Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Ne Mesfush!!
    Postime
    387

    Merrni pjesë në zgjedhjet komunale të rradhës në Kosovë.

    Sot po mbahen zgjedhjet komunale ne kosove.

    Une isha ne votime dhe votova, ndersa ju a do votoni?

    Nese doni ndryshime ateher qohuni dhe votoni per zgjedhjen apo shijen tuaj.

    Ata qe votuan, jepni komentet ne kete teme....

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Unë kam votuar me postë para 12 ditëve. Pasi që i kam plotësuar të gjitha kërkesat e KQZ-së së bashku me bashkëshortën time, mua më kanë ardhur
    materialet për votim, ndërsa gruas time jo?!
    I kam dërguar E-mail sektorit për votim me postë pranë KQZ-së, por
    kurrë nuk m'u kanë përgjigjur?!
    Pra, tek votimi me postë, edhe pse qytetari i Kosovës i cili gjendet në mërgim e ndjen vetën se është pjestarë i shtetit të vetë, megjithatë në relacionin midis tij dhe atdheut kur është fjala për votim me postë, duket se diçka nuk ka funksionuar si duhet nga ana e KQZ-së.
    Duhet pranuar se kjo mënyrë e votimit e ka koston e saj të madhe për një Kosovë ende të pakonsoliduar ekonomikisht dhe financiarisht, mirëpo mënyra e votimit me postë ishte pasqyra më e mirë se Kosova funksionin si shtet.
    Për mos marrjen e materialeve të votimit me postë nga ana e KQZ-së të mijëra mërgimtarëve tanë, duhet thënë sinqerisht se janë vetë fajtorë për këtë gjë, sepse numri më i madh i tyre nuk kanë ditur ta bëjnë si duhet korrespondimin me KQZ-në se si duhet plotësuar kushtet për votim jashtë atdheut. Ndaj, unë personalisht nuk i miratoj ankesat e tyre që dëgjohen në llogari të KQZ-së në Prishtinë. Për të votuar me postë e kanë pasur mundësinë që edhe përmes internetit të pajisën me formularë dhe informacione të nevojshme se si duhet votuar, pra se si duhet kompletuar procedurën e votimit.
    Si do që të jetë, mbetja e një numri të madh të bashkëatdhetarëve tanë jashtë procesit të votimeve, sipas mendimit tim, është më shumë rezultat i neglizhencës së tyre, se sa asaj të KQZ. Anipse, ky komision nuk mund të lirohet nga pjesa e tij e fajësisë, sepse ka mundur të jetë shumë më azhur ndaj procesit të votimit me postë.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga gatusso Lexo Postimin
    Sot po mbahen zgjedhjet komunale ne kosove.

    Une isha ne votime dhe votova, ndersa ju a do votoni?

    Nese doni ndryshime ateher qohuni dhe votoni per zgjedhjen apo shijen tuaj.

    Ata qe votuan, jepni komentet ne kete teme....
    -----------------
    Mua dhe gruas time na jane deshte tamam nga 3 minuta per te kryer kete detyre qytetare.Votimi i sivjem eshte shume me i theshte teknikisht per t`u kryer.
    Ka dy lista qe i jepen votuesit.Njera per kryetar komune dhe tjetra per anetare te kuvendeve komunale.
    Besoni eshte mrekulli ajo qe pash me syte e mi.
    Dhashte zoti qe edhe pjesa tjeter e procesit-numrimi i votes te shkoje keshtu !

    Prandaj,i bashkangjitem autorit te kesaj teme;Cohuni e votoni !

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Deri ne ora 11.30 minuta,sipas KQZ-se kane marre pjese dhe kane votuar- 15.5 per qind te zgjedhesve te regjistruar ne R. e Kosoves.
    Bie ne sy pjesemarrja relaitivisht e larte e prishtinasve- rreth 21 perqind deri ne ora 11.30.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zgjedhjet në Kosovë, KQZ:

    Kanë votuar 15.29% e zgjedhësve

    Shekulli Online

    KQZ-ja në Kosovë ka njoftuar se deri në orën 11 e 30 minuta në tërë republikën kanë votuar 239 mijë e 154 votues apo 15.29 për qind.
    Të dhënat zyrtare për secilën komunë të vendit janë:

    Deçan 13.79 %
    Gjakovë 14.97 %
    Drenas 16.30 %
    Gjilan 13.21 %
    dragash 1.33 %
    Istog 13.84%
    Kaçanik 16.60 %
    Klinë 20.68 %
    Fushë Kosovë 13.17 %
    Kamenicë 13.72 %
    Mitrovica 15.64 %
    Leposaviq 0.32 %
    Lipjan 17.11 %
    Novo Bërdë 7 %
    Obiliq 14.75 %
    Rahovec 14.84 %
    Pejë 14.03 %
    Podujevë 15.69 %
    Prishtinë 18.07 %
    Prizren 15.51 %
    Skenderaj 21.95 %
    Shtime 21.82 %
    Shtërpcë 10.57 %
    Suharekë 21.69 %
    Ferizaj 13.21 %
    Viti 20.45 %
    Vushtrri 12.76 %
    Zubin Potok 2.42 %
    Zveçan 0.21 %
    Malishevë 19.81 %
    Junik 19.13 %
    Mamushë 24.06 %
    Hani i Elezit 23.34 %
    Graçanicë 8.46 %
    Ranillug 2.92 %
    Kllokot 6.10 %




    ---------



    Nuk jan cu pi kreveti dembelhanja kosovare..

    Nato i cliroj e me votue pritojne..

    Duhet Nato me votue per Kosovaret.. se..uu ata jan pashallare ..nuk kan pse lodhen.. me la syt e me pi kafe e me shku ne votim ne oren 7..
    U duket budallaki kjo..

    qashtu vazhdoni se nen sllob do perfundoni..

    Turp..

    1 her ne 3 ose 4 vjet u kerkohet me i desh pantollat e miniqet e me dal ne ajer te paster 10 minuta..e me hjedh qat vot ne kuti..e nuk ja bejn kte sherbim Kosoves..

    bravo PDK qe me c'kuptoj nga shifrat me qen e mace i ka nxjerre te vetet me votue..
    E pra le ta gzojn pushtetin lokal e qendror..

    ..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2009
    Postime
    131
    PJESE NGA FJALA E MBAJTUR NE ASAMBLENE KOMBETARE 1944 NGA PATER ANTON HARAPI

    Une gjej shka te admiroj edhe nder kundershtar: Vendimin e prere ,sakrificen dhe qendresen.Nuk jam me te as ne parim as ne metode,as per shka bajne e si bajne ;po atyne disi mund tu bahet hallall ,mbasi luftojne per dishka.
    Por shka tu bajme gjysmakeve ,abstenuesve ,indiferenteve,shqiptareve te vdekun ne Shpirt,te cilet ,ose prej frike ,ose prej egoizmit vetjak per mos me i qite trazim vetes ,ku edhe per tu majt si elite ose “esnafe”ne sferen e tyne qe nuk dun te perzihen ,e kane vendose per ndere e per vlere qe te mos deklarohen ne asnje menyre ,as per qeveri ,e as per anarki.
    Keta jane parazitet e Shqipnise .Per ta pasiviteti dhe negativiteti jane ideal ,nuk duen te vihen ne rrezik as sa te zit e thonit ,por duen te rrojne e te gezojne ne Shpine te tjereve .Dobesi mendore ,dobesi morale ,dobesi shoqnore!Po qe kush per plumb ,patjeter keta do te kishin me qene te paret
    Ne luften e Waterloo-se i qe paraqitun Napoleonit nje kryetar komuneje i cili ,tuj e deklarue veten asnjanes ,mendoi te justifikohej.”vrajeni “tha Napoleoni .Venje ne plumb menjehere,sepse armiku qe te del perballe ,qofte fale .Por ky qe rri i fshehun ne apatine e vet ,ashte ma i rrezikshem ,sepse jo vetem asht armik por asht edhe spekulator i dobet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •