E rendesishme, sot, eshte te blesh kuotazione neper tregje, fale krijimit te produkteve te modes dhe gjetjes se zonave te prodhimit me kosto te ulet. Por, kjo loje perzien, vazhdimisht, strukturen e punes dhe ate te zgjedhjeve te njeriut ne jete. Edhe se eshte paraja qe drejton Boten, qarkullimi i saj i shpejte ne kohet e fundit, e drejton jeten e njeriut vetem ne nje hapesire (markata globale) dhe ne nje kohe(ritmet dhe ciklet e ekonomise boterore) shoqerore te bashkuara. Duke qene se markatat financiare nuk jane te rregulluara me ligj (sepse ne kapitalizem, shteti thuhet qe nuk duhet te nderhyje), qindra shtete mund te perfundojne nga nje moment ne tjetrin neper kriza materiale, psikologjike e politike.
Sot nuk ke te drejte mbi asgje e madje edhe kur nje produkt ka marken ose stemen "Made in... ", nuk dihet se nga ku a sa vende te tjera mund te jene prodhuar pjeset qe kane arritur ne ate produkt perfundimtar.
Bota eshte e pasigurte: puna eshte e pasigurte, njeriu eshte gjithnje e me siperfaqesor, duke u interesuar vetem per moden e per pamjen e jashtme e aspak per cfare e pret neser; politika e brendshme me pak e vemendshme e me pak e lidhur me shtetasit; ekonomia me shume e decentralizuar.
Problemi eshte qe "moda" prek nje pjese te vockel te popullsise (pak a shume 1/5), duke ditur se pjesa tjeter vuan per buken e gojes, duke ditur qe puna po spcializohet mes shteteve e duke pasur parasysh qe shtete qe deri dje kishin nje fare lirie e nje fare zeri, sot duken plotesisht te varura nga organizma qe i japin te drejte vetem "imprenditoreve" dhe nderrmarrjeve te tyre.

- Si jane idete tuaja mbi te ardhmen?
(Mund te jepni edhe nje pershkrim te se ardhmes personale ne terma te pergjithshem. Nuk eshte e rendesishme se zben te keni nje ide te qarte mbi ekonomine Boterore, por mbi ate qe ju prek ju personalisht, apo ju intereson!)

p.s. Ndonjehere idete e vogla, kthehen ne arritje te medha!