Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut (Subhanehu ue Teala), i Cili e bëri obligim Haxhxhin për ata të cilët kanë mundësi. Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e tij Muhammedin (SalAllahu Alejhi ue Selem), familjen e tij, shokët e tij, dhe gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit.
Prej mirësive të Allahut (Subhanehu ue Teala) ndaj robërve të Tij është se ka caktuar ditë dhe kohë në të cilat ibadeti ka shperblim shumë më të madh se sa ditëve të tjera.
Një prej këtyre mirësive janë edhe dhjet ditët e Dhul-Hixhxhes.
Me të vërtetë, jeta e këtij ummeti (umetit të Muhamedit (SalAllahu alejhi ue Selem)) është më e shkurt se sa jeta e popujve të më hershëm. Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue Selem) ka thënë:
{ Kohëzgjatja e jetës së ummetit tim është mes gjashtëdhjet (60) dhe shtatëdhjet (70 vite). }
[shih: Silsile Sahiha, 385/2]
Mirëpo, Allahu (Subhanehu ue Teala) me mirësin dhe mëshirën e Tij e ka kompensuar këtë duke i shpërblyer disa vepra shumëfish më shumë se sa të popujve të mëparshëm, e që në këtë rast muslimani ka shpërblime (nëse i punon ato vepra) sikurse të kishte jetuar shumë e shumë vite. Si për shembull, Nata e Kadrit është më e vlefshme se sa një mijë (1000) muaj. Nëse muslimani bën ibadet në këtë natë, ai në të vërtetë ka shperblim sikurse të kishte jetuar shumë më shumë vite se sa që jeton në realitet.
Prej ditëve tjera, në të cilat Allahu (Subhanehu ue Teala) e shumëfishon shpërblimin, janë edhe dhjetë ditët e Dhul-Hixhxhes, për të cilat kanë zbritur ajete dhe hadithe. Allahu (Subhanehu ue Teala) thotë:
"Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!"
[El-Fexhr, 1-2]
Ibn Kethiri ka thënë:
"Dhjetë netët e përmendura në ajet kanë për qëllim dhjetë netët e Dhul-Hixhxhes."
Allahu (Subhanehu ue Teala) thotë: "..dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara."
[El Haxh, 28]
Ibn Abbasi ka thënë:
"Ditët e caktuara janë dhjetë ditët e Dhul-Hixhxhes."
Transmeton Ibn Abbasi (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue Selem) ka thënë: { Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është më e dashur tek Allahu sesa në këtë ditë (të dhul-hixhes).” I thanë: “As xhihadi?” Tha: “As xhihadi, përveç nëse del ndokush me vetën e tij dhe me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë. }
[Transmeton Buhariu]
Seid ibn Xhubejri kur hynin dhjet ditët e Dhul-Hixhxhes, bënte aq shumë ibadet sa që nuk kishte mundësi më shumë.
Gjithashtu, transmetohet se ka thënë:
"Mos i fikni llamat e juaja dhjetë netët e Dhul-Hixhxhes," don të thotë që të bëni namaz gjatë natës dhe të lexoni Kur'an.
Ibn Haxheri në librin e tij El Fet'h thotë:
"Dhjetë ditët e Dhul-Hixhxhes janë të veçanta nga ditët tjera për shkak se në këto dhjetë ditë bashkohen të gjitha llojet e ibadeteve si: namazi, agjërimi, lëmosha dhe haxhxhi."
Është pyetur Ibn Tejmijja (Allahu e mëshiroft) se cilat ditë janë më të vlefshme: dhjetë ditët e Dhul-Hixhxhes apo dhjetë netët e fundit të Ramazanit? Ibn Tejmijja është përgjigjur:
"Dhjetë ditët e Dhul-Hixhxhes janë më të mira se sa dhjetë ditët e Ramazanit, kurse dhjet netët e fundit të Ramazanit janë më të mira se sa dhjet netët e Dhul-Hixhxhes."
Nga kjo kuptojmë se ibadeti në dhjetë ditët e Dhulhixhes është më me vlerë se sa ibadeti në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Kjo sepse dhjetë netët e fundit të Ramazanit janë më të vlefshme, sepse Nata e Kadrit është gjatë natës e jo gjatë ditës.
Shpejto o vëlla musliman, ke kujdes për çastet e këtyre dhjetë ditëve që mos të të kalojnë kot. Pendohu tek Allahu (Subhanehu ue Teala) për mëkatet që i ke bërë deri tani, dhe bën sa më shumë ibadete, fal sa më shumë namaz, agjëro, jep sadaka etj.
Allahu (Subhanehu ue Teala) thotë:
"E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave."
[El Haxhxh, 32]
O Allah na lehtëso punët e mira dhe na afro kah ato, dhe na vështirëso punët e këqija dhe na largo nga ato.
E lusim Allahun (Subhanehu ue Teala) që të na mundësoj që këto dhjetë ditë ti kalojmë në ibadete dhe të na i falë mëkatet tona. Amin
Dhjet ditë e Dhulhixhxhes ja fillojn më 11.12.2007 e marte.
Përgaditi: Eroll Nesimi
Kuran dhe Sunnet © 2002-2007
Krijoni Kontakt