Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    SHQIPĖRIA ėshtė GJAKU im Maska e fano
    Anėtarėsuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post Brukseli ia shtrėngon

    Brukseli ia shtrėngon penjtė Shkupit



    Fami Bajrami
    Shkup, 22 nėntor- Brukseli zyrtar ėshtė lėshuar nė ofensivė diplomatike pėr t'i gjetur emėr Maqedonisė, ndėrsa synohet qė deri mė 7 dhjetor BE-ja tė caktojė datė pėr bisedime. Ekspertėt vlerėsojnė se presionet e Brukselit zyrtar pėr intensifikim tė takimeve tė Gruevskit me tė involvuarit, mund tė jenė nė funksion tė zgjidhjes sė ēėshtjes. Porosia e Brukselit zyrtar ėshtė qė kryeministri Nikolla Gruevski dhe ai grek Jorgos Papandreu tė gjejnė kohė pėr takim tė drejtpėrdrejtė gjatė javės sė ardhshme, mė sė voni deri mė 2 dhjetor dhe tė merren vesh cili do jetė emri i ri. Sipas kėtij skenari, Greqia dhe Maqedonia sė pari do tė merren vesh pėr emrin, ndėrsa pasi tė fillojnė negociatat do tė duhet tė precizojnė modalitetet tjera, siē ėshtė mėnyra e pėrdorimit tė emrit tė ri, por edhe ēėshtja rreth parashtesės "makedonski". Pala maqedonase ditė mė parė pėrmes mediave ka konfirmuar se ėshtė e gatshme pėr kontakt direkt me palėn tjetėr, por pa dhėnė detaje tjera. Pa dallim nėse ajo do tė zhvillohet para syve tė opinionit ose jo, Shkupi dhe Athina duhet tė arrijnė kompromisin i cili do t'i mundėsojė vendit ta kapė trenin pėr nė BE, ose nė tė kundėrtėn do tė presė si Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia. Nėse Gruevski dhe Papandreu arrijnė tė merren vesh, Maqedonia do tė fillojė negociatat nė muajin prill, bashkė me kandidaten e re, Islandėn. "BE-ja, madje bėn presione edhe ndaj Greqisė dhe Maqedonisė, bashkėrisht", kanė informuar burime diplomatike. Eksperti i tė drejtės ndėrkombėtare Denko Malevski, vlerėson se ky kontest, madje nuk mund tė zgjidhet nė njė afat tė shkurtėr kohor siē ėshtė 7 dhjetori.
    "Bėhet fjalė pėr temė delikate, nga e cila paraprakisht nevojitet pajtueshmėri edhe nga faktori i brendshėm politik. Nėse me kėtė takim pėrgatitet terreni pėr negociata intensive nė muajt e ardhshėm, ku sė pari do tė zgjidhej emri dhe mė pas identiteti, kėto negociata mund tė konsiderohen si tė suksesshme. Tė kėrkohet zgjidhje nė dy modalitete, ėshtė e papranueshme", ka thėnė analisti Malevski. Ai beson se mund tė ndodhė qė nė muajin prill, Maqedonia tė fillojė negociatat me BE-nė, me kusht nėse arrihet zgjidhja pėr emrin dhe pajtueshmėria eventuale mbi identitetin.
    "Partitė politike nuk duhet tė harrojnė se pėr kėto ndryshime duhet t'i informojnė edhe publikun vendas apo elektoratin, dhe pėr kėtė nevojitet kohė", ka thėnė ai. Pėr analistin tjetėr Rizvan Sulejmani, procesi i emrit ka hyrė nė fazėn finale dhe tė ndjeshme me ēka ai e quan, "thyerje e vezėve", qė nėnkupton fazėn se kujt i takojnė ato ve dhe nė avllinė e kujt do tė jenė (e bardha dhe e kuqja e vesė).
    "Veja nėnkupton sinonimin e identitetit tė emrit, qė do e kisha quajtur e bardha e vezės gjė tė cilėn e kėrkon Maqedonia dhe tjetra, historia apo e kuqja e vezės si qė pretendon Greqia. Pra, njėrit i duhet identiteti e tjetrės historia, pėrmes sė cilės Shkupi tenton ndėrtimin e shtetit, (pra njė tortė tė mirė qė quhet identitet) dhe e kuqja e vezės me tė cilėn Greqia dėshiron tė gatuajė njė 'bakllava greke'. Kėtu, pra duhet njė mjeshtėr i mirė pėr t'i thyer vezėt", thotė analisti Sulejmani. Sipas tij, takimet e fundit duhet t'i ndajnė punėt, ndėrsa pas kėsaj mund tė flitet pėr modalitetet tjera nė ēėshtjen. Kryeministri Nikolla Gruevski, madje mė 2 dhjetor duhet tė takohet me kryesuesin e KE-sė Jose Manuel Barroso, i cili nga ana e kryeministrit Gruevski pret tė njoftohet si do tė emėrohet shteti maqedonas nė tė ardhmen. Nga ana tjetėr, presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, ka vlerėsuar se pas qėndrimeve tė Greqisė tė shprehura para ndėrmjetėsuesit, Metju Nimic, gjasat janė tė vogla qė ky i fundit tė paraqes njė propozim tė ri pėr emrin.
    Siē mėsohet emrat qė do tė jenė objekt i negociatave mes Athinės dhe Shkupit janė : Maqedonia Veriore dhe Maqedonia e Re. Edhe partitė shqiptare janė solidarizuar nė zgjidhjen e shpejtė tė emrit me Athinėn. Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI), konsideron se kontesti me Greqinė mund tė zgjidhet vetėm me kompromis andaj edhe palėt duhet jenė tė gatshėm pėr tė bėrė njė gjė tė tillė, ndėrkaq, pėr Demokracinė e Re, "nuk ėshtė e drejtė vetėm e VMRO-sė dhe maqedonasve tė vendosin pėr emrin e Maqedonisė dhe se edhe shqiptarėt kanė hisen dhe tė drejtėn e tyre nė kėtė drejtim". Ndryshe, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), ditė mė parė, njoftoi se ėshtė duke e sensibilizuar faktorin ndėrkombėtar se zgjidhja mė e mirė pėr situatėn nė Maqedoni, ėshtė protektorati ndėrkombėtar.

    http://www.koha.com.mk/a03.html
    SHQIPĖRIA ėshtė GJAKU im qė nuk falet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Maqedonia duhet tė shkatrrohet, se vet maqedonasit sllav e shkatrruan edhe po e shkatrrojnė me hegjemoni politike gabele, mbi popullin shqiptar atje!

    Nuk qendron emri - maqedoni!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Citim Postuar mė parė nga ZANOR Lexo Postimin
    Maqedonia duhet tė shkatrrohet, se vet maqedonasit sllav e shkatrruan edhe po e shkatrrojnė me hegjemoni politike gabele, mbi popullin shqiptar atje!

    Nuk qendron emri - maqedoni!




    ky zanor ėsht ashkali nga nishi jan te ardhur para nja njiqnd vjete ne kosovė kur pat hy ushtria serbe ne kosovė dhe sillte gabel rrogtarė me qel llogore pastaj ketyre ashkalijve te nishit ju dhan toka qe ather fisi i ktij zanorit si serbo ashkali e msuan shqipen dhe mbeten ne kosovė-
    tash po mundohen te shqiptarizohen por ky zanori esht nga te frynė era me ardh serbet e milloshit perseri ne kosovė ky shkon me ta gabeli keshtu e ka i mjeri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •