Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post 20 Vjet Pas Rrëzimit Të Murit Të Berlinit

    20 VJET PAS RRËZIMIT TË MURIT TË BERLINIT


    Tani flitet për një Evropë të bashkuar me shuarjen e kufijve në mbarë kontinentin, ku qytetari pa pasaportë shtetëror mund të udhëtojë kudo në të gjitha vendet e Evropës, ngjashëm siç udhëton suedezi prej Suedisë në Kopenhagë e në Berlin, dhe e kundërta për danezin dhe gjermanin.

    Megjithatë qytetari shqiptar e ka vështirë të besojë, kurse Parlamenti Evropian e ka lehtë të vendosë në Bruksel, ata nuk i dëgjojnë kërcënimet, krismat dhe torturat ndaj qytetarëve shqiptarë në vendet ballkanike, pikërisht në Shqiperinë Etnike të copëtuar nga dora e diplomacisë evropiane. Prandaj, para se të bëhet shuarja ë kufijve ballkanikë, duhet që të gjitha trojet shqiptare të bashkohen në Shqiperinë Natyrale, pastaj shuarja e kufijve ballkanikë do të jetë realitet i ditës. Provincializmi ballkanik duket se ka prekur edhe vendet që kufizohen me Gadishullin Ballkanik, dhe njëra ndër to është Hungaria. Ky vend me tradita universitare dhe mbretërore, që dikur së bashku me Austrinë ka qenë perandori e madhe në Evropë, mirëpo duket sikur e magjeps provincializmi diplomatik i Serbisë arrogante, mbase edhe ka frikë nga fqinji jugor, që nga trungu hungarez ia ka shkëputur hambarin e drithit (kupto Vojvodinën). Kohët e fundit, diplomacia hungareze u tregua e dobët përballë diplomacisë serbe, në Budapest arrestoi një veteran të UÇK-së që kishte luftuar për çlirimin e atdheut nga kolonizatori serb dhe ia dorëzoi Beogradit, kryeqendër e fitilave të luftës në Ballkan dhe në Evropë. Ngjashëm veproi edhe Bullgaria me arrestimin e ish-kryeminstrit të Kosovës, Agim Çekun. Prandaj nëse dy bashkudhëtarë, njëri maqedonas dhe tjetri shqiptar, udhëtojnë me aeroplan nga Evropa Perëndimore në Shkup: i pari do të pritet me lule në aeroport, i dyti do të rrahet dhe me inat do t’ia grisin biletën kthyese. Por nëse ndonjë shqiptar e ka emrin gjerman, policia maqedonase do ta vë herë në sitë, herë në shoshë, derisa të bindet se turisti me të vërtetë nuk është shqiptar. Ata (kupto organet policore serbe dhe maqedonase) janë të pamëshirshëm edhe ndaj ministrave shqiptarë.

    Parashtrohet pyetja pse shqiptarët i urrejnë serbët, kurse serbët i urrejnë shqiptarët?! Zgjidhja është shumë e lehtë: shqiptarët e urrejnë Serbinë, sepse është pushtuese dhe shtet kriminal, kurse Serbia i urren shqiptarët, sepse shqiptarët nuk pranojnë kolonizimin serb. Lidhur me diskutimin e penalistit serb, Vladimir Vukçeviq, i cili në Parisin e tij të dashur, fill pas Moskës, tha se Serbia ishte viktime e luftës, kinse ajo ka pësuar dëme të mëdha ekonomike për arsye të sanksioneve të vendosura nga bashkësia ndërkombëtare ndaj saj, dhe se ka shume viktima serbe dhe jo shqiptare, të cilat janë zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Duket qartë që krimineli serb po luan rolin e viktimës, dhe kjo nuk na habit aspak, por është për t’u habitur pse Parlamenti Evropian i bën privilegje Serbisë, derisa ajo nuk kërkon falje për masakrat ndaj popullit shqiptar, dhe ende nuk heq dorë nga ripushtimi i Kosovës. Penalistin serb duhet përkujtuar se po të kishte pasur Ushtria Çlirimtare e Kosovës vetëm një të katërtën e armatimit që kishte Serbia e Millosheviqit, Kosova do të ishte çliruar plotësisht dhe bashkimi me Shqiperinë do të ishte punë e kryer. Pastaj, po të kishte bombarduar NATO bazat e armatimit ushtarak në Serbi, Serbia do të ishte demokratizuar plotësisht, ngjashëm siç u demokratizua Gjermania dhe Japonia pas Luftës së Dytë Botërore.

    Në diplomacinë evropiane dhe ndërkombëtare dihet që popull më i shtypur dhe i persekutuar janë shqiptarët nga kolonizatorët serbomalazezomaqedonas. Mirëpo asnjë shtet nuk merret me mbrojtjen e viktimës, përkundrazi kolonizatorëve u thonë mbyte shqiptarin, ai kërkon bashkimin e vendit të tij me Shqiperinë. Po të flasim me gjuhën popullore, është sikur të thuhet, mbyte vogëlushin që po qanë, ai kërkon nënën e vetë, dhe ne si Evropë e modernizuar nuk lejojmë kthimin e foshnjes te mëma”. Dihet që Evropa është e bukur dhe e dashur, mirëpo më e bukur dhe më e dashur se Evropa është mëmëdheu ynë SHQIPERIA, në të cilën dëshirojmë të jetojmë të bashkuar, ashtu siç jetojnë gjermanët në Gjermaninë e bashkuar. Prandaj atë çka mund e bëri populli gjerman para 20 vjete, nuk e bëri populli shqiptar, as pas 20 vjetësh të rënies së Murit të Berlinit. Në televizionin suedez flitej për nobelisten Nënë Tereza, ndaj reporteri tha se emri i saj i vërtetë është Gongje Bojaxhiu, është shqiptare dhe ka lindur në Shkup të Shqiperisë në kohën e Perdanorisë Turke. Kjo do të thotë se vendlindjet e personaliteteve shqiptare të lindur në Shqiperinë Etnike sot gjenden të kolonizuar nga fqinjët sllavë e grekë. Gjeografia shqiptare është e tmerrshme, është prerë me gërshërët e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, si pasojë e së cilës populli shqiptar vazhdon të vuaj, si në fushën kombëtare ashtu edhe në fushën ekonomike. Farmula ballkanike dihet, sa më gjatë që mbetet Shqiperia e cunguar, aq më shumë vuan populli i madh shqiptar, prandaj në kurriz të varfërisë shqiptare jetojnë serbomalazezët dhe grekët. Kjo është strategjia ballkanike, në mënyrë që fqinjët grabiçarë në kurriz të kombit shqiptar të shfrytëzojnë tregun evropian dhe botëror.

    Folur konkretisht, nuk mundet gjysmëpopulli sllavomaqedonas ta shtyp gjysmëpopullin shqiptar të kolonizuar pa e pasur mbështetjen e diplomacisë evropiane dhe ndërkombëtare. Dihet që sllavomaqedonasit nuk kanë synimin e bashkëjetesës me popullin shqiptar, përkundrazi duan të vazhdojnë politikën kundërshqiptare, të cilën ia brumosi imperializmi serb. Ashtu siç e sajoi Josip Broz Tito kombin mysliman për inat të popullit boshnjak, por në shërbim të shovinizmit serb, si pasojë e së cilës pas shkatërrimit të Jugosllavisë Federative erdhi deri te masakrat e përgjakshme, u krijua Republika e Maqedonisë për inat të popullit shqiptar. Prandaj derisa qytetarët e Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë do të kalojnë në Portën e Madhe Triumfale, shqiptarët do të kalojnë nëpër vrimën e gjilpërës, si në Beograd, Podgoricë, Shkup dhe në Athinë. Megjithatë të gjithë kolonizatorët, (vëllezër sipas fesë dhe sipas zejes shkombëtarizuese), jo që nuk kanë frikë nga Shqiperia londineze, por edhe i kërcënohen po të kërkohet ribashkimi i Shqiperisë Natyrale. Duket qartë që diplomacia e Tiranës është bërë më shumë se qengj, kurse Serbia më shumë se ujk. Sa aktuale është thënia e poetit tonë, - Migjeni, kërkon të lindet një njeri, që bashkon, që me një grusht të fuqishëm godet mu në zemër. Të gjitha këto kanë mbetur në sirtarin e bibliotekës sonë, kënaqemi duke lexuar, mirëpo vështirë të zbatohen në jetë porositë e poetëve, si nga ana e Qeverisë Shqiptare, ashtu edhe nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare. Dikur në rrethana shtypëse në ish-Jugosllavi, për shkak se shqiptarët jetonin nën robëri, këndohej një këngë popullore “Këndo o zogu i malit se sot jam mërzit”, kurse sot këndohet kënga e bashkimit të Kosovës me Shqiperinë me anën e autostradës. Megjithatë jehona e këngës së parë është më e fortë se e dyta. Për shkak se të gjithë e dimë që Kosova nuk bashkohet me autostradë, por me anën e vetëvendosjes për bashkimin e Kosovës me Shqiperinë, pastaj autostrada ndërtohet më shpejtë, më bukur, më e qënfrueshme që as tërmeti nuk e shemb, dhe atë deri në Gjirokastër e në Janinë. Vete populli shqiptar e ka parë se shuarjen e kufirit shqiptaro-shqiptar e bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës në hrye me Adem Jasharin, kur gjatë luftës kundër kolonizatorit serb i flakën gurët e kufirit në mes dy tokave shqiptare. Një miku im, Bajram Kurti, profesor i Gjeografisë në gjimnazin e Therandës gjatë viteve ‘70-ta, prej nxënësve nuk kërkonte të dinte shumë për vendet e huaja, por kërkonte të dinte se ku gjendet Shqiperia, dhe atë duhej prekur me dorë, me anën e së cilës profesori mbetej i kënaqur dhe sakaq në ditar shënonte notën e madhe. Ishte një nxitje madhështor që nxënësit me kënaqësi flisnin për bashkimin e Kosovës me nënën Shqiperi, në kohën kur titistët shqiptarë çirreshin për dënimin e nacionalistëve shqiptarë, që investonin atdhedashuri për bashkimin e Kosovës me nënën Shqiperi.

    Në vazhdim, shqiptarin nacionalist nga Evropa perëndimore do ta presin me urrejtje shoviniste të gjitha republikat ish-jugosllave (Serbia, Mali Zi dhe Maqedonia, pikërisht ato shtete që kanë troje të shkëputura shqiptare. Përkundrazi edhe po të kalojë ndonjë kriminel lufte nëpër qytetet e Kosovës dhe të burgoset nga organete policore të vendit, vendet ish-jugosllave (Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia) do të kërkojnë lirimin pa kusht, u mor vesh, që Tirana dhe Prishtina do ta lirojnë pa i bërë asnjë njollë në shpinë, ashtu siç ua bëjnë fqinjët sllavë vëllezërve tanë shqiptarë. Kjo do të thotë se kolonizatori ka pushtuar troje shqiptare për t’i shtypur shqiptarët, dhe jo për bashkëjetesë. Një mikut tim në Kopenhagë i shkrova, pse nuk kërkon edhe Kroacia të marrë disa kilometra sipërfaqe detare në detin Adriatik, siç vepron Greqia, mirëpo ai ma ktheu se nuk e lejon Serbia. Prandaj ato shtete që kanë synime për shtyrjen e kufirit për zgjerimin e vendit të tyre, duhet të marrin leje prej Beogradit, pastaj të marrin sa të duan, meqë Kosovën dhe Shqiperinë nuk e udhëheqin avnirustemët dhe ademjasharët, por trashëgimtarët e Ahmet Zogut.

    Duket sikur kryeministri shqiptar, Sali Berisha, për të shuar inatin me Greqinë, i fali një sipërfaqe bukur të madhe të gjirit Jon. Dihet që Greqia ka Çamerinë tonë të shkëputur nga trungu i Shqiperisë, gjithashtu Maqedonia ka Iliridën e shkëputur nga trungu i Shiperisë, Mali i Zi ka Ulqinin deri në Plavë, kurse Serbia ka Preshevën me Bujanocin të shkëputur nga Kosova. E keqja më e madhe është se derisa depoja e armëve shqiptare në Gërdec eksplodoi dhe të gjithë banorët e panë qiellin e përflakur, mirëpo sipërfaqes së detit nuk i doli flaka dhe tymi, në mënyrë që populli shqiptar të shoh se Qeveria Shqiptare po luan me tokat shqiptare, dihet edhe deti është sipërfaqe e tokës, atë e mbajnë alpet shqiptare. Natyrisht që detit nuk i del as flaka as tymi, por mund të shpërthej revolta e popullit shqiptar kundër pazareve të pista të Qeverisë Shqiptare, në mënyrë që të mos luaj me tokat dhe gjakun e popullit shqiptar. Kushtrimi te Molla e Kuqe nuk duhet të mbetet vetëm në vargjet poetike, por duhet të realizohet me punë dhe me bashkimin e mbarë popullit shqiptar pa dallime fetare, krahinore dhe partiake. Për të shuar lakmitë grabitqare të shteteve fqinje dhe për të ndalë terrorin serb në Kosovën Lindore me dorën e saj ekspansioniste deri në Mitrovicë; gjithashtu për të ndalë terrorin sllavomaqedonas, siç ndodhi sulmi në Brodecin shqiptar, duhet t’i bashkojmë tokat shqiptare, si rezultat i së cilës, do të kemi shtetin e fortë ekonomikisht, emancipimin e popullit shqiptar, ushtrinë dhe ligjin, pastaj me të gjitha vendet fqinje do të kemi marrëdhënie shumë të mira. Gjithashtu edhe fqinjët tanë nuk do të kenë ngarkesa shoviniste ndaj popujve tjerë, prej nga bashkëpunimi fqinjësor do të jetë i domosdoshëm.

    Nga-Beqir Elshani 16.11.2009

    http://www.albaniapress.com/lajme/10...-BERLINIT.html
    SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55

    GAZETA








    Ringritja e mureve ndarëse, përmes rigjallërimit të falangave komuniste, 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit

    15-11-2009 /

    Nga Fahri Balliu


    Rënia e murit të Berlinit nuk është vetëm histori, nuk është vetëm kujtesë.
    Nëse do të ishte fjala vetëm për të bërë një homazh për viktimat, martirët, heronjtë e disidentët, të cilët u ngritën kundër perandorisë të së keqes dhe sistemit komunist gjithçka do te ishte shume pak... Problemi është se Muri i Berlinit rrezoi sistemin komunist, rrëzoi ekonominë komuniste që varfëroi jetën e miliona njerëzve, shpesh deri në uri, rrëzoi politikën komuniste, e cila emëtonte vrasje dhe burgime brenda shteteve komuniste dhe i bënte, këto shtete te rrezikshme për paqen në botë. Rënia e Murit të Berlinit dersa zbuloi në drite te diellit krimet e komunizmit nuk mund te themi se realizoi një here e përgjithmonë zhdukjen e komunizmit. Për këtë arsye, përkujtimi i rënies se Murit është i domosdoshëm.
    Sot, muri i rënë ashtu siç e ka zakon, e keqja ne mitologji dhe realitet nuk vdes, por vetëm transformohet. Sot muri, pavarësisht nga lartësia në vende te ndryshme, përpiqet te ngrihet, përmes nostalgjisë për kohen e krimit komunist e përmes restaurimit ne segmente te ndryshme te jetës.
    Vendi ynë është një shembull shumë i veçantë i kësaj problematike, dhe si vend ish-komunist ka qenë shumë i veçantë, ka qenë specifik në llojin e komunizmit feudal që aplikoi. Pikërisht këtu ne vendin me te egër të komunizmit, ne vendin e krimit me te madh komunist aktorët dhe regjisorët e sistemit komunist ne Shqipëri, jo vetëm që i ke te lire, por nga bijtë e tyre morën pafajësi, madje mashtrojnë ende publikun me gënjeshtra te hedhura nga ekranet apo faqet e gazetave. Në asnjë vend të botës komuniste, nuk u shtyp dhe u vra popullli, sa në Shqipëri. Bile këtu, për shkak te interesave ideologjike, u kryen edhe shërbime antikombëtare.
    Pra, pikërisht këtu, forca politike qe trashëgoi historinë komuniste edhe sot e gjithë ditën nuk ka një deklaratë zyrtare te ndarjes nga e kaluara dhe nga diktatori më i egër i botes komuniste, nga Hoxha.
    Përkundrazi, bashkëpunëtorët e tij janë ende me dekoratat ne gjoks apo me një kalendar politik te te sjellurit ne politike ne mënyrë staliniste.
    Ashtu siç ka bërë me historinë e vet, komunizmi i është drejtuar ketë radhë propagandës retorike, sigurisht jo me trakte, por me ekrane e gazeta.
    Pjese e madhe e energjisë mediatike konsumohet për te anatemuar ata që e shembën komunizmin apo ata qe e ngritën shoqërinë e lire shtetin e se drejtës, e futen në NATO dhe e çuan ne dyert e tavolinat e BE-se. Kjo është ringritja e Murit të Berlinit, sulmi i vlerave dhe zëvendësimi i tyre me përrallën e dështakëve që fabrikohet në emisione televizive apo faqe gazetash, te cilat jo pak herë monstra e komunizmit na i ka servirur akoma si protagonist vlerash qytetare apo intelektuale.
    Ne kemi botuar e publikuar në Gazetën “55” me dhjetëra e qindra dokumente, arkivash te vendit e te huaja qe ndihmojnë për ta pare me sytë e kujtesës periudhën komuniste midis tyre kur kemi publikuar vendimet për vrasje qytetaresh rreth 150 nga ish-ministri i Drejtësise të Hoxhës, kemi parë se detashmenti zhdanovist është përpjekur ta mbulojë të vërtetën tragjike te këtij fakti me paraqitjen e pinjollit dhe pinjollëve te këtyre vrasësve si bartës vlerash kulturore.
    Sigurisht ringritja e simbolit-mur ka simptoma ne të gjithë boten e specifikisht në Evropë.
    Nëse bota dhe veçanërisht Evropa ka qene vigjilente ndaj ideologjive vrastare, ndaj komunizmit nuk mund te themi të njëjtën gjë. Ai është kali i Trojës i kohëve te sotme dhe procesit i dekomunistizimit kudo mbetet i papërmbyllur, por në Shqipëri mund të konsiderohet edhe më problematik se gjetkë.
    Komunistët e dikurshëm kane marre sot në dorë armën e lirisë dhe të ekonomisë se tregut dhe me to përpiqet të ringrenë frymëzimin e tyre vrastar dhe të sulmojnë njerëzit të lirisë. Dhe kjo është një betejë që po vazhdon.

    Fjala përshëndetëse, e mbajtur nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kërkimeve Politike “Alcide de Gasperi”në seminarin me temë “Rrëzimi i Murit të Berlinit dhe Shqipëria”, mbajtur me 13 nëntor, me bashkëorganizimin e degës së Tiranës, të Fondacionit “Konrad Adenauer”

    ...

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po rri o fari brarlliu, se salis eshte vete mur, e ti je nji nga tullat e atij muri kasandrash ...

    a e pe sa me qejf u bo "kampion" i murit kinez ... o tulle ... apo gur gur bohet mur ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •