Apostull Filipi u lind ne Betsaida, afer detit te Galilese, ku dhe u mesua te njihte Shkrimet. Ai e njohu Jezuin si Mesia menjehere sapo e takoi. Pas Pentikostit ai shkoi dhe shpalli ungjillin ne Azi dhe Greqi. Ne Greqi, judenjte donin ta vrisnin per shkak te predikimeve te tij, por shpetoi ne saje te nje mrekullie. Lideri i judenjve u verbua dhe e perpiu toka dhe nga kjo shume pagane besuan dhe po ate dite shume te semure u sheruan.
Me pas Filipi shkoi ne Hierapolis, i shoqeruar nga motra e tij Miriami dhe Apostujt Joan dhe Bartolome. Aty permes lutjes ai vrau nje gjarper te madh qe adhurohej si perendi. Kjo shkaktoi inatin e armiqve te ungjillit te cilet e kryqezuan ate dhe apostullin Bartolome kokeposhte. Perseri toka u tund dhe perpiu gjykatesin dhe shume pagane, dhe te tmerruar njerezit shkuan ta zbresin nga kryqi por Apostulli Filip ja kishte dorezuar tashme shpirtin e vet Zotit dhe Shperblyesit te Drejte.
Bartolomeu, i cili mbijetoi, dorezoi Stakin - i cili ishte sheruar nga nje semundje 40 vjecare verberie permes apostullit Filip dhe ishte pagezuar prej tij - si peshkop te atyre qe besuan dhe u pagezuan ne ate zone. Me vone, reliket e Apostull Filipit u transferuan ne Rome.
Leximi nga Ungjilli (Sipas Gjonit/Joanit 1:43-51)
Tė nesėrmen Jezusi deshi tė shkonte nė Galile. Gjeti Filipin dhe i tha: "Mė ndiq." Filipi ishte nga Betsaida, nga qyteti i Andreas dhe i Pjetrit.Filipi gjeti Natanailin dhe i tha: "Kemi gjetur Atė pėr tė cilin shkroi Moisiu nė Ligj si edhe profetėt, Jezusin e Nazaretit, birin e Jozefit." Natanaili i tha: "A mund tė dalė ndonjė e mirė nga Nazareti?" Filipi i tha: "Eja e shiko".Jezusi e pa Natanailin qė po vinte tek Ai dhe tha pėr tė: "Ja vėrtet njė izraelit, tek i cili nuk ka mashtrim!"Natanaili i tha: "Nga mė njeh Ti mua?" Jezusi u pėrgjigj e i tha: "Tė pashė, kur ishe nėn fik, pėrpara se tė thėrriste Filipi."
Natanaili iu pėrgjigj: "Rabbi, Ti je Biri i Perėndisė. Ti je Mbreti i Izraelit."
Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: "Ti besove, ngaqė tė thashė, se tė pashė nėn fik? Gjėra mė tė mėdha se kėto do tė shohėsh"
dhe i tha: "Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them, do tė shihni qiellin tė hapur dhe engjėjt e Perėndisė duke u ngjitur e duke zbritur mbi Birin e Njeriut".
Leximi nga Letrat e Apostujve (1 Korintasve 4:9-16)
Sepse, mendoj qė Perėndia na ka vėnė ne apostujt nė fund tė tė gjithėve, si tė dėnuar me vdekje; sepse jemi bėrė shfaqje pėr botėn, pėr engjėjt si dhe pėr njerėzit.
Ne jemi tė marrė pėr Krishtin, por ju jeni tė menēur nė Krishtin; ne jemi tė dobėt, por ju jeni tė fortė; ju jeni tė nderuar, por ne jemi tė pėrbuzur.
Deri nė kėtė ēast vuajmė nga uria dhe etja, na godisin me pėllėmbė, jemi tė zhveshur dhe pa strehė.
Robtohemi duke punuar me duart tona; kur na mallkojnė, ne bekojmė; kur na pėrndjekin, ne durojmė;
kur na shajnė, ne pėrgjėrojmė. Deri tani jemi bėrė si fundėrritė e botės, mbeturinat e tė gjithėve.
Nuk i shkruaj kėto qė t’ju turpėroj, por t’ju paralajmėroj si fėmijėt e mi tė dashur.
Sepse, edhe po tė keni mijėra mėsues nė Krishtin, megjithatė nuk do tė kishit shumė etėr; sepse unė u bėra ati juaj nė Krishtin Jezus nėpėrmjet ungjillit.Prandaj ju bėj thirrje tė bėheni imituesit e mi.
Ne lidhje me kete Apostull, Kisha Orthodhokse kendon lavderimet e meposhtme:
Apostull i shenjte Filip, lutju Perendise meshireplote t'ju dhuroje shpirtrave tane ndjesen per fajet tona
Dishepulli Yt, miku dhe imituesi i Pasionit Tend
predikuesi i Zotit, Filip, te shpalli Ty para gjithe botes
Me lutjet e tij, cliroje Kishen Tende prej armiqve te saj
permes Hyjlindeses, mbro cdo qytet, o i shumemeshirshem Krisht!
![]()
Krijoni Kontakt