Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Tash u sqaruam, Marcus .

    Paqja me ty!

  2. #12
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Kapitulli VIII

    Braktisja dhe Zbulesa

    Le të vazhdojmë të vështrojmë çështjen e braktisjes.

    Disa kanë bërë pyetjen: "Nëse unë e braktis krejtësisht vetveten në Zotin, a do të thotë kjo se unë nuk do të kem zbulesë të re të Jezu Krishtit?"

    A i jep fund braktisja zbulesës?

    Jo! Përkundrazi, braktisja është mjeti që Zoti do ta përdorë për të të dhënë një zbulesë. Zbulesa që do të të jepet, do të vijë më shumë si realitet sesa si njohuri. Kjo bëhet e mundur vetëm me anë të braktisjes.

    Duhet të kesh parasysh se në kë po e braktis vetveten.

    Ti e bratkis vetveten në Zotin Jezus. Është Zoti të cilin ti do ta ndjekësh si Rruga; Zoti që ti do ta dëgjosh si e vërteta dhe pikërisht nga ky Zot, do të marrësh Jetë. (Gjoni 14:6) Nëse ti e ndjek Atë si Rruga, do ta dëgjosh Atë si e Vërteta dhe Ai do të të sjellë ty jetë, si Jeta.

    Ndërsa te ti vjen zbulesa, ndodh diçka; Jezu Krishti e gdhend Vetveten mbi shpirtin tënd. Çdo herë që Ai vjen tek ti, Ai lë një gjurmë të re e të ndryshme të natyrës së Tij mbi ty.

    Shumë shpejt, mbi qënien tënde do të jenë gdhendur shprehje të ndryshme të natyrës së Tij.

    Ndoshta ti ke dëgjuar se duhet të mendosh mbi përjetimet e ndryshme të Jezu Krishtit. Por është shumë më mirë për ty që t'i mbartësh brenda vetes këto përjetime të Jezu Krishtit.

    Kështu ndodhi në jetën e Palit. Ai nuk meditoi me vuajtjet e Krishtit; ai nuk u mor me studimin e gjurmëve të vuajtjeve në trupin e Zotit. Në vend të kësaj, Pali mbarti mbi trupin e tij përjetimet e Zotit. Ai madje tha, "unë mbaj shenjat e Zotit Jezus në trupin tim" (Galatasi 6:17). A ndodhi kjo vetëm duke i vëzhguar këto shenja? Jo. Vetë Jezu Krishti e kish gdhendur Vetveten mbi Palin.

    Kur Jezusi gjen një besimtar që është braktisur tërësisht në Të në gjithçka të jashtme dhe në gjithçka të brendshme, shpesh Ai do të zgjedhë t'i japë këtij personi zbulesa të posaçme të natyrës së Tij. Nëse përvoja jote do të ish e tillë, pranoji këto zbulesa me një zemër mirënjohëse.

    Gjithmonë prano gjithçka nga Ai me një zemër mirënjohëse, pavarësisht nga se çfarë zgjedh të të dhurojë.

    Le të themi se Zoti të jep një zbulesë të veçantë. Cili duhet të jetë qëndrimi yt? Duhet ta pranosh zbulesën si do të kishe pranuar gjithçka tjetër prej Tij.

    Ka të krishterë të cilëve Perëndia u ka dhënë ndonjë zbulesë mbi Vetveten dhe kjo zbulesë u ka sjellë atyre gëzim për vite të tëra. Me fjalë të tjera, Zoti do të të japë ndonjëherë një zbulesë aq të fuqishme mbi Vetveten, sa përvoja e asaj të vërtete të vetme do të jetë fuqia jote për vite të tëra.

    Gjatë asaj kohe, ti tërhiqesh gjithmonë e më shumë së brendshmi drejt Perëndisë. Kjo është e mrekullueshme. Ti duhet t'i mbetesh besnik asaj zbulese për sa kohë që ajo zgjat.

    Por ç'ndodh kur kjo zbulesë fillon e tretet; çdo të bësh kur ajo të mos sjellë më gëzimin që sillte njëherë? Kur të ndodhë kjo, thjesht do të thotë se Perëndia ka vendosur se është më mirë t'i japë fund asaj përvoje. Cili duhet të jetë qëndrimi yt? Ti duhet të lejosh që ajo të merret lirisht nga ty. Lëre mënjëanë. Zoti dëshiron të kalojë në një kuptim më të thellë e më qëndror të Vetvetes. Pranoji njësoj të gjitha. Braktise vetveten edhe në çështjet e zbulesës. Ji gjithmonë i gatshëm të jepesh ndaj asaj që duket të jetë vullneti i Tij. Mos ki dëshirë tjetër në jetë përveç dëshirës për ta ndjekur Atë me pasion dhe për të qenë gjithmonë me Të. Mëso çdo të thotë të asgjësohesh vazhdimisht përpara Zotit tënd.

    Mëso, pasi ta kesh bërë këtë, t'i pranosh njësoj të gjitha dhuratat e Tij, qofshin ato dritë apo errësirë. Trajtoje njësoj si pjellorinë ashtu dhe shterpësinë.

    Qoftë dobësia apo fuqia, ëmbëlsia apo hidhërimi, tundimi, hutimi, dhimbja, kapitja, paqartësia apo bekimi, pranoji të gjitha njësoj si nga dora e Zotit. Asnjëra nga këto nuk duhet ta ndryshojë kursin tënd, qoftë edhe për një çast.

    Një fjalë të fundit për zbulesën.

    Zoti të jep edhe disa zbulesa të cilat ti je i pazoti t'i kuptosh. Mos e humb toruan; nuk ke arsye për t'u shqetësuar. Thjesht duaj Zotin. Kjo dashuri përfshin në vetvete përkushtimin ndaj Tij. Nëse ti i je dhënë Perëndisë dhe vetëm Perëndisë, atëhere ti nuk do ta kesh të vështirë të shohësh Jezu Krishtin të të zbulohet në gjihtë plotësinë e natyrës së Tij. Ndonjë pjesë e zbulesës së Tij mbi Vetveten, mund të jetë krejt e qartë, ndonjë pjesë tjetër e asaj zbulese mund të mos jetë edhe aq e qartë.

    Pranoji të dyja njësoj. Çdokush që e do Perëndinë, do çdo gjë që i përket Atij. Ti gëzohesh me pjesën e zbulesës së Tij që nuk e kupton, njësoj siç gëzohesh me pjesën e asaj zbulese të cilën e kupton.

    Nëse e do Atë, ti do gjithçka të Tijën.

    Pershendetje vëlla marcus1!

    Me vemendje jam duke percellur-lexuar ne këtë temë si dhe në temat e tjera, mrekulli, Zoti më flet me shkrimet tuaja. Falemnderoj Hyjin. Zoti te bekoftë.

    Gjatë leximit ne kete shkrim, pasi qe lexova, u ndala per një moment dhe meditova, mrekulli vëlla, beso, Lavdi Zotit.

    Qoftë lavduar Jezus Krishti
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin

    Amen vlla! M'bahet qefi qi kto shkrime jan tuj u ba ushqim për ne.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #14
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    marcus1 vëlla, pershendetje te perzemerta!

    A din se si është puna vëlla, unë disaher kam hasur në mospajtime me disa vëllezer dhe motra lidhur me keto qe ti ke shkruar në dy artikujt e fundit. Në këto qe ke shkruar ti, unë e takoj edhe vetveten.

    Unë besoj se poqese njeriu nuk bëhet krejt I vdekur, ai nuk thehet, nuk bëhet thyrja, ai ende nuk ia ka arritur atë qe Zoti e kerkon nga ne. E rendesishme është nëse arrihet të thyhet I jashtmi, njeriu I jashtem duhet thye krejt vëlla dhe kerkohet të çlirohet I brendshmi. Pasta arrihet një “kordimin” bashkpunim në mes të jashtmit dhe të brenshemit, por gjithsesi I brenshmi I cili gjithnjë është në shoqeri me Zotin, duhet të dominoj mbi te jashtmin.

    Ajo qe unë besoj është se kjo nuk mund të arrihet me sakrifica dhe vetmohime. Jo, kjo ndodhë dhe mund te perdoret per një kohë të caktuar, por nuk mendoj se është diçka tjeter pos metodë dhe metodat nuk janedhe te pranueshme në jeten shpirterore. Ajo qe kerkohet qe njeriu duhet t’I dorzohet krejt Zotit dhe të lejoj qe Ai te veproj në të. Thyrja pra arrihet vetem nëse ia dorzon vetveten Perendisë dhe Ai vepron në ty, Ai e ka planin dhe do të bëjë thyrjen e njeriut në kohë dhe metodë qe Ai do te zgjedhë. Pasi te arrihet thyrja, atëher njeriu e kupton se kush është Zoti dhe është afer Tij!

    Pasi te arrihet kjo, dominon Drita në at person.

    Ky rresht qe ke postuar më pare pra është (perafersisht) edhe ajo qe unë mendoj dhe pershtatet ne besimin tim:

    “Ç'kërkohet prej teje atëhere? Ty të duhetë vetëm të jesh këmbëngulës në përkushtimin e gjithë vëmendjes tënde Perndisë. Ai do të bëjë gjithçka në mënyrë të përsosur. E vërteta është se jo çdokush është i aftë për një vetmohim të rreptë të jashtëm, por gjithkush është i aftë për t'u kthyer së brendshmi dhe për të braktisur vetveten tërësisht në Perëndinë.”

    respekte
    toni77
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #15

    toni77, më bahet zemra mal me ty. Due me than vetëm diqka, sa ma shum zbulesa të kesh prej Krishtit e sa ma shumë të fokusohesh në Të, aq ma pak kan me t'kuptue fetarët (ata qi kanë një besim sipërfaqsor) e aq ma shumë luftë do kesh prej tyne.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #16
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    toni77, më bahet zemra mal me ty. Due me than vetëm diqka, sa ma shum zbulesa të kesh prej Krishtit e sa ma shumë të fokusohesh në Të, aq ma pak kan me t'kuptue fetarët (ata qi kanë një besim sipërfaqsor) e aq ma shumë luftë do kesh prej tyne.
    "sipërfaqsor"
    Shiko vëlla sa interesant, një ditë isha duke biseduar me një vëlla, ta them te verteten pikrisht ishim afer sheshit e sh. Pjetrit në Vatikan. Pasi qe nuk u pajtuam ne disa pika ku unë gjithë ato qe i kam dhe dua ti kam, janë në Jezusin. Nganjëher jam edhe i çuditshem para tjerëve sepse unë dua që asgjë në Frymë të mos jetë pa Krisht. Ndoshta i çuditshem por Krishti dhe asgjë tjeter, me Krishtin gjithçka. Dikurë iu drejtova, vëlla, a mos ndodhë se janë dy Kisha; ajo e Shpirtit (Frymes) dhe ajo siperfaqsorja? S'ka rendesi per pergjigjen.

    Jo, nuk e thash këtë duke gjykuar dikënd, prite Zot, zemren time e njeh Zoti, por me erdhi ashtu kur mendova se si unë me një vëlla apo moter qe as se e njoh, kurr nuk e kam parë dhe nuk kemi patur kontakt, pavarsisht se a eshte katolik apo anetar i ndonji kishe tjeter, s'ka rendesi, e rendesishme eshte se e shoh Krishtin ne të dhe jemi 100% te bashkuar në besim dhe bidnje, e shoh te njëjtin Shpirt (Frymë). Ndersa me atë qe jam rritur dhe kemi patur qindra kontakte, shkojmë ne të njëjten bashkësi fetare, me atë qe kemi edhe shumë gjëra të perbashkta, nganjiher ndodhë edhe te aferm me gjak, nuk pershtatemi frymisht dhe jemi largë, shumë largë. Nganjiher ndodh¥ edhe me "fetar"!! Kjo është vëlla i dashur, jo tradita edhe pse edhe tradita e ka rendesinë e vet. Jo, doktrinat edhe pse edhe doktrinate kan rendesinë e vet, jo emri i KIshes edhe pse edhe emri e ka rendesinë e vet, por vetem aty ku jeton Krishti është Kisha e tij, vetem aty ku është Krishti i ringjallur është Kisha e vertetë. Jo sakrifica dhe vetmohimi edhe pse edhe keto kan rendesinë e vet, por Jezusi, Krishti dhe asgjë, Ai në ne, në jeten tonë, në dashurinë tonë, Ai në pervujterinë tonë, Krishti në vepren tonë, Ai në besimin tonë, vetem Krishti pra dhe pa Të asgjë. Ai nëse i lejohet të hyjë në shtepinë-brendësinë tonë, Ai njëher do të na shkatërroj te gjithë ato qe kemi ndertuar vet, dhe pastaj Ai do të na nderton sipas projektit hyjnorë, pavarsisht se ndahemi nga projektet njerëzore.

    Lavdi Zotit dhe qoftë lavduar Jezus Krishti
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 31-10-2009 më 14:01
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Në fillim të kësaj aventure, e gjihtë kjo mund të të duket disi e vështirë; por të jesh i sigurtë se ky lloj kthimi së brendshmi bëhet shumë i lehtë. Ti do të përparosh frymërisht, fare natyrshëm dhe pa zor.

    Edhe njëherë, kjo ndodh sepse Perëndia ka një tërheqje magnetike. Ai është gjithmonë brenda teje, duke të tërhequr vazhdimisht drejt Vetvetes.

    Ti mund ta shohësh këtë parim tek elementët natyrorë. Ky fakt është akoma më i vërtetë në fushën frymore. Nga njëra anë, ka një forcë tërheqëse në qendër të qenies tënde; ajo është e fuqishme dhe e papërballueshme. Dhe nga ana tjetër, ka gjithashtu një prirje shumë të fortë te çdo njeri për t'u ribashkuar me qendrën e tij. Jo vetëm qendra tërheq objektin larg sipërfaqes, por edhe vetë objekti priret drejt qendrës së tij!

    Ndërsa ti përkryhesh më tej në Krisht, kjo prirje për t'u tërhequr së brendshmi drejt Zotit, bëhet më e fortë dhe më aktive.

    Cfarë mund ta ngadalësojë proçesin e kësaj tërheqjeje qëndrore?

    Vetëm ndonjë pengesë që qëndron mes objektit të jashtëm (ti) dhe magnetit të brendshëm (Krishti). Sapo që diçka kthehet drejt qendrës së saj, ajo do të vërshojë atje shumë shpejt, nëse nuk pengohet.

    Le të marrim p.sh. një gur. Kur ti e lëshon gurin nga dora ç'do të bëjë ai? Menjëherë ai do të bjerë në tokë nga e cila erdhi. Guri kthehet në burimin e tij origjinal. E njëjta gjë ndodh me zjarrin dhe ujin. Ata gjithmonë kërkojnë të kthehen në qendrat e tyre.

    Shpirti yt, pasi fillon të kthehet së brendshmi, vihet nën të njëjtin ligj të tërheqjes qëndrore. Gradualisht, edhe ai bie drejt qendrës së tij, që është Perëndia. Shpirti nuk ka nevojë për ndonjë forcë tjetër tërheqëse përveç peshës së dashurisë.

    Sa më i qetë e paqeplotë të qëndrosh, aq më shpejt do të përparosh drejt Perëndisë. Sa më pak të ushtrosh përpjekje vetë, aq më shpejt do lëvizësh drejt Zotit tënd.

    Pse ndodh kjo? Sepse ka një energji hyjnore që të tërheq. Kur kjo energji hyjnore është krejtësisht e shpenguar, Ai ka liri të plotë të të tërheqë si t'i pëlqejë Atij.

    Jezu Krishti është magneti i madh i shpirtit tënd, por vetëm i shpirtit tënd. Ai nuk do t'i tërheqë papastërtitë dhe përzieriet që përzihen me të. Çdo lloj i tillë papastërtie e pengon fuqinë e Tij të plotë tërheqëse.

    Nëse në shpirtin tënd nuk do të ksih përzierje, ai do të vërshonte menjëherë drejt Perëndisë së gjithfuqishëm e të papërballueshëm brenda teje, për t'u humbur në Të. Por nëse ti je i ngarkuar me shumë pasuri materiale - ose çfarëdo tjetër - kjo tërheqje pengohet shumë. Shumë të krishterë kapen kaq fort pas një pjese të kësaj bote, ose një pjese të vetes, sa që e kalojnë gjithë jetën e tyre duk përparuar drejt qendrës me shpejtësi kërmilli.

    Lavdi Perëndisë që ndonjëherë Zoti yt, me dashurinë e Tij të pamatë, e flak ngarkesën tutje duarve të tua. Pikërisht atëhere ti e kupton sa shumë i penguar dhe i tërhequr ke qenë. I dashur i krishter, veç lejo gjithçka të bjerë poshtë. Si? Vetëm largo duart nga vetja; lëshoje çdo person e çdo gjë tjetër. Natyrisht, kjo është disi një sakrificë. Madje mund edhe të quhet një kryqëzim. Por ti do të mrekullohesh kur të shohësh se ka vetëm një hapësirë të vogël mes sakrificës e ringjalljes tënde!

    A është e drejtë që shpirti të bëhet kaq pasiv?

    Disa ndjejnë se sipas asaj që kam thënë unë, shpirtit i kërkohet të bëhet i vdekur - i vdekur si ndonjë objekt i pajetë - para se Perëndia të vendosë vullnetin e Tij në të. Në fakt, krejt e kundërta është e vërtetë.

    Elementi kryesor i shpirtit është vullneti, dhe shpirti duhet të jetë i vullnetshëm të bëhet neutral dhe pasiv, duke pritur tërësisht Perëndinë. A nuk e kupton se kjo gjendje e pasivitetit total, kjo gjendje e të mos bërit asgjë dhe të priturit në Perëndinë, është në fakt ushtrimi më i lartë i vullnetit? Dëgjoje shpirtin tënd tek thotë: "Unë dëshiroj me gjithë forcën e qënies time që të plotësohet te unë dëshira e Perëndisë. Unë dëshiroj të jem këtu, duke hequr dorë nga çdo aktivitet e fuqi e imja, që Perëndia të mund të realizojë dëshirën e Tij për të më bërë tërësisht të Vetin."

    Kur shpirti ta ketë bërë këtë, ai në fakt ka ushtruar veprimin më të lartë të mundshëm të vullnetit. Shpirti ka ndërmarrë veprimin e dorëzimit total ndaj një vullneti tjetër, Vullnetit Hyjnor!

    Prandaj i dashur lexues, kushtoja gjithë vëmendjen tënde të mësuarit si të kthehesh së brendshmi dhe të pushosh në frymën tënde. Mos u shkurajo nga vështirësitë që mund të kesh hasur deri këtu. Shumë shpejt, Perëndia do të të japë shumë hir dhe e gjithë kjo do të jetë e lehtë. Unë do të shtoja vetëm një këshillë. Ti duhet të mbetesh besnik në largimin e përulur të zemrës tënde nga tërheqjet dhe preokupimet e jashtme. Mëso zakonin e kthimit të vazhdueshëm tek Perëndia, i cili është qendra jote, me një dashuri paqeplotë e të ëmbël.
    Flm vella. kjo pjese, me ben qe ta shoh ne nje veshtrim tjeter njeriun persejashtemi dhe persebrendeshmi.Duke e percaktuar njeriun si personi qe mbi te cilin fokusohen idhujtari te ndryshme.
    Ai merr deshirat e qenjes se tij te rene nga truri ,dhe shpirti i tij.
    Ne idhujtari nuk hyjne vetem adhurimi i gjerave qe konstatohen lehte.Si ndaj nje personi(kushdo qofte ai artist,politikan,sportist,shenjtor, i suksesshem i cdo fushe te kesaj jete, etj,etj)i cili do te tundonte mendjen e zemren e cdo kujt per t'u ndjekur a imituar.Dhe me te cilen do te perpiqesh per plotesimin e deshires se thelle te tundimit per te realizuar nje ender te fshehte per t'u bere i dalluar mbi te tjeret.
    Idhujtari e fuqishme i perket gjithashtu "dashurise" per parane.e cila lidhet me suksesin,me qetesine,sigurine,respektin ,mirqenjen..etj.(jo me kot Zoti yne shpalli sfiden per besnikeri pikerisht ne perballje me kete idhujtari nder me te rrezikshmet).
    Tani vjen nje nder idhujtarite me te fshehura, ato te shpirtit.. Po pikerisht ato ndjenja dashurie, ato qe i duam dhe dritherohemi me shume!e qe i duam vetem per vehte, te cilat mund te vazhdojne te qendrojne brenda nesh e pa u zbuluar nga ne, si nje porte dige e mbajtur mbyllur dhe qe nuk lejon te vershoje vrullshem Krishti se brendeshmi.
    Ky me duket hap i forte, te konstatosh,dhe te kesh guxim t'i lesh tek Krishti,ne duart e Tij,te gjithe,te gjithe ata qe do me shume, qe dritherohesh me shume.
    Ketu duket sikur nuk ka lidhje idhujtarie por aty ndodhet idhujtaria me e fshehur, dhe qe sigurisht.. do te vazhdoje te shfaqet tek ne ku me shume e ku me pak ne kete jete, bashke me idhujtarite e tjera.
    Por Lavdi Krishtit!
    Qe pavarsisht cdo dobesje qe kemi ne dhe do te vazhdojme te kemi ,Krishti brenda nesh dhe trupi yne Frymor do te vazhdoje te rritet e forcohet nga dashuria e Tij.Ku idhujtarite qe mbajne per gryke njeriun e rene, do te vazhdojne te mos kene force mbi Ne!

  8. #18
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Kapitulli XIV

    Heshtja

    Pika në të cilën ky udhëtim na ka sjellë, është një gjëndje heshtjeje dhe lutje të vazhdueshme.

    Edhe një gjë tjetër. Përpiqu të gjesh një vend të qetë. Heshtja e jashtme e ndihmon heshtjen e brendshme; dhe ajo gjithashtu e përmirëson heshtjen së brendshmi ndërsa kjo fillon të lëshojë rrënjë në jetën tënde.

    Nuk mjafton të kthehesh së brendshmi tek Zoti yt një apo dy orë në ditë. Nuk ka shumë vlerë të kthehesh së brendshmi tek Zoti derisa rezultati përfundimtar të mos jetë një vajosje dhe një shpirt lutjeje që vazhdon me ty për gjithë ditën.

    Amen Amen. Lavdi Zotit.

    Heshtja, vëlla nuk mund të mos ndaj me ju një pervoj personale lidhur me heshtjen. Heshtja vertetë sikurse është pershkruar edhe ne këtë artikull, është e mire dhe neper mes heshtjes na flet Zoti shumë, është mire nëse e praktikojmë ndoniher.

    Para kater viteve, në lutjet e mengjesit, pa parashikime apo lexime, shkurt, pa kurrfar paramendimi por vetvetiut, e kritikova vetvten duke thënë se gjithnjë se gjithnjë në lutje kerkoj Zotit dhe shumë pak e lë Atë të flet por unë flas me lutje dhe uratë, prandaj vendosa qe në at lutje –at ditë, të rri në heshtje. Kështu qe fillova në heshtje në prani të Zotit, ishte edhe qetesia e jashtme, gjithçka heshtje! Brendesia e ime veq filloj të degjoj, Zotit at ditë nepermes heshtjes më dha mundesinë ta degjoj Atë dhe t’më zbulohen ato qe ishin ende në fshtesi time! Zoti, sa I mire qe është! Asnjëher nuk më ka nderhy dhe nuk ka folur derisa unë e kina fjalen me lutje dhe uratë! Diten e heshjtjes time qe ia dhash fjalen Atij, Ai me foli. Heshtja, ZOT sa e mire qe është heshtja. Kerkoj nga lexuesit të lexojnë artikullin e mëp[arshem (para këtij) ku flitet per heshtjen, dhe të praktokojnë - të hyjnë në heshtje njëher nëse nuk e njohin apo nuk ekan praktikuar asnjëher. BESONI, nëse hyni sot në heshtje, heshtje te jasshtme dhe të brendshme, heshtje dhe asgjë most ë levizë në menden dhe njeriun e jashtem tëndin, besoni se do tu flet Zoti. Është vertetë lutje e mrekullueshme. Rrini në heshtje per një qast dhe pritni Zotin duke besuar se Ai është I pranishem. Shprehne me zemer dhe fe se Ai eshte Aty dhe rrini në heshtje, Zoti u flet, Zoti u dhurohet dhe do të jeni të kënaqur në diten e sotme dhe ajo do të vzhdoj e gjithë kohen ne kete botë.

    ZOTI me ju, Ai është I pranishem.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #19

    Vështrojmë aktin e të dëgjuarit. Të dëgjuarit është një shqisë pasive. Kudo që ti dëshiron të dëgjosh diçka, e bën këtë përmes një veshi pasiv.

    Jezu Krishti është Fjala e Përjetshme. Ai dhe vetëm Ai ëshët burimi i jetës së re në ty. Ai mund të flasë me ty, Ai kërkon vëmendjen më të madhe ndaj zërit të Tij.
    I dashur vëlla,

    Desha edhe unë të komentoj mbi pjesën e mësipërme por ngaqë nuk kisha kohë e lashë për më vonë, por ja që ti m'i more nga mëndja ato që mendoja unë dhe i the para meje.

    Është me të vërtetë për t'u çuditur se sa keq lutemi ne të krishterët. Ne kujtojmë se lutja është një monolog nga ana jonë. Ne flasim e flasim e flasim pa pushim dhe më e keqja është se ne kërkojmë gjëra për të kënaqur egon tonë, unin tonë, dëshirat tona egoiste. Sa të marrë që jemi! Ne sillemi si ato fëmijët tekanjozë që kur duan diçka nuk pushojnë se foluri duke e kërkuar vazhdimisht deri sa ta marrin atë. Por ata nuk e lënë prindin të flasë dhe të dëgjojnë atë që prindi ka për t'i thënë.

    Zoti ynë është Fjala. Kjo Fjalë banon brenda nesh, por ne nuk rrimë të dëgjojmë këtë Fjalë, se çfarë ka për të na thënë. Ndërkohë, ne bëjmë plane, programe, projekte se si të sjellim sa më shumë njerëz tek Fjala, por ne kurrë nuk dëgjojmë vetë Fjalën se çfarë ka për të na thënë, nuk e lejojmë Fjalën të flasë në zemrat tona dhe ne më pas, si fëmijë të bindur të bëjmë pikërisht atë që Fjala në kërkon.

    Faleminderit Toni77 për ndërhyrjen tënde.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 14-11-2009 më 05:43
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Para se të vazhdoj me kapitullin tjetër do doja të them disa gjëra që më kanë bërë përshtypje ndërsa lexoja këtë libër.

    Ky është një libër që flet kryesisht për lutjen. Për një lutje të thjeshtë, për një lutje që e kapërcen mëndjen, për një lutje që nuk mund të ndërpritet nga asnjë aktivitet i jashtëm. Dhe megjithatë, deri tani, në kapitullin e 17, nuk kemi parë as edhe një kërkesë lutjeje. Në kapitullin e fundit që kam postuar, dukej se aty do thoshte diçka për kërkesat e lutjes, por akoma edhe aty, nuk përmendi asgjë. Tha pikërisht të kundërtën; ndërsa ke arritur në atë nivel, nuk do jesh në gjëndje të bësh kërkesa lutjeje.

    E Pabesueshme!

    Si ka mundësi një gjë e tillë?

    Unë po ju sfidoj me një gjë juve të krishterëve të forumit. Le të dalë njëri prej jush dhe të thotë se kur ai/ajo lutet, nuk ka kërkesa lutjeje. Do thoni ju, është e pamundur të lutesh dhe në të njëjtën kohë të mos bësh kërkesa lutjeje. Po, kjo është e vërtetë. Mënyra që ne të krishterët kemi mësuar të lutemi, është një mënyrë që kërkon patjetër lëvizjen e buzëve tona. Por, ne nuk kemi ditur se në fakt duhet lëvizja, jo e buzëve tona, por e frymës sonë. Ne shpesh harrojmë se Zoti ynë është Frymë dhe vetëm përms frymës sonë mund të komunikojmë me të. Nuk them se nuk duhet të përdorim edhe buzët, por të drejtuara nga vetë Ai.

    Më lejoni t'ju sjell një shëmbull nga jeta e përditshme. Imagjinoni një fëmijë që shkon tek Ati, vetëm kur ai ka nevojë për diçka. Pasi fëmija e merr atë që ka nevojë, zhduket vetëm për t'u kthyer kur ai të ketë nevojë diçka tjetër. Kështu ngjajmë edhe ne të krishterët me Atin tonë qiellor. Ne shkojmë tek Ai vetëm kur duam diçka prej Tij. Sapo kalojmë vështirësinë tonë, e harrojmë Atë dhe vazhdojmë jetën tonë, për t'u kthyer sapo të hasim vështirësinë tjetër.

    Është edhe një kategori tjetër të krishterësh. Ata luten çdo ditë në një orë të caktuar. Dhe pjesa dërrmuese e lutjes së tyre është kërkesa, kërkesa, kërkesa. Kërkesa për problemet që po kaloj në punë, me pronarin apo me kolegët, kërkesa për problemet që po më shkakton një vëlla apo një motër, kërkesa për shërimin e një vëllai apo një motër, apo për prindërit, xhaxhallarët, dajat apo kushërinjtë e një vëllai apo një motre, të cilin ndoshta nuk e kemi parë kurrë në jetën tonë. E kështu lista është e gjatë dhe pa mbarim, deri sa plotësohet ora që ne kemi caktuar të rrimë me Zotin. Pastaj ikim dhe kthehemi tek Ai vetëm ditën tjetër në të njëjtën orë, për të vazhduar të njëjtën listë të gjatë dhe pa mbarim.

    Imagjinoje pak këtë gjë, si do ishte sikur një fëmijë ta bënte me babain e tij. Do ishte diçka shumë e zymtë dhe e ftohtë, pa dashuri, pa ndjenja, pa jetë.

    Të dashur vëllezër dhe motra. Nëse prisni nga ky libër të mësoni një metodë tjetër si ato shembujt që solla pak më lart, do zhgënjeheni. Nëse jeni të interesuar, nga ky libër do mësojmë diçka më të lartë se lëvizja e buzëve, apo bërja e kërkesave. Do mësojmë të jemi 24 orë non-stop me Perëndinë. Të kemi një lidhje të ngushtë të vërtetë me Të, të jemi vazhdimisht në praninë e Tij dhe duke qenë me Të, sigurisht që do kemi edhe kërkesa, por ajo që do na intersojë më shumë, nuk do jetë gjërat që Ai do na japë. Ai si një Baba i mirë, do na i japë me bollëk, por gjërat që Ai do na japë, janë shumë të vogla në krahasim me prezencën e Tij, ose më mirë do thoja, janë një rrjedhojë, një produkt i pranisë së Tij.

    Këto kisha për të ndarë me juve vëllezër dhe motra. Shpresoj që Ai të na hapë sytë të gjithë neve në mënyrë që të kutpojmë se jeta e Krishterë nuk është një jetë e mbushur me rregulla dhe ligje, por një jetë që në radhë të parë ka dashuri dhe miqësi me Zotin tonë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 14-11-2009 më 07:32
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •