Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Shpetimi Universal permes Krishtit

    Do doja te hap kete teme per te diskutuar ne lidhje me te shpetimin universal permes Krishtit. Po e hap ketu, tek forumi protestant, por do ftoja cdo te krishter qe te diskutonte.

    Ky mesim thote qe cdokush, cdo njeri, do te shpetohet ne saje te sakrifices se Krishtit. Pra, Ati do i sjelle te gjithe njerezit ne njohjen e Birit te Tij.Po keshtu, ky mesim thote se Ferri ekziston, por ka qellim "pastrues", jo "denues".

    Mbrojtesit e ketij mesimi bazohen ne Bibel. Gjithashtu vlen te permendet se ky mesim ka qene i permendur ne shkrimet e shkrimtareve te hershem te krishtere,kryesisht atyre te shkolles "aleksandrine". Shkolla "aleksandrine" pati influence te gjere, por filloi te venitet me zhvillimin e shkolles "romane". Kjo e fundit perfaqesohej kryesisht nga Shen Agustini dhe nxenesit e tij. Shkolla "romane" perkrahte konceptin legalistik dhe perjetesine e ferrit

    Me poshte po sjell disa shembuj nga Bibla qe duket se e perkrahin kete mesim. Do ju ftoja te gjithe te diskutonim
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 12-11-2009 mė 05:16
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    • Dh. Vj thote se njerezit jane “krijuar sipas imazhit te Zotit” (Zanafilla 1:27)
    • Psalmet permendin se Zoti eshte I mire me te gjithe dhe ka meshire per te gjithe krijimin dhe se cdo gje e krijuar do e lavderoje Zotin. (Psalmi 145:9-10)
    • Perseri psalmet thone se zemerimi i Zotit zgjat vec nje moment por dhembshuria e Tij eshte e perjeteshme " (Psalm 30:5) (Psalmi 106:1, 107:1)
    • Jezusi, profetizoi se Ai do i terheqe te gjithe njerezit tek Vetja (Gjoni 12:32)
    Po keshtu shembelltyra e djalit plangprishes (Luka 15:11-32) tregon se Ati pret kthimin e "bijve plangprishes". "Ferri" per djalin plangprishes ishte vendi ku ky djale e kishte derguar veten, larg pranise se Atit, por jo se Ati e kishte derguar aty si denim
    • Pali shkruan se "Zoti eshte At i te gjitheve, qe eshte permbi te gjithe, permes te gjitheve dhe ne te gjithe (Efesianet 4:6)
    • Pali shkruan se "ne Adamin te gjithe vdesin, porse ne Krishtin te gjithe marrin jete" (1 Korintasit 15:22)
    • Pali shkruan se "ashtu sikurse me mosbindjen e nje njeriu, Adamit, erdhi vdekja tek te gjithe, dhe me bindjen e dikujt tjeter, Krishtit, erdhi shpengimi dhe jeta tek te gjithe…" (Romaket 5:18-19)
    po keshtu Pali thote se Zoti eshte Shpetimtari i te gjitheve, vecanerisht i atyre qe besojne (1 Timoteut 4:10)
    • Perseri, ai thote se Zoti deshiron shpetimin e te gjitheve dhe deshiron qe te gjithe te vijne tek njohja e se vertetes (1 Timoteut 2:4)
    • Tek Korintasit, Pali shkruan se Zoti permes Krishtit u pajtua me njerezimin, duke mos numeruar shkeljet e njerezve " (2 Korintasve 5:19)
    • Akoma me e qarte tek shkrimet e Palit eshte pohimi se cdo gju do i perulet Krishtit dhe Atit dhe cdo gjuhe do e rrefeje Krishtin- Zot, per lavdi te Atit Perendi (Filipianet 2:10-11)
    • Tek shkrimet e Pjetrit kemi po ashtu mesimin se Jezusi vdiq per mekatet e te gjitheve dhe shkoi t’ju predikonte shpirtrave ne burg qe kishin rene ne mosbindje shume kohe me pare (1 Pjetrit 3:18-20)
    • Gjoni, nxenesi i dashur i Jezusit, thote se Krishti eshte sakrifica shpenguese per mekatet tona, madje jo vetem per tonat por per ato te te gjithe botes. (1 Gjonit 2:2)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 12-11-2009 mė 07:39
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Por ne Bibel permenden dhe "te zgjedhurit"...

    Por cfare jane "te zgjedhurit"?
    A do te thote se ata jane te vetmit qe do e shohin shpetimin dhe gjithe te tjeret do denohen?

    Une personalisht nuk mendoj keshtu. "Te zgjedhurit" jane ata qe do i besojne Krishtit ne kete epoke dhe po ashtu jane ata qe do i perdore Krishti per te shpallur emrin e Tij. Kjo nuk do te thote se ata qe nuk bejne pjese tek "te zgjedhurit" jane te destinuar per ne Ferr, por thjesht nuk jane zgjedhur te perdoren nga Zoti ne kete kohe....

    Me poshte do vazhdoj me disa shkrimtare te krishtere qe permendin shpetimin universal ne Krishtin...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Edli
    Anėtarėsuar
    08-06-2007
    Postime
    7
    Nje gje s'kuptoj une. Nga cfare duhet te shpetohem. As kam vrare, as kam perdhunuar e as kam vjedhur. Pse duhet te kerkoje une falje per nje molle qe paska ngrene nje njeri para 10000 vjetesh.

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Edli, problemi eshte se ti ke ne mendje konceptin legalistik per Ferrin, dhe me te drejte pyet: "A duhet te denohem une per nje mekat qe stergjyshi im ka bere?"

    Sigurisht qe shpetimi nuk ka te beje thjesht me shmangien nga nje denim, por eshte shume me teper se aq. Problemi eshte se ne Krishterim ka triumfuar koncepti legalistik dhe rrjedhimisht shume gjera kane ngelur te paqarta per shkak te kesaj.

    Une do te te sugjeroja te lexoje ne Bibel, Ungjilli sipas Lukes, 15:11-32. Aty del shume qarte se cfare eshte shpetimi
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Edli
    Anėtarėsuar
    08-06-2007
    Postime
    7
    Nuk kam kohe as mundesi te shfletoj biblen tani. Shpresoja te ma shpjegoje me pak fjale se pse duhet te denohem une per krime qe s'kam bere.

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Shpetimi universal ne shekujt e pare te krishterimit

    Sic eshte permendur me siper, shkolla me e hershme e Krishtere ne lindje ka qene shkolla "Didaskalia" e Aleksandrise e formuar nga Shen Pantaneusi ne vitin 190 pas Krishtit. Kjo shkolle ka qene shkolla me me influence ne boten e krishtere para kristianizimit te perandorise romake.
    Ndoshta disa nga ju kane degjuar per Shen Klementin e Aleksandrise. Ky ishte ai qe drejtoi kete shkolle pas Shen Pantaneusit dhe perpiloi shume nga traktatet e shpetimit universal ne Krishtin
    Origjeni ishte ai qe pasoi Shen Klementin e Aleksandrise dhe mbahet si nje nga shkrimtaret kryesore te krishtere dhe mesues i Universalizmit. Me pas, pasi Perandori Kostandin legalizoi Krishterimin ne shek 4, ne Sinodin e Peste Ekumenik, shek 6, ai u denua si heretik. Denimi i tij si heretik erdhi me teper per arsye te influencave gnostike ne mesimet e tij.
    Shen Grigori i Nises dhe Shen Makrina e re, vella e moter, duket se kane qene perkrahes se Shpetimit Universal ne Krishtin duke vazhduar ne traditen e Klementit dhe Origjenit.Gregori i Nises ishte peshkop dhe teolog dhe Makrina ishte drejtuese e nje manastiri grash
    Duket se edhe Nestorianet e perkrahnin kete mesim. Ata sot njihen si Kisha e Asirise. Themeluesi i tyre Nestori, u denua ne Sinodin e Trete Ekumenik. shek 5, per arsye te tjera (sepse mohonte titullin Hyjlindese ose Nena e Hyjit per Marine dhe pohonte se ne Krishtin bashke-ekzistonin 2 persona: Njeriu dhe Perendia.)

    Hyrja e Perandorit romak Kostandinit ne krishterim, solli rritjen graduale te influences se shkolles romane. Kjo shkolle pohonte ndeshkimin e perjetshem te te denuarve. Shen Agustini, po keshtu, nje nga teologet me te njohur perendimore e rriti me tej influencen e shkolles romane. Ai krijoi nje teologji sistematike qe perbehej nga konceptet e “mekatit origjinal”, “ndarjen ontologjike te njeriut nga Perendia per shkak te ketij mekati”,”predestinimi” dhe “ndeshkimi i mekatareve dhe jo-te krishtereve ne perjetesi”. Por pavaresisht se ai ishte i vendosur ne mesimin e tij, ai pohonte se shume te krishtere ne kohen e vet besonin tek shpetimi universal dhe se ky mesim nuk ishte herezi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 12-11-2009 mė 08:15
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga Edli
    Nuk kam kohe as mundesi te shfletoj biblen tani. Shpresoja te ma shpjegoje me pak fjale se pse duhet te denohem une per krime qe s'kam bere.
    Ajo qe po mundohem te shpjegoj ne kete teme eshte se nuk ke per t'u denuar per krime qe s'ke bere
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Edli
    Anėtarėsuar
    08-06-2007
    Postime
    7
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Ajo qe po mundohem te shpjegoj ne kete teme eshte se nuk ke per t'u denuar per krime qe s'ke bere
    Atehere s'paskam as nevoje per shpetim.

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Shpetimi per ne te krishteret eshte Bashkesia me Atin Perendi permes Krishtit dhe Frymes se Shenjte. Kuptohet qe cdo njeri ka nevoje per kete shpetim. Jo thjesht nje shpetim nga denimi per nje faj qe ka bere stegjyshi yne. Nuk e di se sa me kupton?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •