Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Apostull dhe Ungjillor Mateu - 16 Nentor

    Me daten 16 Nentor, Kisha Orthodokse nderon kujtimin e Apostullit dhe Ungjillor Mateut.

    Ky Apostull eshte i rendesishem per 4 arsye:

    1-) Ai eshte nje deshmi e gjalle e shnderrimit te jetes kur dikush njeh Krishtin. Ai nga nje taksambledhes u shnderrua ne Apostull
    2-) Pas ringjalljes se Krishtit dhe zbritjes se Frymes se Shenjte, Ai ishte aktiv per perhapjen e ungjillit nder hebrenj dhe ne Etiopi
    3-) Ishte shkruesi i jeteshkrimit te pare te Krishtit (ne vitin 41. dmth 8 vjet pas ngjitjes se Krishtit ne qiell). Ky ungjill thekson permbushjen e profecive te Dhjates se Vjeter ne Krishtin si dhe dashurine e krishtere per te afermin.
    4-) U martirizua per besimin e tij ne Etiopi duke u djegur i gjalle

    Leximi nga Ungjilli (Mateu 9:9-13)

    Si u largua prej andej, Jezusi pa njė njeri, qė quhej Mate, i cili ishte ulur nė banakun e tagrambledhėsit dhe i tha: "Mė ndiq." Mateu u ngrit dhe i shkoi pas.
    Dhe ndodhi qė ndėrsa Jezusi ishte shtruar pranė tryezės nė shtėpinė e Mateut, erdhėn shumė tagrambledhės e mėkatarė dhe u shtruan pėr tė ngrėnė bashkė me Jezusin dhe dishepujt e Tij.
    Farizenjtė, kur e panė kėtė, u thanė dishepujve tė Tij: "Pėrse po ha Mjeshtri juaj bashkė me tagrambledhėsit e mėkatarėt?"
    Kur e dėgjoi kėtė, Ai tha: "Nuk kanė nevojė pėr mjek tė shėndoshėt, por tė sėmurėt.
    Por shkoni e mėsoni ē’do tė thotė kjo: ‘Dua mėshirė dhe jo flijim’, sepse nuk kam ardhur t’u bėj thirrje pėr pendim tė drejtėve, por mėkatarėve."


    Leximi nga Letrat e Apostujve (Romakeve 10:21 - 11:2)

    Sepse Shkrimi thotė: "Kushdo qė beson tek Ai nuk do tė turpėrohet."
    Sepse nuk ka dallim midis judeut dhe grekut; sepse i njėjtė ėshtė Zoti i tė gjithėve, shumė i pasur pėr tė gjithė ata qė e thėrrasin Atė pėr ndihmė.
    Sepse "Kushdo qė do tė thėrrasė emrin e Zotit, do tė shpėtohet."
    Si do ta thėrrasin pėr ndihmė Atė nė tė cilin nuk kanė besuar? Si do tė besojnė nė Atė tė cilin nuk e kanė dėgjuar? Si do ta dėgjojnė pa ua predikuar dikush?
    Si do tė predikojnė po tė mos jenė dėrguar? Siē ėshtė shkruar: "Sa tė bukura janė kėmbėt e atyre qė shpallin lajmin e mirė!"
    Por jo tė gjithė e pranuan lajmin e mirė; sepse Isaia thotė: "Zot, kush e besoi atė qė thamė ne?"
    Pra, besimi vjen duke dėgjuar dhe dėgjimi nėpėrmjet fjalės sė Krishtit.
    Por pyes, mos vallė nuk dėgjuan? Pėrkundrazi; "Zėri i tyre u pėrhap nė gjithė tokėn dhe fjalėt e tyre nė skajet e botės."
    Por pyes, mos vallė Izraeli nuk e dinte? I pari thotė Moisiu: "Unė do t’ju bėj ziliqarė pėr atė qė nuk ėshtė komb, me njė komb tė pamend do t’ju inatos."
    Isaia ka guxim dhe thotė: "Mua mė gjetėn ata qė nuk mė kėrkonin, Unė iu shfaqa atyre qė nuk pyesnin pėr Mua."
    Por pėr Izraelin thotė: "Tėrė ditėn ia kam shtrirė duart njė populli tė pabindur dhe kokėfortė."
    Atėherė pyes, mos vallė Perėndia e hodhi poshtė popullin e Vet? Kurrė mos qoftė e thėnė! Sepse edhe unė jam izraelit, nga farė e Abrahamit, i fisit tė Beniaminit.
    Perėndia nuk e hodhi poshtė popullin e Vet, tė cilin e ka njohur qė mė parė. Apo nuk e dini ēfarė thotė Shkrimi pėr Elian, se si i drejtohet Perėndisė kundėr Izraelit?


    Lavderime:

    Me zell e ndoqe Krishtin Mjeshter,
    qe me miresine e Tij u shfaq ne toke per njerezimin,
    duke te thirrur ty nga zyra e taksambledhjes,
    Ai te shfaqi si apostull te zgjedhur:
    Shpalles te ungjillit para gjithe botes!
    Prandaj o gojetar i Hyj-ndricuar Mate,
    ne e nderojme kujtimin tend te cmuar!
    Lutju Perendise meshireplote qe t'u dhuroje shpirtrave tane ndjese per fajet tona.

    Duke flakur tutje zgjedhen e taksambledhjes per te marre zgjedhen e drejtesise,
    ti u shfaqe si nje tregetar i shkelqyeshem, i pasur ne urtesine prej se larti.
    Ti e shpalle fjalen e se vertetes,
    dhe zgjove shpirtrat e te fjeturve nga gjumi
    duke shkruar per oren e gjykimit!


    Ikona e Apostullit Mate duke shkruar Ungjillin:
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 16-11-2010 mė 05:02
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123


    Gezuar diten e Apostull dhe Ungjillorit Shen Mateu!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •