o komunista pjelle e shkinis ishalla ju lsho zemra se shqiptaria po i rimer tokat e veta shqiptare ne iliri,e PDK eshte partia me emadhe shqiptare dhe me stabile ne vend e rajon pas tri fuqive europiane eshte PDK
o komunista pjelle e shkinis ishalla ju lsho zemra se shqiptaria po i rimer tokat e veta shqiptare ne iliri,e PDK eshte partia me emadhe shqiptare dhe me stabile ne vend e rajon pas tri fuqive europiane eshte PDK
Kualicionet per Viti pasqyre per Qender
PDK-AAK: në Viti
Publikuar: E hënë, më 21 dhjetor 2009
Artikuj të ngjashëm
Viti, 21 dhjetor - PDK-ja dhe AAK-ja në Viti kanë nënshkruar marrëveshje për qeverisje të përbashkët në katër vitet e ardhshme. Nëpërmjet një komunikate për media bëhet e ditur se AAK si partnere qeverisëse e PDK-së nga kjo marrëveshje siguron udhëheqjen e tri drejtorive komunale, postin e kryetarit të asamblesë së kuvendit dhe pas gjashtë muajve mund ta marrë edhe postin e nënkryetarit të komunës. Daut Xhemajli, kryetar i degës së PDK-së ka thënë se pas konsultimeve dhe bisedave me drejtuesit e AAK-së është arritur marrëveshje e shkruar sipas së cilës do të qeveriset komuna e Vitisë pas zgjedhjeve të fundit lokale.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Qemajl Mustafa paralajmëron tërheqjen nga rivotimi në Gjilan
Gjilan, 22 dhjetor - Kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, duke përjashtuar mundësinë e daljes përsëri në zgjedhje, tha të martën se nëse do të ketë përsëritje të balotazhit në komunën e Gjilanit, ai nuk do të jetë pjesë e listës sikurse as partia e tij nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje. “Nëse KQZ-ja merr vendim për përsëritjen e zgjedhjeve në Gjilan, unë nuk do të jem pjesë e këtyre zgjedhjeve”, ka këmbëngulur Mustafa, i cili tash e dy vite e ushtron postin e kryetarit të komunës, i cili sipas rezultateve preliminare të balotazhit të 13 dhjetorit, ishte shpallur fitues për postin e kryetarit të Gjilanit edhe për një mandat tjetër katërvjeçar. “Gjilani duhet të hiqet nga lista për përsëritjen e zgjedhjeve, sepse nuk qëndrojnë ato që thuhen për procesin e balotazhit në këtë qytet”, tha Mustafa, i cili shtoi se nuk mund të kthehet procesi prapa shkaku i humbësit.
Mustafa, sipas KosovaLive propozimin e KZAP-it për përsëritje të zgjedhjeve në Gjilan e cilësoi joprofesional, të njëanshëm dhe të padrejtë, pasi KZAP-i nuk ka konsultuar argumentet e PDK-së dhe shtoi se me këtë vendim ata ishin thellësisht të befasuar. “Përsëritja e zgjedhjeve në Gjilan pa pajtimin e PDK-së do të ishte skenari më i keq, sepse fitues më nuk do të ketë në këtë komunë, por ai që do të humb më së shumti do të jetë qytetari i komunës”, tha Mustafa, sipas të cilit nuk duan që për herë të tretë të dalin në zgjedhje, pasi vlerësojnë se për një gjë të tillë nuk ka arsye.
Mustafa tha se qytetarët nuk mund të dalin në zgjedhje pa i bindur se procesi ka qenë jo i rregullt dhe sipas tij këto zgjedhje për të cilat po pretendohet do ta qonin komunën e Gjilanit në një udhëkryq. I pari i komunës së Gjilanit, tha se nga elektorati i PDK-së kishte kërkesa për protesta, por se dega e PDK-së nuk u ngut e bindur se gjërat do të riparohen.
“Ne kemi bërë dhe dërguar ankesë drejtuar KZAP-it, pastaj Gjykatës Supreme, gjithashtu këto ankesa i kemi dërguar edhe KQZ-së”, tha Qemajl Mustafa, duke besuar se komuna e Gjilanit, do të hiqet nga lista për t’u përsëritur zgjedhjet, pasi sipas tij, vota e tij dhe PDK-së, ishte qind për qind e pastër, gjë të cilën e ka vërtetuar edhe Komisioni Komunal Zgjedhor, por të cilën nuk po e besojnë vetëm ata që e humbën garën e që shpresojnë se do t’u jepet edhe një rast tjetër.
Kryetari Mustafa, i cili është i bindur në fitoren e tij të pastër, tha se nëse është nevoja, votat mund të njihen edhe prej fillimit, një nga një, por ai përjashtoi mundësinë e daljes së sërishme në zgjedhje
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Haziri: Zgjedhjet në 3 komuna, të pashmangshme
Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet e bindur se organizimi i zgjedhjeve në tri komuna, Prizren, Gjilan dhe Lipjan është i pashmangshëm, dhe se KQZ duhet të respektojë vendimin e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, në një konference me gazetarë ka theksuar se keqpërdorimi në 50% të vendvotimeve tregon qartë se zgjedhjet në këto tri komuna duhet te organizohen dhe për këtë nuk duhet te ketë dilema.
Haziri më tej ka propozuar që data e mbajtjes së zgjedhjeve të caktohet në muajin janar.
Po ashtu, të martën, drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës thanë se janë duke u përgatitur me të gjitha strukturat për të shënuar me një sërë aktivitetesh 20 vjetorin e themelimit, duke filluar në mëngjes me homazhe tek varri i ish- kryetarit Ibrahim Rugova dhe deri vonë në mbrëmje me një koncert për të rinj.
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
KQZ: Në Prizren do të rivotohet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të zhvillohet rivotimi për kryetar të komunës së Prizrenit. Votimi për Prizrenin në KQZ përfundoi me 8 vota për, 2 kundër dhe një abstenim.
Vendimi për Prizrenin erdhi pas vendimit të marrë në të njëjtën mbledhje, e cila vazhdon ende, që udhëzimi i KZAP-it për rivotim në Prizren, Gjilan e Lipjan, të shqyrtohet për komunat veç e veç dhe jo në pako.
Udhëzimi i KZAP-it për të shpallur rivotim në këto tri komuna, nuk mund të zbatohet në pako, sepse, siç thuhet, duhet të merren parasysh specifikat e komunave veç e veç. /REL/
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Nice-Boy nuk po gënjen fare.
Ditën kur KZAP-i mori vendimin për përseritjen
e votimit në Prizren, Lipjan dhe Gjilan, zv/kryeministri
dhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi doli menjëherë
me një deklaratë para mediave, ku foli me gjuhë të
prerë duke thënë se për ne (PDK-në) sovrani ka folur,
dhe përseritja e votimit është e papranuar.
Në këtë stil disi ka folur Kuçi. Pra, fjalimi i tij ishte qëndrim
zyrtar edhe i qeverisë të cilën ai e udhëheq, edhe i PDK-së,
nënkryetar i të cilës është.
Se çfarë ka ndodhë në ndërkohë, nuk dihet, veçse të nesërmen
PDK-ja doli me deklaratë, se e pranon vendimin e KZAP-it?!
Kjo është e vërteta, dhe Nice-Boy ka shumë të drejtë.
Turp i madhe per demokracine !
Pakica e pasuruar me krim, dominon mby shumicen e varfur te popullates
KQZ: Rivotohet në Prizren e Lipjan
Qytetarët e Prizrenit dhe të Lipjanit duhet t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur udhëheqësin e komunës së tyre. Kështu mori vendim KQZ-ja, pas udhëzimit të KZAP-it për të urdhëruar rivotim në këto komuna dhe në Gjilan. Por, vendimi për rivotim eventual në Gjilan, do të merret pas procedurave shtesë të kërkuara nga KQZ-ja.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të shpallë rivotim në komunën e Prizrenit dhe atë të Lipjanit, ndërsa për komunën e Gjilanit, shumica e anëtarëve të KQZ-së votuan që, fillimisht të zhvillohen hetime nga përfaqësues të KQZ-së për shkeljet e supozuara elektorale, të rinumërohen votat me kusht dhe pastaj të merret vendimi pro apo kundër përsëritjes së zgjedhjeve lokale për këtë komunë.
Vendimi i KQZ-së erdhi pas diskutimeve intensive dhe pas marrjes së një interpretimi më të hollësishëm nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me vendimin e 19 dhjetorit të këtij organi.
Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, tha se të mërkurën do të merret vesh se kur mund të caktohet data për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar komunash në Prizren e Lipjan.
“Neve na nevojitet një plan konkret tani nga sekretariati, se për sa kohë do të mund t’i përgatisë sekretariati të gjitha punët, siç janë, riemërimi i këshillave të vendvotimeve, rishtypja e fletëve të votimeve, trajnimet për këshillat e reja të vendvotimeve, votimi me postë, e kështu me radhë”, tha Lushta.
Të shtunën Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte udhëzuar KQZ-në që të urdhërojë rivotimin në tri komunat, për të cilat, pas shqyrtimit të 43 ankesave nga KZAP-i, thuhej se ishin evidentuar shkelje dhe parregullsi të shumta në vendvotime dhe qendrat e votimeve në këto komuna e që, siç thuhet, nuk do të mund të rregulloheshin me anulim të këtyre vendvotimeve.
Sidoqoftë, anëtarët e KQZ-së, pavarësisht disa mospajtimeve në mes të një pjese të anëtarëve të këtij institucioni, arritën në përfundim që të mos vendoset për rivotim për të tri komunat në pako, por që vendimi për këtë proces të bëhet për komunat veç e veç.
Kritikat e një pjese të anëtarëve për mungesë të demokracisë në vendimmarrjen për këtë çështje, u hodhën poshtë nga Lushta.
“Ne besojmë që jemi duke vepruar në mënyrë demokratike, në mënyrë profesionale - ashtu siç e kërkon ligji”, theksoi Lushta.
Votimi për Prizrenin në KQZ, përfundoi me 8 vota për, 2 kundër dhe një abstenim, ndërsa me 7 vota pro, 2 kundër dhe një abstenim u vendos që të shpallet rivotim edhe në Lipjan.
Ndërkohë, në lidhje me shkeljet e shumta elektorale dhe për, siç thuhet, mashtrimet e bëra gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale të 13 dhjetorit, kreu i KZAP-it, Tahir Rrecaj, në një konferencë të zhvilluar gjatë së martës, tha se përgjegjës kanë qenë edhe komisionarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës.
Për përsëritjen e votimeve për kryetar komune në Prizren, Lipjan dhe Gjilan, KZAP-i, përmes vendimit të fundit i rekomandon KQZ-së të bëjë ndërrimin e komisionarëve të qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve, të shtojë praninë e pjesëtarëve të policisë në të gjitha qendrat e votimit dhe të shtojë mbikëqyrjen gjatë procesit të votimit. /REL/
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Bashkë në Viti dhe Junik
AAK’ja dhe PDK’ja kanë lidhur koalicione në Viti e Junik. Këto marrëveshje vijnë pas deklaratave të Ramush Haradinajt se nuk qeveris assesi me Hashim Thaçin. Zyrtarët e AAK’së mbrojnë qëndrimet e Haradinajt, ndërsa koalicionet në Viti e Junik i quajnë “private”.
Nga Faton Ismajli më 23.12.2009 në ora 8:23
Partia e Ramush Haradinajt nuk po i përmbahet parimit se me Partinë e Hashim Thaçit nuk do të ketë kurrfarë “martese” për të qeverisur, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë qendror.
Ky parim është thyer në dy qytete të Kosovë, Junik dhe Viti.
Ramush Haradinaj e ka arsyetuar koalicionin në Junik me faktin se Kryetarin e Degës së atjeshme të PDK’së e ka pasur “mik të luftës”. Por, ai nuk ka dhënë ndonjë arsye se pse u veprua ngjashëm edhe në Viti.
Zyrtarët e AAK’së, të kontaktuar të martën nga Expressi, kanë thënë se koalicionet në këto qytete me PDK’në, “janë private”.
“Në Junik ka qenë koalicion personal i Liderit të AAK’së me një ish-ushtar të vetin, e assesi me programin e PDK’së”, ka thënë Zëdhënësi i AAK’së, Ernest Luma, për Express.
Ky zyrtar i AAK’së thotë se vazhdojnë të mbajnë qëndrim se koalicionet do të bëhen vetëm me partitë e djathta.
“AAK’ja e ka një qëndrim të cilin e ka thënë disa herë në forma të ndryshme gjatë gjithë kampanjës zgjedhore, veçmas në periudhën e balotazhit se ne do të jemi në koalicione vetëm me partitë e djathta”, ka shtuar ai.
“Në të njëjtën kohë ka qenë një “bllok” i plotë dhe i qartë i AAK’së kundër çfarëdo koalicioni me PDK’në. Koalicione në disa komuna janë koalicione private të individëve të caktuar”, ka sqaruar Luma.
AAK’ja në garën e balotazhit ka përkrahur LDK’në në të gjitha komunat, kurse partia e Fatmir Sejdiut ia ka kthyer në mënyrë selektive ndihmën.
“Ne kemi shprehur gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me LDK’në, pavarësisht neutralitetit të tepruar të saj në raport me AAK’në”, ka thënë Zëdhënësi i AAK’së.
Në anën tjetër, Zëdhënësi i PDK’së, Blerand Stavileci thotë se partia e tij vazhdon të mbajë qëndrim jopërjashtues sa u përket koalicioneve me partitë e tjera. Në këtë linjë e sheh edhe koalicionet që janë lidhur mes PDK’së dhe AAK’së në Junik dhe Viti.
“Koalicionet aktuale dhe ato që do të ndërtohen në të ardhmen, në të gjitha nivelet, do të jenë në linjën e qëndrimit tonë se ne nuk kemi prirje as preferenciale dhe as përjashtuese për asnjë parti politike”, ka thënë Stavileci për Express.
“Aty ku është në të mirë të qytetarëve, ne do të bëjmë koalicione me parti të caktuara”, ka thënë Zëdhënësi i PDK’së, duke mos komentuar qëndrimet e AAK’së.
Ndryshe, PDK’ja dhe AAK’ja vazhdojnë të mbajnë raporte të ngrira në nivel të kryetarëve të partive. Për herë të fundit, kur Thaçi dhe Haradinaj janë takuar në zyrat e partive, ka qenë para katër vjetësh. Në atë kohë, Lideri i AAK’së pati vizituar PDK’në në cilësinë e Kryeministrit të vendit. Një takim i shkurtër ka ndodhur edhe gjatë një iftari të Ramazanit, kësaj vere, kur Myftiu Tërnava arriti t’i ulte në një tavolinë Thaçin dhe Haradinajn për disa çaste.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt