Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    Vrau babanë për para,arrestohet 20-vjeçari

    Vrau babanë për para,arrestohet 20-vjeçari
    » Dërguar më: 13/11/2009 - 14:34


    ELBASAN Vdekja e një 75- vjeçari nga fshati Lenie i Gramshit nuk ka qenë natyrale, por ai është mbytur nga i biri, pasi refuzonte t'i jepte para për shpenzimet e moshës. Ky është konkluzioni paraprak i policisë së Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë, të zbuluar mesditën e së mërkurës në fshatin e largët të Gramshit. "Nga hetimet paraprake të bëra nga ana e Seksionit të Krimeve të Rënda, është arritur në konkluzionin se 20-vjeçari Maksim Hasa është autor i vrasjes së babait të tij, 75-vjeçarit Seit Hasa, i cili u gjet i pajetë në një parcelë me të mbjella në fshatin Lenie pasditen e së mërkurës", - pohuan për "Gazeta Shqiptare" drejtues të policisë së Elbasanit. I njëjti burim konfirmon se provat në vendin e ngjarjes (këqyrja e kufomës), si dhe dyshimet rreth aktivitetit të 20-vjeçarit dhe konfliktet e vazhdueshme në familjen e tyre, që në fillim shtruan pistën e një vrasjeje të mundshme. "Kufoma e 75-vjeçarit kishte shenja dhune në pjesën e fytit dhe dyshohej që të jetë mbytur me duar nga i biri, pas konfliktit të radhës mes tyre në tokën-arë ku ishte duke punuar i moshuari", - shtojnë burimet e policisë. 20-vjeçari u arrestua në orën 10:00 të ditës së enjte, e po në të njëjtën ditë u shoqërua për në dhomat e paraburgimit në Elbasan. Mësohet se policia u njoftua për trupin e pajetë të 75-vjeçarit në orën 14:00 të ditës së mërkurë. Po nga familjarët fillimisht u konfirmua se vdekja ka qenë natyrale. Por policia që administroi ngjarjen, akuzoi dhe vuri në pranga si të dyshuar djalin e viktimës. Nga burime të policisë mësohet se 20-vjeçari Hasa vazhdimisht ishte problematik e konfliktual në familje. Për shkak të gjendjes ekonomike, i ati nuk mund të plotësonte kërkesat e njëpasnjëshme të tij për para. Madje, e kishte denoncuar të birin në polici për këtë fakt. Por asgjë nuk ndryshoi në marrëdhëniet mes tyre, derisa dje 20-vjeçari mbyti me duar të atin teksa po punonte në arë.

    Balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-11-2009 më 16:23

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    O zot cfare ben varferia , po te vrasesh dhe baban kjo eshte absurditet ...

  3. #3
    Akoma dhe me absurde eshte kur familja e mbron kete kafshe dhe thote qe ishte vdekje natyrore. O zot ca mban mbi toke.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    S'habitem fare.
    lg
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    ndoshta ka pas nevoj ti shpenzoj leket per alkohol apo bixhoz

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Kto njerez eshte gjynaf ti fusesh ne burge , kto duhen ekzetuar menjeher .
    Plus burg per ata qe kan ndihmuar dhe mbrojtur kte bastard ..
    Po su be shembull nje, nuk zen mend te tjeret ...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    O zot cfare ben varferia , po te vrasesh dhe baban kjo eshte absurditet ...
    Ka te beje jo me varferine,ka te beje me kafshet me fytyre njerezore.
    Edukimi SHQIPTAR sot..
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  8. #8
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    Ka te beje jo me varferine,ka te beje me kafshet me fytyre njerezore.
    Edukimi SHQIPTAR sot..

    Jane shum faktore qe lidhen me kete , po asnje se justifikon kete vrasje absurde.
    Nuk di cte mendosh , mir supozojm se vrasim dike per para , por te vrasesh prindin ?
    Duke e ditur shum mire gjendjen qe ai ka , ksaj i thon te kerkosh qiqra ne hell ..
    Si ve dot nje emer kesaj , me vjen shume e veshtir ...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    na jena kafshe e pike
    sbahena njerez kurre
    paska ken i mire druni i enverit
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Jane shum faktore qe lidhen me kete , po asnje se justifikon kete vrasje absurde.
    Nuk di cte mendosh , mir supozojm se vrasim dike per para , por te vrasesh prindin ?
    Duke e ditur shum mire gjendjen qe ai ka , ksaj i thon te kerkosh qiqra ne hell ..
    Si ve dot nje emer kesaj , me vjen shume e veshtir ...
    Nejse,faktore i vecante ndodh...
    Shqip:Pinochet,Hitler...qetesi me vone.
    Restin ja u lej demolesheve putanas.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •