Nga letėrkėmbimi i shokut Enver me Kryeministrin
Enver Hoxha i shkruan Fatos Nanos
Mbi forcimin e rolit udhėheqės tė partisė nė tė gjitha fushat e jetės sė vendit
Nga Altin Xhaferri
I dashur bir Fatos
Dėshėroj tė jesh mirė me shėndet, se s'para tė ka ecur shėndeti, mė thanė, qė kur hoqe atė herdhen e mėngjėr, kjo jo vetėm pėr tė mirėn tėnde e asaj gruas sė ditė qė ke marrė, por mė tepėr pėr tė mirėn e partisė e tė popullit (populli s'ka ndonjė hajėr nga mirėqėnia jote, po meqė ra fjala) pėr tė mirėn e shokėve tanė qė janė sipėr, por dhe tė shokėve tė tjerė qė janė kėtu poshtė me mua si dhe tė maxhorancės progresiste e europiane, e pordhė me rigon siē ju thua ti hera-herės shqiptarėve. Ne kėtu poshtė si parti i ndoqėm me shqetėsim dhe pėrgjegjėsi partie ngjarjet e fundit se Shqipėria jona ėshtė mo, e neve poshtė dhe juve sipėr, pse e kujt do jetė e zogistėve dhe ballistėve!?
Nuk tė kam shkruar shpesh, se kam menduar qė ti i di vetė mirė punėt e tua se tani nuk je mė ēilimi; je njė komunist i formuar nė botėkuptim, por tė them tė drejtėn dhe se kam pasur njė ndjenjė mosbesimi qė tani e tėrheq. Siē e sheh dhe partia dmth., unė, i pranon fajet dhe bėn autokritikė. Ndonjėherė ama. Ėshtė e kotė tė them e tė tė mbush kaplloqen se sa krenar ndjehem me tija, kėto vitet e fundit, se e kuptoj qė shokėt kanė patur tė drejtė kur mė rekomandonin ti, si tė vetmin ka, qė mund tė tėrheqė parmendėn time tė ndrishkur vitet e fundit. Mė mbeti parmenda nė mes tė arės, o evlat, paēka se ara ime s'prodhonte mė as kashtė e jo mė ****. Nuk e besoja dot asokohe.
"Pse mo ēuni i Nashos do bėjė vezėn time, - u thosha gjithnjė shokėve. - Pika nė bithė qė s'ju bie, u thosha. - Pse mo, s'e di unė kush ėshtė Nashua. Njė... bėmė baba tė tė ngjaj do tė jetė dhe ki i biri!"
Nuk mė qe mbushur mėndja pėr ty, se dhe ca nga shokėt e birosė me frinin nė vesh se ti ishe ca liberal ato kohėra e bridhnje shumė pas fėrnetit tė vėndit, nė vėnd qė tė shkoje nėpėr aksionet e rinisė. Tani qė jam pjerdhur nga veshėt, as i dėgjoj mė fare, le tė frijnė sa tė duan kundėr teje. Po siē mund ta dish dhe ti, unė i marr burimet nga di e tri linja njėherazi, si pallati i Skėnder Gjinushit, domosdo se s'jam kot partia u! E ndėrsa biroja mė thoshte se je liberal, shokėt e armės sė dashur tė diktaturės, Sigurimit, tė kishin bėrė njė dosje pėr merak. Po ta kishnė qeposur me tė mira e tė liga brėnda, ama aq sa humbte derr e dosė brėnda saj. Dhe unė, besonj mė shumė tek ata, se tek partia, njėsoj si dhe zotrote. Ndaj mė bėnet qejfi qė dole doē e shkuar doēit dhe i mbille gjithė gojėt e liga. Tani janė bindur dhe shokėt e birosė se ishe zgjedhja e duhur, madje aq tė duan, sa tė kanė ngritur njė kėngė qė e kėndojnė me ēdo pėrvjetor tė Konferencės sė Pezės e tė ēlirimit tė Macukullit. S'e mbaj mend tė gjithė, se kam roitur ca kohėt e fundit, pa nja di vargje mė kujtonen mo. Nano s'ma priste fiqiri,/ Tė bėneshe kaq i miri, - thotė ajo kėnga qė e ka kompozuar Dhora Leka, ajo qė u bė prapė me ne, kur doli nga burgu inė. Nejse.
Si mė ke qėnė o bir? Po Nashua, rron mo, rron? Do rronjė gjatė ai, se s'e ka vrarė kurrė mėndjen dhe ata qė s'vrasin kurrė mėndjen, rrojnė gjatė. Ja shih Pali Miskėn ti, i ėshtė bėrė qyē e liga, s'e gjen gjė. Ah ē'burrė ka qėnė Nashua. I pėrunjur gjithnjė, ta kish qejfi ta kishe nėn vete. Ashtu na duheshin njerėzit neve pėr tė vajtur nė komunizmė po ē'e do s'na lanė... Edhe tia mo ashtu tė duhen ata rreth e rreth, tė pėrgjunjur, pa gojė e pa veshė, dėgjomė mua ti, ndaj bėj kujdes kur t'i zgjedhėsh, tė jenė si Nashua. Mė tregojnė shokėt tani; m'i thonė firaunėt tani qė jam zbutur e squllur ca. Kur qe Nashua drejtor i ATSH si ki cpėlaku qė ke ti tani mo, Noc Rroku a si e ka ki drejtori it i ATSH-sė. Ra Zhukovi nė Rusi. Jepe lajm, i thanė Nashos. Prit tė piesim, u tha Nashua. Ē'tė piesni mo, e dha vetė TASS-i. - Jo tė piesim, se s'i dihet. Ai pieti mė lart, ai tjetri mė lart akoma, e kėshtu me radhė, derisa erdhi tek unė. - Tė mos jepet ki lajm, u thashė unė. Tė mos jepet, tė mos jepet, deri te Nashua. Tundi kokėn Nashua. Helbete, hileqar i vjetėr. - E shihni mo qė bėra mirė qė pieta, u tha. E jep Tass-i, po se jep Thanasi. Shpėtoi nėpėr fiq qerratai. Ta kish dhėnė mo, e di ku e keshė shpurė, nė filifistun e shpija, dhe zotrote s'do ishnje krieministėr po do kėrkonje lekėt e burgut sot me Kurt Kolėn bashkė.
Krijoni Kontakt