
Postuar mė parė nga
artisti.
Julia Gjika u lind me 11 Korrik 1949 nė qytetin e Gjirokastrės.
Ka kryer gjimnazin Ajet Xhindole nė Berat .
Studimet e larta i kreu nė Tiranė ne degen e Finances (Akademia Ushrarake) dhe ka ndjekur me korespondencė pranė Universitetit ne Fakultetin Histori Filologji degėn Gjuhė-LetėrsiShqipe.
Ka punuar si redaktore nė revistėn 10 Korriku e mė vonė shefe finance nė reparte tė ndryshme ushtarake nė Korcė dhe ne Tiranė.
Qysh heret u dashurua me poezine, qe ze vendin kryesor ne krijimtarine e saj, shume prej te cilave i ka botuar ne organe te ndryshme. Ne duart e lexueseve jane vellimet poetike Ditelindje(1971) dhe Ku gjej poezinė(1978)
Ne vitin 1996 u vendos ne ShBA, ku vazhdon te jetoje se bashku me familjen e vet. Krahas punės pėr tė mbijetuar ne kete vend ka vijuar tė shkruajė e tė botojė poezi, portrete e kronika nė gazetėn shqiptaro-amerikane Ilyriadhe organe te tjera.
Ka ne shtyp vellimin poetikMuzg
TE RIFILLOSH JETEN
Pas cdo lufte
kur vendi shkretohet,
urrejtja mbetet gjallė.
Kaq shumė egėrsohet,
nuk ka Zot ta ndalė.
Dashuria e trėmbur arratiset.
Dikush fillon tė rindėrtojė.
Duhen vite,
tė bėhen gjėrat pėrsėmbari.
Qė tė mos kthehet njė luftė e re,
duhet varrosur urrejtja mė parė.
Duhen djegur rrėnjėt e saj.
Nė se jo,
mė e egėr , mė cfarosėse vjen
se nė fillim tė saj.
Duhet pėrgatitur gjithcka,
qė dashuria tė kthehet nė vatra.
Po si tė kthehet,
ku rrėndon tragjedia,
ku zemrat janė cveshur,
nga ndjenjat njerėzore?
Ku egzistenca mallkohet
Te rifillojė jeta, se ka tė lehtė.
Sa e vėshtirė,
dashuria provon tė ngjizet.
nė akuj dhe acar,
e brishtė, lėkundet,
sa nuk thyhet.
Tė ngrihet, tė rritet,
do duar e zemra nėnash,
ato qė pėrkundin paqen.
PRANVERA ESHTE KTHIM
Gjithmone kendoj per nje cati
Ku dallendyshet perseri ngriten folete
mengjeset zgjojne me cucuritje
Per ison llafazane qe ngrihet lart ne rete.
Gjithmone mendoj kthimin tim.
Nje ze nga larg me peshperit ne vesh
Gjaku yt, eshte yni.
Eja, pragu te therret
Te pret, sic e ke lene.
Gjithmone kendoj nje kenge
Qe pikellimin mund.
Eshte shpresa, nuk jam vetem,
Dhe syri nenes hapur
Te lule radhiqja e Marsit
era e perkund.
Pranvera eshte kthim,
Gjithmone na therret.
TE NGUJUAR
Duhet ngritur zeri.
duhen bashkuar zerat
Per te ngujuarit,
Ne veri te vendit tone.
per shkak te gjakmarrjes.
Edhe pse bie ne vesh te shurdher.
Diku do te degjohet zeri.
Per ata,
qe me ankth presin pas xhamit.
Ne prite, pertej xhamit gjakmarresit.
Mbremjet gelltitin lotet e grave
Dhe friken e femijve,
Qe pergjojne,
me koken mbeshtetur parvazit
Me henen, ndajne kupen e dhimbjes.
Mengjeset te zymta gdhihen.
Ata, kane humbur kalendaret
Nuk dine cmuaj hyri
U duket vehtja pa emer
Jetojne, pa jete.
Trimeria than lote
Nuk derdh lumenj gjaku.
Te Falim gjakun!
PRANVERA ESHTE KTHIM
Gjithmone kendoj per nje cati
Ku dallendyshet perseri ngriten folete
mengjeset zgjojne me cucuritje
Per ison llafazane qe ngrihet lart ne rete.
Gjithmone mendoj kthimin tim.
Nje ze nga larg me peshperit ne vesh
Gjaku yt, eshte yni.
Eja, pragu te therret
Te pret, sic e ke lene.
Gjithmone kendoj nje kenge
Qe pikellimin mund.
Eshte shpresa, nuk jam vetem,
Dhe syri nenes hapur
Te lule radhiqja e Marsit
era e perkund.
Pranvera eshte kthim,
Gjithmone na therret.
NUK I SHEH SI FLUTURAT VDESIN?
Mos i mbyll
dritaret qiellit.
Fluturat vdesin.
Nuk i sheh
si fluturat vdesin?
Kur skanė ajėr,
Krahėt thahen.
Pa rrėnkime,
pa nxjerrė zė,
ato mpaken.
Fluturat vdesin.
Mos i mbyll,
dritaret shpirtit.
Shpirti vdes.
Pa liri,
krahėthyer
sfluturon.
I burgosur,
pa hapėsirė,
nuk jeton.
I VETEM BRENDA KATER MUREVE
Kushtuar babait tim
Brenda katėr murreve babai,
Qėndron me orė tė tėra.
I shtrirė nė divan.
Ngrihet, sa pėr tė shmpirė kėmbėt,
Hedh sytė nga ballkoni
Tulla tė kuqe tė pallatit tjetėr.
Shkon nė dhomat e fjetjes,
Tė ftohta,
Flet me objektet memece.
Del nė ballkon
Prek gjethet e gjelbėra tė mėllagave
I gėzohet lules qė cel.
Kėput piperkat e kuqe djegėse
Nė dimėr do ti shijoje me fasulet.
Shikon orėn qė nuk ecen
Minutė pas minute.
Kur i telefonon dikush
Flet si femijė i braktisur, gati qan
-Me kė je atje?- e pyes nė telefon
-Vetėm, vetėm, me kė tjetėr.
-Te vizitoi njeri sot?
-Njė javė mė parė ime moter
me pleqėrinė e saj.
-Si i shtyn ditėt?
-Me albumet, thotė dhe qesh.
Ju kam tė gjithėve nė albume
Gruan, fėmijėt, fėmijėt e fėmijėve,
Mė duhen ca albume te tjere
Kur dikush i troket nė derė,
Ai nuk e dėgjon,
Dhe po tė dėgjojė
Nuk beson
Se dikush troket pėr tė.
Babai jetim nė pleqėri
***
Ne pranine tende
Nuk ndjehem mire
Sepse nuk mendoj njesoj si ty
Per shume gjera qe ti thua
Me mire ta mbaj gojen kycur
Kycur me dyzet kyce
Se po te flas e di
Nje lufte e re do te pelcase
Po ta filloj
E di qe do ta humbas
E kuptoj, ti di ta vertitesh kaq mire gjuhen
Me ty cdo beteje e imja eshte e humbur
PRILLI
Kushtuar vellait tim qe u vra
aksidentalisht nga shembja e nje ballkoni te nje
ndertese pesekatshe ne Korce ne 7 Prill 1992
Vetėm jam kėtu,
Nė kėtė qytet qė nuk ka zgjim,
Ftohtėsi e mermerit tė bardhė,
Eshtė muaji Prill,
Ditėt e fundit tė tij,
Majit i thotė Mirėsevjen.
Pėrpara meje, njė mal me dhimbje,
Njė zė dua tė dėgjoj,
Asgje spipėtin, vec frymės sime.
Me vehte flas:
Kthehu, kthehu serish,
Unė jam kėtu, kam kohė qė pres,
Ngrihu, bėhu Llazar vėllai im Vladimir.
Gurin ledhatoj,
Kam frikė se tė lėndoj
Nga fotografia dy syte e tu
Me shohin ne sy
Bota sqėnka e plotė pa ty,
Derdh lotė,
Kujtimi yt mė prek ne cdo qelize
Nga malli petalja hapet,
Dheu a ėshtė i lehtė?
Krijoni Kontakt