Sipas nje sondazhi te publikuar nga gazeta “Indipendent”, 71 perqind e britanikeve kerkojne terheqjen e trupave ushtarake prej Afganistanit brenda nje viti.
Studimi i gazetes se mirenjohur ka ardhur pas publikimit te nje raporti te “Oxfam” ku nenvizohej se pasojat e konfliktit ne Afganistan i vuajne grate dhe femijet afgane.
Vetem nje jave me pare te njetin sondazh publikoi edhe televizoni BBC, ku perqindja e britanike qe kerkonin terheqjen e menjehereshme prej Afganistanit ishte 63 %.
top-channel
Nderkohe ne Irak ushtaret britanik dyshohen per keqtrajtim te te burgosurve
Abu Ghraib britanik?
15/11/2009 14:05
Horrori ne Bagdad vijon. Jo vetem ne kuadrin e autobombave dhe kamikazeve, por edhe nje tjeter qe mban firmen e Perendimit.
Dyshohet se ushtaret angleze kane ushtruar tortura te cdo lloji mbi te burgosurit irakiane. Behet fjale nje Abu Ghraib britanik. E perditshmja "The Independent" njofton se ministri i Mbrojtjes, Bill Rammell ka hapur nje hetim per te hedhur drite mbi 33 raste keqtrajtimesh.
Nje ish i denuar ka denoncuar se eshte perdhunuar nga dy ushtare britanike ne vitin 2003, kur ishte 16 vjec, ndersa te tjere thone se jane rrahur dhe jane fotografuar nudo.
Edhe disa femra ushtare jane akuzuar se kane marre pjese ne abuzime fizike dhe seksuale te te denuarve.
Krijoni Kontakt