Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Komente për: Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Të dashtun vllazën e motra,

    Unë do vazhdoj me e postue kyt libër, por kushdo qi asht i interesuem me vue në praktikë ato qi kjo motër thotë në kyt libër, do ishte mirë mos me vazhdue me e lexue deri sa të ket provue vet me ba kyt lloj lutje, lutjen e thjeshtësisë, nji lutje qi bahet në frymë (shpirt për katolikët) dhe jo në mend. Shumë shpejt do zbuloni kënaqësinë frymore (shpirtnore) qi të jep nji lutje e tillë.

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    po more vlla, jena te interesue.

    si duhet te veprojme?
    Le ta bejme praktike keto qe thote Guyon. Na sugjero ndonje varg
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Vlla, ti po don me ta fut kashaten te goja. Vargje ka sa te duesh. Te keshilloj te marrësh nga Gjoni. Gjithashtu mund te marrësh edhe nga Efesianët apo Kolosianët. Gjithashtu mund të gjesh shumë vargje nga Psalmet.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    I dashur vella Marcus,

    Vec jam tuj prite me e postu te gjithe librin, ne menyre qe ta printoj e ta ushqej shpirtin pasi ta kem lexuar e medituar .

    E kam vetem nje pyetje. Ne kete rresht "Kërko të ndjekësh Jezu Krishtin duke e vështruar Atë në qënien tënde më të brendshme, në frymën tënde", fjala fryme nenkupton shpirtin e njeriut? E di qe protestantet e perdorin fjalen Fryme per Shpirtin Shenjt, por nuk di qe ne gjuhen shqipe te jete norme perdorimi fjala fryme per shpirtin e njeriut. Ishte thjesht nje sqarim per ta kuptuar sa me mire tekstin.

    Ja edhe disa shembuj te perditshmerise se perdorimit te fjales fryme dhe shpirt.

    M'u mor fryma. = Mbeta pa fryme, dmth. nuk marr dot ajer.

    Me pikoi ne shpirt. = M'u derrmua shpirti, m'u vra krejt qenia ime e brendshme. Ne kete rast nuk ka kuptim te themi me pikoi ne fryme.

    I dhashe keto shembuj per te treguar se per hir te perdorimit te fjales Fryme per Shpirtin Shenjt, perkthyesit nuk mund ta perdorin te njejtin kontekst edhe per shpirtin e njeriut, pasi pastaj del dicka me kuptim me te paket ose te ndryshem nga ajo qe ka dashur ne te vertete te shprehe autori.

    Ngelem ne pritje te kapitujve te tjere

    Te fala ne Krishtin!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin

    E dashtun motër e shenjtë,

    Te falem nderës për pytjen qi m'ke ba se je tuj me dhanë nji pasë të bukur për me spjegue disa gjana n'lidhje me përdorimin e fjalës "frymë"

    Në radhë të parë duhet me pas parasysh se njeriu asht i përbam nga tre pjesë, dy të padukshme dhe nji të dukshme. Këto pjesë janë: Trupi, (pjesa e dukshme) Shpirti dhe Fryma.

    Fatkqesisht, pjesa dërrmuese e njerzve (përfshi ktu edhe të krishterët) mendojnë se njeriu asht i pëbam vetëm prej trupit dhe shpirtit, por kjo nuk asht e vërtetë.

    Cillat janë dallimet e këtyre tre pjesëve të njeriut dhe cilli asht funksioni i secillit prej tyne?

    Për trupin mendoj se e kena të kjartë, ndërsa pjesë e shpirtit janë mendja (intelekti), vullneti dhe emocionet. Të gjitha kto shprehen përmes shpirtit.

    Fryma e njeriut asht ajo pjesa ma e brendshme e tij, me anë të së cilles njeriu mundet me komunikue me Hyjin. Para se njeriu të njohë Hyjin, apo të rilinde siq e përdorin zakonisht ungjillorët, fryma e njeriut asht e dekun apo e cungume. Kshtu spjegohet edhe fakti qi kur Hyji i tha Adamit se po të hash nga ajo pemë (e nohjes së mirës nga e keqja) do të desësh menjiherë. E vëreta asht se fryma e adamit diq dhe kështu ju pre mënyra e komunikimit me Hyjin.

    Por problemi kryesor asht se përkthimi i këtij termi në Shqip ka hasë në disa pengesa. Gjuhët e tjera të botës nuk e kanë këtë problem.

    P.sh. kemi:

    Në greqisht Psyche = Soul në anglisht = me anima në latinisht = Shpirt në shqip

    Pneuma në greqisht = Spirit në anglisht = me Spiritus në latinisht = ? në shqip

    Personalisht mendoj se nuk duhet me u përkthye fjala"Pneuma" apo "Spirit" me të njajtin term qi përkthehet edhe "Psyche" apo "Soul", pra me termin "shpirt".

    Pse mendoj kshtu? Sepse n'rase marrim si shembull greqishten me te cillen asht shkruejt edhe pjesa ma e madhe e Beslidhes së Re duket se kuptimi etimologjik i fjalës "Pneuma" asht "Frymë". Edhe kur shohim se Hyji krijoji njeriun Ai i fryu te hundët dhe njeriu mori jetë.

    Pra, mendoj se asht ma e vështirë me përkthye te dy këto terme me fjalën "shpirt" gja e cilla do na ngatërrojë dhe do e kena të vështirë me kutpue kur flitet për shpirtin e njeriut dhe kur flitet për mjetin që njeriu duhet/mundet me komunikue me Hyjin. Ndërsa asht ma e sakte, për mue, me e përkthye me fjalën "fryme" pasi asht ma e leht me u dallue ndryshimi midis frymës dhe shpirtit.

    Mendoj se asht shumë e randësishme me mujt me kuptue dallimin e ktyne dy termave, si të përdorim të njajtën fjalë si jo, sepse shumica e të krishterëve janë tuj i shërbye Zotit me shpirt në vënd që t'i shërbejnë me frymë (shpirt në kuptimin e fjalës spirit=pneuma). Pra të krishterët përdorin të gjithë mendjen, vullnetin apo/dhe emocionet e tyne. Por me ita gjana nuk mundesh me i shërbye Hyjit. Ita janë mjete qi Zoti i përdor, sigurisht, por tuj kenë nën drejtimin e frymës (spirit=pneuma).

    Për ma shumë të këshilloj të lexosh librin "The Release of the Spirit" ose ne shqip "Çlirimi i Frymës" i cilli asht përkthye nga vlla Matrix dhe asht postue i tani në kyt forum. Ky libër do hedhin shumë dritë mbi ndryshimin qi ekziston midis shpirtit dhe frymës. Për mue nuk ka randsi nëse përdoret nji term apo tjetri. Randsi ka qi na vetë ta dimë ndryshimin midis ktyne të dyjave.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    I dashur vella Marcus,

    Te falenderoj per shpjegimin. I njohim shume mire mangesite e shqipes. Per kete arsye perdoret edhe termi Shpirti Shenjt qe nenkupton Frymen. E ky Shpirt Shenjt na nevojitet ne cdo cast per te jetuar si bij te denje te Zotit, e te rritemi gjithmone ne Hirin e Tij. Te mos harrojme qe e kemi marre Shpirtin Shenjt me pagezim dhe duhet ta perterijme per cdo dite ne jeten tone. Ky eshte Shpirti qe na mban te lidhur me Hyjin!

    Te fala ne Krishtin!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin
    I dashur vella Marcus,

    Te falenderoj per shpjegimin. I njohim shume mire mangesite e shqipes. Per kete arsye perdoret edhe termi Shpirti Shenjt qe nenkupton Frymen. E ky Shpirt Shenjt na nevojitet ne cdo cast per te jetuar si bij te denje te Zotit, e te rritemi gjithmone ne Hirin e Tij. Te mos harrojme qe e kemi marre Shpirtin Shenjt me pagezim dhe duhet ta perterijme per cdo dite ne jeten tone. Ky eshte Shpirti qe na mban te lidhur me Hyjin!

    Te fala ne Krishtin!
    Pikërisht! Desha me shtue vetëm diqka të vogel. Asht tjeter Shpirti i Shejt dhe tjetr shpirti (në kuptimin e frymës) i njeriut. Ati dhe Biri kan ardhë e kanë banue në shpirtin (frymën) tonë përmes Shpirtit të Shejt. Shpirti (fryma) jon asht ba banesa e Atit dhe e Krishtit. Prandej edhe Jeanne Guyon insiston vazhdimisht - siq e ke parë dhe do e shohësh ma tej - se na duhet me u kthye brenda nesh, aty ku banon Krishti. Vetëm aty mund ta gjejm Ate. Siq e thotë, shën Agustini harxhoi shumë vite tuj hap puse jashtë për me gjet ujë në nji kohë që burimin e kishte brenda vetes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 22-10-2009 më 06:24

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Pikërisht! Desha me shtue vetëm diqka të vogel. Asht tjeter Shpirti i Shejt dhe tjetr shpirti (në kuptimin e frymës) i njeriut. Ati dhe Biri kan ardhë e kanë banue në shpirtin (frymën) tonë përmes Shpirtit të Shejt. Shpirti (fryma) jon asht ba banesa e Atit dhe e Krishtit. Prandej edhe Jeanne Guyon insiston vazhdimisht - siq e ke parë dhe do e shohësh ma tej - se na duhet me u kthye brenda nesh, aty ku banon Krishti. Vetëm aty mund ta gjejm Ate. Siq e thotë, shën Agustini harxhoi shumë vite tuj hap puse jashtë për me gjet ujë në nji kohë që burimin e kishte brenda vetes.
    Marcus,

    Shpesh i them vetes qe shkrimi nuk eshte forma me e mire e te komunikuarit, pasi mund te lere hapesire per interpretime te ndryshme.

    Ne shpjegimet e tua shprehesh qe njeriu ka trupin, shpirtin (krejt qenien e brendshme) dhe frymen (qe sherben per me komuniku me Hyjin). Ne rregull deri ketu.

    Pastaj thua "Ati dhe Biri kan ardhë e kanë banue në shpirtin (frymën) tonë përmes Shpirtit të Shejt. Shpirti (fryma) jon asht ba banesa e Atit dhe e Krishtit." Sipas kesaj qe mundem une te deshifroj prej rreshtave te tu, del qe Shpirti Shenjt sherben vetem si ure lidhese mes Atit e Birit dhe frymes brenda meje qe sherben per te komunikuar me Atin. Pra, une e kam kete frymen brenda meje dhe Shpirti Shenjt me sjell Atin dhe Birin per te jetuar/banuar ne mua.

    E ku mbeti Shpirti Shenjt? Krishti thote qe ai do te jetoje/banoje në ne. Ai eshte i pandare nga Ati dhe Biri. Ai banon ne mua, bashke me Atin dhe Birin, qysh ne castin qe une jam pagezuar ne Emer te Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjt. Keto tri vetje jane 1 dhe te pandare.

    Uroj te jem shprehur qarte e pa peshtjellime per shpirtrat tuaj. Ndoshta mua me duhet ndonje shtjellim me i qarte nga ana jote, vella.

    Te fala ne Krishtin!

  9. #9

    Ke shumë të drejtë. Asht bash njashtu si e thue ti. Por edhe un them t'njajten gja. Ati, Biri dhe Fryma e Shejt jan nji dhe të pandarë. Ajo qi kam dasht me than une asht se përmes Fymës së Shejt banon Ati dhe Biri brenda nesh. Kjo nuk do me than se Fryma e Shejt nuk banon në ne. Hyji trinor banon ne ne por kjo bahet e mundur përmes Frymës.

    Nuk ka problem edhe nëse nuk i kuptojm kto gjana krejtsisht. Randsi ka qi e dimë se Hyji banon në ne, domethan, në qender të qenies sonë aty ku ndodhet fryma jon. Fryma e Shejt ka ardh dhe asht bashkue me frymën tonë në nji mënyrë të tillë qi na nuk mundena me i dallue dhe i veque.

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ajo qe une do sqaroja eshte se Shpirti(Fryma) i Shenjte eshte Zot dhe Hyj, njesoj si Ati dhe Biri. Prania e Frymes na sjell Atin dhe Birin, ashtu sikurse prania e Jezusit kur Ai jetoi ne toke sillte Atin dhe Frymen. Duke qene se jane 3 Persona Hyjnore te bashkeqenshem, prania e Njerit nenkupton dhe pranine e 2 te Tjereve
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •