-
Kur mendja se mendon...!!!
Post Kur mendja s'mendon...!!!
Thuaj: A janė tė barabartė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė? Po, vetėm tė zotėt e mendjes marrin mėsim. Kuran, 39:9
Po, mendjet e ndritura duhet tė interpretohen. Fjalėt e tyre janė thesar! Mund tė zgjidhin ēėshtjesh, qė pėr shumė tė tjerė mund tė jenė tė panjohura dhe tė pazgjidhshme. Por, megjithatė, kur mendja e njeriut qė i interpreton, nuk i mendon, atėherė edhe mendjet e ndritura e fjalėt e tyre mund tė mos kuptohen drejtė.
Njerėz qė smendojnė. Zakonisht ata qė mbyllen nė vetvete, qė lexojnė pak e sipėrfaqėsisht, ndėrsa logjikės drynin ia vejnė. E mė tepėr ata qė sveprojnė, merren me dy fjalė: tha e thuhet. Kush mendon, tė paktėn thotė, unė mendoj a them. E sidomos ata qė mė pak flasin, e mė shumė veprojnė, rrallėherė rrėfejnė se ēthonė tė tjerėt, e ēthuhet pėr tė tjerė a pėr diēka. Ky njė ves i njerėzve me mendje e zemra qė koten.
Kėta njerėz njihen qė nė shikim tė parė. Flasin shumė dhe e teprojnė, qeshin dhe e teprojnė, e ēdo herė kur diēka seriozisht bisedohet, ndėrhyjnė dhe e ndryshojnė temėn. Nuk mund tė qėndrojnė brenda temės. E kalojnė bisedėn sa prej njė kodre nė kodėr tjetėr. Sepse kėta nuk pėrqendrohen me mendjen e tyre, por nė atė qė tė tjerėt thanė dhe nė atė qė pėr tė tjerė a diēka thuhet.
Gjuha ėshtė krijuar pėr tė folur, pėr tė shprehur, pėr tė interpretuar. Kur fjala qė thuhet, ėshtė fjalė qė meditim a studim kėrkon, apo ėshtė fjalė e paprekshme, siē ėshtė fjala e Zotit dhe tė Dėrguarit tė Tij, sdo mend, se gjuhėt duhet madje tė thonė: tha e thuhet. Por, pėr njerėz qė kanė gjuhė e mendje, tė thonė se ēthotė gjuha dhe mendja e tė tjerėve, pa e thėnė atė qė thotė mendja e tij, ėshtė diēka qė duhet riparuar.
Zoti nuk i krijoi njerėzit tė mendojnė pėr njerėz tė tjerė. Secilin njeri e pajisi me intelekt qė tė mendojė i pavarur nga tjetri. Dėshmi kemi mėnyrėn sesi Kurani i komunikon njeriut. Aty kur njerėzit thėrriten qė tė mendojnė, thėrriten tė gjithė, njė nga njė, e jo vetėm njė grup i veēantė i njerėzve. Gjithsesi, tė veēantėt mund tė jenė njerėzit qė mendjen e shfrytėzojnė!
Ėshtė bėrė parim: njė tė mendojė nė njėqind vetė. Nėntėdhjetė e nėntė merren me thashetheme, ndėrsa njė merret me trurin e vet. Mendjesh qė vetėm inēizojnė, e gjuhė qė imitojnė. As tė afta pėr tė menduar e as pėr tu shprehur tė pavarura. Kėta janė ata njerėz qė vėrtetė kacafyten: jo pėr mendimet e tyre, por mes vete pėr mendimet e tė tjerėve.
Fjala ėshtė e gjykuar qė kur interpretohet prej njė gjuhe nė tjetrėn, tė ndryshojė, veēse fjala qė Zoti ka pėrcaktuar tė mos pėsojė ndryshim! Njerėzit qė flasin me fjalė tė njerėzve tjerė, qė fjalėt e tyre nuk janė tė siguruara nga ndryshimi, bėjnė qė ato fjalė tė shndėrrohen nė thashetheme qė nxisin keqkuptime dhe hutime.
Ata njerėz qė kanė prirje qė tėrė kohėn tė merren me thashetheme, tha e thuhet, harrojnė vetveten. Kėta njerėz janė tė qortuar. Dinė vetėm tė flasin, e sia kanė idenė tė veprojnė. Ka prej njerėzve qė thonė: besoj, jam i bindur, jam i pastėr, jam i drejtė, jam rregullues, jam pėrmirėsues! Por shumė prej tyre qė thonė janė tė kundėrtit.
Po, mendjet e ndritura duhet tė interpretohen. Fjalėt e tyre janė thesar! Mund tė zgjidhin ēėshtjesh, qė pėr shumė tė tjerė mund tė jenė tė panjohura dhe tė pazgjidhshme. Por, megjithatė, kur mendja e njeriut qė i interpreton, nuk i mendon, atėherė edhe mendjet e ndritura e fjalėt e tyre mund tė mos kuptohen drejtė, apo me fjalė tė tjera, tė mos zgjidhin asgjė, e tė mbesin thjesht fjalė qė pėrgojohen e nuk jetėsohen.
Njerėzit qė interpretojnė pa menduar, janė pikėrisht ata njerėz qė shumė flasin, e pak veprojnė. Pasi, kur diēka nuk mendohet, ėshtė e vėshtirė tė mishėrohet nė qenien e njeriut. Ėshtė dukuri mbresėlėnėse, sesi kėta njerėz megjithėse trurin e tyre e kanė vėnė nė pauzė, bėhen kokėfortė dhe tė ngurtė nė atė qė thotė se ėshtė thėnė a thuhet. Kapen fortė pėr mendimet e tjerėve, e kur dikush ua thotė ndonjė mendim tjetėr, pa hezitim e pėrjashtojnė. Madje, aq larg mund tė shkojė ky pėrjashtim, saqė edhe ndillet urrejtje.
Jo, njerėzit gabojnė, pėrveē ata qė Allahu i Madhėruar i ka ruajtur nga rėnia nė gabimet e rėndomta njerėzore. E tė tjerėt, duhet tė merren thjesht mendime tė lira e tė pavarura. Po qoftė edhe mendim qė tė pėlqen, e ty tė duket ideal dhe i paprekshėm nga gabueshmėria, prapė dije se, pėr dikė tjetėr ai mendim duket i papėrshtatshėm, mos tė them mund ti duket edhe mendim i gabuar. Kur njerėzit e kuptojnė kėtė, arrijnė tė shkėmbejnė nė paqe mendimet dhe pėrvojat e njėri-tjetrit e tė ndikojnė e tė ndikohen pėr mė tė mirėn.
Mund tė anojė njeriu nė diēka qė e ndjen si tė drejtė, por tė mos kalohet nė ekstremitet, e ngushtėsi, pasi, ashtu siē janė shijet e njerėzve tė llojllojshme, ashtu janė edhe mendimet dhe perceptimet e tyre. Njė fakt qė pak a shumė nuk mund tė mohohet: kur njeriu interpreton pa menduar, ėshtė mė shumė emocional e mė pak racional. E animi emocional e bėn mendjen tė mos mendojė.
Vetėm e vėrteta e vėrtetė ėshtė diēka qė duhet pranuar dhe pasuar, e ajo ėshtė fjala e Allahut tė Madhėruar, Kurani, dhe trashėgimia e tė Dėrguarit tė Allahut, Muhammedit salAllahu alejhi ve selem. Por edhe Fjala e Allahut dhe e tė Dėrguarit tė Tij pėr tu pasuar, kėrkohet tė meditohet, qė pasimi tė jetė ndershmėrisht dhe i drejtė, ashtu siē ishte i gjeneratės sė parė, Sahabėve radijAllahu anhum!
Allahu e di mė sė miri!
Allahu na i ndriēoftė mendjet tona, e na bėftė prej atyre qė vazhdimisht thonė: O Zoti im, mė shto dituri!
Ve-l-hamdu lilahi ve salAllahu alejhi ve selem
Shkruan: Avni Tafili
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt