Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Sa ka ndiku negativisht "Privatizimi i Ndërrmarjeve Shoqërore" në Ekonominë Kosovare?

    Sigurisht qe procesi qe ka zgju polemika me te medha qe prej mbarimit te luftes e deri me tash eshte Procesi i Privatizimit te nderrmarjeve shoqerore ne Kosove pa asnje kriter .

    Privatizimi eshte shendrru si nje gangree ne ekonomin kosovare, thjesht konsiderohet si Lopata qe ia ka hap varrin ekonomis se kosoves.

    Kosova ne rajon dhe me gjere ka pasur industri te pasur ne cdo sfere, ka pasur fabrika me fame boterore.

    Fabrikat e Kosoves ne kohen kur kan funksionuar normalisht, kan exportu mall deri ne Amerik!!

    Kosova ne periudhen kur kan funksionuar normalisht keto fabrika, ka pasur statusin social/ekonomik shume me te mire se sa perendimi (po flasim per periudhen e Titos).

    Tash e gjith kjo pasuri e kosoves, eshte shendrru ne ekonomi shpenzues apo pasive, sot pas privatizimit ato fabrika qe kan exportuar mall per ne amerik, sot jan objekte banimi pasi jan privatizuar.

    Disa shembuj qe deshmojn Mjerimin

    Privatizohet(shitet) nje Fabrik apo Kombinat Druri e cila ka pasur mbi 1.500 puntor per çmimin 5 milion euro.

    Mjerimi


    Thuhet se blersi i kesaj fabrike te drurit ne Ferizaj, keto 5 milion euro i ka siguruar vetem prej shitjes se veglave te kesaj fabrike, disa i ka shitur ne hekurisht e disa vegla pune ia ka shitur zdruktareve privat.

    Dhe tash objekti iu eshte leshuar me qeraa nje hipermarketi, per ta shitur mallin kinez!!!!!!

    Kur pemishtja shendrrohet ne Livadh


    Pemishtja qe dikur e kisha furnizuar tregun kosovar me pemë te ndryshme, shitet per nje çmim rreth: 1 euro/ 1 ari

    Mjerimi

    Blersi i kesaj pasurie qe ka mbi 100 hektar, pasi qe e ka bler me at qmim katastrofal, vetem pas 1 muaji qe e ka bler, e ka shitur ne form parcelash nga 10 deri ne 20 euro / per 1 ari. Tash kjo pasuri qe prodhonte peme te ndryshme, aktualisht eshte ne form kullosash!!!

    Ka shume skandale tjera, mirpo aman kisha pasur deshire te di se AKMja (agjensia kosovare e mirbesimit) kur i ka shitur cfar kritere perpos qmimit ka pasur??

    Me siguri qe ka anetar tjere qe kan me shum info rreth ketij procesi kriminal per ekonomin kosovare, keshtu qe te vie ketu dhe te na pasuroj temen me info tjera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 05-05-2010 më 05:09
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kriminaliteti i Jakës së bardhë, ne procesin e Privatizimit

    Konsiderohet fakti se shum politikan, ministra, deputet etj .. ti ken fituar tenderet per ta bler/privatizuar nje nderrmarrje shoqerore, permes poashtu nje procesi kriminal i cili emertohet si Pastrimi apo Larja e Parave.

    Kjo strukture lugatësh (politikuajsh) permes disa pseudo biznesmeneve ne kosove, kan arritur ti blejn apo privatizojn shumicen e nderrmarrjeve shoqerore.

    Pastrimi i parave ne kete rastin e privatizimit ka ndodh keshtu: Filan ministri gjat mandatit ne ministrin e tij, ka vjedhur me miliona euro, dhe tash ky per tu mos u zbulu se ka kaq para, vendos qe ti investoj ne privatizimin e nje nderrmarjeje shoqerore, mirpo jo ne emrin e tij, mirpo tash ky minister porosit nje biznesmen ne kosove qe me paret e ministrit ta blej nderrmarjen e caktuar shoqerore, mirpo zyrtarisht te del se pronar eshte biznesmeni e jo ministri, mirpo sipas marrveshjes se fsheht te tyre qe pas nje kohe, bisnesmeni te ja jep ministrit kete pasuri apo apo te ardhurat nga kjo pasuri te ndahen ne perqindje sipas marrveshjes. - Ky eshte procesi i pastrimit te paras se vjedhur!!
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Permes Procesit te Privatizimit, perveq popullit jan varferuar edhe Biznesmenët

    Perpos popullit qe jan larguar nga puna dhe tash qendrojn ne shtepi si te papun, Edhe ata biznesmen qe jan ne kosove, konsiderohen se luftojn per existenc ne biznesin e tyre, dhe tash ne momentin kur i kan investu parat e tyre ne privatizimin apo blerjen e nje nderrmarrjeje shoqerore, ateher buxheti i tyre eshte hargjuar ne maximum ose me mire te themi qe centin e fundit e kan investuar ne blerjen e asaj nderrmarrjeje shoqerore dhe tash nuk kan asnje cent, thjesht kan falimentuar me kete blerje.

    Tash perpos qe ka deshtuar investimi i bere, mirpo ka deshtuar edhe pasuria e nje bisnesmeni, pasi qe ky bisnesmen nuk ka para qe ta funksionoj investimin e bere dhe rezultati eshte Falimentimi si i bisnesmenit ashtu edhe bisnesit - Rezultati perfundimtar shtimi i Varferis ne Kosove!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 05-05-2010 më 05:26
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    AKP-ja (s’)mund ta kthejë fondin e privatizimit - Lihen jasht vendit per interes 0.1 %

    Ndersa ne Kosove, bankat e kosoves, e kan interesin e kamates sepaku 8%!!


    Fondi i privatizimit i fituar nga shitja e ndërmarrjeve publike, ende mbahet jashtë Kosovës. Anëtarë të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe ekspertë për çështje ekonomike, shprehin nevojën për kthimin e këtyre mjeteve. Por, anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thonë se kanë kërkuar nga Banka Qendrore e Kosovës kthimin e tyre, ndërsa zyrtarë të BQK-së deklarojnë se mjetet mund të kthehen atëherë kur Agjencia ka projekte të gatshme për investime.

    Shfrytëzimi i mjeteve të fituara nga shitja e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, ka mbetur një prej çështjeve më të diskutuara të procesit të privatizimit në Kosovë. Rreth 480 milionë euro të privatizimit ende mbahen jashtë Kosovës, raporton Radio Evropa e Lirë.
    Besa Gaxherri, anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, e sheh shumë të nevojshëm kthimin e këtyre mjeteve në bankat kosovare.

    Sipas Gaxherrit, kthimi i këtij fondi mund të ndikojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.
    “Tashmë Qeveria e Kosovës ka filluar të hyjë në obligime edhe në borxhe, pra edhe me borxhe publike, përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar”.

    “Kosova ka shumë nevojë për qarkullimin e parasë brenda shtetit të vet. Dhe, natyrisht që duhet të kemi kujdes që sa më pak të hyjmë në borxhe, ndërsa të shfrytëzojmë buxhetin tonë në maksimum”, shprehet Gaxherri

    Edhe eksperti i ekonomisë, Bedri Selmani, pohon se është momenti i fundit kur institucionet kompetente duhet të shqyrtojnë mundësinë për kthimin e këtyre mjeteve në bankat e Kosovës.
    Ai vlerëson se hyrja e këtij fondi në tregun bankar të Kosovës, do të mundësojë uljen e normave të interesit të kredive në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë.

    “Ato, sa më parë duhet të kthehen, tani Kuvendi dhe Qeveria duhet të bëjnë përpjekje maksimale t’ia kthejnë ekonomisë ato mjete. Dhe, përmes Bankës Qendrore, bankave afariste duhet t’i bëhet presion që ato mjete t’ua japin ndërmarrjeve që tashmë kanë likuiditet, për shkak të krizës së punës, për shkak të investimeve që kanë bërë”, vlerëson Selmani.
    Por, anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, nuk e dinë se ku gjenden mjetet e privatizimit, mirëpo e dinë që shuma totale është rreth 480 milionë euro dhe që marrin interes 0.1 për qind.

    Dino Hasanaj, kryetar i Bordit të drejtorëve të kësaj agjencie, thekson se disa herë ka kërkuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, kthimin e fondit të privatizimit në Kosovë, por, sipas tij, asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

    “Ne i kemi dërguar gjashtë letra Bankës Qendrore, por nuk kemi marrë përgjigje; nuk e dimë se çfarë po ndodh me mjete e privatizimit”.

    “Ne gjithmonë kemi thënë se dëshirojmë të kemi një transparencë. Ne jemi përgjegjës dhe presim një përgjigje nga Banka Qendrore se çfarë është duke ndodhur me mjetet e privatizimit”, shprehet Hasanaj.

    Në anën tjetër, zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, thonë se Agjencia edhe Banka Qendrore kanë qasje të vazhdueshme në këtë fond.

    Sipas tyre, Agjencia ka të drejtë ta kthejë fondin kur u nevojitet për shfrytëzim, por për këtë, duhet të kenë projekte se ku duhet të investohen apo të transferohen paratë.

    BQK-ja, megjithatë, mohon se interesi i këtij fondi është 0.1 për qind.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 05-05-2010 më 05:39
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nis beteja për “riatdhesimin” e 450 milionë eurove të privatizimit në Kosovë





    Prishtinë, 2 qershor - Ministria për Ekonomi e Financa ka filluar ta përgatisë terrenin për t’i kthyer në vend mbi 450 milionë euro të fituara nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, të cilat janë të investuara jashtë vendit. Muaji tetor i këtij viti, siç shkruan sot “Koha Ditore”, është paraparë nga qeveritarët si periudha kohore kur gjërat mund të lëvizin drejt riatdhesimit të mjeteve. Angazhimi i një kompanie ndërkombëtare për marrjen e klasifikimit shtetëror është kërkuar nëpërmjet tenderimit, i cili sipas zyrtarëve qeveritarë është hapur javën e kaluar.

    “Procesi për marrjen e klasifikimit kreditor shtetëror ka filluar. Javën e kaluar kemi iniciuar procesin e ofertimit, pra është bërë publikimi i njoftimit se Qeveria kërkon të angazhojë një nga kompanitë e njohura ndërkombëtarisht për klasifikim kreditor shtetëror”, ka deklaruar Muharrem Shahini, zëdhënës i kësaj ministrie, duke shtuar se dorëzimi i ofertave nga kompanitë do të jetë i hapur deri më datën 30 qershor 2010.

    Kompania e përzgjedhur sipas parashikimeve të qeveritarëve duhet të përfundojë procesin e vlerësimit kreditor deri në fund të shtatorit apo në fillim të muajit tetor të këtij viti.
    Qëndrimin e qeverisë për riatdhesimin e këtyre mjeteve e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë e Financave, Ahmet Shala, në një letër dërguar shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare, Peter Feith (më gjerësisht në numrin e sotshëm të “Kohës Ditore”)
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Nje shembull se si duhej te ecte procesi i privatizimit te nderrmarrjeve shoqerore

    Në Prishtinë ka nisur punën fabrika “Kosovatex”



    Ka nisur dje punën fabrika “Kosovatex” për prodhimin e xhinseve dhe konfeksioneve. Fabrika aktualisht ka treqind punëtorë. Me prodhim kryesisht të orientuar për eksport, “Kosovatexi” synon të bëhet qendër e industrisë tekstile në Ballkan.
    Fabrika kosovare do të bashkëpunojë me klientë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe brende të njohura botërore, si Hugo Boss, Diesel, Levi’s,Replay, Otto Kern, Mustang, Pierre Cardin, etj.

    Drejtorët efabrikës, Nexhmedin Ejupi dhe Kamal Canakapalli thanë se këtu në Prishtinë kemi zhvilluar një fabrikë që plotëson standarde të klasës botërore në industrinë e konfeksioneve. “Kosovatex”, u privatizua me spin-off special në procesin e privatizimit në Kosovë, kushtet e të cilit parashihnin investim prej katër milionë eurosh dhe dyqind të punësuar.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    teme me interes kjo o fisnik.

    sic e sheh nuk te kan ndjekur bashk atdhetaret nga kosova.
    ose nuk u intereson gjendja ne kosove ose jan pjestar te klaneve qe i kan plackitur kto pasuri e nuk u vjen mire te debatohet e te zbulohen kto plackitje.
    e njejta procedure eshte ndjekur me sa di dhe ne shqiperi mbas 1990-tes.
    malli i shtetit dhe djersa e miljona puntoreve ne 50 vjet ka hyre ne xhepa mafiozesh.
    ata sot zoterojne gjithcka ne shqiperi.kurse populli i thjeshte.. ai qe i krijoj ato vlera mbeti me gisht ne goj e ne bithe.

    njoh ca kosovar ketej.

    shkojn shpesh ne kosov dhe "privatizojne" atje pjes te kombinateve te kosoves apo toka e troje te fermave shteterore te kohes se titos.

    pra hajni (grabitje) si ne kosov si ne shqiperi.

    cfar duhet me ba poplli.

    nuk duhet me fjet..kjo eshte kryesorja.


    ..

  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Vonesa në shitjen e PTK-së, varfëron buxhetin e Kosovës



    – Shtyrja e miratimit të strategjisë për privatizimin e Postës dhe Telekomit për seancat e radhës të Kuvendit të Kosovës do t’i vonojë edhe procedurat ligjore për shitjen e kësaj ndërmarrjeje publike. Për financimin e projekteve të nisura këtë vit dhe përgatitjet financiare për buxhetin e vitit 2011 do të nevojiten mbi 1 miliard e 423 milionë euro në mbulimin e shpenzimeve të parallogaritura bazuar në shifrat e paraqitura në raportet zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave.
    Në bazë të këtyre shifrave, të hyrat e parallogaritura për vitin 2011 do të jenë në kuotën prej 1 miliard e 150 milionë euro, apo rreth 330 milionë euro më pak sesa shpenzimet e parallogaritura dhe investimet kapitale, shkruan sot “Koha Ditore”. Të hyrat e parallogaritura deri në fund të vitit nga doganat dhe Administrata Tatimore pritet të jenë në kuotat prej rreth 890 milionë eurosh, ndërkaq të hyrat e tjera do të realizohen në forma të tjera.
    Në bazë të raporteve të njëjta, rreth 300 milionë euro është llogaritur që të mbulohen nga procesi i privatizimit më 2011.
    Muharrem Shahini, zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave, ka theksuar të dielën se gjithçka është në afatin e paraparë sa i përket procesit të privatizimit të PTK-së. Ai ka thënë se Posta dhe Telekomi do të shitet sivjet dhe se nuk do të mbetet mbrapa me planifikimet buxhetore për vitin 2011.
    “Gjithçka është në afatin e paraparë dhe nuk do të ketë krizë buxhetore”, ka thënë Shahini.
    E në anën tjetër, deputetët e LDK-së, pjesë e koalicionit qeverisës, javën e kaluar e kanë shtyrë miratimin e strategjisë për shitjen e PTK-së për seanca të ardhshme pa përcaktuar ndonjë afat kohor.
    Njohësit e çështjeve ekonomike dhe partitë opozitare kritikojnë qeverinë për nisjen e proceseve financiare pa i realizuar të hyrat e mjaftueshme të planifikuara për mbulimin e shpenzimeve. Mimoza Kusari, nënkryetare e Aleancës Kosova e Re, ka thënë të dielën se gabimi kryesor i qeverisë Thaçi është nisja e projekteve pa i bërë llogaritjet e duhura financiare nga proceset e papërfunduara.
    “Në tri vitet e ardhshme pritet të ketë krizë financiare për shkak të mosmbulimit të shpenzimeve buxhetore të bëra nga qeveria. Problemi i kësaj qeverie ka qenë mungesa e planifikimit financiar”, ka thënë ajo.
    Oferta më e lartë e dhënë për blerjen e 75 për qind të aksioneve në afatin e parë për parakualifikim të korporatave të interesuara për PTK-në ka qenë rreth 380 milionë euro. Kusari ka thënë se për kapërcimin e krizës buxhetore në rast të mosshitjes së PTK-së me çmimin e pranueshëm do të duhej të shfrytëzohej ideja e kësaj partie opozitare.
    “PTK-ja duhet të jepet në një farë forme në shfrytëzim për 4 deri në 6 vjet dhe për këtë periudhë nga kompanitë e interesuara të merren mjetet hua në formë të kredisë”, ka thënë Kusari, duke shtuar se kjo është alternativa më e pranueshme ekonomike në rast të “dështimit” të shitjes së Postë-Telekomit sivjet.
    Ndërkohë, dividendi prej 200 milionë eurosh e korporatës së Postë-Telekomit nuk pritet të përdoret për ndërtimin e autostradës Vërmicë - Merdar. Këto mjete të Postë-Telekomit ende nuk janë futur nga Qeveria nëpër linja buxhetore për t’u investuar në ndonjë projekt kapital.
    Deputeti i pavarur Naim Rrustemi ka thënë se shkollat e atyre që përgatisin raportet buxhetore për vitet në vijim janë të diskutueshme. Sipas tij, politikat buxhetore po bëhen “ad-hoc”.
    “Veprimet bëhen aty për aty. Askush nuk e di se ku qëndron siguria në llogaritjet e bëra për hyrjet buxhetore dhe kjo nuk është logjikë e zhvillimit të shtetit”, ka thënë deputeti Rrustemi. “Duhet të deklarojnë publikisht qeveritarët se duhet ta shesin PTK-në pasi që paratë po u nevojiten pa çare me i fut në autostradë”, thekson ai.
    Në raportimin e ministrit të Ekonomisë e të Financave, Ahmet Shala, para zyrtarëve të Komisionit Evropian për financimin e projektit më të madh rrugor të vendit është thënë se nuk do të preken milionat e korporatës së Postë-Telekomit të Kosovës. Mjetet për financimin e këtij projekti, sipas këtij raportimi, pritet të sigurohen nga “rialokimi i buxhetit, koncesionimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, shitja e Postës dhe Telekomit të Kosovës, shtimi i akcizës në disa produkte, si dhe huamarrja”.
    Përveç 200 milionë eurove që kësaj korporate iu kishin marrë si dividend në vitin 2009, Qeveria e Kosovës ka përfituar edhe 80 milionë euro të tjera në gjashtëmujorin e parë të këtij viti nga PTK-ja. Njëjtë si të parat edhe këto të fundit janë paraparë të shpenzohen për investimin e projekteve kapitale. Qeveria e Kosovës ka paraparë që Postë-Telekomi i Kosovës mund të shitet për një shumë e cila mund të lëvizë midis 300 milionë e 600 milionë euro. Ndërsa projekti i autostradës pritet t’i kushtojë arkës së shtetit mbi 1 miliard euro.
    Dhe, ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka hyrë në pazar për ndërtimin e autostradës, procesi i privatizimit të PTK-së është futur në “qorrsokak”. Jo vetëm partitë opozitare dhe shoqëria civile kundërshtojnë formën e privatizimit të saj, por kundër është shprehur edhe Sindikata e pavarur e punëtorëve të PTK-së. Ndërkohë, Komisioni parlamentar i ekonomisë në shqyrtimin e fundit, para se drafti të dërgohej në Kuvend, ka rekomanduar që blerësit të mos i ofrohen me shumë se 59 për qind e aseteve. Pjesa tjetër, sipas komisionit parlamentar, duhet t’i mbetet në pronësi Qeverisë. Sipas versionit të parë, Qeveria do të ketë në pronësi 25 për qind të aksioneve, ndërsa në menaxhim do të mbajë edhe njësinë e Postës.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •