Tregtarët: Policia nuk ka lë të sigurojmë ekzistencën


Policia e Maqedonisë në bashkëpunim me inspektoratin e tregut ka vënë në shënjestër qytetin e Tetovës, gjegjësisht tregtarët të cilët mezi sigurojnë kafshatën e tyre të bukës.
MPB ka kohëve të fundit ka ndërmarrë një seri aksionesh për të parandaluar shitjen e rrobave dhe veshmbathjeve të cilat janë kopje të prodhimeve dhe markave të njohura si "Dolce Gabana", "Levis", "Adidass", etj. Tregtarët shqiptar thonë inspektorati i tregut dhe institucionet tjera kompetente po përdorin standarde të dyfishta pasi sipas tyre po kontrollohen vetëm shitoret e tetovarëve. "Qytetet tjera të banuara me maqedonas edhe pse është një situatë e njëjtë asnjëherë nuk janë ndërmarrë aksione të tilla. Ky shtet nuk i lejon të sigurojnë kafshatën e bukës", thotë një tregtar shqiptar të cilit i konfiskuan mallin.

Gjatë aksionit të fundit të realizuar ditën e premte janë përfshirë 15 objekte në të cilat thuhet se janë prodhuar dhe shitur prodhime të falsifikuara në përgjithësi rroba dhe veshmbathje.

Në këto objekte në përgjithësi janë marrë rreth 50 mijë prodhime, më së shumti këpucë dhe patika, kopje të markave të njohura si " Adidas", "Puma", Dolce Gabana"

"Levis", "Nike" dhe të tjera. Gjatë këtij kontrolli, gjithashtu është zbuluar edhe një mini fabrikë "egër" me tri persona të punësuar për prodhimin e këpucëve dhe patikave

të falsifikuara. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë deklaruar se gjatë kontrollit janë vërtetuar edhe shumë shkelje dhe parregullsi, të cilat sipas tyre do të sanksionohet conform ligjeve në fuqi.( INA)


http://www.ina-online.net/default.as...929133506&ln=3