Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Gati për të vendosur bustet sllave dhe të antikitetit në Shkup

    Gati për të vendosur bustet sllave dhe të antikitetit në Shkup

    14/11/2009 17:46:25


    Autoritetet qeveritare në bashkëpunim me komunën Qendër në Shkup janë gati për të vendosur bustet në sheshin qendror të kryeqendrës. Burime pranë qeverisë kanë theksuar se sinjali për vendosjen e tyre do të bëhet në momentin kur do të vendoset nga kreu më i lartë i VMRO-DPMNE dhe ky vendim pritet të bëhet publik pas 10 dhjetorit, kur janë gjasat që të mos jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim me BE.

    Vendosja e këtyre busteve të antikitetit përkohsisht është bllokuar nga Brukseli zyrtar, mirëpo ky pakt mund të rrënohet dhe të merret vendimi për vendosjen e tyre, theksuan burime qeveritare për agjencinë e lajmeve INA. Përmendorja e Aleksandrit të Madh që do të jetë 22 metra do të vendoset në zemër të sheshit të Shkupit, ndërsa ambienti përreth tij do të rregullohet me ushtarë falanga të periudhës antike dhe me një fontanë të zbukuar. Para Urës së Gurit është planifikuar vendosjen e busteve të Goce Dellçevit dhe Dame Gruevskit, para Parlamentit Nikolla Karev. Në urën “Goce Dellçev do të vendosen katër skulptura bronzi të luanëve.

    Buste do të ngriten edhe për Car Samoilin, Karposhin, Metodija Antonov ]ento, Mihajllo Apostollski, Shën Kirili dhe Metodi, Shën Klimenti dhe Naumi, Gemixhitë, ASNOM, themeluesit e VMRO-së. Do të ndërtohet përmendore edhe për të rënët gjatë vitit 2001. Vlera e përmendorëve është rreth dhjetë milion euro dhe po punohet nga kompania e specializuar italiane “Fonderija artistika Ferdinando Marineli” në Firencë. ]mimi i katër luanëve është 4,5 milion euro, Përmendorja e Goce Dellçevit 715 mijë euro, Dame Gruevski 850 mijë euro. Deri tani kompanisë italiane i janë paguar 20 për qind të mjeteve, apo rreth 2 milion euro, para të buxhetit të Maqedonisë. (INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193
    Ksoj pune i thojn kur une i kam problemet e mia, dhe sdi se si tja baj nuk mundem me dol mi tregu popullit tim ej popull na jemi maqedon, offfffff jo bre kemi qen bullgar e jemi bo maqedon, maqedon artificijal do te provokoj se me provokime do ti nervozoj e kur ti nervozoj dihet se qka bohet, e normalisht ather se sdo kem koh tju tregoj, me ndru emrin haj medet sko identitet, e kush bre ko identitet hej medet hej e un qi jam ne ket tok (denbabaden)
    he vallohi kur skom per ta lon o viq mos ja nist se kur skom me ta lon.
    SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •