Close
Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 124
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    ZOTI i madh,allahu e krishti e kan derguar Hashim thaqin,ZOTI eshte me Thaqin ska e ka qit ne ket bot me qliru ,pavarsu me ngrit ekonomikisht dhe me bashku me trojet shqiptare Kosovenpo normal ZOTI i ka thene qe do te hasesh ne pengesa tradhtar e idiota,po per momentin me sukses po e kryn detyrat e ZOTIT

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Rren kofte,se kesaj her e kini hanger kungj apet,prishtina ja vlen me shume se te gjitha komunat e kosoves.
    rren te doken ty edhe keto shifra e fakte
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Rritja e PDK-së për rreth 40.000 vota nga zgjedhjet e vitit 2007, që përbëjnë 36.80% të votave totale, është një konfirmim se PDK mbetet partia më e madhe dhe më e konsoliduar në vend dhe që gëzon besimin e palëkundur të qytetarëve të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Realitetet pas 15 nëntorit

    Shtunë, 28 Nëntor 2009 18:16
    Bashkim Hoxha



    1.

    15 nëntori nxori edhe njëherë PDK-në forcën më të madhe politike të vendit. Ky është treguesi më i mirë, se votuesi kosovarë me gjithë problemet ende të shumta që po kalon vendi, si shteti më i ri evropian, vazhdon të jetë i kënaqur me qeverisjen aktuale. Votuesi kosovarë e ka kuptuar mjaft mirë, madje shumë herë më mirë se një shtresë politikanësh, madje kryetarë partish, shefa grupesh parlamentare, analistë politik, një numër militantësh të zjarrtë të partive të ndryshme, grupe interesi, se nga një shtet i ri ende në konsolidim demokratik nuk mund të priten mrekullia brenda natës. Shkopin magjik nuk e posedojnë as vendet më të zhvilluara e me traditë solide të funksionimit demokratik. Në këtë pikëpamje, elektorati kosovarë u tregua se nuk është në gjumë. Pavarësisht përpjekjeve të dikujt, përkatësisht të disa grupimeve politike që në emër të thithjes së elektoratit nuk lanë gurë pa lëvizur, hodhën dhe vazhdojnë të hedhin baltë ndaj çdo të arriture të Republikës së Kosovës, nuk lënë fjalor pa përdorur për të diskredituar lidershipin e PDK-së, elektorati nuk e ndëshkoi këtë të fundit, përkundrazi e votoi në shumicë atë. Qytetarët e Kosovës i kanë provuar qeveritë e udhëhequra nga AAK-ja. Rezultatet i dimë të gjithë. Ashtu siç dimë mbi zanafillën e ndërtimit të kanaleve nëntokësore dhe mbitokësore të korrupsionit, kriminalitetit, nepotizmit e një sërë marifetesh të tjera të cilat do të kërkojnë kohë për t'u çrrënjosur. Po ashtu, jemi dëshmitarë të faktit, LDK-ja në bashkëqeverisje me AAK-në humbi keqas në zgjedhjet e vitit 2007. Po ashtu, është fakt, LDK-ja në bashkëqeverisje në PDK-në pati një rritje të elektoratit prej 2 për qind. Kjo dëshmon se elektorati kosovarë vazhdon të jetë i kënaqur me qeverisjen e vendit. Ky elektorat ka filluar të kuptoj se ku e kur duhet ndëshkuar me votë, si dhe ku e kur duhet përkrahur me votë. Sigurisht askush nuk do të priste vetëdijesim 100 për qind të elektoratit. Qytetarët e Republikës së Kosovës e dinë fare mirë se Kosova, me gjithë problemet e shumta që ka për shkak të shumë faktorëve, asnjëherë gjatë tërë historisë së saj nuk ka qenë më mirë se tani. Për të pohuar të kundërtën, njeriu ose duhet të jetë i marrë, ose duhet të jetë i paaftë politikisht dhe mendërisht, ose interesi personal duhet t'i ketë verbuar sytë dhe shurdhuar veshët.



    2.

    Me gjithë nënshkrimin e disa koalicioneve LDK-AAK në disa komuna për balotazh, pak të besohet që ky koalicion mund të jetë fitues. Siç u përmend më lart, praktikat e koalicionit AAK-LDK që ka na qeverisur në nivel qendror në të kaluarën është koalicioni më i panevojshëm për këtë vend, rrjedhimisht nuk i duhet as komunave tona. Koalicioni LDK-AAK për nivelin lokal fillimisht u ndërtua në Prizren. Në këtë kontekst, do të ishte fare normale sikur koalicionet e partive humbëse të lidheshin në ndonjë qytet të caktuar në qoftë së qeverisja e keqe e atij qyteti do t'i detyronte partitë humbëse t'i bashkojnë votat për të parandaluar vazhdimin e qeverisjes së keqe. Mirëpo, kur bëhet fjalë për Prizrenin, mendoj se subjektet nënshkruese të koalicionit, LDK-AAK, përveç se gjasat i kanë tejet të vogla për të fituar në balotazh, këto dy parti tashmë e kanë koritur veten e tyre. Qytetari i Prizrenit tashmë e ka pasqyrën tejet të qartë për të vendosur për kë të votojë në balotazh. Në këtë qytet për dy vite të qeverisjes së PDK-së janë bërë punë shumë herë më shumë se për tetë vite qeverisje nga ana e LDK-së. Në anën tjetër, përkundër rritjes së AAK-së në disa qytete të tjera, në Prizren, në qytetin e traditës dhe kulturës, pati rënie. Kjo mund të përkthehet fare thjesht: Qytetari i Prizrenit nuk do ta dëshironte një qeveri komunale ku pjesëmarrëse në qeverisje do të jetë ky subjekt politik. Ka të ngjarë që LDK-ja edhe ashtu e humbur në zgjedhjet e 15 nëntorit në Prizren, pas nënshkrimit të koalicionit me AAK-në për balotazh, do të devalorizohet akoma, mund të humbas më keqas se në vitin 2007. Askush nuk do të dëshironte ndërprerjen e shumë punimeve që po ndodhin në qytetin dhe fshatrat e Prizrenit; askush nuk do të dëshironte humbjen e projekteve zhvillimore të qytetit dhe fshatrave të Prizrenit që posedon PDK-ja dhe që priten të implementohen; askush natyrisht nuk do të dëshironte që nëpërmjet votës së lirë ta ndëshkonte dikë që ka dëshmuar aftësi menaxhuese për qytetin, duke shpërblyer me votë dikë tjetër që ka pasur shansin të dëshmohet, por e ka bërë të kundërtën. Prandaj, vazhdimi i qeverisjes së komunës së Prizrenit me kryetar, prof. dr. Ramadan Mujën, mendoj se do të determinonte vazhdimin e realizimit të projekteve zhvillimore të Prizrenit dhe rrethinës së këtij qyteti.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Stavileci: PDK ka fituar 36.80% të votave totale
    Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit ka dalë si partia numër një në Kosovë, duke shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2007, ka thënë Blerand Stavileci, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)....
    Postuar: 13:31:32 / 29.11.2009
    Sipas një materiali të prezantuar në konferencën e sotme për shtyp nga zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, PDK ka fituar 36.80% të votave të përgjithshme në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.

    Duke krahasuar me vitin 2007, në këtë konferencë është thënë se në këto zgjedhje, PDK ka fituar 40.000 vota më shumë.

    Sipas këtij vlerësimi, në rreth 70% të komunave kandidatët e PDK-së kanë rreth 40% të votave.

    Gjithmonë sipas këtij prezantimi, mesatarja totale e avantazhit është 10.8%, ndërsa krahasuar me LDK-në, PDK ka avantazh prej 8.36%, ndaj AAK-së 24.37%, ndërsa ndaj koalicionit AKR-LDD 16.6%.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PDK koalicion me AKR në Lipjan e Kamenicë
    Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan dhe Aleanca Kosova e Re kanë arritur marrëveshje koalicioni në Lipjan që të përkrahet në balotazh kandidati i PDK-së për kryetar të komunës, Shukri Buja.

    Gjithashtu, siç bëhet e ditur në një komunikatë të kësaj partie, dega e PDK-së në Kamenicë dhe AKR kanë arritur marrëveshje koalicioni në Kamenicë që të përkrahet në balotazh kandidati i PDK-së për kryetar të komunës, Begzad Sinani. /Telegrafi/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 29-11-2009 më 13:35
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rezultatet nuk ndryshojnë
    Partia e Hashim Thaçit, PDK, prin në 16 kuvende komunale, kurse LDK në 9. Partia e tretë është AAK, e cila prin në 5 komuna, kurse me nga një komunë është edhe LDD dhe VAKAT. AKR’ja nuk prin në asnjë komunë. KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare për kuvendet komunale.

    Nga Faton Ismajli më 01.12.2009 në ora 21:20
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar të martën rezultate përfundimtare për Asambletë Komunale, dy javë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

    Ky rezultate nuk ndryshon nga publikimi i rezultateve preliminare, ku PDK’ja prin në 16 komuna te Kosovës, LDK’ja në 9, AAK’ja në 5, LDD’ja dhe VAKAT me nga një komune, kurse AKR’ja në asnjë komunë.

    Kryesuesja e KQZ’së, Nesrin Lushta ka thënë se certifikimi i rezultateve do të bëhet pas përfundimit të proceduarave të ankesave në KZAP dhe Gjykatën Supreme.

    Ajo ka ripërsëritur se balotazhi do të mbahet më 13 dhjetor, ashtu siç është paraparë me ligj.

    “Balotazhi do të mbahet me 13 dhjetor dhe nuk do të ketë asnjë vonesë në këtë drejtim”, ka premtuar Lushta.
    Sipas KQZ’së, certifikimi i rezultateve do të bëhët së pari për Kryetar të Komunave dhe pastaj për Asamble Komunale.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    KQZ shpall rezultatet përfundimtare


    KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare për kuvendet komunale si dhe ndarjen e vendeve. Kryetarja e KQZ-së Nesrin Lushta, ka premtuar se shumë shpejtë do të bëhet edhe certifikimi për kryetar komunash , para para balotazhit. Rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja, për përqindjet e partive në komuna dhe ndarjen e ulëseve në kuvendet komunale janë këto: .

    Deçan, AAK, 57.72 % , 16 vende, LDK 19.38 % 5 vende LDD 9.11 %, 2 vende,

    Gjakovë: AAK, 29,05 %, 12 vende, AKR, 18,67 %, 7 vende, LDK, 12,22 %, 5 vende,

    Gllogovc, PDK, 80,39 %, 24 vende, LDK 5,57 %, 2 vende LDD - 5.03 % 2 vende,

    Gilan : PDK, 34,92, 14 vende, LDK 23 ,12 % 9 vende, .AAK 12,78 % 5 vende, LDD 10,97 % 5 vende,

    Dragash: PDK 32,08%, 9 vende, .LDK 30,6 % , 9 vende , Koalicioni VAKAT 12,40% 3 vende,

    Istog : LDK 37,22 % , 11 vende, AAK 22,19 %, 6 vende , .PDK 16,46 %, 5vende , LDD 11,00 % 3 vende

    Kaçanik PDK 47,55 % 13 vende, AAK 25,45 % 7vende, LDK 16,45 % 4 vende,

    Klinë :PDK 32,28 % 9 vende, AAK 30,92 % 9 vende, LDK 21,38 % 6 vende,

    Fushë Kosovë LDK 44,48 % 12 vende, PDK 22,56 % 6 vende, AAK 7,07 % 2 vende,

    Kamenicë : .PDK 31,02 % 8 vende, LDK 20,14 % 6 vende, AAK 18,46 % 5 vende,

    Mitrovicë: PDK 33,51 % 14 vende, LDK 20,99 % 9 vende, AKR 16,09 % 7 vende,

    Leposavic: Koalicioni Vakat: 70,80 % 13 vende, AAK 26,55 % 5 vende, LDD 3 2,65 % 1 vend

    Lipjan: PDK 36,74 % 12 vende, LDK 30,00 % 9 vende, AKR 12,29 % 4 vende,

    Novobërdë: LDK 33,48 % 5 vende, AKR 17,09 % 2 vende, Partia Për të ardhme me të mirë, 12,82 % 2 vende

    Obiliq :PDK 25,85 % 6 vende, AAK 23,07 % 5 vende, .LDK 21,67 % 5 vende,

    Rahovec: PDK 31,26 % 10 vende, .LDK 22,67 % 8 vende, .AAK 16,21 % 5 vende,

    Pejë: AAK 31,67 % 13 vende, PDK 14,46 % 6 vende, LDK 13,95 % 6 vende

    Podujevë: LDK 46,52 % 19 vende, PDK 28,17 % 12 vende, AAK 13,79 % 6 vende,

    Prishtnë: LDK 45,86 % 24 vende, AKR 15,50% 8 vende, PDK 13,73 % 7vende,

    Prizren: PDK 28,89 % 12 vende, LDK 25,70 % 11 vende, AAK 8,20 % 4 vende,

    Skenderaj: PDK 79,69 % 26 vende, LDD 10,13 % 3 vende, AKR 3,28 % 1 vend

    Shtme: .PDK 48,41 % 10 vende, .LDK 20,92 % 5 vende, LDD 9,99 % 2 vende,

    Shtërpcë: Partia e Pavarur Liberale 39,91 % 8 vende, PDK 24,59 5 vende, PSK 12,2 % 3 vende

    Suharekë: LDK 31,86 % 11 vende, PDK 29,39 % 10 vende, AAK 27,26 % 10 vende,

    Ferizaj: PDK 37,97 % 15 vende, LDD 16,79 % 7, LDK 14,36 % 6 vende

    Viti: LDD 25,84 % 7 vende, PDK 23,55 % 7 vende, AAK 17,07 % vende

    Vushtrri: PDK 40,29 % 15 vende, AAK 20,56 % 7 vende, LDK 18,99 % 7 vende

    Zubin Potok: LDK 53,65 % 10 vende, PDK 43,99 % 9 vende , AAK 2,36 %

    Zveçan: AAK 100 %, 13 ulëse,

    Malishevë :PDK 52,57 % 16 vende, LDK 34,3 2% 11 vende, AAK 5,46 % 2 vende

    Junik :AAK 43,49 % 7 vende, .LDK 34,52 % 5 vende, LDD 11,80 % 2 vende,

    Mamushë: Partia Demokratike Turke e Kosovës, 68,87 % 11 vende, .AKR 15,41 % 2 vende, PDK 9,16 % 1 vend

    Hani i Elezit: LDK 38,77 % 6 vende, PDK 37,76 % 6 vende, AAK 23,47 % 3 vende

    Gracanica: Partia e Pavarur Liberale, 60,12 % 12 vende, VIDOVDAN 11,89 % 2 vende, Lëvizja e Rezistences serbe, 11,05 % 2 vende,

    Ranillug Iniciativa Qytetare për Ranillug 72,87 %, 11 vende, Partia Serbe e Kosovës dhe Metohisë, 27,13 %, 4 vende,

    Kllokot :Partia e Pavarur Liberale 65,42 % 10 vende, LDK 34,58 % 5 vende.

    Lushta me këtë rast ka bërë të ditur se certifikimi për kryetar të komunave do të bëhet së shpejti.

    Balotazhi sipas KQZ do të organizohet me 13 dhjetor.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PDK, model evropianizimi dhe profilizimi politik
    Martë, 01 Dhjetor 2009 16:26

    Izmi Zeka



    I



    Zgjedhjet e 15 nëntorit, edhe njëherë dëshmuan vlerësimin politik dhe praktik, që votën qytetari i Kosovës ia dha partisë më të madhe në vend -Partisë Demokratike të Kosovës.

    Rritja me mbi 40.000 vota është dëshmi e përkushtimit qeverisës, zhvillimit dhe integrimit që PDK-ja si bartëse e pushtetit në Kosovë, i ka realizuar. Esencialisht kjo për partinë më të madhe në vend nënkupton stabilizim, profilizim dhe demokratizim të brendshëm të këtij subjekti politik, prandaj përgjigjja që i japin qytetarët e Kosovës këtyre zhvillimeve është besimi i votës së tyre.

    PDK-ja ka një strukturë të brendshme organizative, që funksionon mbështetur në normat demokratike, dhe këtë organizim dhe funksionalitet e ka përcjellë edhe në institucionet qeverisëse shtetërore, gjë që është në përputhje të plotë me standardet demokratike evropiane të proklamuara aq shumë për Evropën Juglindore. Në këtë drejtim PDK-ja ka arritur jo vetëm të jetë partia më e madhe, por edhe të ketë rolin prijës në proceset organizative e demokratizuese, duke ndihmuar edhe në demokratizimin e fuqishëm të shoqërisë kosovare.

    II



    Reciprociteti në raport me qytetarët, e ka bërë më të kapshëm konceptin politik dhe ka prodhuar rritën e PDK-së.

    Më tej ky subjekt politik, në funksionim dhe funksionalitet ka dëshmuar moral të lartë politik, dhe kjo ka bërë që të pikëtakohen morali i zgjedhësve me moralin e të zgjedhurve.

    Njëkohësisht është dëshmuar fakti se politika-elita politike mund të jetë klase e moralshme dhe respektabile.

    PDK-ja është e vetmja parti në Kosovë, që ka promovuar dhe brenda saj ka ideuar modelet e Evropës Perëndimore në organizimin e brendshëm të saj, por edhe në raportin me elektoratin, partitë tjera dhe pushtetin. Në këtë mënyrë ajo është bërë model evropianizimi, profilizimi dhe organizimi edhe për partitë e tjera politike në Kosovë dhe rajon.

    III



    Pavarësisht shantazheve, denigrimeve e shpifjeve që mund t'i ushtrojë dikush përpara asaj, PDK është "Mal i madh" që askush nuk mund ta dëmtojë, sepse në thelb është parti e njerëzve të Kosovës, e vlerave demokratike e evropiane.

    Pavarësisht tendencave që me metodat më jodemokratike të goditet qenia e saj, PDK do të dalë më e fuqishme falë vlerave që ngërthen në vete, dhe që ka transmetuar tek qytetarët. Besimin klasës politike ia jep populli dhe populli i Kosovës është mësuar që të mos i marrë për të vërteta sulmet shpifëse të motivuara politikisht.

    Prandaj PDK do të dalë më e fuqishme sa herë atakohet me metoda jodemokratike, sepse demokracia ka fituar në Evropë, do të fitojë edhe në Kosovë!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PDK mbetet e para
    AAK shënon rritjen më të madhe, AKR dhe LDD shënojnë rënie
    PDK mbetet e para, AAK shënon rritjen më të madhe, AKR dhe LDD shënojnë rënie
    Prishtinë, 2 Dhjetor 2009 (Kosovapress) Koha 17:30

    Pas ndryshimeve në skenën politike në zgjedhjet e kaluara, ku PDK nga pozita e dytë mori vendin e parë, duke e lënë LDK-në të dytën, në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, strukturën politike e ka ndryshuar AAK, duke dalë e treta, nga pozita e pestë ku ishte në zgjedhjet e vitit 2007. Pesë partitë që kanë fituar me së shumti vota në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit të prezantuara nga KQZ-ja, kanë këtë rezultat:

    PDK 200.426, ka shënuar rritje për 4219 vota,

    LDK 153.294, ka shënuar rritje për 23.884 vota,
    AAK 94.686, ka shënuar rritje për 40.075 vota,
    kurse dy partitë tjera që kanë shënuar rënie janë
    AKR që ka marrë 53.038, ka humbur 17.127 vota dhe
    LDD ka marrë 45.190, ka humbur 11.812 vota.

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    AKR-ja e Gjilanit rreshtohet përkrah PDK-së
    Gjilan, 2 Dhjetor 2009 (Kosovapress) Koha 20:05

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) të mërkurën mbrëma kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion në Gjilan, me ç’rast drejtues të degës së PDK-së u shprehën të bindur se kjo parti do të fitojë në balotazhin për kryetar komune dhe do të qeverisë me komunën edhe katër vjetët e ardhshme.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •