Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Exclamation Pesë deputetë të PS: Të hënën në Kuvend

    Deputetët mbështetës të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në PS i bëjnë apel deputetëve socialistë të hyjnë të hënën në Kuvend. Përmes një rezolutë, të cilën do t’ua bëjnë të njohur të gjithë deputetëve të grupit parlamentar socialist, pesë deputetët që janë shpallur si kritikë të kryetarit Rama dhe qëndrimeve të tij, por dhe mbështetës të tyre në Asamblenë Kombëtare dhe kongresin e PS-së, kërkojnë ndërprerjen e bojkotit të Parlamentit. Këtë akt ata e kërkojnë të ndodhë ditën e hënë më 16 nëntor në një seancë historike, me rastin e marrjes së vendimit të KE lidhur me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    “I kërkojmë të gjithë deputetëve të opozitës të rishikojnë vendimin për bojkotin e Kuvendit, për të qenë prezent në seancën kuvendore të datës 16 nëntor 2009 (me rastin e marrjes së vendimit të KE lidhur me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian) me synimin për ta bërë grupin kuvendor të opozitës pjesëmarrëse, në këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe demonstruar se opozita aktuale ashtu si në të kaluarën, por edhe në të tashmen e në të ardhmen në drejtimin e vendit ka vendosur sistematikisht dhe vendos interesat madhore të Shqipërisë e të shqiptarëve mbi gjithçka duke synuar njëkohësisht të arrijë pa kompromis e me konsensus standardet evropiane dhe të plotësojë të gjithë detyrimet që rezultojnë nga ky proces përmes pjesëmarrjes së saj aktive dhe veprimeve konstruktive institucionale”, shprehen hartuesit e rezolutës drejtuar grupit parlamentar të PS-së.

    Duket se ashtu siç kanë deklaruar dhe më parë, pesë deputetët e mendimit ndryshe në PS, Malaj, Blushi, Islami, Bello dhe Harasani do të jenë në seancën e së hënës në Kuvend edhe nëse grupi parlamentar socialist do të refuzojë ftesën e tyre. Deputeti i PS-së Arben Malaj deklaroi dje se Partia Socialiste duhet të jetë në Parlament për të marrë pjesë në sfidat integruese të vendit. Malaj i bëri thirrje deputetëve të PS-së të hyjnë në Kuvend, sepse sipas tij “është një obligim që PS-ja të futet në Kuvend dhe të japë kontributet në proceset e rëndësishme të vendit”. Malaj duke përshëndetur pranimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian theksoi se tashmë ka ardhur momenti që PS-ja të jetë pjesë e institucioneve dhe të japë kontributin e saj për proceset e integrimit. Gjithashtu Malaj theksoi se PS-ja duhet të jetë parti e alternativës dhe nuk mund të pranojë vetëm opsionin kundër, duke shtuar se mesazhi për bashkëpunim politik nga Bashkimi Evropian ishte shumë i qartë.

    Rezoluta e deputetëve të PS-së:

    • Të gjithë deputetët e opozitës të rishikojnë vendimin për bojkotin e Kuvendit, për të qenë prezent në seancën kuvendore të datës 16 nëntor 2009
    • Opozita duhet të jetë në Kuvend në këtë seancë, që përkon me rastin e marrjes së vendimit të KE lidhur me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian
    • Me këtë veprim synohet që grupi kuvendor i opozitës të bëhet pjesëmarrës në këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët
    • Kjo ka si qëllim të demonstrojë se opozita aktuale, ashtu si në të kaluarën, por edhe në të tashmen e në të ardhmen, në drejtimin e vendit ka vendosur sistematikisht dhe vendos interesat madhore të Shqipërisë e të shqiptarëve mbi gjithçka
    • Deputetët e PS kanë detyrimin të mbështesin plotësisht aspiratat e shqiptarëve, pasi kanë angazhuar maksimalisht prej tetëmbëdhjetë vjetësh sfidat e integrimit evropian e euroatlantik të vendit

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Natyrisht qe nuk kan tjeter zgjedhje,keta u manipuluan nga bosi i tyre edvini,dhe po te ishin pak burra ate dit qe te kethehen ne kuvend ti kerkoin falje berishes.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    skan me hy as ata o drenicak..por po lujn.. sa me shty kohen..

    ps-ja ne dat 20 shperthen revolucionin.. qe e ka nisur tash 10 vjet..

    nuk besoj se saliu ka fuqi ta ndale kte tragjedi..

    gjithcka varet nga uidhers-i..
    ne dor te tij eshte shqiperia..
    pra ed-ver hoxh rama vetem atij i tutet.. se per sali.. brenda nates e rrezon..
    po qe se uidhersi i jep leje per revolucion.. ed rama per 2 or e ben tiranen.. pluhun.. ne kuptimin.. merr pushtetin.. dhe fillon naten e bartolomeut.. ndaj demokrateve..

    lino-ja limprehti.. dhe widhersi.. e komandojne .. tiranen..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Islami: Nuk e thyejmë bojkotin, bëmë një apel për reflektim të PS

    Lëvizja për mendimin ndryshe nëpërmjet Kastriot Islamit, i ka bërë thirrje opozitës të heqë dorë nga bojkoti dhe të kthehet në Parlament, në emër të integrimit në BE. Deputeti socialist Kastriot Islami tha dje se kërkesa e bërë një ditë më parë ka si qëllim reflektimin e grupit parlamentar socialist. “Ne kemi bërë një apel për të reflektuar. Ne nuk do ta thyejmë vendimin e PS, por i bëjmë apel që duke vazhduar protestat, të cilat janë një vendim komplementar i gjithë aktivitetit politik të PS, të ndërpresë bojkotin dhe të marrë pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm për fatet e gjithë shqiptarëve”, u shpreh Islami. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, deputeti socialist tha se nuk do të dalë kundër qëndrimit të shumicës dhe nuk do të hyjë në Parlament pa miratimin e saj, por kërkon që Partia Socialiste të rikthehet në Kuvend vetëm në emër të integrimit. Deputeti i majtë shton se është pro hapjes se kutive, por kundër bojkotit në këto momente kaq të rëndësishme për vendin, kur të gjithë po i drejtojnë opozitës të njëjtën thirrje, të kthehet në Parlament.
    “Apeli që i bëj Partisë Socialiste vjen pasi kjo parti ka dhënë kontribut në 8 vjet. Ajo e ka filluar procesin për integrimin në BE, prandaj le të vazhdojë të jetë ende prezente kur ky proces të finalizohet”, deklaron ai. Islami kthimin e opozitës në Kuvend e justifikon vetëm me vendimin që BE do të marrë ditën e hënë, vendim nga i cili varet e ardhmja e Shqipërisë në BE.

    Panorama

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Presioni i mandateve, PS sheh mundësinë e hyrjes në Kuvend

    Shpresa te Gjykata Kushtetuese për hapjen e kutive

    Pas betimit në Kuvend, Rama synon të vijojë sërish bojkotin


    Rreziku i humbjes së mandateve, por edhe presioni i brendshëm dhe i jashtëm ndaj bojkotit, e ka detyruar kreun e PS-së të marrë parasysh mundësinë e hyrjes në Kuvend me sa më pak kosto. Kështu socialistët do t’i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetuese, e kësaj radhe për kërkesën e tyre mbi hapjen e kutive të votimit të 28 qershorit. Me shpresën se ky institucion do të shprehet mbi këtë çështje, kampi rozë pritet të hedhë një tjetër hap në zhvillimet brenda radhëve të saj. Burime pranë PS-së bënë me dije se kupola rozë po ideon një strategji të radhës pas 20 nëntorit. Nisur nga presionet e brendshme për mundësinë e shpalljes së pavlefshme të të gjitha mandateve për deputetë, e kjo për shkak të bojkotit që PS-ja i ka bërë Kuvendit, njëkohësisht dhe deklaratat e faktori ndërkombëtar, që e cilësojnë si të padrejtë një qëndrim të tillë, mësohet se lidershipi socialist po projekton një tjetër lëvizje, për të zgjidhur të paktën në dukje një situatë të tillë. Sipas këtij projekti, pritet që pas protestës së 20 nëntorit, grupi parlamentar i PS-së të kthehet në Kuvend, por kjo vetëm për të bërë betimin, me qëllim që të garantohen mandatet e ligjvënësve socialistë. Pas këtij hapi bojkoti do të vijojë sërish, por përmes një kërkese të firmosur nga 28 deputetë të kësaj partie, PS-ja do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese që të shprehet mbi kërkesën për hapjen e kutive të votimit. Përgjatë kësaj kohe, pra deri në një vendim përfundimtar të kësaj gjykate, grupi kuvendor socialist do të vijojë bojkotin. Madje, një qëndrim i tillë nuk do të ndryshohet, në rast se Kushtetuesja do të rrëzojë kërkesën e socialistëve.

    Njëkohësisht, mësohet se kthimi i deputetëve socialistë në Kuvend është një “premtim” që lidershipi i PS-së i ka dhënë faktorit ndërkombëtar, në takimet e shumta të zhvilluara me drejtues të kësaj partie, takime që në shumë raste janë kërkuar me insistim nga vetë këta të fundit. Në këtë mënyrë, edhe pse nuk mund të flitet për një dështim real të aksionit politik të ndërmarrë nga lidershipi socialist, tashmë shihet një reflektim mbi hapat që mund të ndiqen nga kjo parti. Për më tepër që mesazhi që mund të vijë nga Bashkimi Europian, mbi vendimin që do të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit të Europës, të ministrave të Jashtëm, për t’i dhënë të drejtën Këshillit të Europës të fillojë negociatat me Shqipërinë për t’i dhënë asaj statusin e kandidates, është një tjetër moment, i cili e bën të detyrueshëm një qëndrim të qartë të Partisë Socialiste. Por ndërkohë që deputetët, që njihen tashmë si kundërshtarë të këtij vendimi, mund të jenë të parët që kthehen në Kuvend.

    Rezoluta e LMN

    “U kërkojmë të gjithë deputetëve të opozitës të rishikojnë vendimin për bojkotin e Kuvendit për të qenë prezent në seancën kuvendore të datës 16 nëntor 2009, me rastin e marrjes se vendimit të KE-së lidhur me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Kjo, me synimin për ta bërë grupin kuvendor të opozitës pjesëmarrës në këtë moment të rëndësishëm për vendin dhe demonstruar se opozita aktuale ashtu si në të kaluarën, por edhe në të tashmen e në të ardhmen, në drejtimin e vendit ka vendosur sistematikisht dhe vendos interesat madhore të Shqipërisë”.

    Arsyeja e kërkesës

    “Të vetëdijshëm për koston jopozitive që ka shkaktuar mosarritja e të gjithë standardeve në nivelin e tyre maksimal në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe situata aktuale parlamentare me bojkotin nga opozita, por me angazhimin tonë maksimal për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë përmes një dialogu konstruktiv e institucional, që do garantonte arritjen e plotë të standardeve demokratike në zgjedhjet e ardhshme”

    Metropol

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    08-06-2004
    Postime
    105
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    skan me hy as ata o drenicak..por po lujn.. sa me shty kohen..

    ps-ja ne dat 20 shperthen revolucionin.. qe e ka nisur tash 10 vjet..

    nuk besoj se saliu ka fuqi ta ndale kte tragjedi..

    gjithcka varet nga uidhers-i..
    ne dor te tij eshte shqiperia..
    pra ed-ver hoxh rama vetem atij i tutet.. se per sali.. brenda nates e rrezon..
    po qe se uidhersi i jep leje per revolucion.. ed rama per 2 or e ben tiranen.. pluhun.. ne kuptimin.. merr pushtetin.. dhe fillon naten e bartolomeut.. ndaj demokrateve..

    lino-ja limprehti.. dhe widhersi.. e komandojne .. tiranen..
    aty ku ska zot shpie,behet zot shpie tjetri.
    me gjith mend ben si te doj edi se ka njerez disfatist si ty o brari,e shume njerez te tjere qe vec rrin e bejne sehir se si na e katandisin nje grusht gangsterash shqiperin,qe na i la ramizi me nexhmijen.ne jemi te mire vetem per tu zene ketu ne forum njeri me tjetrin dhe lejome "njeriun e ri" te edukuar nga ppsh te na qeveris ne 20 vjetet e fundit,pavarsisht se cilit klan apo bande gangsterash i perket (sipas mendimit tim nuk ka politik e politikan ne shqiperi).Shpesh pyes veten:a thu nuk ka nje pjes intelektualesh (kryesisht te gjenerates se re 40vjec e poshte)qe pergjithsisht kan jetuar keto 20 vjet me se shumti ne perendim,qe mund te vendosin te krijojne nje organizat apo parti,qe te mund te merte drejtimin e atij vendi?e ti hidhnim ne koshin e plehrave keto germadha komuniste qe na kan marre peng vendin tone sot.Per mua sic e thash nuk ka as demokrat as socialist asnje gje ne shqiperi.te gjith duke fillu nga sala e edvini e deri tek me i vjetri i tyre jan testamenti qe na la ramizi dhe nexhmija.pjesa tjeter jan sahanlepirsat e tyre me te cilet ato formojne organizatat e tyre qe per te dal para popullit i veshin me nje mbeshtjellje ideologjike e qe i vendosin emrin parti.por ne fakt te gjith jan banda hajdutesh qe luftojne me njeri-tjetri per ndarje pazaresh.e kam kuptuar kete sa here flas me ndonje ne shqiperi dhe kur e pyes:ste paska ecur fare ekonomikisht,te pergjigjen-epo une su mora me ndonje parti qe te beja lek diku.deri ketu e kan cu keta maskarenj te partive punen sa populli ka humbur nocionin e politikes dhe administrimit dhe e ka njesu ate me vjedhje.dhe mos kujtoni se jam aq naiv sa te besoj ne nje qeveri perfekte,me qeveritar perfekt,kudo korupsioni nuk eleminohet ne zero se ai lidhet me qenien njerzore si mekatar,bile dhe ketu ku jam ka korupsion,por ne shqiperi ne flasim per vjedhje,grabitje te hapur ne mes te dites,per vjedhje te institucionalizuar.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Tir@nci
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    71
    Sa here qe kujtoj qe injoranca ktu nforum ka arrit kulmin, prapseprap dalin ca cecene si ky ramaik qe vazhdojne e thyjne rekordet e vetes vet. Ja ka vu baca detyre, ene u bo kaq kohe qe dhjet nga goja ktu nforum, por po ta vesh re asihere me fjalet e veta, se nuk i lidh dot dy fjale orangutangu. Gjithmone me artikuj qebabtoresh.

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    vallai nuk po dim per cin me bo tifozllik!!!!!

    NJONI thote bo per salen.

    TI thu bo per edin.

    kena ra m'siklet t'modh.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e noel*
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    120
    Bo per Takun mo mir

    Ubi solitudinem faciunt, pacem apellant

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga ramaik Lexo Postimin

    Duket se ashtu siç kanë deklaruar dhe më parë, pesë deputetët e mendimit ndryshe në PS, Malaj, Blushi, Islami, Bello dhe Harasani do të jenë në seancën e së hënës në Kuvend edhe nëse grupi parlamentar socialist do të refuzojë ftesën e tyre.
    te kishin dale disa emra te tjere edhe mund te shkonte por nga keta emrat e mesiperm, aha .... nuk mund te pritet asgje .... edhe nqse hyjne do te thote se e kane nje pisllek .... nuk jane aq te paster keta personazhe per ti marre ne konsiderate fjalet qe thone
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •