-
Spiuni i Sigurimit: Historia e agjenturave greke dhe Sigurimit te Shtetit
Agjenturat Greke dhe Sigurimi i Fshehtė i Shtetit Shqiptar
Ish-oficeri i Sigurimit tė Shtetit, Bekim Budo, nė librin e tij
Shėrbimi i fshehtė pasqyron njė dosje interesante tė njė
agjenti grek me pseudonim Papastrati, arrestuar nga shėrbimi
i fshehtė shqiptar nė vitin 1971. Sipas librit tė Budos, interesant ėshtė fakti se nė vazhdimėsi agjentura greke zhvillonte
veprimtarinė e saj nė Shqipėrinė e Jugut dhe kishte nė dispozicion informatorė tė frytshėm, tejet tė pėrgatitur. Nė vitet “70-tė, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rėnė nė gjurmėt e kėsaj veprimtarie dhe arriti tė kapte, falė njė kombinimi tė pėrsosur, Papastratin, pėrgatitur nė shkollėn e spiunazhit tė vendit fqinjė, i cili tregon pėrpara hetuesve se si ishte vėnė nė shėrbim tė grekėve.
Kontaktet e tij tė para, thuhet nė libėr, ishin bėrė me gjeneralin grek, Vasil Mellaj, qė kishte qenė komandant divizioni i trupave greke nė Gjirokastėr, e me tė e kishte njohur patrioti i tij nga Derviēani, V. Shahini, i cili kishte spiunuar me kohė.
Gjenerali drejtonte dhe njė zyrė tė shėrbimit tė fshehtė tė zbulimit ushtarak grek Alfa&Dhio. Megjithatė, sipas dokumenteve
tė hetimit tė Papastratit, gjenerali grek kishte marrė informacion
pėr agjentin, duke pasur edhe lidhjet e tij tė afėrta nė Shqipėri dhe Greqi, P. Kotokon, O. Anastasjadhin. Pas verifikimit, gjenerali urdhėron S. Vllahon dhe P. Kotokon tė krijonin
organizatėn antishqiptare MAVI (Metopo Apolefterikon
Vorio&Epirotiku), nė kryesinė e sė cilės u caktua edhe Papastrati sė bashku me V. Shahinin e J. Diamantin, tė njohur pėr ndjenjat filogreke dhe tepėr aktiv nė veprimtarinė e tyre praktike pėr aneksimin e trojeve shqiptare. Gjenerali grek e kishte porositur agjentin qė tė riaktivizonte agjenturėn e vjetėr dhe tė bėnte rekrutime tė reja, sidomos nga radhėt e minoritetit, grekofilėve, grekofonėve, si dhe nga radhėt e studentėve dhe nxėnėsve shqiptarė qė studionin ose qė kishin kryer studimet nė shkollat greke.
Agjentura kryesore kishte pėr detyrė organizimin e grupeve agjenturore, tė cilat do tė ishin bėrthama tė tė rezidenturave nė pėrputhje me situatat agjenturore dhe politike. Kur isha duke pėrgatitur njė leksion pėr studentėt e Akademisė sė Policisė, mora leje pėr tė hulumtuar nė dosjet operative, ku ishin regjistruar
dėshmi agjentėsh dhe informacione tė tjera tė rėndėsishme spiunazhi. Mbaj mend se nė njėrėn prej kėtyre dosjeve, ministri Kol Bib Mirakaj, njėherazi edhe sekretar i Partisė Kombėtare Fashiste shqiptare, i dėrgon Ministrisė sė Arsimit njė shkresė rezervate
me nr. 3329, datė 11 korrik 1942, lidhur me aktivitetin e shėrbimit tė fshehtė grek dhe qarqeve shoviniste tė vendit fqinjė. Mirakaj i pėrgjigjej njė shkrese tė Ministrisė sė Arsimit nr. 390 datė 15.4.1942/ XX rezervate dhe njė tjetėr shkrese tė ministrisė sė tij nr. 2669/Pol. 27/D/84 Res, qė kishin informacion
lidhur me listat emėrore tė mėsuesve grekofonė tė qarkut tė Gjirokastrės, bashkė me informatat pėrkatėse tė marra pjesėrisht
nga sekretarėt politikė dhe nga KK e MM.
Listat qė i bashkėngjiteshin kėtij dokumenti ishin grumbulluar
nga shėrbimi i fshehtė i mbretit Zog, nga shėrbimi i fshehtė diplomatik dhe nga sekretarėt politikė tė Partisė Fashiste, tė cilėt mbaheshin nė lidhje agjenture e zbulim-kundėrzbulimi. Nė kėto lista bie nė sy numri i madh i mėsuesve, tė cilėt kishin studiuar pėr mėsuesi nė shkollat greke dhe ishin tė shpėrndarė nė 163 shkolla tė Shqipėrisė sė Jugut, mėsimet e tė cilave ishin nė gjuhėn greke, qė pėrbėnin dyfishin e shkollave nė gjuhėn turke
po nė kėto territore.
Nė karakteristikat pranė emrit tė secilit mėsues, janė shėnuar
shkurtimisht qėndrimet e tyre nė raport me qeverinė e Zogut, ndjenjat shoviniste, si dhe nė raport me ndjenjat kombėtare.
Predominojnė karakteristikat pozitive tė tyre nė kėto raporte nė masėn prej rreth 70 pėr qind. Nga konstatimi nė dosje,
vura re se problemi ishte mė i thellė dhe nuk ishte marrė sa duhet nė konsideratė sinjali i alarmit i dhėnė nga konsulli i Janinės, Xhemal Frashėri, i cili midis tė tjerave theksonte: Shkolla e Vellasit, e cila dirigjohet nga dhespoti i Janinės, Spiridhoni, njė armik i rreptė i Shqipėrisė, ėshtė ngritur vetėm e vetėm pėr tė pėrgatitur me kulturė dhe me ndjenja greke rininė e fshatrave grekofonė tė Prefekturės sė Gjirokastrės, me anė tė propagandės helmuese pėr tė arritur qėllimin kryesor satanik, i cili ėshtė bashkimi i tė ashtuquajturit Vorio-Epir me Epirin. Po nuk morėm masa tė rrepta, them me bindje se shkolla nė Vellas do tė jetė varri i Gjirokastrės. Nga materialet e tjera tė hulumtuara
ėshtė mjaft afėr realitetit tė ngjarjeve qė bėn tė mundur krijimin dhe pompimin e Megalli Idesė, apo idesė sė madhe, njė rrėfim i njė agjenti potent grek me pseudonimin Papastrati, i cili pėrfaqėson tipikisht nė mėnyrė tė koncentruar njė veprimtari sa armiqėsore ndaj vendit tonė, aq edhe pėrbuzėse ndaj Shqipėrisė.
Nė letrėn informative tė Ministrisė sė Arsimit shkruhet: Ėshtė interesante tė theksojmė se ky rrėfim ėshtė edhe njė sintezė e njė veprimtarie pėr mė shumė se njė shekull e shovenėve, pėrfaqėsues ekstremistė tė njė nacionalizmi absurd nė dėm tė njė vendi tepėr paqėsor e miqėsor, i cili historikisht
ka dhėnė njė ndihmesė tė madhe me anė tė komunitetit shqiptar nė Greqi, arvanitasve, si Kollokotroni, Karaiskaqis, Bubulina e Boēari, tė cilėt ishin edhe protagonistė kryesorė tė revolucionit grek tė vitit 1821, gjė qė edhe nė historinė moderne tė kėtij vendi ky kontribut mohohet padrejtėsisht. Kundėr kėtij vendi autokton, fqinjė prej mijėra vjetėsh, pas fitimit tė pavarėsisė,
qarqe tė caktuara shovene, megalomane dhe aventuriere,
nė vitin 1867, krijuan organizatėn Vllazėria Qendrore Kulturore,
si dhe klubin Sillogun vorio-epirot, tė cilat, shkallė-
shkallė, do tė pėrbėnin bazėn e organizatės famėkeqe QEVA (Komiteti Qendror i Pėrpjekjeve Vorio-Epirote), duke marrė dhe pėlqimin e Patriarkanės sė Stambollit. Nė krye tė kėsaj organizate do tė vendosej lunxhioti, Kristaq Zografi.
Mė 6 qershor 1888, krijohet nė Greqi nga Dhimitėr Boēari, shoqėria I vllamidhes Allvani Vllamet - Vėllezėrit shqiptarė me njė platformė kundėr kombit shqiptar pėr pengimin e gjuhės sė shkruar shqipe nė alfabetin latin mbi bazėn e njė strategjie, qė kishte qėllim kryesor helenizimin e popullsisė sė Shqipėrisė sė Jugut dhe mė gjerė me njė propagandė qė mbivlerėsonte dukshėm kulturėn greke, duke nėnēmuar kulturėn shqiptare. Shėrbimi i fshehtė i qeverisė sė asaj kohe njoftonte pėr njė marrėveshje tė fshehtė midis Patriarkanės sė Stambollit me qeverinė greke, ku u vendos qė myslimanėt e Kosovės, Bosnjės dhe Hercegovinės, si dhe tė Shqipėrisė tė konsideroheshin turq, ndėrsa shqiptarėt ortodoksė tė konvertoheshin nė helenė dhe tė administroheshin nga Greqia, pasi shqiptarėve u mohohej kategorikisht aftėsia shtetformuese, edhe pse historikisht kishin dhėnė prova, madje edhe nė Greqi, duke i dhėnė asaj jo pak, por rreth 20 kryeministra qysh nga Miauli, Kanari, Kryeziu e deri dhe vetė Lefter Venizellosin, tė cilėt ishin tė gjithė arvanitas, pa bėrė fjalė kėtu se edhe presidenti i parė grek, Pavllo Kondurjoti, dhe presidenti tjetėr, Theodhoros Pangallos, ishin me origjinė shqiptare dhe nė mjediset miqėsore e familjare komunikonin nė gjuhėn shqipe.
Nga letrat qė ndodheshin nė Arkivin e Ministrisė sė Brendshme,
nė dosjen e agjentit grek Papastrati, mėsohet se Megali-idea dhe tė tjera synime tė tyre, amplifikon akoma mė shumė dhe bėhen shpejt udhėheqje pėr veprim nė marrėdhėniet e mėvonshme me shtetin tonė, me tė cilin qysh pas 28 nėntorit 1912 kishin filluar kontradiktat e mprehta dhe diplomacia
e saj mori orientime tė qarta nga qeveria greke pėr sensibilizimin
e opinionit ndėrkombėtar pėr gjoja tė drejtėn e saj pėr aneksimin e Epirit tė Veriut, tė konsideruar prej tyre si tokė greke
dhe duke u munduar ta justifikonin dhe argumentonin
historikisht, sidomos me ekzistencėn e minoritetit grek nė trojet tona autoktone.
Kėto kontradikta shpėrthyen kur Konferenca e Ambasadorėve
mė 8 gusht 1913 pėrcaktoi kufijtė e Shqipėrisė. Edhe pse kufijtė e vendosur nga komisionerėt e huaj anglo-francezė dhe italianė kishin lėnė jashtė tyre troje tė konsiderueshme tė populluara nga shqiptarė autoktonė, grekėt dhe njė pjesė e mėsuesve grekofonė kishin pėrgatitur, veē tė tjerave, nxėnėsit e shkollave greke tė paraqiteshin para tyre, duke u prezantuar si grekė, duke thėnė se Ego ime Elinas (Unė jam grek) etj. Nė tė njėjtėn kohė, ata provokojnė Konferencėn e Korfuzit mė 1913, e cila nė vendimet e majit 1914, i vuri kushte qeverisė shqiptare
pėr tė zbatuar njė plan special pėr minoritetin dhe Vorio-Epirin, nė mėnyrė qė ajo tė ishte nė ēdo kohė prezente nė kėto treva, si dhe t“i kishte fillimisht nėn kujdestari, probleme qė ai i ngriti nė forume ndėrkombėtare e deri nė Konferencėn e Firences nė vitin 1921. Por, siē e dimė nga historia, planet e grekėve u bėnė pa hanxhinė.
Kongresi i Lushnjės dhe lufta e Vlorės bėnė tė mundur legalisht, qė marrėveshja Titoni-Venizellos pėr ndarjen e Shqipėrisė
tė mbetej nė letėr dhe tė zbatohej ilegalisht nga shėrbimet e fshehta tė kėtyre vendeve pėr t“i bėrė fakte tė kryera nė tė ardhmen.
Pikėrisht kėtė e rrėfen mė sė miri agjenti potent grek, Papastrati.
Nė materialet e hetuesisė sė asaj kohe shkruhet: Nė Tiranė, nė zyrat e hetuesisė u paraqit agjenti grek me pseudonim Papastrati, mė 22 shkurt 1971, qė pėr shkak tė statusit tė tij, tė themi special dhe tė veēantė, e mori nė pyetje zėvendėsdrejtori i Drejtorisė sė Hetuesisė. Agjenti grek vazhdoi rrėfimin e aktivitetit tė tij nė shėrbim tė zbulimit grek. Mes tė tjerash, ai thotė se: Pasi mbarova arsimin e mesėm nė Zozimea Skoli, vazhdova
arsimin e lartė nė Athinė, pėr Mėsuesi, tė cilin e mbarova me rezultate tė larta. Ndėrkohė, bashkė me dy bashkėfshatarėt
e mi nga Klishari, ishim anėtarėsuar nė Sillogun Vorio-Epirot, me qendėr nė Athinė, ku nė njė nga mbledhjet e radhės, kryetari i tij, Kristaq Zografo, qė mė ka mbetur nė kujtesė, na foli pėr perspektivėn tashmė tė hapur me pėlqimin e qeverisė greke dhe tė Patriarkanės sė Stambollit, qė t“i pėrvisheshim punės pėr aneksimin e Vorio-Epirit, qė sipas tij, ato ishin toka greke qysh nė lashtėsi dhe se e kishin amanet nga tė parėt qė ėndrrėn e tyre ta bėnin realitet sa mė shpejt. Pasi qė ishin krijuar tė gjitha kushtet, ishin mėnjanuar tė gjitha pengesat dhe jo vetėm kaq, gjithnjė sipas Kristaqit, ishte marrė pėlqimi i vetė vendeve vendimmarrėse kryesore tė Evropės, Angli - Francė
- Itali. Nuk kam pse ta fsheh, u entuziazmova pėr faktin, sepse
Shqipėria nė atė kohė ishte njė vend tėrėsisht anadollak, tepėr
i prapambetur, pa kulturė dhe intelektualė; sėmundjet bėnin
kėrdinė; pa alfabet, pa gjuhė tė shkruar, pa shkolla, dhe mendoja
nė atė kohė sė me Greqinė dhe kujdestarinė e saj, Shqipėria do tė shkonte pėrpara nė arsim, kulturė, rimėkėmbje etj.
Dora-dorės Papastrati ishte bėrė njė nga pėrkrahėsit kryesorė
tė Zografos. Mė tej ai dėshmon: Nė kėto aktivitete jam njohur edhe me patriotin tim nga Derviēani, Vasil Shahinin, i cili, mesa duket, mė kishte studiuar me kohė dhe mė rekomandoi
te gjenerali grek, Vasil Mellaj, i cili kishte qenė komandant divizioni
i trupave greke nė Gjirokastėr dhe qė drejtonte dhe njė zyrė tė shėrbimit tė fshehtė tė zbulimit ushtarak grek, Alfa-Dhio. Gjeneralit i pėlqeva qysh nė fillim pėr njohuritė e mia, pėr historinė e kulturėn helene, jo vetėm atė moderne, por edhe pėr lashtėsinė, ēka me vonė krijoi besim tė plotė, duke pyetur edhe pėr lidhje tė tij tė afėrta nė Shqipėri dhe Greqi, sidomos Pandelejmon Kotokon, Orest Anastasjadhin, e tė tjerė. siē e mora
vesh mė vonė prej tyre. Kėshtu, gjenerali urdhėron Spiridhon
Vllahon dhe Pandelejmon Kotokon tė krijonin organizatėn
antishqiptare MAVI (Metopo Apolefterikon Vorio-Epirotiku),
nė kryesinė e sė cilės u caktova edhe unė sė bashku me Vasil Shahinin e Jani Diamantin, tashmė tė njohur pėr ndjenjat filogreke dhe tepėr aktiv nė veprimtarinė e tyre praktike pėr aneksimin e trojeve shqiptare.
-
-
Rekrutimi
Gjenerali, nė njė nga takimet e shpeshta me tė, i kishte shprehur konsideratėn e tij dhe tė shefit kryesor tė zbulimit grek, emrin
e tė cilit ai nuk e mėsoi kurrė. Po ky njeri i vuri detyrėn e fshehtė
tė merrej nė tė ardhmen me organizimin cilėsor tė rrjetit
agjenturor tė zbulimit grek nė Shqipėri. Nė fillim kreu njė kurs tė pėrshpejtuar pėr tė njohur elementet fillestare tė zbulimit, lidhjeve, ndėrlidhjes, kodeve, grumbullimit dhe seleksionimit tė informacioneve etj. Mė vonė, pasi u krijua organi kryesor i centralizuar i informacionit QIPE (Qendriqi Ipiresias Pliroforion
Edhallos), Papastrati bėri kursin e plotė tė zbulimit dhe u kamuflua pas organizatės MAVI, e cila, sipas orientimit i formuloi
detyrat kryesore legale, qė ishte pengimi me ēdo kusht i pjesėmarrjes
sė minoritetit nė Luftėn Nacionalēlirimtare, si dhe detyrėn kryesore ilegale, qė ishte futja me kombinacion nė kėtė lėvizje
dhe nė ushtrinė e saj tė agjentėve grekė, me qėllim qė ata tė bėnin karrierė dhe do t“u shėrbenin nė tė ardhmen pėr realizimin e planeve tė tyre, gjoja pėr ēlirimin njė herė e pėrgjithmonė tė Vorio-Epirit.
Papastrati dėshmon: Pas krijimit tė MAVI-t u hodhėm nė Shqipėri dhe krijuam komitetet vorio-epirote me anėtarė: Andon Qirjaqin, Misto Papadhimėn, Dhimitėr Mestakulin, Lefter Guvelin, Jorgo Zoton, Gligor Labovitin etj., tė cilėve u vumė
detyra tė qarta se do ta fillonin me propagandė dhe se tri hallkat
kryesore tė punės sonė: kleri, shkolla dhe shtypi, tė cilat do tė ndihmoheshin fuqimisht nga shtypi grek, do tė paraprinin gazetat Ipsokratikon Mellon dhe Vorioepirotikon Agonos, tė cilat kishin detyrė kryesore tė krijonin armiqėsi midis dy feve kryesore, asaj myslimane dhe ortodokse, pasi e quanin tė tejkaluar
kohėn kur kėto dy fe bashkėjetonin nė harmoni, ēka ishte pengesė e madhe pėr realizimin e detyrave tona. Ia konkretizuam detyrat dhespotit tė Janinės, Spiridhoni, i ishte vėnė detyrė tė rekrutonte sa mė shumė nxėnės pėr tė vazhduar shkollėn e Vellas, gjė pėr tė cilėn kishte marrė nga qeveria greke fonde tė posaēme. Ndėrsa Pandelejmon Kotoko kishte marrė detyrė tė punonte me klerikėt ortodoksė shqiptarė, pjesa mė e madhe e tė cilėve ishin rekrutuar nga zbulimi grek, Asfalia, shėrbimet e fshehta tė Korofillaqisė dhe tė policisė qytetėse Astinomia Poleos, siē ishin Papu Jorgji Taci nga Leshnica, Papu Jani Dashi nga Cuka dhe Papu Foti Zisi nga Gjirokastra. Pyetjes pėr aktivizimin e agjenturės sė vjetėr tė zbulimit grek, si dhe rekrutimin e agjenturės sė re, kryeagjenti Papastrati i ishte pėrgjigjur: Gjenerali Vasil Mellaj na kishte porositur pėr riaktivizimin e agjenturės sė vjetėr krahas rekrutimeve tė reja qė do tė bėnim sidomos nga radhėt e minoritetit, grekofilėve, grekofonėve, si dhe nga radhėt e studentėve dhe nxėnėsve shqiptarė qė studionin ose qė kishin kryer studimet nė shkollat greke. Kėshtu, agjentura kryesore kishte pėr detyrė organizimin e grupeve agjenturore, tė cilat do tė ishin bėrthama tė tė rezidenturave nė pėrputhje me situatat agjenturore dhe politike. Konkretisht, Vasil Shahini do tė punonte me disa kategori tė caktuara si me tregtarė, mėsues grekofonė dhe kryepleq, duke riaktivizuar sidomos Gligor Kicatin nga Poliēani, Jani Foton po aty, doktor Ilia Zėrin nga Sopiku, doktor Sokrat Bozhori nga Terihati, Andon Qirjaqin nga Glina, doktor Telhma Labovitin nga Gjirokastra, Dhimitėr Mastakulin nga Kakodhiqi, Jorgo Zėrin nga Dhuvjani etj. Gjithashtu, gjenerali na kujtonte shpesh pėrvojėn e demonstratave dhe protestave masive pranė Lidhjes sė Kombeve.
-
-
Hetimi
Nė pyetjen se si e argumentonte Papastrati mbėshtetjen e qeverisė
greke pėr organizatėn MAVI, si dhe pėr QEVA-n, ai dha kėtė shpjegim. Nė mbledhjet tona kryesore, ku do tė diskutoheshin
probleme tė rėndėsishme pėr hapat e mėtejmė qė do tė merrnim, asistonin rregullisht dy deputetė grekė, Traidhili dhe Villjara, tė cilėt na pėrcillnin orientimet dhe direktivat kryesore tė qeverisė greke pėr kėto probleme. Konkretisht mė kujtohet se, ndryshe nga gjenerali Mellaj, na porosisnin tė nxisnim sa mė shumė nxėnės dhe studentė pėr tė vazhduar shkollat greke si nė Vellas, Voshtinė Zosimeja, nė Athinė etj. Nga ana tjetėr, ata shtronin
me forcė nevojėn e furnizimit me kontingjente tė reja tė rinisė greke Metaksa, me degė tė saj nė Shqipėrinė e Jugut. Madje, ata insistonin mos tė kurseheshin fondet qė na ishin vėnė
nė dispozicion.
Mėsuesit e sapoemėruar merrnin 200 franga nė muaj dhe organizatorėt e rinisė monarkiste Metaksa tė shpėrbleheshin me honorarė. Nga ana tjetėr, gjenerali porosiste pėr tė kaluar nė krijimin e formacioneve ushtarake dhe rolin kryesor do ta luante QEVA dhe silogjet vorio-epirote, duke mėnjanuar gabimet e bėra nė tė kaluarėn, nė kohėn kur si rrjedhojė e kundėrsulmit tė ēetave shqiptare nė zonėn e Kurveleshit, nė trevėn e Vurgut, dhjetėra familje 300 minoritarėsh u larguan pėr nė Korfuz dhe gjetkė dhe u detyruam qė t“i kthenim. Jo se vėrtet kishim krizė ushqimesh e buke, siē pretenduam, por minoritarėt tanė do tė qėndrojnė atje te tokat e tyre, theksonte gjenerali Mellaj, ēka na lehtėson mjaft punėn tonė pėr aneksimin e Vorio-Epirit. Kėto porosi pėr ne ishin detyra dhe qė u pėrpoqėm t“i realizonim, sidomos gjatė Luftės Nacionalēlirimtare.
Pyetjes se ku konsistonte aktiviteti dopiorol i kėtij agjenti, Papastrati iu pėrgjigj: Jam rekrutuar edhe nga zbulimi shqiptar, i cili mesa duket ishte nė dijeni tė aktivitetit tim tė mėparshėm dhe mė mbante nė lidhje. Sė fundi, dhe vetė ish-kryetari i degės sė Gjirokastrės, nėnkoloneli Manol M, gjė qė mė lehtėsoi shumė pėr kryerjen e detyrave tė mia, duke mė mundėsuar realizimin e takimeve me agjentėt kryesorė qė kisha nė lidhje, qė nga Gjirokastra nė Vlorė, e deri nė Durrės. Ishim nė periudhėn kur aktiviteti ynė po kalonte nė fazėn e riorganizimit, pra, kalimit nė rrugė tė vogla agjenturore, nė ēeta dhe formacione luftarake tė gėrshetuara me ngritjen e rezidenturave agjenturore sidomos nė qytetet e mėdha nė Gjirokastėr, Vlorė, Lushnjė e deri nė Durrės. Mirėpo, kuadrot kryesorė tė zbulimit tė Zervės na kėrkonin me ngulm pėr tė futur nė Lėvizjen Nacionalēlirimtare kuadrot tona agjenturore. Nga ana tjetėr, drejtuesit kryesorė tė Partisė greke EDE (Bashkimi Demokrat i Oficerėve Grekė), kishin filluar tė riaktivizonin Partinė Arqiomarksiste greke, ku Avjazi kėrkonte me ēdo kusht tė riafirmonte si forcė kryesore nė Epirin e Veriut, i nxitur nga lobi grek nė Amerikė, i cili do tė krijonte mė vonė Konfederatėn Panhelenike Greke, e cila sponsorizohej nga milionerėt grekė, Patriakana e Stambollit, kisha autoqefale greke e deri tek Onazis miliarderi i flotės tregtare greke. Nė kėtė vėshtrim, aktiviteti im ka qenė shumėplanėsh dhe dopiorol. Informatat qė i raportoja Sigurimit shqiptar, nė pėrgjithėsi ishin dizinformacione, me qėllim qė ata tė merreshin me problemet nė radhėt e tyre dhe tė largoheshin sa mė shumė nga agjentura jonė, organizimi ynė dhe nga kontingjentet tona. Menjėherė pas konferencės sė Pezės erdhi udhėzimi mbi krijimin e kėshillave
vorio-epirotė,si dhe ēetave tė armatosura me platformė gjoja pėr tė luftuar pushtuesit italianė dhe mė vonė ata gjermanė. Kėshtu krijuam ēetėn e Dhrovjanit me komandantė Lefter Guvelin e Jorgo Zoton, ēetėn e Thimio Lolit e tė Kristo Pilos, tė cilėt i hodhėn nė luftė kundėr batalionit partizan Ēamėria, duke bėrė njė gabim tė rėndė dhe nuk zbatuam porositė e gjeneralit Mellaj. Pas Luftės Nacionalēlirimtare, meqenėse qeveria shqiptare dhe ushtria e saj po hynte nė punėt tona tė brendshme,ne kishim marrė detyrė tė kalonim nė veprime mė tė organizuara.
Grupet e vogla agjenturore do t“i kthenim nė rezistenca, duke i dhėnė njė vend tė veēantė kishės ortodokse, e cila do tė kishte njė rol tė rėndėsishėm nė punėn tonė. Kėtė veprimtari
do ta shtrinim deri nė qytetin e Durrėsit, duke e shoqėruar
me propagandė kundėr shtetit shqiptar, pamundėsinė e tij pėr tė qeverisur vendin,
si dhe tė dėnonim kudo edhe nė forumet ndėrkombėtare diskriminimin qė i bėnin ata minoritetit grek dhe nė pėrgjithėsi krahinave tona tė Vorio-Epirit. Detyra kryesore jona nė kėtė periudhė ishte qė tė krijonim njė gjendje pasigurie
dhe anarkie, duke e shoqėruar me provokacione nė kufi, me qėllim krijimin e kushteve pėr njė ndėrhyrje tė armatosur,
duke plotėsuar kushtet e misionit sekret Front i hapėt, i cili do tė kombinohej nė luftėn e grupeve ushtarake qė do tė futeshin nėpėrmjet kufirit, gjė pėr tė cilėn ishte marrė edhe pėlqimi i organeve tė shėrbimeve
sekrete italiane, tė cilat nga ana e tyre po pėrgatitnin nė Bari tė Italisė grupe agjenturore pėr t“u futur nė Shqipėri nėpėrmjet kufirit shqiptaro-grek, qė drejtoheshin nga koloneli i zbulimit italian De Agostini dhe qė quhej Fronti i Mbyllur.
Pėr provokacionin e gushtit, pyetjes sė bėrė nga hetuesi lidhur me dėshtimin e provokacioneve ushtarake tė 2 gushtit 1949, Papastrati u pėrgjigj: Provokacionet e 2 gushtit i konsideruam
jo njė dėshtim. Pėrkundrazi, si njė fillim i njė veprimtarie mė tė koordinuar. Ishte mė shumė njė matje e pulsit dhe nėse do tė kishim mbėshtetjen e madhe tė vorio-epirotėve tanė, gjė qė bėri dhe tė gjallėroheshin tej mase aktivitetet tona tė silogjeve, tė Qevės, Onashit, tė Konfederatės Panhelenike, si dhe presioneve
qė ne bėnim herė pas here nė Lidhjen e Kombeve. Peshkopi Serafino, me zgjuarsi porosiste se dita nuk do tė ishte e largėt kur kombit tonė do t“i njihej, me hir apo me pahir, pėr tė marrė Vorio-Epirin, gjė pėr tė cilėn kishim edhe ndihmėn e pakursyer tė qeverisė greke, tė Parlamentit, i cili do ta ruante me fanatizėm ligjin e luftės ndaj Shqipėrisė. Ne kishim mbėshtetje tė pakursyer nga lobi ynė nė Amerikė. Pastaj arrestimet e shumta qė ju bėtė sidomos nga kombėsia greke, tė grupeve tė Papa Harallamb Shtupit nga Grava, grupi i Papajan Dashit nga Ēuka, etj., shtuan urrejtjen ndaj shtetit tuaj dhe u shtuan radhėt e njerėzve tanė qė kėrkonin tė drejtat e tyre pėr t“u bashkuar me atdheun e tyre.
Botuar:01.05.2006.http://www.shqip.dk/modules.php?name...=print&sid=655
-
-
ato qe iken shkuan e vane..............
problemi eshte se kemi humbur llogarine e spiuneve te sotem, aq sa nuk dime se kujt ti besojme me ............
e ka mberthyer mire greku politiken shqiptare
-
-
Gjithe jeten fain sigurimi Grek na e ka pasur,...bashkohem me mendimin tuaj dhe ate te Enverit...
Kur do ta heqin kete Janullotosin...se eshte problemi me i madh i shqiperise....?
E kur ta heqin...besoj se cdo gje do ndryshoj....
Ne kohe te xhaxhit Enver ishim pa buke...por te pakten nuk kishim agjent te huaj...Tani jemi prap pa buke...po te pakten e kan fain agjentet e huaj..
O sic i quante Xhaxhi ...poliagjent...
Kur do iki ky dreq Janullatosi se po na prish dhe prifterinjte...po i meson te mos vjedhin.
-
-
Kombi dhe feja nuk duhen ngaterruar ne asnje menyre,
une bashkohem plotesisht me arrnubin,
por druhem se mos problemi i tij nuk eshte se paska patur shkolla greke ne jug te shqiperise,
por sepse numri i tyre ishte dyfishi i shkollave turke.
pyes veten nese hapesi i temes do e hapte kete teme sikur ato shkolla greke te kishin qene turke...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt