midis 22 - 25 vjec. Pasi ne kete moshe je me i pjekur nga ana mentale, dhe arrin te gjykosh me thelle gjrat. Je me i afte te ndermarresh veprime te sakta, dhe me pak i prirur drejt gabimeve foshnjarake.
Gjithsesi, ky ishte vetem mendimi im
Por ti rikthehem temes.
Nje pyetje vertet e goditur.
Bashjetesa para martese cilesohet si hapi me i mire per ta njohur ne thellesi personin me te cilin do te kalosh jeten.
Nga shume njerez konsiderohet si hapi i duhur qe nje cift duhet te ndermarre, por askush nuk mund ta thote me saktesi nese eshte hapi i drejte apo i gabuar. Per mua eshte e sakte shprehja: "Mund te jetosh nje jete te tere me nje person, dhe prap nuk e njeh."
Bashkjetesa para martese, per mendimin tim eshte si fejesa. Gjithesesi, une jam edhe pro edhe kunder.... si me thene .. abstenoj

Personin e duhur mund ta njohesh edhe per nje kohe te shkurter, pa qene nevoja e testimeve afatgjata, si puna e bashkjeteses..
Bashkejtesa nuk ka asgje te keqe, por, per menimin tim, eshte si t e jesh martuart pa qene nevoja e neshkruarjes se nje kontrate ligjore...
Krijoni Kontakt