Nga Ilir Kalemaj
Marrė nga Gazeta Shekulli
Militanti tipik i ditėve tė sotme ndan pak a shumė kėto tipare: etiketon gjithnjė palėn kundėrshtarė ose si komunistė (ata qė janė pozicionuar djathtas) ose si fashistė, ballistė etj (ata majtas). Dita e tij hapet dhe mbyllet nėpėr kafene, tė cilat janė kthyer nė zyra punėsimi, listash besnikėsh partish, ku thuren intriga pėr heqje dhe vėnie ofiqarėsh, ku jo vetėm zihet por edhe ruhet vendi i punės. Nėse nuk kryen ritualin para dhe pas punės tė paraqitjes nė kėto tempuj tė kohėrave moderne nė kėtė qoshe tė Ballkanit, atėherė mund edhe tė digjesh kot sė koti, tė akuzohesh pėr shmangie, intelektualizėm snob apo edhe tradhti. Vendi i punės mund tė tė iki papritur duarsh, mund edhe tė jesh njė nga peshqit e vegjėl qė herė pas here dėgjojmė se janė arrestuar pėr mitmarrje dhe kėshtu si njė Krisht modern tė marrėsh pėrsipėr mėkatet e njė administrate tė pakorruptuar, tė papėrlyer dhe vezulluese nė shkėlqimin e saj.
Sipas militantit shumė pak ėshtė bėrė, fshesa duhet tė jetė pėrherė e mė e fortė, shumica nė administratė janė ende armiq, nė fushatėn e fundit ndihmuan shumė njerėz tė mirė qė meritojnė tė jenė nėpunės, shefa dhe pse jo drejtorė. Ēfarė ka filani mė tepėr qė ka bėrė shkollė apo master jashtė? Ētė keqe ka korrespondenca apo kurset e plepave qė i kemi bėrė me aq sakrifica ku na duhej tė merrnim pjesė edhe mitingjeve? Kurse kėta bythpambukėt qė vetėm janė mėsuar me libra dhe punėra profesionale, qė nuk kanė bėrė njė ditė fushatė, qė nuk dinė si zbrazet kallashi ditėve tė vėshtira, apo si u ėshtė dashur edhe tė rrihen pėr atė copė vote, vijnė sot dhe na marrin vendet mė tė mira.
Militanti ėshtė gjithnjė i pakėnaqur, jo me kreun, na ruajt Zoti, ai nuk gabon kurrė, madje dhe kur na dėrgon nėpėr zona si tė zgjedhur tė partisė,- (pėr zgjedhje brenda pėr brenda nuk ka nevojė se i dinė mė mirė ata lart),- ata tė cilėt deri dje na ėshtė dashur t`i shajmė, t`u thyejmė dhėmbėt nėpėr mitingje qė i organizonin pa leje, t`u thoshim trafikantė, mafiozė dhe t`i shanim me soj e sorollop. Militanti ėshtė i pakėnaqur me ata qė abuzojnė me besimin e pakufishėm dhe mirėdashės tė LIDERIT, qė Perėndia ia shtoftė ditėt mbi dhe. Me ata qė nuk i ndjekin porositė e tij tė shenjta, qė e gėnjejnė, qė nuk i duan tė mirėn dhe punojnė nėn rrogozė kundėr tij. Por dita do vijė kur ai t`i marrė vesh tė gjitha dhe si Zeusi do i dėnojė me rrufe dhe do i rimėkėmbė ata pėrkrahėsit e tij tė vėrtetė, militantėt, qėndrestarėt, ata tė cilėt i kanė qėndruar pranė partisė nė ditė tė mira dhe tė vėshtira, tė rrahur me vaj dhe uthull, tė duruar dhe qė kanė, ē`kanė i mbajnė pėr vete ato qė i shqetėsojnė, kurrė nuk i bėjnė publike.
Militanti ka njė respekt thuajse hyjnor pėr 'birin e kurvės', ofiqarin e lartė i cili ua hedh tė gjithėve, ka romuzen nė gjuhė, tallet me sarkazėm me kundėrshtarin, ngėrdheshet, loz me celular mu aty, bash nė sallėn e kuvendit gjatė seancės plenare, flet me fodullėk pėrpara kamerės, pėrdor postin pėr zhvatje apo prostitucion publik, nuk e 'rrun' nga askush dhe i jep llogari vetėm tė 'madhit'. Militanti duron, shpreson, lutet dhe beson se edhe dita e tij do vijė, dita ku edhe ai mund tė jetė njė 'bir kurve' i vėrtetė, besnik gjer nė dysheme ndaj eprorit dhe t`i punoj qindin vartėsit. Ah, sa tė vijė ajo e uruar ditė pa do e marrin vesh se kush ėshtė ai/ajo.
Ai nuk zhgėnjehet, revolta e tij njerėzore, maksimumi i thuhet me zė tė ulur shokut tė ngushtė, kur sheh tė katapultuar qė i janė bashkuar ekipit politik tė partisė veē njė muaj para zgjedhjeve, por ai prapė se prapė i pranon ata. Ah, mos tė ishte pėr kryetarin, pa do dinte ai si tė sillej me kėta kokorrocė qė veē vijnė kur shtrohet sofra. Pale qė edhe i kemi ndihmuar nė fushatė sa jemi bėrė copa, duke u sfilitur me njė copė byrek tėrė ditėn dhe tani as nuk begenisin tė na hapin celularin.
Militanti e ka memorien tė shkurtėr, fushata tjetėr vjen shpejt dhe tashmė ata tė "katapultuarit" janė bėrė veteranė, kuptohet ata qė e kanė kaluar "provėn e zjarrit". Tė tjerėt e treguan veten e tyre, dolėn tamam ashtu siē pritej, renegatė, tė paaftė apo qė zhgėnjyen besimin e pakufishėm tė liderit. Ata kurrsesi nuk kanė dhėnė dorėheqjen, ėshtė herezi tė pėrmendet kjo fjalė. Ata qė janė pushuar, kanė qenė ose tutkunė, ose hajdutė, ose nuk e pėrballonin dot ritmin e liderit, "lodheshin" shpejt dhe tė sėmurė (kjo e fundit mund tė jetė mendore apo fizike sipas rastit).
Militanti e di vendin e tij. Ai ėshtė pėrherė aty pas dere, ai sakrifikon, partia ėshtė pėrherė e tij dhe dita do vijė kur durimi t`i shpėrblehet.
Pėr tė dita e punės nė institucion nuk mund kurrsesi tė zihet me punėra tė rėndomta administrative, (kėto le t`i bėjnė ata kėlyshėt e kuq apo blu sipas rastit), trajnimet sidomos ato jashtė vendit, konsiderohen si pushime turistike tė paguara, shteti si lopė qė do mjelė sa mė shumė, se sot jemi, nesėr ku i dihet, dhe kjo Evropa, kurvė e dreqit, qė po na ēan kokėn dhe nuk na integron tė na marrė tė keqen sa tė kemi liderėt tanė qė Allahu ua shtoftė ymrin. Militanti ėshtė qėndrestar, kurrė nuk zhgėnjehet, dėshpėrohet, turfullon por kurrė nuk tradhėton, urren por palėn tjetėr, por i pranon kompromiset politike tė liderit tė pagabueshėm, beson tė llogjika dhe virtytet e tij dhe shpreson se ditėt mė tė mira janė gjithnjė pėrpara.
E vetmja gjė qė i garanton suksesin nė jetė ėshtė fitorja e vazhdueshme e partisė (e di qė me humbjet e zgjedhjeve, do i rikthehet statusit tė tė papunit dhe mitingashit pėr katėr vitet nė vazhdim), prandaj ėshtė gati tė sakrifikojė ēdo gjė, tė vjedhė, manipulojė dhe tė ndihmojė nė fitoren pa kusht tė partisė, madje nuk druhet tė rrezikojė ēdo gjė. Fundja, edhe ky njė lloj ideali ėshtė.
Krijoni Kontakt